Elham Pasha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/elham-pasha/ Poezi Laberia News Thu, 26 Nov 2020 21:05:36 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Elham Pasha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/elham-pasha/ 32 32 Mapo – Elham Pasha https://poezi.laberianews.com/2020/11/26/mapo-elham-pasha/ Thu, 26 Nov 2020 21:05:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15029 M A P O ~ p o e z i ~ E di,kjo fjalë rrjedh...

The post Mapo – Elham Pasha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
M A P O ~ p o e z i ~

E di,kjo fjalë rrjedh nga etja ,
për buzët e huaja .
Në atë vitrinë ka simite buke,
fotografi kujësh,deri te dhëmbi i fildisht.
Për ty,kam kapur përherë,ëmbëlsinë e bukës pa katër gërma ,që kanë bërë memec edhe gjuhën e shkenctarve.
Në jetën time,fildishti,
më ka goditur me thundra deveje,
për t’i shkelur dhëmbthyer,gurët e shpirtit.
S’e kam peshuar peshën e elefantit,
përball syve të mi.
Gungat m’i dhe ti,jo me ninullën e nënës.
Babai vraponte mbas xhirafave,
në lëndinat që s’mbilleshin farë buke.
E di,kam jetuar midis dy shtretëve të kundërt…
Mopo-pa baba,zotri apo shënjtëri !?
Nëna më rriti me qumshtin e lulkuqes
që ngjyrën e saj mos t’ja mbjell qiellit!
Mopo- katër fjalë,të cilat s’duhet të jenë në sirtarin tim!
Mopo- napa që do pastrim shpirti…
Nëse më do,grise shaminë!
Atë,që t’a ka dhuruar babai i xhirafës.
Elham Pasha

The post Mapo – Elham Pasha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fustanin t’a dogji ëndrra – Elham Pasha https://poezi.laberianews.com/2020/09/20/fustanin-ta-dogji-endrra-elham-pasha/ Sun, 20 Sep 2020 10:45:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12606 Fustanin t’a dogji ëndrra ~ l i r i k ë ~ M’u bë bota...

The post Fustanin t’a dogji ëndrra – Elham Pasha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fustanin t’a dogji ëndrra ~ l i r i k ë ~

M’u bë bota paparume,
Kur ti, bleve atë fustan.
Nëpër pala se c’humbe…
E shtegu- tym, për matan.

Xhixhile,o lule lojfate,
Mjergulla më ngriti pusinë.
Pse të zuri lemza,cpate?
Vesha dhëmbët për dashurinë.

O,i ziu si lule prushi,
M’u dogj vetulla te refreni!
Po shtrydh grushtin tek mushti;
Balli m’u bë copa mermeri.

Xhixhile ,më humbi zëri ;
M’a rrëmbyen dhe gjinkallat.
Nëpër gryka u ndez shërri ,
Se ca t’vërteta i kanë përrallat.

Xhixhile,të qënka këputur taka;
Se c’m’u dogj e mandolina.
Po pres dallgën t’mbytet varka.
Pse po korret trendelina?

E,mor burr,mëndje shkoqur ,
Sot ka shumë festivale.
Xhixhile,të dija të ndrojtur ,
Më shite në karnavale.

Xhixhile,je këtu a je atje?
Po këndon Ardit Gjebreja…
Hajde tu,mos të bej be,
Se do digjem tek penxhereja!
ELHAM PASHA

The post Fustanin t’a dogji ëndrra – Elham Pasha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos më lër jetim te lumi – Elham Pasha https://poezi.laberianews.com/2020/02/26/mos-me-ler-jetim-te-lumi-elham-pasha/ Wed, 26 Feb 2020 09:30:21 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=704 Mos më lër jetim te lumi Cigane,të thithtë era , se buzë ndezur mbeta unë!...

The post Mos më lër jetim te lumi – Elham Pasha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos më lër jetim te lumi

Cigane,të thithtë era ,
se buzë ndezur mbeta unë!
Blerimi më cel te dera,
kur,ti lahesh,atje në lum.

Cili yll të ndezi zjarrin
e të shkriu me ylberin!?
Me vetëtima dogja malin
e, në hark e ktheva frerin.

Ktheva lumin në fshikull zëmre
që t’ më lante- carcaf i bardhë.
Shelgu thuri lirika kënge,
unë si dhëndër i pa dal.

Qase buzën ,se më drthërove!
Nuk jam kalë pa patkonj…!
Me syrin tënd më martove,
nëpër lum,në cdo buronjë.

Mos është ëndërr me fletë plepi,
cigane,bija e arxhiut!?
Fjala m’u bë robinë mbretit,
mbuluar me mjergullën e shiut.

Le të hingëllijnë- mijra kuaj,
nuk do ndahem më nga lumi.
Unë ndez qiriri…, e ti shuai,
përmbi hoje do të vdes gjumi !
ELHAM PASHA

The post Mos më lër jetim te lumi – Elham Pasha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>