Fatime Kalimashi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/fatime-kalimashi/ Poezi Laberia News Sat, 03 Oct 2020 08:54:06 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Fatime Kalimashi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/fatime-kalimashi/ 32 32 Mall i pashuar – Fatime Kalimashi https://poezi.laberianews.com/2020/10/03/mall-i-pashuar-fatime-kalimashi/ Sat, 03 Oct 2020 08:54:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13054 MALL I PASHUAR Dëgjo të rrahurat e zemrës Kur flasin si gurgullimat e ujit I...

The post Mall i pashuar – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MALL I PASHUAR

Dëgjo të rrahurat e zemrës
Kur flasin si gurgullimat e ujit
I pashterur nga malli për ty
Jo nga harresa por nga mungesa

Dëgjo këngën e bilbilit të përmalluar
Si melodi e shpirtit të trazuar
Nga të rrahurat e zemrës për ty
Me mall djegur e përvëluar

Gjej kohë të duhemi më gjatë
T’i themi njëri-tjetrit çdo natë
Të duhemi pa fjalë edhe kur s’jemi ngat
Se shpirtërat tanë kanë lindur me fat

Ti nuk i dëgjon të rrahurat e zemrës
As unë nuk ta shoh shpirtin tënd
Sa herë do të bëhemi bashkë
Do të duhemi si herën e parë

Fatime Kalimashi
2. 10. 2020

The post Mall i pashuar – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë dhe gota – Fatime Kalimashi https://poezi.laberianews.com/2020/06/14/une-dhe-gota-fatime-kalimashi/ Sun, 14 Jun 2020 11:51:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8287 UNË DHE GOTA Të dyja bashkë qëndrojmë heshtur Kur i flas ajo më buzëqesh Unë...

The post Unë dhe gota – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
UNË DHE GOTA

Të dyja bashkë qëndrojmë heshtur
Kur i flas ajo më buzëqesh
Unë e mbush me verë të kuqe
Ajo bëhet sikur më flet në vesh

Herë pas here e mbush prapë me verë
E pi me qejf dhe me shumë mall
Dhe dehem ndonjë herë
Shumë mendime më vijnë vërdallë

Sa herë pi me ty dëfrehem
Je e vetmja që më bën shoqëri
Për një gotë sa herë unë dehem
Qejfin vetes ia bëj sa herë e pi

Eh! Gotë me verë me kënd ke punë
Sa herë të mbush më shumë të dua
Sa herë të pi them mos qoftë e fundit herë
Se prapë dua të të shoh mbushur me verë

FK
4.6.2020

The post Unë dhe gota – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jeta – Fatime Kalimashi https://poezi.laberianews.com/2020/05/30/jeta-fatime-kalimashi/ Sat, 30 May 2020 14:05:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7260 JETA Jeta shumë më ka mësuar Vuajtje shumë më ka dhuruar Unike e fortë kam...

The post Jeta – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JETA

Jeta shumë më ka mësuar
Vuajtje shumë më ka dhuruar
Unike e fortë kam qëndruar
Me shpirt nuk jam dorëzuar

Jeta më dha mësim e kulturë
Më dha forcë të mos dorëzohem kurrë
Më dha dashuri të dua edhe më shumë
Më dha rast ta njoh veten kush jam unë

Në çdo sfidë jetoj me nder
Me durim i jap vetes vlerë
Në rrugën e jetës që ka një mbarim
Se jeta është një udhëtim pa kthim

FK
26.5.2020

The post Jeta – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Malli i mërgimtarit – Fatime Kalimashi https://poezi.laberianews.com/2020/05/23/malli-i-mergimtarit-fatime-kalimashi/ Sat, 23 May 2020 05:08:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6861 MALLI I MËRGIMTARIT Çdo ditë jeton e malli nuk e mund Në shpirt mban dhimbje...

The post Malli i mërgimtarit – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MALLI I MËRGIMTARIT

Çdo ditë jeton e malli nuk e mund
Në shpirt mban dhimbje pa fund
Çdo vit pritje sikur ëndërr e zgjuar
Malli mërgimtarit etje e pashuar

Plagë vetmie në heshtje mbetur
Dhimbje në zemër e pa shëruar
Në vend të huaj i shkelur si gjethe
Malli mërgimtarit etje e pa shuar

Malli për familjen çdo herë mbyt vetminë
Dashuria për Atdhe shpirtin djeg e përvëlon
Të huaj në mërgim e të huaj në Atdhe
Si zogjtë shtegtarë kur kërkojnë fole

FK
22.5.2020

The post Malli i mërgimtarit – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kush je ti – Fatime Kalimashi https://poezi.laberianews.com/2020/05/14/kush-je-ti-fatime-kalimashi/ Thu, 14 May 2020 17:53:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6155 KUSH JE TI Kush je ti që më gjykon Çfar bëj e si jetoj Jeta...

The post Kush je ti – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KUSH JE TI

Kush je ti që më gjykon
Çfar bëj e si jetoj
Jeta ime më takon mua
Zgjidhi problemet e tua
Para se të jesh vonuar

Kush je ti që të tjerët gjykon
Çfar bëjnë e si jetojnë
Kush je ti që kërkon llogari
Kur s’je Zot as Perëndi
E si të quajmë a je njeri

Shiko vetën në pasqyrë
Ndrysho mendjen për të mirë
Kërko dalësh nga errësira
Të shohësh dritë për ditë të mira
Kuptoje ç’është familja

Nuk jetohet për të tjerë
Mos u bën i mjerë
Po u more me punët e tua
Gjithçka mbar ka për të shkuar
I lumtur në jetë ke për të jetuar

FK

The post Kush je ti – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për ditëlindjen tënde nënë – Fatime Kalimashi https://poezi.laberianews.com/2020/05/09/per-ditelindjen-tende-nene-fatime-kalimashi/ Sat, 09 May 2020 08:42:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5796 PËR DITËLINDJEN TËNDE NËNË Për ditëlindjen tënde nënë Fillova disa vargje t’i shkruaj Nga malli...

The post Për ditëlindjen tënde nënë – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PËR DITËLINDJEN TËNDE NËNË

Për ditëlindjen tënde nënë
Fillova disa vargje t’i shkruaj
Nga malli që për ty e ndjeva
Por edhe më shumë u mallëngjeva

Ca pika loti derdha mbi letër
Bashkë me disa përqafime për ty
Të shtrëngova shumë nga malli o nënë
Ah! Sikur të të kisha afër e shtrenjta ime

Largësia na ndau larg me kilometra
Edhe pse me shpirt e zemër jemi bashkë
Nga malli të ndjej shumë afër me milimetra
Por s’mund të të përqafoj se je shumë larg

Ne fëmijët e tu me sy të përlotur
Ndihemi jetim shumë të vetmuar
Ty ta kam borxh jetën o nëna ime
Pasi u bëra prind këtë e kam kuptuar

Fatime Kalimashi
6.5.2020

The post Për ditëlindjen tënde nënë – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më prit Kosovë – Fatime Kalimashi https://poezi.laberianews.com/2020/05/02/me-prit-kosove-fatime-kalimashi/ Sat, 02 May 2020 07:44:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5348 MË PRIT KOSOVË Më prit Kosovë Më prit Kosovë po vij Po vij bashkë me...

The post Më prit Kosovë – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MË PRIT KOSOVË

Më prit Kosovë
Më prit Kosovë po vij
Po vij bashkë me të tjerë
Po vij se moti s’jemi parë

Po i marr me vete gjithë kurbetçarët
Së bashku të mbushemi dashuri Kosove
Por një pjesë nuk po vijnë me mua
Gjysma rinisë sate nuk deshën të vijnë

Jo që nuk të duan Kosovë
Thjeshtë nuk e ndjejnë dashurinë
Edhe pse shumë e duan lirinë
Në ty nuk e shohin ardhmërinë

Më fal Kosovë që nuk erdha me t’pa
Kaq gjatë nuk erdha as me të vizitu
Babë e nënë m’i keni nda
Ardhmërinë ma keni vra

Me fal në shprehje pak e teprova
Kështu iu shoh sikur të mjerë
Një nga një të gjithë largohen
Për çdo ditë mbyllet nga një derë

Unë mërgimtar i përmalluar
Kilometra bëj shumë gjatë
Me lotë mallin për ta shuar
Tek ti vij për sene me kjajt hallin

Po kush tjetër mallin ma shuan
Perveç teje o vendim im
Ti me je ilaçi shpirtit
Veç te ti unë gjej bekim

Me iu thënë sa shumë iu dua
Për ju vij çdo herë n’pushime
E t’iu tregoj fëmijëve të mi
Që Kosova është vendlindja ime

Sa herë marr rrug për vendlindje
Mbushem mall e shumë gëzim
Në Kosovë shuhet çdo dhimbje
I qetë pushon dhe shpirti im

Fatime Kalimashi
22 .12.2020

The post Më prit Kosovë – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Per ty Atdhe – Fatime Kalimashi https://poezi.laberianews.com/2020/05/02/per-ty-atdhe-fatime-kalimashi/ Sat, 02 May 2020 06:45:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5334 PËR TY ATDHE Lamtumirë o vend i dashur Lamtumirë o Atdheu im Me një copë...

The post Per ty Atdhe – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PËR TY ATDHE

Lamtumirë o vend i dashur
Lamtumirë o Atdheu im
Me një copë zemre të zbrazur
Sot po nisem për mërgim

Ti s’e di sa shumë të dua
Sa herë kam mall të të takoj
Po ta them një fjalë prej zemre
Sa të jem gjallë nuk të harroj

Ti më pagëzove shqiptare
Atdhe o diell e dritë
Ti nga shpirti kurrë s’më ndahesh
Ëndërr e zgjuar dashurie

Ti emri më i bukur Atdhe
Unë dallëndyshe pa fole
Po në ty ia gjej shpirtit qetësinë
Për ty Atdhe e fal krejt dashurinë

Fatime Kalimashi
16.08.2019

The post Per ty Atdhe – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dëshiroj – Fatime Kalimashi https://poezi.laberianews.com/2020/04/30/deshiroj-fatime-kalimashi/ Thu, 30 Apr 2020 20:20:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5217 Dëshiroj Dëshiroj natën plot me yje Të kem lumturi e mirësi Dëshiroj ta gjej melodinë...

The post Dëshiroj – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dëshiroj

Dëshiroj natën plot me yje
Të kem lumturi e mirësi
Dëshiroj ta gjej melodinë e këngës
Shpirti im të gjejë knaqësi

Dëshiroj të kem parajsën e botës
Të ushqej shpirtin me dituri
Ta njoh zemrën e së vërtetës
Të kuptoj njerëzit plot dashuri

Dëshiroj fushat e qiellit tim
Më ngrohet trupi kur njdjej lirinë
Bota të mbushet gjithë mirësi
N’fund deshiroj të gjejë drejtësinë

Fatime Kalimashi

The post Dëshiroj – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sa… – Fatime Kalimashi https://poezi.laberianews.com/2020/04/29/sa-fatime-kalimashi/ Wed, 29 Apr 2020 20:01:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5135 SA… Sa pranvera kanë kaluar E sa e sa zogj fluturuan Në rrugën e pa...

The post Sa… – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SA…

Sa pranvera kanë kaluar
E sa e sa zogj fluturuan
Në rrugën e pa kthim
Nga lindja në perëndim

Sa dallëndyshe mbetën pa fole
Sa mallëngjime për atdhe
Sa dashuri mbetën me mall
Sa dhimbje sa këtu e sa atje

Sa shpirtra u dogjën larg
Sa gëzime mbushur vaj
Sa zogj me krahë të thyer
Në jetë mbetën të zhgënjyer

FK
29.4.2020

The post Sa… – Fatime Kalimashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>