August 9, 2024

Nënë e bir të përmalluar! – Bukurie Binjaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NËNË E BIR TË PËRMALLUAR!

Djali!

Lotë e dhëmbje, o nëna ime
Dy zemra djegur mallëngjime,
Nënë e dashur, seç na ndanë,
Ca zollumqar, me shpirtin djall,

Kafshatën nga dora na morën
Përtej kufijve, detit na hodhën,
Kush u mbyt, kush gjallë mbeti,
Në shpirt të nënës, u bë kjameti.

Djali!

Po të trokas derën, o nëna ime
U ktheva sot, pas shumë vitesh,
Erdha nga larg, në skaje të botës,
Nga malli zënë, dhëmbje e kokës.

Jam djali yt, engjëll e imja nënë
Që ndrit në shpirtin tim, si hënë,
Hape derën, nënë më fal ti mua,
Eh ç’më largoi, kurbeti i mallkuar.

Nëna!

Kush derën vallë, po më troket
Djalin tim unë e kam në kurbet,
Sa shumë vite, që kanë kaluar,
Zemra zjarr, mua mu përvëlua,

Kush je ti, nga mbrapa dere
Kësaj dite të bukur, pranvere,
Djali më ka ikur larg, nga halli,
Nënë e bir të dy, na treti malli.

Djali!

Hape derën, nënë të të shikoj
Të puth në ballë, të përqafoj,
Hape nënë, dot s’mund të pres,
Në je mirë të rroj, me shpresë.

Nëna!

Nënë e gjorë, pa fuqi ngadalë
Deshi një orë, derën të hapë,
Kur pa djalin, në qafë ju hodh,
Fol e qajë të dy, të larë në lotë.

Nënë e djalë!

Nënë e shkretë, eh sa u gëzua
Nënë e bir, shpirtin e qetësuan,
Zemra e nënës, po i fluturonte,
Kur pa djalin, syve s’u besonte.

Bukurie Binjaku. 6. 6. 2020. GREQI.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com