Donika Gjura Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/donika-gjura/ Poezi Laberia News Sat, 14 Aug 2021 20:23:01 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Donika Gjura Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/donika-gjura/ 32 32 Për ty baba! – Donika Gjura https://poezi.laberianews.com/2021/08/14/per-ty-baba-donika-gjura/ Sat, 14 Aug 2021 20:22:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20318 Për ty baba! * Sot është dita jote babë, Sa me mall po t’kujtoj, Shpejt...

The post Për ty baba! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për ty baba!
*
Sot është dita jote babë,
Sa me mall po t’kujtoj,
Shpejt e hapa këtë arkë,
Dhe kujtimet t’i vargëzoj..

Do t’i hedh këtu në letër,
Ç’do ditë dua t’i lexoj,
Për ty babë jam e verbër,
Krahkëputur po jetoj..

Në këtë filxhan kafe ke pi,
Këtu e rruaj n’fund t’kutisë
Do t’i mbaj me krenari,
Takëmet tua të burrërisë..

Kutinë tënde të duhanit,
Do ta rruaj si sytë e ballit,
Me çibukun e cigaren,
Po i laj me lot prej mallit..

Kujtimet n’mëndje më vinë
varg,
Kur shkoje n’mal për dru,
Barrën n’shpinë dielli n’kokë
saç,
Të godiste bash në tru..

Ehh ta dish sa mërzitem,
Rrugë s’marr me shkuar
askund,
Dera jote rri e kyçur,
Dryni mbyllur e çelësi
humb!

Autore Donika Meta Gjura!
Dt.21.06.2021!

The post Për ty baba! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jetimi Dhe Makina Luksoze! – Donika Gjura https://poezi.laberianews.com/2021/05/23/jetimi-dhe-makina-luksoze-donika-gjura/ Sun, 23 May 2021 12:16:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19767 Jetimi Dhe Makina Luksoze! * Sa pa fat erdhi në jetë kjo krijesë, Jetim i...

The post Jetimi Dhe Makina Luksoze! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jetimi Dhe Makina Luksoze!
*
Sa pa fat erdhi në jetë kjo
krijesë,
Jetim i mbetur në rrugë shpirt i trazuar,
Nën hije t’kësaj peme qan me dënesë,
Loti në sy ju tha e buza
shkrumuar..

Trotuareve endet ky jetim i
gjorë,
Pa bukë pa ujë pa gjumë
në sy,
Në shi, n’furtunë, acar e
dëborë,
E askush për të nuk don t’ja
dijë..

O ti që ke ndaluar makinën,
Hape atë zemrën e bëje
gur,
Merre e fute brënda jetimin,
Mbroje nga shiu jepi një
copë bukë..

Autore Donika Meta Gjura!
Dt/23/05/2021!

The post Jetimi Dhe Makina Luksoze! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E verbër jam! – Donika Gjura https://poezi.laberianews.com/2021/05/01/e-verber-jam-donika-gjura/ Sat, 01 May 2021 19:13:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19329 E verbër jam! * Krijesë e verbër jam, Nuk shoh me të dy sytë, Kur...

The post E verbër jam! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E verbër jam!
*
Krijesë e verbër jam,
Nuk shoh me të dy sytë,
Kur loti më pikon,
Errësira m’rëndon n’qerpik..

Nuk shoh lulet kur çelin,
As bletën kur thith nektar,
Nuk shoh dritën e Diellit,
E Hënën kur bie mbi mal..

Sa dua ta shoh Qiellin,
Kur e mbulojnë retë,
Por nuk shoh as pemët,
Kur sythet shpërthejnë..

E tash, asgjë nuk shoh,
Jam në errësirë,
Zoti më dha këtë zë,
E zemrën me dashuri..

Mos më përbuz o njeri,
Zoti dhe për mua mendoi,
Më dha zërin e bylbylit,
Të dal në skenë e t’këndoj!

Autore Donika Meta Gjura!
Dt 23/04/2021!

The post E verbër jam! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndaleni krimin ju vajzat e reja! – Donika Gjura https://poezi.laberianews.com/2021/04/18/ndaleni-krimin-ju-vajzat-e-reja-donika-gjura/ Sun, 18 Apr 2021 07:00:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19133 Ndaleni krimin ju vajzat e reja! * Lajmi i hidhur mori dhénë, Një nuse e...

The post Ndaleni krimin ju vajzat e reja! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndaleni krimin ju vajzat e reja!

*
Lajmi i hidhur mori dhénë,
Një nuse e vrau vjerrën,
Nuk mjaftoi që i hoqi kokën,
Me atë thikë i nxori zorrët..

Si guxove moj e pashpirt,
Me i vënë vjerrës thikën n’fyt,
Pse s’e mendove këtë gjë dy herë?
Se nesër dhe ti do t’bëhesh
vjerrë..

Dhe tani burgun ke zënë,
Fëmijët e tu rrugëve ke lënë,
Burrit tënd ja bëre gjëmën,
Pa kokë në varr ja çove nënën..

Ndaleni krimin ju vajzat e reja,
Për një fjalë nuk vritet vjerra,
Asgjë nuk prish dhe kur të flet,
Ajo nënë e burrit meriton respekt!

Donika Meta Gjura Autor!
Dt/17/04/2021!

The post Ndaleni krimin ju vajzat e reja! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dymbëdhjetë vite pa ty babai im i shtrenjtë! – Donika Gjura https://poezi.laberianews.com/2021/03/13/dymbedhjete-vite-pa-ty-babai-im-i-shtrenjte-donika-gjura/ Sat, 13 Mar 2021 09:30:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18171 Dymbëdhjetë vite pa ty babai im i shtrenjtë! * Si sot dymbëdhjetë vite më parë,...

The post Dymbëdhjetë vite pa ty babai im i shtrenjtë! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dymbëdhjetë vite pa ty babai im i shtrenjtë!
*
Si sot dymbëdhjetë vite më
parë,
Me dhimbje e lot këtë ditë e
kujtoj,
Dita kur nga jeta dhe ne je
ndarë,
Në dymbëdhjetë të drekës
fryma të ndaloi..

Baba ti seç parandjeve atë
ditë,
Kokën nga perëndimi vetë e
ktheve,
E drejt nga unë i fiksove
sytë,
Ndoshta një porosi doje
t’më jepje..

Ti ike, por diçka peng të kambet,
Për s’gjalli mbesën Anna e stërnipin Flori s’kishe afër,
Mallkuar qoftë ky gurbet i shkretë,
Të ndau nga njerzit e tu më të dashur..

Ti ike në pranverë kur qingjat blegërojnë,
Kur dallëndyshet e shtegtimit kthehen në fole,
Kur çel lulja e parë që pranverën lajmëron,
Kur shpërthejn sythet e lule çel çdo pemë..

Baba, ikja jote zemrat na i
coptoi,
Veç fëmijëve tanë asgjë s’na ka mbetë,
Kur ikin bijat për festa ne s’kemi ku shkojmë,
Për ne dera e prindërve e kyçur për jetë..

Sa krenare ndihem që jam
jot bijë,
Kur thonë kjo është vajza e
Hysenit,
Një gjë po ju them ju o miqtë e
mi,
Njeriu vdes atëhere kur i
vdes emri..
Lutem Zotit për ty baba
Qofsh i xhenetit!
Respekte për lexuesit!

Donika Meta Gjura! Autor!
Dt/02/03/2021!

The post Dymbëdhjetë vite pa ty babai im i shtrenjtë! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mirësevjen pranverë e bukur! – Donika Gjura https://poezi.laberianews.com/2021/02/11/miresevjen-pranvere-e-bukur-donika-gjura/ Thu, 11 Feb 2021 15:22:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17273 Mirësevjen pranverë e bukur! * Kush planetin e trazoi? Çbëhet vallë me këtë covid? Tymi...

The post Mirësevjen pranverë e bukur! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mirësevjen pranverë e bukur!

*
Kush planetin e trazoi?
Çbëhet vallë me këtë covid?
Tymi i zi mushkëritë helmoi,
Po na i mer njerzit ç’do ditë..

Ahh, moj qyqja e beharit
Kur t’këndosh atje mbi mal,
Do t’rënkosh n’vargje t’refrenit,
Sa ke lënë s’do i gjesh gjallë..

Dallëndyshe e shtegëtimit
Kur të vish t’ndërtosh folenë,
Bashkë me zërin e bilbilit,
Aromë t’këndshme me na sjellë..

Mirësevjen pranverë e bukur
Plot me lule e me freski,
Nga ky truall helmin ta zhdukësh,
Na e kthe të ëmblën dashuri..

Donika Gjura! Autor!
Dt/03/02/2021!

The post Mirësevjen pranverë e bukur! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
I lehtë qoftë dheu! – Donika Gjura https://poezi.laberianews.com/2021/02/07/i-lehte-qofte-dheu-donika-gjura/ Sun, 07 Feb 2021 21:47:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17094 I lehtë qoftë dheu! * Ah, moj shoqe si s’ja dole? Një muaj ditë n’spital...

The post I lehtë qoftë dheu! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
I lehtë qoftë dheu!
*
Ah, moj shoqe si s’ja dole?
Një muaj ditë n’spital shtruar,
Kësaj flame”covid”ju nënshtrove,
Të mori jetën qoftë mallkuar..

Shoqe besnike sa më s’ka
Punëtore, bëje natën ditë,
E mençur, fjala s’të shkonte n’havá..
Nënë shembullore për fëmijët..

Mezi prisje të na vijë vera
Të shkoje te djemtë në Itali
Me çanta plot si nga hera,
Si t’gjitha nënat për fëmijët

Tridhjetë ditë me gjylpana
mjekim
Ne të pritëm t’na vish
shëndoshë,
Në mushkëri të kishte
godit,
Copë e thërrime ti bëri
shoshë..

Ahh, moj shoqe sot dy
ditë
N’banesë të fundit je
izoluar,
Të t’lejë Zoti të pestë
fëmijët,
I lehtë qoftë dheu që t’ka
mbuluar!

U prehsh në parajsën e përjetësisë shoqja e motra jonë! Xhume Bajrami!
Donika Gjura! Autor!
Dt/01/02/2021!

The post I lehtë qoftë dheu! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Te erdhi fundi covid! – Donika Gjura https://poezi.laberianews.com/2021/01/02/te-erdhi-fundi-covid-donika-gjura/ Sat, 02 Jan 2021 07:02:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16111 Te erdhi fundi covid! * Te erdhi fundi covid i mallkuar, edhe pak ditë me...

The post Te erdhi fundi covid! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Te erdhi fundi covid!
*
Te erdhi fundi covid i mallkuar,
edhe pak ditë me ty na kane mbet,
na dogje shpirtin n’zjarr përvëluar,
në Histori të shkruhet “Covid 2019-të”..

Në shpirtra t’pafajshem lè vàrrë e plagë,
planetin katran në zi e ke vesh,
si ujk n’kopè delesh kur i pret n’qafë
i pamëshirshem je, more t’rinj, t’reja, pleq..

Aq shume na lodhe, gjymtyrët na këpute,
trishtimin në ç’do shpirt e ule këmbëkryq,
i tërbuar si bishë mbi njerëz u vërsule,
përpara e vure të mirë e të keq…!

E gjithë kjo lodhje e vuajtje që kaluam,
erdhi per fajin e shpirtrave të ligj,
për ata që në zot kurrë nuk besuan,
u dogjën dhe të mirë për fat te keq..

Sonte nuk e di pse kam një ndjesi,
qoftë per mirë ky gëzim që n’shpirt kam,
një urim dua t’përcjell në çdo vatër e shtëpi,
Për t’gjithë globin dhe tek ju pra miqësia ime e artë..!..

Bashkë me urimin një mesazh e kam,
për të gjithë nè që ndoshta edhe gabuam,
t’mësojmë nga gabimet e vitit që lamë
t’pastrojmë shpirtrat nga ligësitë që na zaptuan..

Urime pra e Gëzuar ardhtë një vit i mbarë,
të shkrijë akujt në ç’do zemër të ngrirë,
për t’gjithë njerzimin t’vinë ditë të bardha
STOP trishtimin t’na kthejë lumturinë…!

Paqe, paqe, dashuri, begati e mirësi të sjellë,
nuk duam salltanete, pasuri, ajo shkon e vjen,
Qiellin më nuk e duam të vrenjtur me rè,
diell dhe vetëm diell ty të duam në planet…!

Nga mot Gezuar Krishtlindjet dhe vitin e Ri
2♥21!

Ju uroj nje mbremje te kendshme pa merzia e stres miqesia ime e arte kudo qe jeni e frymoni!..
Donika Gjura! Autor!
Bulqize..Dt..24/12/2020!

The post Te erdhi fundi covid! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Festat na erdhën! – Donika Gjura https://poezi.laberianews.com/2020/12/25/festat-na-erdhen-donika-gjura/ Fri, 25 Dec 2020 11:54:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15993 Festat na erdhën! * Festat na erdhën, të gëzojmë të gjithë, të mblidhemi rreth tryezës...

The post Festat na erdhën! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Festat na erdhën!
*
Festat na erdhën,
të gëzojmë të gjithë,
të mblidhemi rreth tryezës
e të ngreme dollinë….!

Na lodhi shumë ky vit,
me ankth e trishtim,
Krishtlindja e viti i Ri,
do t’na sjellin gëzim..

Na ndau ky covid,
nga të afërmit tanë,
në vdekje e n’gëzime,
kurrë nuk u pamë…!

Duhet të shpresojmë
t’kemi besim në Zot,
që në sytë e njerzve,
të mos ketë më lot..!

Në katër anët e globit,
e në çdo shtëpi,
ti lutemi Zotit,
për paqe e lumturi!

Mos na kaploje mërzia,
mos na mund hidhërimi,
buzëqeshja në fytyra,
është arma e ç’do trishtimi!

Zhduku me rrënjë covid,
na lerë t’jetojmë të lirë,
dashtë Zoti këtë fundvit,
të themi lamtumirë…!!

Gjura Donika Autor!
Bulqizë..Dt/21/12/2020!

The post Festat na erdhën! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos me thuaj! – Donika Gjura https://poezi.laberianews.com/2020/12/12/mos-me-thuaj-donika-gjura/ Sat, 12 Dec 2020 21:46:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15660 Mos me thuaj! ” Mos me thuaj se te dua; se më nuk te besoj,...

The post Mos me thuaj! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos me thuaj!

Mos me thuaj se te dua;
se më nuk te besoj,
s’të lejoj te tallesh me mua,
dashuria nuk eshte loje..!

Ështe e kotë qe erdhe;
une fare nuk te prita,
degjova thashetheme
e aq shume u merzita..!

Njerzit nuk flasin kot;
gjithçka ata e dine,
u kishin parë te dy tok;
diku ne nje lendine.!

Buqetat me lule n’koke,
ti kishte thurë kurore;
e ti zbritur ne toke,
shkelqeje si meteorë..!

Ehh, sa shume te doja;
dhe këtë ti mire e di,
jetën per ty e flijoja
ishe e vetmja dashuri..

Jo, jo, s’mund t’fal dot
zemra dysh m’është nda;
as mos u lodh kot,
tradhetia falje s’ka..!

E tani ik nga erdhe,
se koka po më plas;
per nje dashuri të re,
une derën do ta hap..!

Donika Gjura! Autor!
Bulqize dt..09/12/2020!

The post Mos me thuaj! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>