Aromë dashurie ! – Drita Haxhillari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Aromë dashurie !

Të duash-kjo ndjesi e rrallë,
çelës artë-hap dyer mirësie,
gurr’që buron mjalt në mall,
parajs’ fati-aromë dashurie.

Amaryllis-verbim bukurie,
zambak lugine në ëmbëlsi,
Lis sharmant,nur hijeshie,
karafil i kuq-forc’ në krenari.

Të kam ajër-ti je Dielli,
ylber-ndrit pas ç’do stuhie,
unë të jam Hëna,Qielli,
të dy-serenatë dashurie.

Ledhatimi yt-zemra pulson,
vallzim flutre mbi trëndelin,
univers lumturie m’dhuron,
aromë dashurie-shpirti im !

Më je si një këngë bilbili,
ves lëndine-ç’do mëngjes,
më je esencë trëndafili,
nota melodie plot shpresë.

Bot’ ngjyrash,jo imagjinat’
dy zemra-unison në jetë,
mëndafsh yllësie-ditë e nat’
unë Hirushe dhe ti mbret !!

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:14.02.2022

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com