Brenda vetes – Asja Mulgeci
1. Brenda vetes
Vetëm Ti ngjit jetës,
më mban njashtu ,
në padukjen tande…
Çdo hap të hedhun
e në shtriqje të trupit,
në çdo mramje,
m’avitesh rrëshqitshëm
e të përqafi gjithë andje,
mbulum me mantel të mishtë…
që më shndrit në trupin tem të brishtë,
tuj më shtrëngu amel, sikur
më çelin tan lulet e botës në shpirt,
Eh,
s’guxoj as me u çue,
se tutna, larg teje,
s’muj me frymue,
Ani, se sysh,
kërkund s’po muj me të pa,
qysh se
më rrshqite dursh njat mesnat’
e kohnash më ke lan’ tuj kja.
Mbeta mshtetun në hijen tande t’ikun,
bash si qiri i fikun,
por, kurrë, s’iu nënkama jetës,
e lashë hapur njat derë,
që ftyrës m’u pat nxi;
s’mujta, kurrë,
me shkulë rrajsh njat dashni
që tinës meje,
e ngat teje pat mbi.
E ujita me gjak temin,
tuj e kqyr sysh
të m’i shpresëndezt’…
se, njajo fundrrugë ka dy korsi;
në kryepritje të saj, në kthim,
ngriva si kërcu,
ngulun njaty
mendova,
siç çdo lindje ka një perëndim
dhe ikja ka një kthim;
mbahem mbshetun jetës,
se të kam ty
larguar,
por, të ndjej brenda vetes!
Asja Mulgeci
05.06 .2020
