Na duhet… – Besnik Memelli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NA DUHET…

Na duhet një lider i ri i fortë
me pisllëqe të mos përzihet,
tani ai vallë ku mund të jetë?
në barkun e cilës nëne fshihet?

Na duhet një lider i kthjellët
me ndërgjegjje të kulluar,
të jetë burim i kompromisit
mos i ketë të pista ato duar.

E kemi të nevojshme liderin e fortë
të mbjellë kompromis mes partive,
ta bëjnë shtetin shembull në botë
e jo të mbushin xhepat e tyre.

Thonë që këta lindin rallë
bëhen të plotpushtetshëm,
tani ai mbetet një përallë
një iluzion i pavdekshëm.

Besnik Memelli
05.03.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com