Mos me thuaj! – Donika Gjura

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mos me thuaj!

Mos me thuaj se te dua;
se më nuk te besoj,
s’të lejoj te tallesh me mua,
dashuria nuk eshte loje..!

Ështe e kotë qe erdhe;
une fare nuk te prita,
degjova thashetheme
e aq shume u merzita..!

Njerzit nuk flasin kot;
gjithçka ata e dine,
u kishin parë te dy tok;
diku ne nje lendine.!

Buqetat me lule n’koke,
ti kishte thurë kurore;
e ti zbritur ne toke,
shkelqeje si meteorë..!

Ehh, sa shume te doja;
dhe këtë ti mire e di,
jetën per ty e flijoja
ishe e vetmja dashuri..

Jo, jo, s’mund t’fal dot
zemra dysh m’është nda;
as mos u lodh kot,
tradhetia falje s’ka..!

E tani ik nga erdhe,
se koka po më plas;
per nje dashuri të re,
une derën do ta hap..!

Donika Gjura! Autor!
Bulqize dt..09/12/2020!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com