Barie Çupi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/barie-cupi/ Poezi Laberia News Sat, 15 Aug 2020 10:31:05 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Barie Çupi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/barie-cupi/ 32 32 Natë e brishtë – Barie Çupi https://poezi.laberianews.com/2020/08/15/nate-e-brishte-barie-cupi/ Sat, 15 Aug 2020 10:31:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11140 NATË E BRISHTË Është muzg i gushtit të brishtë, toptha lulebore në oborr mbretërojnë, melodi...

The post Natë e brishtë – Barie Çupi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NATË E BRISHTË

Është muzg i gushtit të brishtë,
toptha lulebore në oborr mbretërojnë,
melodi e zogjve,jo rastësisht më imitojnë,
qetësi e mërdhiftë,
mërmërimë e bardhë,
mbi vargun që pret të zhurmojë në çdo anë.

Mblidhesh nën dritën e yjeve,
shtrihesh,
zhvishesh dëshirash varrosur,
murosur,
s’je më e dukshme,
por je vetëm e pastër,
ndoshta një shkujdesje rrin fshehur,
e turpshme,
një ëndërr e ç’thurur,
duke thurur poezinë më të bukur.

Mesazh i lakuriqtë,
drejt yllit më të shndritshëm mërgohet,
ndërsa hënës mbretëreshë,
përpëlitja e fjalëve i rrëmben gjithë botët,
në kraharorin e qiellit zjarri qetësohet,
zjarri i fundshpirtit,
që shkulet nga lotët,
kur mbrëmja bëhet buzë që rrëzohet.

Delir që përflaket,
e shtydhet damarësh pikë-pikë,
gëlon në zemër,
spërkat e kullon nga thithkat e gjirit të natës,
ethet e vetmisë nuk kanë frikë,
në kuvende yjesh,
ëndrra mbaron e përmallët,
nën qerpikët e mëngjesit,
syri i etur ndriçon vetëm fjalët.

The post Natë e brishtë – Barie Çupi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëse do mundem – Barie Çupi https://poezi.laberianews.com/2020/07/26/nese-do-mundem-barie-cupi/ Sun, 26 Jul 2020 13:05:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10282 NËSE DO MUNDEM Nëse do mundem dy rreshta gjithmonë do i shkruaj, vitet nuk i...

The post Nëse do mundem – Barie Çupi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NËSE DO MUNDEM

Nëse do mundem dy rreshta gjithmonë do i shkruaj,
vitet nuk i shkela
edhe pse rrjedhin si plagë …do i ruaj.

Dhe nuk i mbaj mëri kohës,
njeriu më dënoi,fati më thotë
më ngjyrosi me tallazin e botës,
përqasjen ma dyndi në lot.

Ma ngriu ëndrrën më të pastër,
më ç’poi qiellin e kaltër,
më futi stërkëmëshin e të pabesës,
pa e mësuar ende këngën e jetës.

Unë tani kapërcej rreshtat varg
si kallinj të pjekur,
që mblidhen në vjeshtën e fundit,
melodine poezisë për t’ia prekur,
ngushtuar në shterimin e mundit.

Ah,nëse mundem ,
do shkruaj edhe në hapësirë,
jetën e desha,
dhe kopshtin me lule sikur mallin për fëmijnë,
ku sythet e dashurisë për Ata çelur rrinë.
brigjet e ankthit do i harroj në të gdhirë,
që buzëqeshjen ditës t’ia shijoj më mirë..

The post Nëse do mundem – Barie Çupi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Une – Barie Çupi https://poezi.laberianews.com/2020/07/17/une-barie-cupi/ Fri, 17 Jul 2020 18:54:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9949 UNË Të flas o njeri,fytyrë e mundimit, fjalë lidha sot me besën në gjak, kalanë...

The post Une – Barie Çupi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
UNË

Të flas o njeri,fytyrë e mundimit,
fjalë lidha sot me besën në gjak,
kalanë qendisa me ashklat e kujtimit,
ngjirur nëpër vite,koha në mëkat.

S’e lëshoj pafajësinë nga lëkura ime,
edhe pse dhimbja më ka zënë shtegun,
gajasem shpërbërë në ngjyrë të përhime,
loti kuturu,derdhur unë pa vdekun.

Një gjuhë në vena,flas unë njerëzore,
xhelozia e ftohtë si rrëpirë e frikshme,
të ec a të ulem me frymën kanunore,
s’kam kohë të mendoj gjëra të mërzitshme.

The post Une – Barie Çupi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Malli – Barie Çupi https://poezi.laberianews.com/2020/07/16/malli-barie-cupi/ Thu, 16 Jul 2020 07:19:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9822 MALLI Malli sulet mbi ditët e mia, rrethuar, mbi kujtime rrëzuar, plasaritur buzëqeshja si qelqurinë...

The post Malli – Barie Çupi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MALLI

Malli sulet mbi ditët e mia,
rrethuar,
mbi kujtime rrëzuar,
plasaritur buzëqeshja si qelqurinë e thyer,
si statujë humbur ngjyre,
nëpër vite gërryer.

Malli që shfaqet fytyrës së zverdhur,
sikur gjethet e vjeshtës
mbi lëkurë mbledhur,
shpërbërë e veshur rreth buzëve
si pyetje retorike,
si imazh ylberi,mbijetuar përtej drite.

Se malli është sy,
është zemër,
është poezi,
në rruazat e shpirtit rrin gozhduar,
shpërndahet nëpër re,
e prap kohës i kthehet,
mbi qerpikë rënduar.

…Dedikuar atyre qe jeta nuk na mundëson më ti kemi e ti përqafojmë,dhe atyre që i duam me çdo kusht pranë,por janë larg e na mungojnë çdo çast…

The post Malli – Barie Çupi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>