Mos më lër jetim te lumi – Elham Pasha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mos më lër jetim te lumi

Cigane,të thithtë era ,
se buzë ndezur mbeta unë!
Blerimi më cel te dera,
kur,ti lahesh,atje në lum.

Cili yll të ndezi zjarrin
e të shkriu me ylberin!?
Me vetëtima dogja malin
e, në hark e ktheva frerin.

Ktheva lumin në fshikull zëmre
që t’ më lante- carcaf i bardhë.
Shelgu thuri lirika kënge,
unë si dhëndër i pa dal.

Qase buzën ,se më drthërove!
Nuk jam kalë pa patkonj…!
Me syrin tënd më martove,
nëpër lum,në cdo buronjë.

Mos është ëndërr me fletë plepi,
cigane,bija e arxhiut!?
Fjala m’u bë robinë mbretit,
mbuluar me mjergullën e shiut.

Le të hingëllijnë- mijra kuaj,
nuk do ndahem më nga lumi.
Unë ndez qiriri…, e ti shuai,
përmbi hoje do të vdes gjumi !
ELHAM PASHA

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com