Bukurie Binjaku Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/bukurie-binjaku/ Poezi Laberia News Sun, 12 Sep 2021 06:25:02 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Bukurie Binjaku Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/bukurie-binjaku/ 32 32 Ardhtë lumturi në njerëzi – Bukurie Binjaku https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/ardhte-lumturi-ne-njerezi-bukurie-binjaku/ Sun, 21 Jun 2020 15:43:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8673 ARDHTË LUMTURI NË NJERËZI. Dua të iki shumë larg Ah sikur të kisha fletë, Të...

The post Ardhtë lumturi në njerëzi – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ARDHTË LUMTURI NË NJERËZI.

Dua të iki shumë larg
Ah sikur të kisha fletë,
Të fluturoja qiellit lart,
Shpirti të më ish i qetë.

Me engjëjt krah për krah
Ku zë ligësie nuk dëgjon,
Atje ku as “koronë” s’ka,
Shpirti im lajme s’duron.

Mëngjes e darkë Kovid
Kaq vdekur, aq të prekur,
Jetën Zoti na fali o njeri,
Njerëzia panik e trembur.

U shtua njerëzia, mbi tokë
Pa problem, kur ka mirësi,
Po mbylle shpirt-zemër tok,
I gjallë pa ndjenjë, në shpirt.

Dua të gjej një vënd të qetë
S’duroj më dhëmbje të rëndë,
Për të pafajshmit më vjen keq,
Ky shekull po bën të pabërën.

Më kthe o Zot mua në engjëll
Më jep Ti fuqi magjike-aftësi,
Më bën erë, për ato re në qiell,
Të vijë lumturi, në çdo shpirt.

Bukurie Binjaku. 21. 6. 2020. GREQI.

The post Ardhtë lumturi në njerëzi – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për mua ke, datëlindje Elton! – Bukurie Binjaku https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/per-mua-ke-datelindje-elton-bukurie-binjaku/ Sun, 21 Jun 2020 07:14:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8605 PËR MUA KE DATËLINDJE ELTON! Fëmijët që kanë emrin Elton Në zemër i dua, si...

The post Për mua ke, datëlindje Elton! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PËR MUA KE DATËLINDJE ELTON!

Fëmijët që kanë emrin Elton
Në zemër i dua, si djalin tim,
Tjerët që janë, në atë moshë,
Beso i kam brënda në shpirt.

Të dua e djalë, o Eltoni im
Një jetë s’kurohet, kjo plagë,
Engjëll jeton, në shpirtin tim,
Datëlindje si të të kem gjallë.

Si sot data 20 Qershor 1990
Më linde ti dritë e yll i nënës,
Si fis me kimet i kemi djemtë,
Me ty u gëzova, arrita Hënën.

Për mua ke, datëlindje përherë
30 vjeç ti sot do ishe bërë burrë,
Çele si një gonxhe, në atë verë,
Zoti për vete të kish vënë numër.

I urtë s’qaje kurrë nuk u grinde
E lëshoje shtatin, me shpejtësi,
Djalë i nënës, si tre vjeç mu rrite,
Buzëqeshje ti, mua sa më shihje.

Sot bleva një tortë, në lagje ndarë
Në shtëpi e kishë të ndeza ty qeri,
Kur të vi te ti të shuaj, këtë mallë,
Djalë i nënës, zjarri më vlon në gji.

Të qava të lava, për këtë më fal
Zemër nëne, dhëmbjen s’e duron,
Ty o Perëndi t’a kam bërë hallall,
Por ky shpirt, përherë ma kujton.

Zot i madh, para Teje nuk dalim
Dua s’dua zemrës vara një gurë,
Faleminderit Zotit, nipër më fali,
Plagë e vjetër, shpirtit si një mur.

Bukurie Binjaku. 20. 6. 2020. GREQI.

The post Për mua ke, datëlindje Elton! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mirësia jetë shpresë – Bukurie Binjaku https://poezi.laberianews.com/2020/06/19/miresia-jete-shprese-bukurie-binjaku/ Fri, 19 Jun 2020 20:14:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8558 MIRËSIA JETË SHPRESË! Sa e shëmtuar, kjo ligësia Shpirtin burgut skllavëron, Kur mungon, zero mirësia,...

The post Mirësia jetë shpresë – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MIRËSIA JETË SHPRESË!

Sa e shëmtuar, kjo ligësia
Shpirtin burgut skllavëron,
Kur mungon, zero mirësia,
Si gjarpër të tjerët helmon.

Zemër-vdekur, trup i gjallë
Shpirti lënë krejt pa adresë,
Shkel me këmbë, ç’gjen para,
Botës tjetër, ferrit pa shpresë.

Xhelozinë tepër e ushqejnë
Sytë e shpirtit, kanë verbuar,
Suksesin e tjetrit, e urrejnë,
Fytyrën në njëmijë maskuar.

Uji i rrjedhshëm, nuk ndalon
Ujvarat në lumë, kur derdhen,
S’ka gjë në botë, që i turbullon,
Sikur shkëmb, në det të hedhin.

Dita mund natën, se e zbardh
Diell i mëngjesit, kur ka vesë,
Ylber shtatëmijë ngjyra mbi bar,
Mirësi e shpirtit, jetë e shpresë.

Bukurie Binjaku. 19. 6. 2020. GREQI.

The post Mirësia jetë shpresë – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Miresinë di t’a fal! – Bukurie Binjaku https://poezi.laberianews.com/2020/06/19/miresine-di-ta-fal-bukurie-binjaku/ Fri, 19 Jun 2020 18:49:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8523 MIRËSINË DI T’A FAL! Bukurie Binjaku Nëse rëndë ju lëndoni I bije dhëmbjes përmes, Gjumin...

The post Miresinë di t’a fal! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MIRËSINË DI T’A FAL!

Bukurie Binjaku

Nëse rëndë ju lëndoni
I bije dhëmbjes përmes,
Gjumin ma skllavëroni,
Vargut deri në mëngjes.

S’ka kundërshtar mirësia
Qiell i shpirtit në parajsë,
Delikate si petale ndjesia,
Lotët freskojnë, mbi varg.

Se lodhem, mos kujtoni
Flas në varg, si me nënën,
Poezia plagë shpirti kuroi,
Më argëton në dritë Hëne.

Lulet kur çelin, në behar
Ngjyra shpirti një nga një,
Të hapura të tëra bashkë,
Në çdo anë pranverë vjen.

Me vulë të shpirtit firmos
Mbi varrin tim, lule mbirë,
Flutura aty ngaherë e mot,
Mbi krahë mirësi-poezinë.

Bukurie Binjaku 18. 6. 2020. GREQI.

The post Miresinë di t’a fal! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Paqe shpirti dekoratë! – Bukurie Binjaku https://poezi.laberianews.com/2020/06/16/paqe-shpirti-dekorate-bukurie-binjaku/ Tue, 16 Jun 2020 18:53:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8414 PAQE SHPIRTI DEKORATË! Po hyjnë poetët, në garë Kush vargun, më të mirë, Zogjtë këndojnë...

The post Paqe shpirti dekoratë! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PAQE SHPIRTI DEKORATË!

Po hyjnë poetët, në garë
Kush vargun, më të mirë,
Zogjtë këndojnë në behar,
Në shpirt, njëjtë mirësinë.

Paqen e shpirtit dekoratë
Kur vetë Zoti ka fal dhunti,
Mirësia s’lakmon, për garë,
Artistët si Diell përsosmëri.

Shpirt i tyre s’mban sekret
As kurrë jo nuk xhelozojnë,
Nëse të ka inat, ndonjë poet,
Lëre vetvetes ka vënë gomë.

Poeti s’njeh mëndjemadhësi
Thjeshtësinë si Perëndi e ka,
Kush të përbuz!? Shpirt ligësi,
“Në vargun e tij” duket qartë.

Në hijen e natës, Hënën treta
Me yjet në shpirt, sot vallëzoj,
Disa të vrasin, por aty s’mbeta,
Diell i agimit, vargjet i ndriçoi.

Bukurie Binjaku. 16. 6. 2020. GREQI.

The post Paqe shpirti dekoratë! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Moj raki pikë e bekuar…! – Bukurie Binjaku https://poezi.laberianews.com/2020/06/15/moj-raki-pike-e-bekuar-bukurie-binjaku/ Mon, 15 Jun 2020 19:01:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8390 MOJ RAKI PIKË E BEKUAR… Dua vetëm sonte të pi T’a kthej edhe me fund,...

The post Moj raki pikë e bekuar…! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOJ RAKI PIKË E BEKUAR…

Dua vetëm sonte të pi
T’a kthej edhe me fund,
Një gotë të vogël, me raki,
E të më rrjedhë, loti lumë.

Do pi unë, sa të dehem
Ankthin tim, le të harroj,
Shpirtit sot t’i rrëfehem,
Dhëmbjen e tij, t’a largoj.

Të dal në një majë mali
Atje te një burim i ftohtë,
Një qepë, thërrime djathi,
Me pak raki e të ëndërroj.

Veç me natyrën, le të flas
Sot unë vetëm, dua të jem,
Me zogj këngës t’ia thërras,
Kujtimet që kam, në mënd.

Një gotë të vogël, pa dolli
Sot të pi pak, thjeshtë dua,
Mos fryj mëndjen, me raki,
Disi shpirtin tim qetësuar.

Zjarr malli, për motër, vëlla
Shpirti djeg, për viset e mija,
E hidhur kur të lashë Vatan,
Rënkon shpirti eh nostalgjia.

Nuk dua, t’a ndjek rakinë
Pak e saktë, të ndihmon,
S’ia kam dhe shumë zilinë,
Se shtëpinë, të shkatërron.

Njëri pi me shtatë palë qejfe
Pijanecët i thërret, me rixha,
Gjithë familjen, fut në siklete,
Pa punë frigoriferin, bosh e la.

Rakinë Zoti e dha, në krijesë
Për urime gëzime e muhabet,
Pije kandarin, mbaje në brez,
Ndryshe mundon dhe të tjerë.

Moj raki si pikë loti e kulluar,
Nga kazani, gramin s’e humb,
Kush të pi me matë, i gëzuar,
Kush e tepron, flë dhe në rrugë.

Bukurie Binjaku. 15. 6. 2020. GREQI.

The post Moj raki pikë e bekuar…! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Thjeshtësia një virtyt i artë! – Bukurie Binjaku https://poezi.laberianews.com/2020/06/11/thjeshtesia-nje-virtyt-i-arte-bukurie-binjaku/ Thu, 11 Jun 2020 12:55:19 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8049 THJESHTËSIA NJË VIRTYT I ARTË! Kush respekton gjërat e thjeshta! Është i lumtur, përherë nga...

The post Thjeshtësia një virtyt i artë! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
THJESHTËSIA NJË VIRTYT I ARTË!

Kush respekton gjërat e thjeshta!
Është i lumtur, përherë nga jeta!
Në jetë erdhëm të thjeshtë fëmijë!
Ruaje gjithmonë shpirtit, atë mirësi.

Largohu nga sëmundja e xhelozisë!
Breza-breza në tokë jemi kalimtarë!
Zemër e gjerë, Diell dritë e mirësisë!
Me pozivitet kalon, në udhë të artë.

Thjeshtësia thesar, virtyt fisnik i artë!
Ditën me re e shi, inatë ti mos e merr!
Në pika loti Dielli lëshon ylberin hark!
Bukuritë e shpirtit, askush s’i rrëmben.

Duaje familjen, si të jetë Zot e Perëndi!
Jeta ka ulje e ngritje, me guxim ia del!
Ndihmo komshiun, në kohë të vështirë!
Me pozitivitet shpirti, si lule në pranverë.

Nganjëherë të duket, se jeta po mbaron!
Kur hallet të gjitha, në një grup mblidhen!
Mos u tremb, çelësa zgjidhje po kërkon!
Zoti përherë hap derën, ti lart të ngrihesh.

Bukurie Binjaku. 11. 6. 2020. GREQI.

The post Thjeshtësia një virtyt i artë! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një ditë me shi – Bukurie Binjaku https://poezi.laberianews.com/2020/06/11/nje-dite-me-shi-bukurie-binjaku/ Thu, 11 Jun 2020 11:56:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8045 NJË DITË ME SHI! Një ditë me shi Kujtime më sjell, Ditar e nostalgji, Shpirti...

The post Një ditë me shi – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË DITË ME SHI!

Një ditë me shi
Kujtime më sjell,
Ditar e nostalgji,
Shpirti çuar peshë.

Pika shiu numëruar
Baraz vuajtjet e mija,
Shpirti vargut shkruar,
Lotë e kripë tretësira.

Një melodi e ëmbël
Gjumë për të fjetur,
Shëtit nëpër ëndërr,
Vite që deti ka tretur.

Tokës së zhuritur
Bjer o shi, si flori,
Bujkut të mërzitur,
Njomi ara e avlli.

Butë jo me tërbim
Si engjëll me urtësi,
Që vjen me fluturim,
Bën mirësi-mrekulli.

Një zemër e lënduar
Loti shpirtin i freskon,
Qiellit me re mbuluar,
Pak rreze Dielli kërkon.

Kur bubullima gjëmon
Qiellit gërshetohen drita,
Fëmijët zhurma frikëson,
I mbledh në gji nënë-mira.

Kur mbizotëron mirësi
Plot dashuri në zemër,
Dielli ylberin, në shpirt,
Bukuri me të Zotit emër.

Bukurie Binjaku. 11. 6. 2020. GREQI.
Fotografia e Bukurie Binjaku

The post Një ditë me shi – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një buqetë poezie lule mirësie! – Bukurie Binjaku https://poezi.laberianews.com/2020/06/07/nje-buqete-poezie-lule-miresie-bukurie-binjaku/ Sun, 07 Jun 2020 21:53:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7851 NJË BUQETË POEZIE LULE MIRËSIE! Prej shpirtit buruan shkronja Petalet ngjyrosur, si pikturim, Buqetën me...

The post Një buqetë poezie lule mirësie! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË BUQETË POEZIE LULE MIRËSIE!

Prej shpirtit buruan shkronja
Petalet ngjyrosur, si pikturim,
Buqetën me lule, sot formova,
E aromën ia hodha trëndelinë.

E emërova: “Buqetë mirësie!”
Varg i dhuruar, derë më derë,
Me shpirt e ndjenjë dashurie,
Vjen mahnitshëm, si pranverë.

Nektarin aty bukur vizatova
Një bletë përmbi të vendosa,
Por sa më pa, një tjetër bletë,
Ajo kujtoi, se ishte e vërtetë.

Më erdhi keq në bahçe e çova
Me bletët e tjera e bashkova,
Ato trumë, mblidhnin nektarë,
Unë në avlli, shkronjat në varg.

Jam punëtore, ato më punëtore
Morëm rrugën, udhëtim të gjatë,
Në sheshe vallen, dorë përdore,
Derisa arritëm, në malin e lartë.

Dielli sa kish dalë, na erdhi pranë
Mbi vesë ylberin, ngjyra e shtroi,
Bletët lëkundnin, petalet ngadalë,
Burimi rridhte, si kristal na freskoi.

Më pas u grumbulluan, nëpër hoje
Vargu ëmbëlsi-mjalt, shpirtit i lyer,
Ëmbël me bilbilat, këngës ia mora,
Melodinë e tyre, poezisë në nota.

Bukurie Binjaku. 7. 6. 2020. GREQI.

The post Një buqetë poezie lule mirësie! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nënë e bir të përmalluar! – Bukurie Binjaku https://poezi.laberianews.com/2020/06/06/nene-e-bir-te-permalluar-bukurie-binjaku/ Sat, 06 Jun 2020 19:47:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7798 NËNË E BIR TË PËRMALLUAR! Djali! Lotë e dhëmbje, o nëna ime Dy zemra djegur...

The post Nënë e bir të përmalluar! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NËNË E BIR TË PËRMALLUAR!

Djali!

Lotë e dhëmbje, o nëna ime
Dy zemra djegur mallëngjime,
Nënë e dashur, seç na ndanë,
Ca zollumqar, me shpirtin djall,

Kafshatën nga dora na morën
Përtej kufijve, detit na hodhën,
Kush u mbyt, kush gjallë mbeti,
Në shpirt të nënës, u bë kjameti.

Djali!

Po të trokas derën, o nëna ime
U ktheva sot, pas shumë vitesh,
Erdha nga larg, në skaje të botës,
Nga malli zënë, dhëmbje e kokës.

Jam djali yt, engjëll e imja nënë
Që ndrit në shpirtin tim, si hënë,
Hape derën, nënë më fal ti mua,
Eh ç’më largoi, kurbeti i mallkuar.

Nëna!

Kush derën vallë, po më troket
Djalin tim unë e kam në kurbet,
Sa shumë vite, që kanë kaluar,
Zemra zjarr, mua mu përvëlua,

Kush je ti, nga mbrapa dere
Kësaj dite të bukur, pranvere,
Djali më ka ikur larg, nga halli,
Nënë e bir të dy, na treti malli.

Djali!

Hape derën, nënë të të shikoj
Të puth në ballë, të përqafoj,
Hape nënë, dot s’mund të pres,
Në je mirë të rroj, me shpresë.

Nëna!

Nënë e gjorë, pa fuqi ngadalë
Deshi një orë, derën të hapë,
Kur pa djalin, në qafë ju hodh,
Fol e qajë të dy, të larë në lotë.

Nënë e djalë!

Nënë e shkretë, eh sa u gëzua
Nënë e bir, shpirtin e qetësuan,
Zemra e nënës, po i fluturonte,
Kur pa djalin, syve s’u besonte.

Bukurie Binjaku. 6. 6. 2020. GREQI.

The post Nënë e bir të përmalluar! – Bukurie Binjaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>