Astrit Bulla Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/astrit-bulla/ Poezi Laberia News Fri, 14 May 2021 21:43:20 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Astrit Bulla Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/astrit-bulla/ 32 32 Mos harroni – Astrit Bulla https://poezi.laberianews.com/2021/05/14/mos-harroni-astrit-bulla/ Fri, 14 May 2021 21:41:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19558 Mos harroni Trishtueshëm i kthyem shpinën qytetit, kur jetesa ishte shumë e vështirë, përdore ju...

The post Mos harroni – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos harroni

Trishtueshëm i kthyem shpinën qytetit,
kur jetesa ishte shumë e vështirë,
përdore ju hipa në taracë të tragetit,
ju thashë : – Këtë breg shikojeni mirë…

  • Flisni vetëm shqip ju kërkoj përherë,
    dhe shqip ju flas në gjuhën tuaj,
    mërzitem kur dëgjoj ndonjëherë,
    qoftë edhe një fjalë, nga ju, në gjuhë të huaj…

Ne kemi shumë vite që kemi mërguar,
ju bijat e mia tashmë jeni gra,
gjuhën tonë të bukur s’e keni harruar,
gëzim më të madh për mua nuk ka…

Nga Durrësi larguar u bënë vite shumë,
dhe ju shpesh Durrësin kujtoni,
ju del Shqipëria në ëndërr, në gjumë,
Durrësin dhe Shqipërinë kurrë mos harroni…

TITI…

The post Mos harroni – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Faleminderit Kosovë – Astrit Bulla https://poezi.laberianews.com/2021/01/30/faleminderit-kosove-astrit-bulla/ Sat, 30 Jan 2021 12:28:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16940 FALEMINDERIT KOSOVË Faleminderit Kosovë, trime, qëndrestare, na ke zbardhur faqen, na zgjon shpesh nga gjumi,...

The post Faleminderit Kosovë – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FALEMINDERIT KOSOVË

Faleminderit Kosovë, trime, qëndrestare,
na ke zbardhur faqen, na zgjon shpesh nga gjumi,
një shekull e pushtuar në trojet shqiptare,
ruajte gjuhë, zakone, ndryshe të merrte lumi….

Të faleminderit Kosovë, vatër heroike,
e mbajte flamurin ndezur si pishtar,
kurrë nuk u dorëzove o sokoleshë, kreshnike,
vajzave dhe djemve u vure emra shqiptarë…

Të faleminderit Kosovë, që kokën mbajte lart,
me këngë e lartësove Nënën Shqipëri,
zgjuarsi tregove me emrat, Vlorë, Berat,
i tregove shkjaut që nuk tutesh për Liri…

Të faleminderit moj fisnike dardane,
në kohë të tërmetit ti ishe aty,
nuk pyete as për postblloqet mjeranë,
vëllezërit i ndihmove pa vënë gjumë në sy…

Të falemnderit Kosovë, bashkë një komb jemi,
të lashtë sa vetë toka, Tiranë, Prishtinë, Gjakovë,
në deje na vlon gjaku, të njëjtë e kemi,
për të gjitha ç’ke bërë…

Të faleminderit Kosovë!
TITI…

The post Faleminderit Kosovë – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Natyra dhe burri -Astrit Bulla https://poezi.laberianews.com/2021/01/19/natyra-dhe-burri-astrit-bulla/ Tue, 19 Jan 2021 22:26:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16657 NATYRA DHE BURRI Natyra magjistare krijoi katër stinë, ato njëra – tjetrën nuk parakalojnë, kështu...

The post Natyra dhe burri -Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NATYRA DHE BURRI

Natyra magjistare krijoi katër stinë,
ato njëra – tjetrën nuk parakalojnë, kështu do jetë në vitet që vijnë,
do ecin së bashku, njësoj do vazhdojnë….

Pranvera shpërthen, mbushet gjelbërim,
rinia buzëqesh, gjakndezura rinì,
shkund flokët, nxjerr gjoksin në shpërthim,
heq petkat e dimrit dhe vesh një petk të ri….

Vera vjen e zjarrtë, pjek frutat, mbushet plot,
gruri valëzon, si valë, ëmbëlsisht,
qetësohet deti nga zemërimi i kotë,
rinia e burrëruar përkëdhelet butësisht…

Vjeshta vjen e verdhë, nga pemët gjethe shkund,
i qeth të gjitha bukur, si një berber brilant,
burri me fëmijë punon me djersë dhe mund,
punë, shtëpi, familje, nuk është interesant….

Dimri vjen i bardhë, me ngricë dhe me borë,
koka është pa flokë, mjekrra është e thinjur,
burri, në mëngjes, me sopatë në dorë,
pret dru dhe ndez vatër, të kalojë i ftohtë i hidhur..

Është e përkryer natyra magjistare,
i ka bërë njësoj një pemë dhe një burrë,
i’a ngrin degët pemës, rrënjët s’ja prek fare,
i bien flokët burrit, i thinjet mjekrra, por nuk bie kurrë…

TITI…

The post Natyra dhe burri -Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bukë, kripë dhe zemër – Astrit Bulla https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/buke-kripe-dhe-zemer-astrit-bulla/ Sat, 01 Aug 2020 14:03:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10527 BUKË, KRIPË DHE ZEMËR Eja, po të pres ty o mik i vjetër, trokit pa...

The post Bukë, kripë dhe zemër – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BUKË, KRIPË DHE ZEMËR

Eja, po të pres ty o mik i vjetër,
trokit pa pikë droje, ti në portën time,
të ulemi në tavolinë, të bisedojmë pa letër,
të flasim për jetën, mbushur me kujtime…

Të kujtojmë rininë, nën diktaturë jetuar,
të tokim bashkë gotat, mbushur me raki,
mbushur dhe me halle, që kemi kaluar,
eja t’i trokasim, si dikur në rini…

Eja miku im, hapur e gjen portën,
unë do të pres me mallë të përvëluar,
do fillojmë bisedën duke tokur gotën,
gotën do harrojmë, në kujtime harruar…

Unë nuk jam i varfër, as i pasur jam,
jetoj thjesht, me djersë, pa famë, pa lavdi,
si pishtar prejardhjen, traditat i kam,
bukë, kripë dhe zemër, kam gjithmonë në shtëpi…

TITI…
Astrit Bulla

The post Bukë, kripë dhe zemër – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shatervani – Astrit Bulla https://poezi.laberianews.com/2020/07/30/shatervani-astrit-bulla/ Thu, 30 Jul 2020 16:15:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10373 SHATËRVANI Anatominë e trupit të njeriut e kam studiuar, Kam parë shumë sheshe qytetesh në...

The post Shatervani – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SHATËRVANI

Anatominë e trupit të njeriut e kam studiuar,
Kam parë shumë sheshe qytetesh në Botë.
Çdo qytet mban simbolet e tij, fort i ruan,
Njeri pa kërthizë, nuk kam parë deri sot.

E kishte edhe Durrësi një goxha simbol,
krenohej me të, i shkonte për shtat.
çdo mbrëmje pranë tij kalonim gjithmonë,
sa foto, sa takime,me të në çdo çast.

Uji gurgullonte, me lule rrethuar,
pranë tij lulishte, me stola, gjelbërim
përçonte freskì, nuk ka të treguar,
nga lodhja e ditës ofronte përtërim..

Askush nuk e priste, askush s’e mendoi,
që mendja e njeriut të zhbënte një shesh,
u varros një histori, kujtimet betonizoi,
ai shatërvan nuk është më mes nesh…

Pse moj dorë e zezë e natës së errët.
ja shkule kërthizën qytetit, kulturës?
Atë SHATËRVAN na e lanë, e gjetëm.
Do të mbahesh mend si shkatërrimtar në DURRËS….

TITI…

The post Shatervani – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
A jemi njerëz? – Astrit Bulla https://poezi.laberianews.com/2020/06/04/a-jemi-njerez-astrit-bulla/ Thu, 04 Jun 2020 19:30:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7649 A JEMI NJERËZ ? E pashë atë lajm, nuk e besoj dot, m’u ngatërrua edhe...

The post A jemi njerëz? – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
A JEMI NJERËZ ?

E pashë atë lajm, nuk e besoj dot,
m’u ngatërrua edhe gjaku në damarë,
logjika s’arrin, sytë më rrjedhin lot,
në pikën e fundit jemi o shqiptarë….

Kur u prish teatri, më dhembi në shpirt,
u rrah një fëmijë, syve s’u besova,
gjurin mbi fytyrë do harroj një ditë,
dhunën policore mbi fëmijën harrova….

Ky lajmi i fundit nuk përtypet fare,
një palo njeri… A është njeri?
Një tru pa asnjë derë, pa dritare,
ndjenja kafshërore jetojnë tek ai….

Sot në trojet tona një virgjëreshë mungon,
në nëntokë po hapet një varr i ri,
gonxhja që u vyshk paçelur kërkon :
– A jemi vallë njerëz? – M’a thoni, t’a di…

TITI…

The post A jemi njerëz? – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sonte po sodis – Astrit Bulla https://poezi.laberianews.com/2020/05/30/sonte-po-sodis-astrit-bulla/ Sat, 30 May 2020 17:27:19 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7309 SONTE PO SODIS Sonte po sodis petalet e trëndafilit, ulur në taracë, pranë jush veten...

The post Sonte po sodis – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SONTE PO SODIS

Sonte po sodis petalet e trëndafilit,
ulur në taracë, pranë jush veten gjej,
po pres në mëngjes këngën e bilbilit,
mirëmëngjesin tuaj me dashuri t’ua kthej…

Edhe pse mbyllur brenda, izolim total,
dalim fytyrëmaska, si filma horror,
pranë jush ndjehem i ri, ndjehem djalë,
xhaketën e moshës unë e vesh me zor…

Sonte në taracë po pi një cigare,
bisedoj me JU dhe muzikë dëgjoj,
hitet e kaluara i ndjej afër fare,
i ri jam në shpirt, si JU jam njësoj….

Ne jemi ai brezi i asaj diktaturës,
ajo nuk na donte, nuk e donim ne ,
jemi brezi i dijes, brezi i kulturës,
krenaria ime… Mbetëm njësoj si dje…

Sonte në taracë po pi një cigare,
sodis trëndafiin që laget me vesë,
po më shoqëron edhe hëna krenare,
sapo të agojë do ju them mirëmëngjes..

TITI….

The post Sonte po sodis – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Markata – Astrit Bulla https://poezi.laberianews.com/2020/05/18/markata-astrit-bulla/ Mon, 18 May 2020 16:52:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6518 MARKATA Mërguar kujtimesh, në një kohë tjetër, Në Durrës, dikur, në formë gjashtë këndore. Qëndronte...

The post Markata – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MARKATA

Mërguar kujtimesh, në një kohë tjetër,
Në Durrës, dikur, në formë gjashtë këndore.
Qëndronte e zhurmshme MARKATA E VJETËR…
Rretheqark: Byrektore, restorant, kishte edhe peshore…

Kur hynim në markatë,kështu e quanim ne,
Larmi frutash- zarzavatesh, të gjitha i gjeje.
Shkonin Durrsakët ca domate për me ble,
Kur dilje nga markata, tregoje se sa vleje….

Në mes të markatës, ishte një çezme gjashtëkëndore,
Ahhh!… Sa herë mbrëmjeve,mbushja gjymat atje….
Isha fëmijë, trofeu ishte ke Nuriu, një akullore,
Nuk e harroj kurrë, përsa kohë të jem mbi dhe…

Përveç fruta-perimeve, edhe peshk u shiste,
Mbanim rradhë të gjata, sakaq dita shkoi….
Kur më vinte rradha, më mirë të më vriste,
Atë çast që Lusku më thonte s’ka… Mbaroi…

Për në plazh ,autobuzi, aty pranë kishte stacjon,
Dyndeshin njerëzit, si në asnjë vend tjetër…
Pak bukë, ca domate, djathë, nga markata e JONË,
Patjetër edhe dy-tre shishe ujë nga markata e vjetër…..

TITI.
Astrit Bulla

The post Markata – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Asimilimi – Astrit Bulla https://poezi.laberianews.com/2020/05/13/asimilimi-astrit-bulla/ Wed, 13 May 2020 18:03:19 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6133 ASIMILIMI E shtunë ajo ditë, Tek bëja pazar, Pranë meje një çift, Ishin shqiptarë! Qenë...

The post Asimilimi – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ASIMILIMI

E shtunë ajo ditë,
Tek bëja pazar,
Pranë meje një çift,
Ishin shqiptarë!

Qenë veshur bukur,
Shkonin buzagaz.
Një fëmijë, si flutur.
I ndiqte nga pas.

Por djali një çast,
U shkëput nga nëna,
Dhe mori një çokollatë,
Se ja kishte ënda.

-Hajde da mamma Renato,
Vieni vrap këtu!
Lascia il cioccolato!
Cosa fai ashtu?!…

Më erdhi shumë keq,
Sa s’ka të treguar,
Mendova me vete:
“Qenkan asimiluar!”

-“Vërtet kaq e pavlerë,
Është kjo gjuha jonë,
Aq sa edhe fëmijës,
T’ja mësosh s’denjon?!!!”

Kur të rritet djali,
Çfarë gjuhe do të flasë?
“HELLO BOSS”babait,
Apo “CIAO”mamasë?!!!…

U largova i pikëlluar,
Më zuri trishtimi,
Me vete duke menduar:
“Ruhuni nga ASIMILIMI!!!…”

TITI…

The post Asimilimi – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gjeneralët – Astrit Bulla https://poezi.laberianews.com/2020/05/03/gjeneralet-astrit-bulla/ Sun, 03 May 2020 14:37:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5483 GJENERALËT U nisën gjeneralët me shumë pompozitet, do shkonin në luftë, uniformat veshur, atë ditë...

The post Gjeneralët – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
GJENERALËT

U nisën gjeneralët me shumë pompozitet,
do shkonin në luftë, uniformat veshur,
atë ditë që u nisën, i përcolli mbreti vetë,
drejt luftës së përbotshme u nisën të qeshur…..

Ata nuk kishin frikë, drejt e në llogore,
luftuan si heronj, heronj ishin vërtet,
nuk u lodhën kurrë, nuk panë kurrë orë,
veten nuk e ndjenë asnjëherë në siklet….

Luftuan kundër armikut, që nuk e shihnin fare,
me orë dhe me ditë, edhe natën rrinin zgjuar,
arritën të fitonin betejën vendimtare,
fitorja e betejës duhej edhe festuar….

Festuan gjeneralët, e kishin merituar,
e fituan betejën bashkë me të tjerë,
ata janë heronj, heronj të paçmuar,
e vranë armikun, por nuk e nxorrën jashtë dere….

TITI….

The post Gjeneralët – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>