Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Më lejo
Avni A. Neziri
Të t‘ikë atje
atje ku edhe vdekjen
e pres haresh‘m
e të shtrihem për t‘pushuar
e të fli preh‘shëm
se ai dhe, më falë qetësi
vetëm në atëdhe ka përjetësi
e nuk jetoj as s‘vdes me nguti
të t’mos m‘ikën moti
ku edhe gëzimin e shoqëron loti

më falëni, më falëni
çë çirrem e katandisem n‘vuajtje
kështu dukem shpirtëlig
po këtu thithë ajër të huaj
gjakun s‘mund ta kem kuq e zi
shqipja s‘fluturon n’këtë qiell
ku janë lulet e Dardanisë
uji i shkëmbinjëve të Shqipnisë

atje ku toka, hëna, diell e qiell
flasin e frymojnë Arbërisht
më lejo, të mar kurajo
të t’kthehem, jetoj e vdes lirisht.

Besianë; Gusht. 2o2o

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com