Avni A. Neziri Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/avni-a-neziri/ Poezi Laberia News Thu, 24 Mar 2022 05:54:23 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Avni A. Neziri Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/avni-a-neziri/ 32 32 Qortoj veten – Avni A. Neziri https://poezi.laberianews.com/2022/03/24/qortoj-veten-avni-a-neziri/ Thu, 24 Mar 2022 05:54:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22819 Qortoj veten Avni A.Neziri I mora vetes lirinë e shpirtit forcën e zemrës ngrohëtësinë e...

The post Qortoj veten – Avni A. Neziri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qortoj veten

Avni A.Neziri
I mora vetes
lirinë e shpirtit
forcën e zemrës
ngrohëtësinë e Llapit

Atëdheu larg mbet
nuk e mora dot me veti
se do të lumturohesha
edhe diku n‘gjeti

si është njriu
s‘knaqet dot gjetiu
larg Llapit tim
humbë gëzimi vetvetiu

qortoj vetveten
brengë mërgimtari
po tretem fatziu
se s‘gjejë rehati gjetiu.
1o.Mars.2o22

The post Qortoj veten – Avni A. Neziri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
N’për Vjeshtë – Avni A. Neziri https://poezi.laberianews.com/2021/11/24/nper-vjeshte-avni-a-neziri/ Wed, 24 Nov 2021 19:41:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22180 N’për Vjeshtë (Avni A. Neziri) Kuqrremthi n’vjeshtë ftohë e vje era dimër, Aromë e shije...

The post N’për Vjeshtë – Avni A. Neziri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
N’për Vjeshtë
(Avni A. Neziri)
Kuqrremthi n’vjeshtë
ftohë e vje era dimër,
Aromë e shije molle
gjethet ba zile shkolle

ca vijnë ca shkojnë
shkrrithen shkronja n’letër
gëzimthi luajn e lodrojnë
vocrrak’t leximthi belbëzojnë

ditët shkurt e më shkurt
oxhak s’mbetet pa tym
nata shijon me terr n’për tokë
ngrica ujk e qingj bë shokë

e tërë kjo ka hjeshinë e vet
natyra e ngjyrosun ylber
libri u ofrohet shpirtërve
kandilit t’ulun e t’pa sherr.

The post N’për Vjeshtë – Avni A. Neziri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Autokton – Avni A. Neziri https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/autokton-avni-a-neziri/ Sat, 28 Aug 2021 07:00:11 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20816 Autokton (Avni A.Neziri) Mos ma flliq vendin o vëlla, as me turk e as me...

The post Autokton – Avni A. Neziri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Autokton

(Avni A.Neziri)

Mos ma flliq vendin o vëlla,
as me turk e as me shkja
mos më thuaj merhaba
se ndotë shiun n’tokë pa ra

shkjaut katil edhe barbarë
mos t’i lëmë kufi n’merdarë
mos largo ashtin pej mishi
është Shqypni deri përtej Nishi

pse t’përziheni me të huaja
kurë i keni pasunitë tuaja
as kulturë kujt mos me i marë
autokton jemi SHQIPTARË

mos afro çdo fe ngat vete
se na kanë nda në pesë shtete
Shqipe lind’më edhe mbesim
nuk e ndrrojmë as kurë vdesim.

The post Autokton – Avni A. Neziri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Flas me mua – Avni A. Neziri https://poezi.laberianews.com/2021/06/19/flas-me-mua-avni-a-neziri/ Sat, 19 Jun 2021 19:58:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20111 Flas me mua (Avni A.Neziri) Lundro ulë n’për dallgë deti ëndërr varur në muret e...

The post Flas me mua – Avni A. Neziri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Flas me mua

(Avni A.Neziri)

Lundro ulë n’për dallgë deti
ëndërr varur në muret e mija
n’thellësi shpierti pëshpëritë
kujtimet n’për zemër valvitë

fotografinë, përkdhel e ruaj
vargje të kushtoj e shkruaj
si lule të ujitet e kultivohet
gjallesë me shpirtë të trajtohet

sa ëmbël m’flet e buzëqeshë
e varun në mur si princeshë
e dua e ledhatoj me fjalë e sy
si t’kisha pranë e jetoja me ty

bilbili t’sjell puthje e fjalë, t’mija
ledhato buz’në me at trëndafil
m’lundro zemra fotografi mbi det
n’ato valë t’përplasem unë vet.

The post Flas me mua – Avni A. Neziri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Halle e mallë – Avni A. Neziri https://poezi.laberianews.com/2021/03/03/halle-e-malle-avni-a-neziri/ Wed, 03 Mar 2021 15:50:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17781 Halle e mallë ( Avni A. Neziri ) Pikojnë lot e malli s’pushon edhe zemra...

The post Halle e mallë – Avni A. Neziri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Halle e mallë
( Avni A. Neziri )
Pikojnë lot e malli s’pushon
edhe zemra me lot këndon
m’kalon jeta n’gurbet t’zi
pa lezet e pa rahati
çka me ba, hiq nuk e di
të mos mbeten ktu fmija e mi,
ku t’ja nisë e kujt ti lutem
po vonohem nëse s’ngutem
qysh me u lut unë futa i zi
hupë dashnija n’çdo shtëpi
e kam hallin për fminë e mi
o shpirt e ti o zemër
e mbushë plot vajë,
sikur nusja nën pajë
edhe burri dij të qajë,
fjala n‘fyt më lidhet nyje
kurë mendoj mos me u kthye
vnerë i tanë n‘zemër mblidhet
çfarë në mëndje nuk më hidhet
tjetër s‘flas as s‘vje në mend
gjuha ikën dhëmbi ku dhemb,
dëshira e ëndrra shëmton e shemb
ku me i lanë i gjorë fëmijët
a do t’vijnë këta me ne
në Kosovë t‘bukurin atëdhe

The post Halle e mallë – Avni A. Neziri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më lejo – Avni A. Neziri https://poezi.laberianews.com/2020/10/20/me-lejo-avni-a-neziri/ Tue, 20 Oct 2020 19:09:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13664 Më lejo Avni A. Neziri Të t‘ikë atje atje ku edhe vdekjen e pres haresh‘m...

The post Më lejo – Avni A. Neziri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më lejo
Avni A. Neziri
Të t‘ikë atje
atje ku edhe vdekjen
e pres haresh‘m
e të shtrihem për t‘pushuar
e të fli preh‘shëm
se ai dhe, më falë qetësi
vetëm në atëdhe ka përjetësi
e nuk jetoj as s‘vdes me nguti
të t’mos m‘ikën moti
ku edhe gëzimin e shoqëron loti

më falëni, më falëni
çë çirrem e katandisem n‘vuajtje
kështu dukem shpirtëlig
po këtu thithë ajër të huaj
gjakun s‘mund ta kem kuq e zi
shqipja s‘fluturon n’këtë qiell
ku janë lulet e Dardanisë
uji i shkëmbinjëve të Shqipnisë

atje ku toka, hëna, diell e qiell
flasin e frymojnë Arbërisht
më lejo, të mar kurajo
të t’kthehem, jetoj e vdes lirisht.

Besianë; Gusht. 2o2o

The post Më lejo – Avni A. Neziri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Loti i jetës time – Avni A. Neziri https://poezi.laberianews.com/2020/10/12/loti-i-jetes-time-avni-a-neziri/ Mon, 12 Oct 2020 07:22:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13403 Loti i jetës time Avni A. Neziri Loti tretë shkëmb shterrë e tha dete me...

The post Loti i jetës time – Avni A. Neziri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Loti i jetës time
Avni A. Neziri

Loti tretë shkëmb
shterrë e tha dete
me befasi jete
flas vet‘m për vete

nuk m‘bëjnë këmbë
zemra rrahë rëndë
gjak m‘ashtë ba loti
s‘kthej gzofin si moti

lulet e pa vesë
ky qiell shpresë zi
dallgët n‘qepallë
hëna akull ngri

shpinë kërrusun
rrezet m’rëndojnë
nga dëshira e malli
m‘flet me rrudha balli.

The post Loti i jetës time – Avni A. Neziri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
N‘gur‘bet – Avni A. Neziri https://poezi.laberianews.com/2020/09/24/ngurbet-avni-a-neziri/ Thu, 24 Sep 2020 22:02:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12709 N‘gur‘bet Avni A. Neziri M‘ndigjo shpiertin se si më flet shih gurbetin si më vret...

The post N‘gur‘bet – Avni A. Neziri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
N‘gur‘bet
Avni A. Neziri
M‘ndigjo shpiertin
se si më flet
shih gurbetin si më vret
o si m’pusho në vend të vet

edhe zemrën ma ndigjo
n‘dhe të huaj si vajto
n’mëmëdhe, mëmëdhe
sa mirë shpirti më këndo

halle e derte
mbushë zemra plot
çë m‘i solli mua gurbeti
nuk m‘i mba zemra për veti

krhehuni, kthehuni
ta ndërtojmë venin
mos t‘lakmojmë të zonë
t‘mos lakmoj’më as qenin.

The post N‘gur‘bet – Avni A. Neziri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë me mua – Avni A. Neziri https://poezi.laberianews.com/2020/09/20/une-me-mua-avni-a-neziri/ Sun, 20 Sep 2020 19:09:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12624 Unë me mua Avni A. Neziri Çortoj, fyej e mallkoj i lodhun e rraskapitun i...

The post Unë me mua – Avni A. Neziri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë me mua
Avni A. Neziri
Çortoj, fyej e mallkoj
i lodhun e rraskapitun
i tretun e neveritun
ç’orientuar i mërzitun,
shqelma bythëve
rrahë veten
godas të vërtetën
përlotun i përqyrrun
ndjek mbrapa jetën
dhe pyes vet, veten
edhe vet‘m veten,
përkëdhel lapsin
përqafoj gozhdë e lopatë
njes bisht më t‘gjatë
ndrruam gëzim e fesatë
kacafytemi me gratë
rrahë gjoks o burrë
qetë qetë me u turrë
flladitemi nën gurrë
na fshiu i ligu
me ç‘ me u mburrë:

Ktu s’fle shpirti kurrë
e djersa rrjedh gurrë
me strajcë mbi supe
s’di a mbrrive a hupe.

The post Unë me mua – Avni A. Neziri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si të G’dhihemi – Avni A. Neziri https://poezi.laberianews.com/2020/07/17/si-te-gdhihemi-avni-a-neziri/ Fri, 17 Jul 2020 13:30:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9939 Si të G’dhihemi Avni A. Neziri Mëngjes mallëngjyes shkapërderdhës, rrëfyes përmbysun e ngrysun po mos...

The post Si të G’dhihemi – Avni A. Neziri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si të G’dhihemi

Avni A. Neziri

Mëngjes mallëngjyes
shkapërderdhës, rrëfyes
përmbysun e ngrysun
po mos i bjer rreth m’rreth
thuaje çfarë ke n’zëmër
se i ramë n’për vij të kuqe
ulë e po ulin gomarë n’kolltuqe,
e sollëm e na e sollën
i qikë liri si dritë n’për mjegull
vunë qatinë pa asnji tjegull
vuanim e po vuajm
dronim e po drojmë
aty ku kemi ardhë
kurrë mos t’gëzojmë
kosi është ba ujë
s’kemi pse e trazojmë,
as duhan as tym në llulla
as kobure e burra n’për kulla
se gogja moti do hante dhenë
ay çë shet e ble atdhenë
pa pyet shkup e shkodër
për lek t’zeza
janë ca maskarenj
bëhen e bë urë e lodër.

The post Si të G’dhihemi – Avni A. Neziri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>