Bedri Zenel Islami Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/bedri-zenel-islami/ Poezi Laberia News Sat, 16 May 2020 18:16:10 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Bedri Zenel Islami Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/bedri-zenel-islami/ 32 32 Është kaq e bukur kjo natë – Bedri Zenel Islami https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/eshte-kaq-e-bukur-kjo-nate-bedri-zenel-islami/ Sat, 16 May 2020 18:16:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6400 Është kaq e bukur kjo natë, si një ëndërr e vendlindjes… me hënën që ecën...

The post Është kaq e bukur kjo natë – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Është kaq e bukur kjo natë,
si një ëndërr e vendlindjes…

me hënën që ecën mbi lumë
me zogjtë që struken dhe bëhen gjethe,
me këputjen e pikave të fundit të shiut
si mërmërimë argjëndi,
me trëndafilat që po çelin në gurishte,
si mall i dhëmbshur dashurie,
me kopështin e humbur
mbi pendët e patave shtegtare,
me erërat si kujtimet e largëta
në jargavanët e portës…

Nuk mund të arratisem gjithmonë
të lë këtë lumë vendlindje të rrjedh pa mua
me hënën që ecën mbi ujra…

The post Është kaq e bukur kjo natë – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ikën shirat – Bedri Zenel Islami https://poezi.laberianews.com/2020/05/05/iken-shirat-bedri-zenel-islami-2/ Tue, 05 May 2020 17:12:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5622 IKËN SHIRAT… Ikën shirat drejt juglindjes, kalldrëmet e vjetër mbetën në pikëllimin e tyre, mbi...

The post Ikën shirat – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
IKËN SHIRAT…

Ikën shirat drejt juglindjes,
kalldrëmet e vjetër
mbetën në pikëllimin e tyre,
mbi gjethet e lagura ra supi i hënës,
medet,
si fjeti bota kështu…

Nuk kisha kohë t’i them të gjitha,
mall për tokën e lodhur nga mungesa,
për ujrat,shkumëbardhë
si fluturimi i zogjve,
mall për rrugët e qiellit tim,
për çetinat ku rrëzohet shiu i pranverës,
mall për llampën e vjetër,
në dritën e të cilës shetiste Avenhoi,
dashuronte çmendurisht Esenini,
mall për mëngjesin,
që hap kufijtë e qiellit,
për kopështin ku çelin jargavanët,
mall për trishtimin njerëzor,
që të bën edhe më të bukur,
për honet ku rashë përmbysur një botë,
për shpagimin e Diellit dhe miqtë e mi të rënë,

Ikën shirat në një cep të Ilirisë së Poshtme..
ngarkuar me mall…

Në Vetminë e largët
gjithçka shkërmoqet si një ëndërr e brishtë…
Dallëndyshet e Filip Shirokës
janë kthyer në shira…

The post Ikën shirat – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ikën shirat – Bedri Zenel Islami https://poezi.laberianews.com/2020/05/04/iken-shirat-bedri-zenel-islami/ Mon, 04 May 2020 21:35:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5601 IKËN SHIRAT… Ikën shirat drejt juglindjes, kalldrëmet e vjetër mbetën në pikëllimin e tyre, mbi...

The post Ikën shirat – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
IKËN SHIRAT…

Ikën shirat drejt juglindjes,
kalldrëmet e vjetër
mbetën në pikëllimin e tyre,
mbi gjethet e lagura ra supi i hënës,
medet,
si fjeti bota kështu…

Nuk kisha kohë t’i them të gjitha,
mall për tokën e lodhur nga mungesa,
për ujrat,shkumëbardhë
si fluturimi i zogjve,
mall për rrugët e qiellit tim,
për çetinat ku rrëzohet shiu i pranverës,
mall për llampën e vjetër,
në dritën e të cilës shetiste Avenhoi,
dashuronte çmendurisht Esenini,
mall për mëngjesin,
që hap kufijtë e qiellit,
për kopështin ku çelin jargavanët,
mall për trishtimin njerëzor,
që të bën edhe më të bukur,
për honet ku rashë përmbysur një botë,
për shpagimin e Diellit dhe miqtë e mi të rënë,

Ikën shirat në një cep të Ilirisë së Poshtme..
ngarkuar me mall…

Në Vetminë e largët
gjithçka shkërmoqet si një ëndërr e brishtë…
Dallëndyshet e Filip Shirokës
janë kthyer në shira…

The post Ikën shirat – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Edhe nëse – Bedri Zenel Islami https://poezi.laberianews.com/2020/04/26/edhe-nese-bedri-zenel-islami/ Sun, 26 Apr 2020 18:52:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4986 Edhe nëse Edhe nëse nuk do të isha më ti do të më mungoje… do...

The post Edhe nëse – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Edhe nëse

Edhe nëse nuk do të isha më
ti do të më mungoje…

do më mungonte zëri yt
si malli,
i një puthje të lënë përgjysmë,
enigmë gjetherie..
ky mëngjes i çelur,
pranverë e shpejtardhur
me petalet
si duart e një fëmije…

yllëzimi që shpërngulet
në një horizont tjetër
dhe mbetet në sy,
muzgjet,
qofshin edhe prej erërave
pikat e shiut
në shtëpinë e zogjve,
kur vjen ti.

Edhe nëse nuk do të isha më
ti do të më mungoje…

Autor, Bedri Zenel Islami

The post Edhe nëse – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>