Drita Haxhillari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/drita-haxhillari/ Poezi Laberia News Mon, 19 Sep 2022 12:14:57 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Drita Haxhillari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/drita-haxhillari/ 32 32 Çaste të trazuara… – Drita Haxhillari https://poezi.laberianews.com/2022/09/19/caste-te-trazuara-drita-haxhillari-2/ Mon, 19 Sep 2022 12:14:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23684 Çaste të trazuara… Një çast,shpirtin,më ngroh si Dielli, befas,më ftoh,si rrebesh nga Qielli. Një çast,më...

The post Çaste të trazuara… – Drita Haxhillari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Çaste të trazuara…

Një çast,shpirtin,më ngroh si Dielli,
befas,më ftoh,si rrebesh nga Qielli.
Një çast,më mban,xhevair në duar,
në çast,shpërthen,vlon,i zemëruar.

Një çast,koshere mjalti,ëmbëlsi…
në çast,i mermertë,akull,ftohtësi.
Një çast,si Hëna,rrugën ndriçon…
në çast,me dikë,s’di pse ngatërron.

Një çast,duhemi,deri në marrëzi,
sërish,grindemi,pa mua kush je ti !?
Një çast,e gjjthë bota,je për mua,
në çast,i egër,nuk të njoh,më thua.

Një çast,humbasim në lumturi…
në çast,të heshtur,në pafundësi…
Një çast,dehemi,në gotë dashurie,
në çast,urrehemi,në dolli mërzie.

Një çast,qeshim e gëzojmë,si fëmi,
dilemë retorike,kush dreqin je ti !?
Një çast,digjemi,në mall e pasion,
në çast,reagimi yt më shkatërron.

Çastet,trazuan,shpirtin tim të dlirë,
Ikkk,largohu prej meje,lamtumirë !

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt.17.07.2022

The post Çaste të trazuara… – Drita Haxhillari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëse… – Drita Haxhillari https://poezi.laberianews.com/2022/06/28/nese-drita-haxhillari/ Tue, 28 Jun 2022 11:31:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23430 Nëse… Nëse…ashtu kuturu… nëse dehur në një pikë, nëse as atje,as këtu, rrotullohesh nën frikë,...

The post Nëse… – Drita Haxhillari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëse…

Nëse…ashtu kuturu…
nëse dehur në një pikë,
nëse as atje,as këtu,
rrotullohesh nën frikë,
nëse nuk ke ç’far jep…
nëse nuk do ndjesitë e mia,
mos mbaj asnjë xhep,
po nuk hyri dashuria !

Nëse…një ditë më kërkon,
nëse je esëll në identitet,
mos u lodh,je tepër vonë,
gjithçka mori fund,u tret !
Nëse,nëse digjesh si cigare,
Nëse,nëse,nëse përsëri…
harroje vashëzën lastare,
vet e humbe këtë mundësi !

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:24.06.2022

The post Nëse… – Drita Haxhillari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në ëndërr me ty – Drita Haxhillari https://poezi.laberianews.com/2022/04/30/ne-enderr-me-ty-drita-haxhillari-2/ Sat, 30 Apr 2022 12:46:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23029 Në ëndërr me ty. Në krah’ të ëndrrës fluturoj, rend…gjith mall drejt teje, në kraharorin...

The post Në ëndërr me ty – Drita Haxhillari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në ëndërr me ty.

Në krah’ të ëndrrës fluturoj,
rend…gjith mall drejt teje,
në kraharorin tënd qëndroj,
ti-Diell dashurie,pran’ meje.

Zjarr ndezur,të shoh në sy,
plot pasion,që s’di të ndal,
humbas,dorëzohem tek ty,
buz’përvëluar,të dy pa fjalë.

Gishtat lozin,në flokët e mi,
në lojë tundimi,më pushton,
emocion”marrëzie”më je ti,
parajsë shpirti që ledhaton.

Afsh zjarri,dehur më kaploj,
digjem në romanc’ magjike,
etshëm,n’gurr’malli qëndroj, dashurie e rrall’ e ç’do dite.

Nën Qiell yjesh,vezullojmë,
ngjizur në shtrat lumturie,
në ngjyra pranvere,gëzojm’
lezet jete,në esenc’ ndjesie.

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:14.04.2022

The post Në ëndërr me ty – Drita Haxhillari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rrëmbem’ si pranverë ! – Drita Haxhillari https://poezi.laberianews.com/2022/04/05/rrembem-si-pranvere-drita-haxhillari/ Tue, 05 Apr 2022 07:56:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22918 Rrëmbem’ si pranverë ! Në udhën mister,pa krye,pa fund, etshëm në oazë,e heshtur,pa buj’ cikje...

The post Rrëmbem’ si pranverë ! – Drita Haxhillari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rrëmbem’ si pranverë !

Në udhën mister,pa krye,pa fund,
etshëm në oazë,e heshtur,pa buj’
cikje therëse…gërryen e shkund,
shkelmoj kripërat,për një pikë ujë.

Të strukur të dy,retë kemi çati,
të tkurrur,pa një grimë shpresë,
gdhir’ e ngrysur,as shi as stuhi,
truk shuplake,enigëm që s’vdes.

Dikur…ishim ylber në univers,
gjunjëzuam lakmitarët plot vrer,
tani,të huaj,gjithçka mori ters,
kthyer në dimër,në akull,mermer.

Përulur në ankth,ndrydhur në lot,
pauza frymimi,si të zënë në grykë,
provuam Diellin,përse rrebesh sot,
ishim si dy yje,si ne s’kish të dytë !

Rrëmbem’ si pranver’ në ç’do stinë,
bëhu fener,si dritë për këto dy sy,
shkrije ngricën,të rrjedh në gremin’
në këtë botë jam me ty dhe për ty !!

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:01.04.2022

The post Rrëmbem’ si pranverë ! – Drita Haxhillari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mësues-Ikonë respekti – Drita Haxhillari https://poezi.laberianews.com/2022/04/01/mesues-ikone-respekti-drita-haxhillari/ Fri, 01 Apr 2022 20:15:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22847 Mësues-Ikonë respekti. Tempull i shenjtë,yllësi për ne, në kohëra moderne dhe antike, dorë e ngrohtë...

The post Mësues-Ikonë respekti – Drita Haxhillari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mësues-Ikonë respekti.

Tempull i shenjtë,yllësi për ne,
në kohëra moderne dhe antike,
dorë e ngrohtë në A-B-C dhe 1-2-3,
Diell dije,buzëqeshje e ç’do dite.

Mësues-përkulem me krenari,
për ju-muzë e artë mendimi,
na injektuat mirësi dhe dashuri,
në sytë tuaj-busull orjentimi…

Para jush-varfërohem në fjalë,
ndrojtur,risjell kujtime ndër vite..
mbështjellë në nostalgji dhe mall,
si prind i dytë,na deshe,na rrite.

Ende ndihem fëmi,si dikur…
brishtësi,në ndjenjë pafajësie,
ruaj në ç’do qelizë,nën lëkurë,
arkivë të artë në formim e dije.

Mirënjohje-simbol në udhërrëfime,
mantel fisnikërie-qofsh i bekuar,
lulëzim pranvere në zemrën time,
ikonë respekti-7 Marsin Gëzuar !

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:07.03.2022

The post Mësues-Ikonë respekti – Drita Haxhillari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku po shkojmë..!? – Drita Haxhillari https://poezi.laberianews.com/2022/03/24/ku-po-shkojme-drita-haxhillari/ Thu, 24 Mar 2022 05:38:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22810 Ku po shkojmë..!? Në pakëz relaks-realitet i mjerë, parfumosur në grimca vërtetësie, meny çudirash,ashtu si...

The post Ku po shkojmë..!? – Drita Haxhillari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku po shkojmë..!?

Në pakëz relaks-realitet i mjerë,
parfumosur në grimca vërtetësie,
meny çudirash,ashtu si ç’do herë,
në sfond,e njëjta kolonë melodie..

Mozaik vlerash-breza në krenari,
sot…shkërmoqur,bërë copë e çik,
panoramë kokëposhtë,bardhë e zi,
një grimë jete-s’e gëzuam një ditë.

Ishim më mirë…kur ishim “keq”
ishim bio,model i të qenit NJERI,
sot-katandisur,tjetërsuar për “dreq”
shëmti e veshur në shtirje,neveri.

Ishim Diell-gjithnjë shpirt behar,
sot-akullnajë,të ngrirë si statujë,
ndërgjegjia ish kopësht margaritar,
sot-fallsitet,kacafytje në rrëmujë.

Vërtet dikur…turmë e “monitoruar”
por ishim të thjeshtë,kishte lezet,
sot-antivlerat,në kor janë rreshtuar,
zhveshur shpirti njerëzor,oh medet!

Ku po shkojmë…më thoni aman,
përse kaq indiferencë,ngurtësi !?
Reago o NJERI,gjej vetes derman,
ngrohe shpirtin,dhuro Dashuri !

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:06.03.2022

The post Ku po shkojmë..!? – Drita Haxhillari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Aromë dashurie ! – Drita Haxhillari https://poezi.laberianews.com/2022/02/27/arome-dashurie-drita-haxhillari/ Sun, 27 Feb 2022 17:49:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22690 Aromë dashurie ! Të duash-kjo ndjesi e rrallë, çelës artë-hap dyer mirësie, gurr’që buron mjalt...

The post Aromë dashurie ! – Drita Haxhillari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Aromë dashurie !

Të duash-kjo ndjesi e rrallë,
çelës artë-hap dyer mirësie,
gurr’që buron mjalt në mall,
parajs’ fati-aromë dashurie.

Amaryllis-verbim bukurie,
zambak lugine në ëmbëlsi,
Lis sharmant,nur hijeshie,
karafil i kuq-forc’ në krenari.

Të kam ajër-ti je Dielli,
ylber-ndrit pas ç’do stuhie,
unë të jam Hëna,Qielli,
të dy-serenatë dashurie.

Ledhatimi yt-zemra pulson,
vallzim flutre mbi trëndelin,
univers lumturie m’dhuron,
aromë dashurie-shpirti im !

Më je si një këngë bilbili,
ves lëndine-ç’do mëngjes,
më je esencë trëndafili,
nota melodie plot shpresë.

Bot’ ngjyrash,jo imagjinat’
dy zemra-unison në jetë,
mëndafsh yllësie-ditë e nat’
unë Hirushe dhe ti mbret !!

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:14.02.2022

The post Aromë dashurie ! – Drita Haxhillari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ta duam femrën ! – Drita Haxhillari https://poezi.laberianews.com/2022/02/13/ta-duam-femren-drita-haxhillari/ Sun, 13 Feb 2022 07:28:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22617 Ta duam femrën !! Në vrazhdësinë maraton’ brengosemi në pafajësi, në gjurmët ku ti kalon…...

The post Ta duam femrën ! – Drita Haxhillari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ta duam femrën !!

Në vrazhdësinë maraton’
brengosemi në pafajësi,
në gjurmët ku ti kalon…
mbjell djerrina në ligësi.

S’di si bën hije mbi tokë,
derdhur lumenj me vrer’
shpirt thyer në k’të botë,
kujt tjetër i bëre qeder !?

I mistershëm si vetë deti,
nga fantazmat survejuar,
dallgë mllefi nga ty mbeti,
imazh i egër,i shpërfytyruar.

Robinë e shijes së hidhur,
meny servirur ndër dhëmb’
pafajësi në zinxhir lidhur,
butësi e shkelur me këmb’!

Siluetë shprese në agim,
nat’ ankthi që mori arratin’
e lirë si një zog në fluturim,
fole britme-kudo oshëtin..!

Loti i dhimbjes-në rebelim,
në djall ti që nuk ke zemër,
biletë e destinuar pa kthim,
s’lëndohet kurrë një femër !!

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:01.02.2022

The post Ta duam femrën ! – Drita Haxhillari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Memorial i heshtur – Drita Haxhillari https://poezi.laberianews.com/2022/01/26/memorial-i-heshtur-drita-haxhillari/ Wed, 26 Jan 2022 09:47:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22577 Memorial i heshtur. Në mjergull…në tymnajë, diku..në merorien e strukur, retorikë mister,në ç’do skaj, monolog...

The post Memorial i heshtur – Drita Haxhillari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Memorial i heshtur.

Në mjergull…në tymnajë,
diku..në merorien e strukur,
retorikë mister,në ç’do skaj,
monolog miks,pa u dukur.

Ish një kohë…si pranverë,
tani…në zemër akullnajë,
si rreze Dielli…ishe atëherë,
tani…s’di kujt i peshon faj.

Çekan-ndryshkur n’univers,
siluetë-zhdukur në errësirë,
hutuar n’dhëkryq,si për ters,
trafik dendur,pa vend të lirë.

Vrull mendimesh-uragan,
rend pas tyre,në etje-mall,
trysni që shpirti s’e mban,
çoroditje,si qenie e rrallë.

Zëri këlthet,kthehem n’vite,
pluhurosjen tej…e shkund,
oazë e trishtë e ç’do dite…
dehur…gotën ngre me fund.

Ti ishe ëngjëll si në përrallë,
unë një flutur krahë shkruar,
tani-imazh i kthyer në djall,
unë drit’ shpirti,e plotësuar !

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:25.01.2022

The post Memorial i heshtur – Drita Haxhillari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zeneli ynë ! – Drita Haxhillari https://poezi.laberianews.com/2022/01/24/zeneli-yne-drita-haxhillari/ Mon, 24 Jan 2022 05:26:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22526 Zeneli ynë !! Dridhu-dridhu-tel i çiftelisë, jepi tingull melodie poezisë, me ty gjithë Benda këndon,...

The post Zeneli ynë ! – Drita Haxhillari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zeneli ynë !!

Dridhu-dridhu-tel i çiftelisë,
jepi tingull melodie poezisë,
me ty gjithë Benda këndon,
Zenel Bastari-krenaria jon’ !

Patrioti ynë-zemër qelibar,
rrënjë identiteti në Bastar,
forca e Tij-shkëmb graniti,
tiraninë n’themel e tronditi !

Zeneli-me çallmë mbi kokë,
artizan flori-i rrall’ mbi tokë,
Zeneli-vjershëror e bejtexhi,
demaskoi ç’do padrejtësi !

Poeti ynë-i drejti dynjasë,
shpirti Tij-zëri i fukarasë,
apel i fort’ n’shesh mejdani,
se i lëngonte fort vizhdani.

Jehon kënga-n’zemër mall,
Zeneli ynë-zhevahir i rrallë,
fjalë/artë-ikonë në histori,
krenaria jonë në përjetësi !!

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:20.01.2022

The post Zeneli ynë ! – Drita Haxhillari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>