Besnik Memelli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/besnik-memelli/ Poezi Laberia News Sat, 15 Aug 2020 13:21:07 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Besnik Memelli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/besnik-memelli/ 32 32 Valët e detit – Besnik Memelli https://poezi.laberianews.com/2020/08/15/valet-e-detit-besnik-memelli/ Sat, 15 Aug 2020 13:21:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11216 VALËT E DETIT Valët e detit më përkëdhelin trupin më zgjojnë himazhin tënd të bukur,...

The post Valët e detit – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VALËT E DETIT

Valët e detit më përkëdhelin trupin
më zgjojnë himazhin tënd të bukur,
më qetësojnë e më vrasin shpirtin
me gjuhën e tyre duke mërmëritur.

Ditët më të vështira të kombit ishin
ku antikoha vuri përballë realitetin,
të gjithë vraponin nga vendi të iknin
s’pyesnin më për fatin dhe kombin.

Sot po notoj mes valëve të detit blu
më zgjojnë imazhin e një tragjedie,
mes tyre përpëlitem dhe unë këtu
i mallosur pas vitesh të fala t’ju bie.

Besnik Memelli
14.08.2020

The post Valët e detit – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ah! sikur të isha zog… – Besnik Memelli https://poezi.laberianews.com/2020/08/15/ah-sikur-te-isha-zog-besnik-memelli/ Sat, 15 Aug 2020 12:31:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11202 AH! SIKUR TË ISHA ZOG… Ah! sikur të isha zog dhe të fluturoja ti bija...

The post Ah! sikur të isha zog… – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
AH! SIKUR TË ISHA ZOG…

Ah! sikur të isha zog dhe të fluturoja
ti bija botës anembanë e t’ju kërkoja,
në gjoksin tënd të bukur do këndoja
t’ju puthja me mall dhe t’ju përqafoja.

Nektarin ndjenjë në buzë do thithja
gjithë energjinë e trupit do shkarkoja,
mbi trupin tënd mjaltosur le të vdisja
në shpirtin tënd për jetë do të roja.

Besnik Memelli
13.08.2020

The post Ah! sikur të isha zog… – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk je më ajo… – Besnik Memelli https://poezi.laberianews.com/2020/08/12/nuk-je-me-ajo-besnik-memelli/ Wed, 12 Aug 2020 21:17:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11073 NUK JE MË AJO… Nuk je më ajo që ke qënë më parë ke filluar...

The post Nuk je më ajo… – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NUK JE MË AJO…

Nuk je më ajo që ke qënë më parë
ke filluar të ftohesh kohët e fundit,
ke filluar ta fikësh ngadal atë zjarrë
që na përflakte ndjenjat e shpirtit.

Ngrije pjedistal me fjalët e bukura
dhe unë ndjehesha shumë krenar,
gëzomin ditët tona më të lumtura
dashuria jonë jo nuk kishte të shar.

Thua sështë e vërtetë kjo që thua
ajo jam që kam qënë dhe më parë,
shkoj flaka që më përcëllonte mua
ku shkoj dashuria jonë e paparë?

Bëj be e rufe sa të duash para meje
burimi i ndjenjave të tua po shteron,
të dallon qartë fytyrës kjo fshehje
ky dyshim ka ditë që më mundon.

Këtë dilemë e ke ti në dorën tënde
qofsha unë në këtë mes i gabuar,
mos haro se pas meje u çmënde
kjo dashuri jeton e ka për të jetuar.

Besnik Memelli
12.08.2020

The post Nuk je më ajo… – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ikë moj… – Besnik Memelli https://poezi.laberianews.com/2020/08/05/ike-moj-besnik-memelli/ Wed, 05 Aug 2020 13:31:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10718 IKË MOJ… Nën hijen e pishave sa lezet të paska, ikë shko futu brënda nga...

The post Ikë moj… – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
IKË MOJ…

Nën hijen e pishave
sa lezet të paska,
ikë shko futu brënda
nga sevdaja plasa.

Zbukurohet kodra
me hijeshinë tënde,
i habitur mbeta
ndjenjat mi çmënde.

Ikë moj se plasa
bukuroshe prilli,
më të bukur spaska
ikë moj nga pylli.

Si hënës e fshehur
më ri mbrapa trungut,
si reze e heshtur
në vapën e shegut.

Ikë moj se plasa
se shtrëngoi vapa,
më të bukur spaska
do të vihem mbrapa.
-Çasti.
Besnik Memelli
04.08.2020

The post Ikë moj… – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jo nuk mundem – Besnik Memelli https://poezi.laberianews.com/2020/08/02/jo-nuk-mundem-besnik-memelli/ Sun, 02 Aug 2020 13:24:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10610 JO NUK MUNDEM… Jo nuk mundem të jetoj në trysninë tënde ajo bukuri hyjnore,po më...

The post Jo nuk mundem – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JO NUK MUNDEM…

Jo nuk mundem të jetoj në trysninë tënde
ajo bukuri hyjnore,po më shkatëron shpirtin,
po më shtryth çdo moment të jetës time
se kuptoj si rashë dhe unë viktimë dreqin.

Jo nuk mundem të shikoj syçkat e tua
rezatimi i tyre po më fut në dhe të gjallë,
buzkat çfarë mbrekullie sa më joshin mua
skam çtë them më, ti je një qënie e rallë.

Ndaj do të bredh si një shpend i harbuar
në hapësirën e pafund të dashurisë tonë,
do të përulem të lutem me shpirt zemëruar
aman të keqen nga ky kurth shpëtomë.

Besnik Memelli
01.08.2020

The post Jo nuk mundem – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dikur trokite… – Besnik Memelli https://poezi.laberianews.com/2020/07/20/dikur-trokite-besnik-memelli/ Mon, 20 Jul 2020 06:36:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10072 DIKUR TROKITE… Dikur,heshtur trokite në zemrën time dhe unë ta hapa atë menjëher, si kopësht...

The post Dikur trokite… – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DIKUR TROKITE…

Dikur,heshtur trokite në zemrën time
dhe unë ta hapa atë menjëher,
si kopësht pranvere çeli jeta ime
dhe ndjenjat mu ulën në prehër.

Mu desh punë me ditë të tëra
dhe netëve të rija pa gjumë,
që pranverën ta sillja tek zemra
që e lumtur të ishe ti dhe unë.

Që atëhere ka kaluar çerek shekulli
në atë kopësht ka lule të reja,
në atë kopësht s’largohet prilli
në atë kopësht mer oksigjen jeta.

BESNIK MEMELLI
20.07.2019

The post Dikur trokite… – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hajde – Besnik Memelli https://poezi.laberianews.com/2020/07/18/hajde-besnik-memelli/ Sat, 18 Jul 2020 21:31:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9998 HAJDE Hajde po e lëshoj dhe unë një lisho që vargun ta mbjell ta kor...

The post Hajde – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HAJDE

Hajde po e lëshoj dhe unë një lisho
që vargun ta mbjell ta kor si të dua,
e pamundur s’më lë ritmi dhe rima
s’mund ta shkruaj, s’është për mua.

Një zë i largët më vjen më troket
e dëgjon kjo muza ime në heshtje,
në themel këtë ka poezia e vërtet
më thotë nën zë gjithë kureshtje.

Besnik Memelli
16.06.2020

The post Hajde – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me zi po pres… – Besnik Memelli https://poezi.laberianews.com/2020/07/11/me-zi-po-pres-besnik-memelli/ Sat, 11 Jul 2020 13:23:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9585 ME ZI PO PRES… Më rëmbeu fytyra jote ktë mëngjes dhe as që e mora...

The post Me zi po pres… – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ME ZI PO PRES…

Më rëmbeu fytyra jote ktë mëngjes
dhe as që e mora vesh se ku më çoi,
në ëndra të mëdhaja apo në univers
e vërtetë ish apo mëndja më gaboi !

Që atë çast zemrën e kisha tek ty
s’mund të mendoja për asgjë tjetër,
mu largove e më përkëdhele me sy
sikur ishim me kohë miq të vjetër.

Gozhdë në zemër më ngele se di
me zi pres të të shoh dhe njëherë,
dashurinë ma vodhe me syrin e zi
ta dish sa vuan shpirti im i mjerë !

Sa i ëmbël shikimi dhe buzëqeshja
që ti më dhurove ktë mëngjes gri,
prej tyre tani s’më ndan as vdekja
me ankth po pres t’ju takoj përsëri.

Besnik Memelli
23.05.2020

The post Me zi po pres… – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Na duhet… – Besnik Memelli https://poezi.laberianews.com/2020/07/09/na-duhet-besnik-memelli/ Thu, 09 Jul 2020 11:24:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9431 NA DUHET… Na duhet një lider i ri i fortë me pisllëqe të mos përzihet,...

The post Na duhet… – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NA DUHET…

Na duhet një lider i ri i fortë
me pisllëqe të mos përzihet,
tani ai vallë ku mund të jetë?
në barkun e cilës nëne fshihet?

Na duhet një lider i kthjellët
me ndërgjegjje të kulluar,
të jetë burim i kompromisit
mos i ketë të pista ato duar.

E kemi të nevojshme liderin e fortë
të mbjellë kompromis mes partive,
ta bëjnë shtetin shembull në botë
e jo të mbushin xhepat e tyre.

Thonë që këta lindin rallë
bëhen të plotpushtetshëm,
tani ai mbetet një përallë
një iluzion i pavdekshëm.

Besnik Memelli
05.03.2020

The post Na duhet… – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në sytë e tu – Besnik Memelli https://poezi.laberianews.com/2020/07/05/ne-syte-e-tu-besnik-memelli/ Sun, 05 Jul 2020 10:04:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9245 NË SYTË E TU Në sytë e tu shoh detin ku notoj në pafundësi, të...

The post Në sytë e tu – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NË SYTË E TU

Në sytë e tu shoh detin
ku notoj në pafundësi,
të katër stinët e vitit
jetesë dhe harmoni…

Qiellin e pafund kaltërosh
me re me borë dhe shi,
buzëqeshjen e diellit çapkën
hënës në terin e zi…

Buzagazin e embël
puthjen e përflaktë,
ndezjen dhe fikjen
e ndjenjës së zjarrtë.

Zemërimin dhe inatin
keqardhjen,dashurinë,
respektin dhe jetën
gruan e mirë,fëminë.

Në sytë e ty shikoj
Amfisën e shtëpisë
familjen e dashur,
folenë e qetësisë.

Midis të tjerave shikoj
botën e madhe që na rrethon,
botën e madhe që zjen
që zhurmshëm ecën jeton.

BESNIK MEMELLI
03.07.2019

The post Në sytë e tu – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>