Floriri Z Petra Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/floriri-z-petra/ Poezi Laberia News Mon, 11 May 2020 18:33:50 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Floriri Z Petra Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/floriri-z-petra/ 32 32 Ngelesh në vite e nderuar poete…! – Floriri Z Petra https://poezi.laberianews.com/2020/05/11/ngelesh-ne-vite-e-nderuar-poete-floriri-z-petra/ Mon, 11 May 2020 18:33:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6050 Ikin ditët ndrohen vitet Ne ngelemi kalimtarë kësaj udhe jetë, pa kthim. Takojmë njerëz të...

The post Ngelesh në vite e nderuar poete…! – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ikin ditët ndrohen vitet
Ne ngelemi kalimtarë
kësaj udhe jetë, pa kthim.
Takojmë njerëz të rinj shoqërohemi
Bukur i thurim vargjet
përcjellim poezitë..
Tek ju lexues
duke u ndjerë sa pranë
Në shpirt e mendim..
Nj fillim jave të bukur Maji
Ju uroj ta kaloni, sa më mirë..

**NGELESH NË VITE**
E NDERUAR POETE..!!

Sa bukur i shkruan vargjet
O bijë e atij vëndi bekuar
Ike more dhenë,
askush nuk të zboj
në vënd të huaj, ndalove
me familjen, vajte qëndrove
Disa vjet me sakifica, punove
sa një ditë u bëre poete..
Ishin ndjenjat, kur shpirti
nuk i mban strehuar
për vite me rradhë ..
Gjërat e pa dukshme
kërkon për ti zbuluar
Kur jeta me ditët, thërret
si jehonë mali..
Të djeg shpirtin, malli
si pika e ujit shpon gurin…
Është mosha në rritje
çfaqur mes ëndrash,
shtratit të gjumit
kujton vitet e rinisë..
Kur lindën ndjenjat e dashurisë
Vitet ikin pa u ndjerë,
na zgjojnë sërisht, nostalgjinë..
Të kujtojmë atë moshë
kur nisëm të pijmë rrakinë
Ndezur nga afshi, kënduam
serenata për dashurinë..
Ishin kohë të tjera, atëherë…
Sa kishte lezet..!?
Mblidheshim me shoqëri
në çdo sebep..
Por tani jemi ndarë,
si zogjtë e korbit, anë e mbanë
Kemi lënë vëndin tonë
sa kockat në vënd të huaj,
rrezik do ti lemë..
Respekt ndjesisë që përcjell
Mike e nderuar poete..
Vargu juaj i lirë, më bukur flet..
Kur reflekton ngjyra stine..!!

Floriri Z Petra
May 10th, 2019.USA
Të drejtat e autorit rezeevuar

The post Ngelesh në vite e nderuar poete…! – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku ishit komshi…!? – Floriri Z Petra https://poezi.laberianews.com/2020/05/04/ku-ishit-komshi-floriri-z-petra/ Mon, 04 May 2020 16:31:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5557 ***TË ISHIT KOMSHI*** Kush nuk kish dëshirë..!? Shikoj sytë të shkëlqejnë si xhame me ngjyra...

The post Ku ishit komshi…!? – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
***TË ISHIT KOMSHI***
Kush nuk kish dëshirë..!?

Shikoj sytë të shkëlqejnë
si xhame me ngjyra kristali
në këtë fotografi…
Fytyra ndriçon me reze ultraviolet
sa bukur qëndron karshi..
Filxhanin e kafesë në dorë
sa bukur e mban
dhe pse jemi larg, heshtur
Buzëqeshjen tek ne shpërndan..
Ç’të duhet duhani,
ty moj naze madhe..!?
Mirë e ke kafenë, kur e shijon
qeshur në shpirt po ri,
me një kukull ngjason..
Çdo njeri ka halle, a e kupton..!?
Ti rruan sekrete, me ne kur bidedon..
Sa gjëra nuk i dimë,
por koha i tregon..
Ah, moj vajzë e vogël,
mos ke rrënë në dashuri..!?
Nuk le ditë pa rreshtur,
duke shkrojtur të bukurat poezi..
Është e drejta jote, nuk të paragjykoj
sa herë të mirën, tek ty dëshiroj
Sa zbardh agimi,
si në ekran na del
me fjalët e ëmbla, lehtë përkëdhel…
Je njëshi në këtë miqësi
kush nuk kishte dëshirë
Të ishit komshi…!?
Ezmerkë plot lezet me kripë
prandaj mburet miqësia
për nurin e bukuritë,
Kur të flasin sytë…!!

Floriri Z Petra
Paterson, New Jersey
May 3rd, 2019…
Të drejtat e autorit rezervuar..

The post Ku ishit komshi…!? – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eh dashuria – Floriri Z Petra https://poezi.laberianews.com/2020/05/02/eh-dashuria-floriri-z-petra/ Sat, 02 May 2020 16:12:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5393 ***EH DASHURIA*** ÇFARË MUND TË JETË..!? Ndjenjë qëndruar shpirtit apo ngelet iluzion. Po ikën muaji...

The post Eh dashuria – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
***EH DASHURIA***
ÇFARË MUND TË JETË..!?

Ndjenjë qëndruar shpirtit
apo ngelet iluzion.
Po ikën muaji Prill
Maji po na vjen
Ti moj e shtrenjta dashuri
në ëndra na gjen..!?
Shumë pyesin, duan ta mësojnë
të tjerë e ndjejnë në shpirt,
por kurrë se provojnë..
Kjo ngelet enigmë, për të tjerë
kur shohin me sy e plasin me zemër..
Dhe nga të gjitha dashuria,
është vetëm dashuri,
lind me vështrime, në sy
fillon troket në zemër, si arithmi
Këmbët i shtrin në kopështin shpirt
Rrënjët ti venë sa më thellë
duke lindur filiza të rinj..

Dashuria nuk njeh moshë
as nuk kërkon vënde të bukura
kohës erdhur me stinë, nuk i bindet,
Ajo vjen kur se panden
si virus viral të kap, të pushton
apo është stuhi dhe uragan
të rrëmben sa mënd nuk mban
Mëndjen ta merr të ndjehesh si i dehur
të bën si fëmijë i përkëdhelur
Ka egon dhe xhelozinë në mes
e barabartë s’mund të jetë
kush ndjen më shumë
Mashkulli apo femra, peshore
nuk ka.
Ajo është si ajri, qiellin pushton..
Është frymë… brenda shpirtit jeton..!!

Dashuria është vetë jeta
udhës kur rritet i dalin shumë pengesa..
Lum kush i kapërxen,
shijon dashurinë e vërtetë..
Së fundi dashuria i ngjet
një mali të lartër me pilaf
Ku ti mike dhe unë
nuk gjejmë lugë, të fillojmë të hamë
Por i vimë malit vërdallë
dhe dalim tek i njëjti shteg
Ta shijosh, një jetë nuk të del
por vjen një ditë vdes, largohesh
e merr me vehte, në botën tjetër..
Eh, mikja ime e dashur
na bërë të ndjehemi të rinj
Tek sa këndon, vargjet e mia
shpirti ynë sikur rilind..
Dashuria është e shënjtëruar
Zoti vetë e ka bekuar
kush erdhi në jetë, se provoj
s’ka për të qënë kurrë i gëzuar..
Fati në jetën tjetër, do ta ndëshkoj..!!

Por dashuria ngelet simbol i jetës
e pavdekshme përtej të vërtetës
Dhe sikur të vdisja para kohe
nga ky Corona virus i mallkuar
Shpresoj se do ringjallesha përsëri
do të takoja ty, atje ku të ishe fshehur
e vetmja dashuri..!!
Ta rinisja jetën, aty ku më qe privuar
Vargje do shkruaja për ty dashuri…
le të theshin, u çmënd një poet,
kur dashurisë gjithë jetën i kushtoj
Jetën sërisht do filloj ta ndërtoj..
Guri i parë i themelit
do jesh ti e madhërishmja dashuri..
Pa këtë ndjenjë sublime
asnjë jetë s’do kishte kuptim…!!

Floriri Z Petra
May 01st, 2020.USA
Të drejtat e autorit rezervuar..

The post Eh dashuria – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Muaji i ri sapo filloj – Floriri Z Petra https://poezi.laberianews.com/2020/05/01/muaji-i-ri-sapo-filloj-floriri-z-petra/ Fri, 01 May 2020 14:31:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5251 ***MUAJI I RI SAPO FILLOJ*** ========================= Çdo kush e ndjen, me aromë lulesh, plot ngjyra...

The post Muaji i ri sapo filloj – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
***MUAJI I RI SAPO FILLOJ***
=========================
Çdo kush e ndjen,
me aromë lulesh, plot ngjyra
çelur në çdo skaj
natyra ditëve na dhuron..
Sa kam dëshirë, ta përjetoj
me sytë e zemrës ta shikoj…!!

Ah moj zemër, si ndjehesh sot..!?
E djeshmja nxituar kaloj
Muaji i ri sapo filloj..
Shpesh ditëve në vazhdim
kujtojmë rininë,
si moshën më të mirë
kur prag pleqëria,
fillon na troket në derë..
Janë stinët, sjellin ndryshime
Ashtu dhe shpirti ynë,
kërkon pranverë..Po
Qan kjo zemra ime,
sepse dimri i vetmisë
shpirtin e ka mbajtur ftohtë..
Rruaje vehten, të kam thënë
nga simptomat gripale
Ku viruset lëvizin, ajrit të ndotur
duke sjellë sëmundje..
A jemi në gjëndje ti përballojmë
kur shpirtit kërkojmë
ti futim qetësi..!?
Harrojmë ditët e mbushura
me vranësira, smog dhe shi..
Shpresojmë të lindë një diell
të shohim qiellit një ylber..
Duke lidhur dy brigjet tanë
mos ndjehemi të vetmuar
por me njerëz bashkuar
jetën për ta gëzuar..
Ajo nuk është vetëm një ditë
kur koha ikën shpejt
si qiellit zbret një vetëtimë..
Mendohemi ditëve, si kalimtar
nga do të shkojmë kësaj jete
kur tregohet e pamëshirëshme
mbushur me njerëz,
hipokritë, cmirëzinj dhe tinzar…!?
Brenda vehtes përjetojmë,
çaste, kur bëhet e vështirë
vjen një ditë të rrëmben
me vrullin e saj na vërtit..
Humbasim njerzit më të mirë
në krah i kemi pasur pranë,
në këtë rrugëtim…
Mendojmë si të rritur në moshë
përballur me brenga e halle
për të gjetur një zgjidhje ..
Ti marrim ato grimca lumturi
duke u ndjerë të rinj, në shpirt
Në biseda me të tjerë
të shpërndajmë vlerë..
Të japim mendime, apo këshilla
nga një eksperiencë e fituar
Mos harrojmë se jemi të moshuar
dhe nga të rinjtë duhet mësuar
Me delikatesë ti dëgjojmë
ata si fëmijë ëndërojnë
kurrë mos ndalojmë
së bashku duhet të shpresojmë..
Të jemi tolerantë, në mendim e veprim..
Vetëm kështu do kemi ndërtuar
një familje të shëndoshë
për të jetuar të lirë,
përballur me stuhitë e jetës..
Do njohim vehten kush jemi
dhe për kë vlejmë më shumë..
Mos e fut vehten në trishtime
as në mendime
qofshin të thella,
se jeta ka dhe shpella..
Çdo kush mundohet,
me hapin e tij apo të saj
të ecë në sipërfaqe
me këmbë në tokë
dhe jo nën ujë..
O zemër e rilindur,
me muajin e sapo erdhur,
të ndjej vërtet më pranë,
Kur kam filluar…
……tju dua pak më shumë..!!

Floriri Z Petra
Paterson, New Jersey
May 1st, 2019..
Të drejtat e autorit rezervuar ..

The post Muaji i ri sapo filloj – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një fjalë e ëmbël mund të ndryshojë…! – Floriri Z Petra https://poezi.laberianews.com/2020/04/29/nje-fjale-e-embel-mund-te-ndryshoje-floriri-z-petra/ Wed, 29 Apr 2020 20:20:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5155 ***NJË FJALË E ËMBËL*** MUND TË NDRYSHOJË..!? Dëgjoj brenda meje, tinguj zanore ardhur nga biseda...

The post Një fjalë e ëmbël mund të ndryshojë…! – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
***NJË FJALË E ËMBËL***
MUND TË NDRYSHOJË..!?

Dëgjoj brenda meje, tinguj zanore
ardhur nga biseda kalimtarësh
ecur buzë mbrëmjesh
të heshtur në këtë stinë…
Si hije më vjen imazhi juaj
mes emocionit të bardhë
hyn shpirtit..
Ah moj vajzë,
trokëllima e takave të tua
buzë mbrëmjesh
zemrën fillon më ngacmon,
duket sikur zjarr lëshon …
Hapat ngjasin me harqe, meridianësh
siç lenë valëzat e detit
kur vijnë të qetësohen, bregut me rërë..
Ç’është kështu, më mbajte ende gjallë
këtij dimri sapo kaluar, një ndjenjë..
Vijnë fjalët e tua, si erë e ngrohtë
dalë thellësive të tokës
shpirtin e ftohur më qetësojnë..

Lena një herë të marrim frymë
o zemër e rinuar, me pranverën
me reflekse ngjyrash, ke filluar
Ditën na i nis mrekulluar
kërkojmë pak qetësi
kur lexojmë vargje poezi ..
Bregut matanë urimet dërgojmë
si rezet e diellit, ngrohtësi shpërndajmë..
Shpirti brillant i ndjen si ushqim
nuk të josh ty asnjë manikin,
duke qëndruar nëpër vitrina
hyrjen tregojnë tek çdo dyqan..
Shkruajnë poetët vargje të lira
nuk lodhen lexuesit,
kur muzgu shtrin krahët
mbrëmjeve, si vello e murme
Shpirti i heshtur, kalon dyert e burgimit,
nuk gënjehet a të vritet
Liria e fjalës,
kur arratiset drejt të panjohurës
do shkojë atje, ku paguhet më mirë.
Vegimi shkëlqen si një lindje
ndjehet vetvetja e qetë por e lirë.
Ecja drejt rrugës së diellit
do të kujtojë se në shpirt
NJË FJALË E ËMBËL
ka lënë gjurmë, sjell ndryshim
Për të mos ndjekur, rrugën e djallit
Kësaj jete të vështirë..!!

Floriri Z Petra
Paterson New Jersey
April 29th, 2019
Të drejtat e autorit rezervuar

The post Një fjalë e ëmbël mund të ndryshojë…! – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ditë me shi, dritares shikon…! – Floriri Z Petra https://poezi.laberianews.com/2020/04/28/dite-me-shi-dritares-shikon-floriri-z-petra/ Tue, 28 Apr 2020 19:26:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5074 **DITË ME SHI** DRITARES SHIKON..!! ================== Ju ecni krenare kësa jete të bukur por gënjeshtare...

The post Ditë me shi, dritares shikon…! – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
**DITË ME SHI**
DRITARES SHIKON..!!
==================
Ju ecni krenare
kësa jete të bukur por gënjeshtare
Sytë e tu janë vizionare
dhe larg nga shpërndarja
klorofil jete sillni..!!
Sa herë kur ju shoh, largësish
më dëboni..
Ndryshimi i rrahjeve të zemrës
të bën të ndjeheni afër .. !!

Ditë me shi..
E duam unë dhe ti
çfarë ndodh gjatë kësaj pranvere …?
U mbyllëm në shtëpi përsëri
ne nuk shohim askënd
të trokasë në derë..
E bukur për të filluar lutjen
netëve kur bie shi
shpirti kërkon qetësi,
fletës së ditarit, hedh tinguj notash
Ndjenjat nuk mbahen në shpirt
ato dalin vetëm, aq naturshëm
rrjedhin si pikat e shiut
në trupin femëror
trokasin..
me një tingull monoton,
mbi atë gotë, kristali
në hyrjen e shtëpisë
Do dalim për një moment
qëndrime të qeta, kërkojmë
Deti me valë pamjesh ..
Ngjyra gri, krijoi një mjegull
sa shpejt i mbulon këto valë ..
Këto vargje ju kanë zbuluar
Më thuaj … lexo pak
si një papirus të lashtë
Drithërimin duhet të shmang,
në zemrën tënde,
Dashuria e lindur ..!?
Kur shiu pushon, krahu i zgjatur
si fletë shëmbëlltyre,
qiellin blu kërkoje,
prit përsëri, ndalo
dy zemra sa larg,
ato janë akoma në këmbë
Qielli dhe toka ..sa larg dhe afër
Shiu është pak romantik
kur e sheh nga dritarja,
shpirti lëndohet, jeni e irrituar
kur pret të ndalet
sjell një ndjenjë nostalgjie.
Asnjëherë nuk është vonë
shkruaj mendime falas
midis vargjeve të poezisë
Thuaj dua të kap
ata sy në largësi duken, dritë dielli
Mbyllini në sirtar
duhet të ndjekë errësirën.
Gjithmonë i kushtoni vëmendje dritës,
sot e sollët në shi
pastrojeni nga pluhuri, mbajtur në kohë
Bëni një udhëtim, do ndjeheni mirë,
ju jeni dhimbja e artit, kur sjell ngjyra
shpirti mban muzën, unë këtë e di
nëse më pyet se çfarë po bën..!?
Ju kini një zemër kristal
me një ndjenjë të pastër
Sytë e tu janë vizionare
kur shikojnë përtej imagjinatës
jetojnë në klorofilin e blertë
asaj fushe pa anë
Ecni në rrugën jetë
…Qëndroni e qetë,
mikja ime e lumtur ..
Do ndjeheni vërtetë..!!

Floriri Z Petra
Bangkok, Thailandë
24 korrik 2018

The post Ditë me shi, dritares shikon…! – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poeti dhe poezia, shpesh ngjasojnë – Floriri Z Petra https://poezi.laberianews.com/2020/04/26/poeti-dhe-poezia-shpesh-ngjasojne-floriri-z-petra/ Sun, 26 Apr 2020 19:26:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4998 POETI DHE POEZIA ..SHPESH NGJASOJNË.. Të jenë binjake, qiellit të kaltër bashkohen..!? ================== Ah, poezia...

The post Poeti dhe poezia, shpesh ngjasojnë – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
POETI DHE POEZIA
..SHPESH NGJASOJNË..

Të jenë binjake,
qiellit të kaltër bashkohen..!?
==================
Ah, poezia në vite shkruar
vjen sot si një ngushëllim
Kur shpirti ndjehet përmalluar
ku më ka çuar, për të mbijetuar
Në një botë të lirë…
Më rrëmbeu si zogjtë shtegëtarë
në një moshe madhore
Më solli bregut matanë
të shijoj tokën e begatë, pjellore
Ku gjyshërit tanë, kishin lënë hapur
dyer dhe dritare.
Erdhëm pak të vonuar, por u ambjetuam
me natyrën e re, punërat që filluam
Por muza na ndoqi nga pas
për ti kënduar atij vëndi, të bekuar
Kur ishim atje, vargjet na ndaluan
shpirtin na e vranë,
por së fundi shpëtuam…!!

Poezia ngjet me një gur diamanti
nga çdo pozicion ta shohësh
ndriçon me rezet e thyera..
Syrin ta kënaq së tepërmi
vjen natyrshëm, vargu i lirë
të duket si reze dielli në shkretëtirë
Shkëlqen në thesaret si xhevairë..
Shpirti gëzohet kur e shkruan
e nxjerr nga vehtja çlirohet
Por ndjehesh i kompletuar
kur nga të tjerë lexohet..
Poezia është gjumi i poetit
kur një sy ngelet zgjuar
Netëve kur sodit hënën
qiellit me yje ndriçuar
harron vehten, duke medituar..
Kërkon ta shohë jetën
në katër pikat e horizontit
vehten e nderon,
Është një pasion
qëndruar labirintheve të shpirtit
Vjen një ditë të zgjon
nga ai gjumë letargjik, dimëror
Ndjehesh i rilindur,
i gjallë tek një botë ku jeton
duke u ngritur me vështirësi
tek majat e Olimpit..
Atje ku jetojnë Zotat..
Mendoju mirë o njeri, kësaj jete..
Poeti dhe poezia
Ngelur kohës si binjake
…..Sa shumë ngjasojnë..
Jetën në të gjitha dimensionet
….Përceptojnë..!!

Floriri Z Petra
April 25th, 2020..USA
Të drejtat e autorit rezervuar..

The post Poeti dhe poezia, shpesh ngjasojnë – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tek sytë e mi – Floriri Z Petra https://poezi.laberianews.com/2020/04/23/tek-syte-e-mi-floriri-z-petra/ Thu, 23 Apr 2020 19:08:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4781 ***TEK SYTË E MI*** Reze dritë sjell çdo ditë..!! Tu shohesh në një foto, syri...

The post Tek sytë e mi – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
***TEK SYTË E MI***
Reze dritë sjell çdo ditë..!!
Tu shohesh në një foto,
syri çlodhet
shpirti ndjen kenaqesi ..
T’ju lexosh, me sytë e zemrës
kur sillni vargje, mes ndjenjës
me nota tinguj melodi
zëri i ëmbël, dalë prej shpirti
është më tepër se mrekulli..!!
Vështrimin hedh e buzeqeshur
çdo dite e ne vazhdim
Kjo tregon se realitetin
jini duke e jetuar..
Jetën e merrni ashtu si ju vjen
duke ju përshtatur, rrethanave
ndjeheni vetvetja, përcjell mirësi.
Eh, si ditët pranverore
vijnë vargjet e lira, tek një miqësi
Me polenin e luleve, ngarkuar
Respektin. Mirësinë të dhurojnë
Të dua si Pranvera e lulëzuar
nuk harroj tu them
eshte privilegj, mike tu kem
në sofrën miqesi e poezi ..!!
Moj bukuroshe, trime hyjnesh’
balli te ndrin, si reze ylberi
flokët ti përkëdhel era
qeshin syte, jeshil apo të zi..
Reflektojne, cfare mban shpirti
Respektin vërtet gëzon
kur miku nuk të harron
këtij mëngjesi,vargje përçon..
Zëri yt i ëmbël vjen,
si valëzat e detit prehen në breg
nga gjumi i ëndrave të zgjon
Dhe pse i lagur me shi
pikat trokasin në xham
si notat dalin,
nga pianoja e vjetër
sjellin mall e nostalgji,
për vitet që kanë ikur
lënë gjurmë,
a të kujtohet e gjë tjetër..!?
Një urim dalë zemre, dërgon
bregut matanë, vjen qëndron..
Fjala e mirë, gatuar shpirtit
bëhet urë kalimi, për një miqësi..
Mirënjohje o mikja, ime
të adhuroj, pa kufi
O lule zemër, ngelesh një emer
sjell lumturi, e nderuara femër
Gonxhe e sapo çelur
kësaj pranvere të brishtë
ne kopeshtin plot ngjyra
Miqesi pa kufi..
Kjo ngelesh çdo ditë
Tek sytë e mi…!!

Floriri Z Petra
Clifton, New Jersey
April 21st, 2019..
Të drejtat e autorit rezeevuar.

The post Tek sytë e mi – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vetëm në ëndra do jetojmë…! – Floriri Z Petra https://poezi.laberianews.com/2020/04/17/vetem-ne-endra-do-jetojme-floriri-z-petra/ Fri, 17 Apr 2020 15:43:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4326 VETËM NË ËNDRA. …DO TË JETOJMË..!? ******************** Ah, moj zemër e vogël mos më ri...

The post Vetëm në ëndra do jetojmë…! – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VETËM NË ËNDRA.
…DO TË JETOJMË..!?
********************

Ah, moj zemër e vogël
mos më ri menduar
Kësaj pranvere të trishte
pse më je larguar..!?
Vetëm në ëndra
qënka e thënë,
të shihemi të dy…
Kur unë sot kam nevojë
më shumë për ty..
Jetën e duam, pse na ndalojnë
vetëm në ëndra do të jetojmë..!?
Ikin vitet.rrokullisen
ende s’po i kuptojmë
Qëndroni brenda, na thonë
lirinë duan të na privojnë…

Eh, ato ëndra…!!
Çfarë të jenë, më shumë
ku nuk të shpien
të trembin dhe në gjumë..
Fantazmë vjen, ky Coronavirusi
të na rrëmbejë shpirtin,
Kur dëgjojmë poshtë e përpjetë
vjen të marrë moshën e tretë..
Eh, o Zot..pse na solle
këtij realiteti të brishtë
të kemi frikë dhe ankth
të mos hapim sytë ..
Shohim viktima rrugëve,
nëpër kamionë
i përcjellin grumbuj,
pa njerëz në funeral
nga kjo pandemi…
O Zot kush ka faj..!?
Ky realitet po na mërzit ,
trishtimi i heshtur të mbyt
mjegull e bardhë si tym
Humnerash të përhumb..
Por shpresa dhe durimi
na mbajnë ende gjallë
kur ëndrat na vijnë çdo natë.
Të paktën aty të jetojmë
pa frikë dhe tmer
Eh, pa ëndrra o Zot mos na lerë,
gjumin e natës le ta prishin…
Shohim ëndrra të bukura
ditëve, me sy hapur
kësaj pranvere të vonuar
mos na lini brenda,
murreve të shtëpisë, ngujuar
Si fllad pranvere, ejani o ëndra,
të qetësojmë shpirtin…

Floriri Z Petra
April 15th, 2020..USA
Të drejtat e autorit rezervuar..

The post Vetëm në ëndra do jetojmë…! – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti përsëri po i fal…!? – Floriri Z Petra https://poezi.laberianews.com/2020/04/14/ti-perseri-po-i-fal-floriri-z-petra/ Tue, 14 Apr 2020 18:44:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4150 TI PËRSËRI PO I FAL..!? Eh, çfarë po shohim çdo ditë lajmet dëgjojmë o mikja...

The post Ti përsëri po i fal…!? – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TI PËRSËRI PO I FAL..!?

Eh, çfarë po shohim
çdo ditë lajmet dëgjojmë
o mikja ime patriote
Me lutjen tuaj,
bashkohem dhe unë sot..
Dhe pse jam larguar në mërgim
mëndjen e kam çdo ditë
tek populli e vëndii im..
Ndihmoji Shqiptarët
O ZOTI IM..
Kudo janë të shpërndarë
Sa bukur të shkruajë një poet
realitetin nuk e sjell në dorë
dhimbjen që ndjen shpirti
me zor nuk ta heq
S’ është as kirurg,
plagës ti heqë, pjesën e infektuar
por mes fjalës sjell
nota shpresë dhe gëzimi
Me sa më pak dhimbje ta kalojë
këtë pandemi .. Njerëzimi..
Erdhur kjo erë e marrë
si skëterë, na trokiti në derë..
Me durim dhe kurajo, ju them ..
do ta kalojmë stuhinë dhe këtë herë
I fashur o populli im
çelu si pranvera, buzëqesh
dhe pse të lanë në varfëri
po të çojnë në mjerim
Ti përsëri…
Ngele i butë, si brumi në magje
kur punohet lehtë,
Gatuhesh bukë e byrekë
me dertet e hallet,
mbartur vitesh mbi shpinë..
Votën ke për tja u dhënë,
atyre që të gënjyen, me lugë bosh
të mashtruan me dinakëri
Në këto ditë të vështira
po i fal përsëri…
Por Zoti i shikon, nuk i fal
një ditë do ti gjykojë
Pa i ndëshkuar, s’do shpëtojnë..
Këta pushtetarë, lajkatarë
gjakun ta thithën si vampirë
Të lanë pa tokë e shtëpi
thonë me zë të fortë
Mbylluni në kuvli, mos dilni jashtë,
Të vdisni pa ju parë..
Shpirtin kanë ngelur pa të marrë…
Ndjesi përcjell, sa herë që shkruan
miku yt i vërtetë..PETRA..
Të lutem, një fjalë ma thuaj..
atij vëndi qëndruar..!?
Mos kam bërë gabim
prej vatanit jam larguar..!?

Floriri Z Petra
New Jersey, USA
March 31st, 2020
Të drejtat e autorit rezervuar

The post Ti përsëri po i fal…!? – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>