Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SA…

Sa pranvera kanë kaluar
E sa e sa zogj fluturuan
Në rrugën e pa kthim
Nga lindja në perëndim

Sa dallëndyshe mbetën pa fole
Sa mallëngjime për atdhe
Sa dashuri mbetën me mall
Sa dhimbje sa këtu e sa atje

Sa shpirtra u dogjën larg
Sa gëzime mbushur vaj
Sa zogj me krahë të thyer
Në jetë mbetën të zhgënjyer

FK
29.4.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com