Gentjan Hasanas Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/gentjan-hasanas/ Poezi Laberia News Sat, 12 Dec 2020 09:54:57 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Gentjan Hasanas Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/gentjan-hasanas/ 32 32 Mbushur xhepat – Gentjan Hasanas https://poezi.laberianews.com/2020/12/12/mbushur-xhepat-gentjan-hasanas/ Sat, 12 Dec 2020 09:54:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15549 Mbushur xhepat kam me shi. Në radhën e gjatë, tek banka e kursimeve të fundvitit...

The post Mbushur xhepat – Gentjan Hasanas appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mbushur xhepat
kam me shi.
Në radhën e gjatë,
tek banka e kursimeve të fundvitit

Mi kurse për njëherë tjetër
këto kg, trishtimi, Zoti im.
Diku mund të kesh bërë gabim.

Plotësoj me vargje një kërkesë kredie;
shënoj emrin tënd!
Kjo ”garanci” në lot gëzimi
konverton kg, e këtij shiu të trishtë.

Paçka se me këste, dashuria e jonë.
Pikë-pikë,
strehet e kujtimeve në rënien e lirë
Deri sa të pushtohem,
prej kraharorit tënd përgjithmonë.
Gentja Gentjan Hasanas

The post Mbushur xhepat – Gentjan Hasanas appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sot, klientët e tokës janë dehur me shi – Gentjan Hasanas https://poezi.laberianews.com/2020/11/21/sot-klientet-e-tokes-jane-dehur-me-shi-gentjan-hasanas/ Sat, 21 Nov 2020 12:13:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14785 Sot, klientët e tokës janë dehur me shi, pinë sikur s’ka të nesërme. Dikush, ka...

The post Sot, klientët e tokës janë dehur me shi – Gentjan Hasanas appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sot, klientët e tokës
janë dehur me shi,
pinë sikur s’ka të nesërme.

Dikush,
ka mbushur pjatën e verdhë me gjethe nëntori.
Pleqtë afrohen afër tymit të vatrës,
që mundohet të gjejë retë
dhe porosisin barin e ndryshkur.

Melankolia, kamarieria e re, memece
me maskë myshku në buzë.

Rreth e rrotull në lagje,
janë hapur ”shkollat e gjuhëve të syve”
për të gjithë ata, që ishin ngelës
”me provime sysh në vjeshtë”.

Poshtë kuvertës me trëndafila të murrme,
kujdeset ninulla legjendare e maçokut
të më verë në gjumë.

Porosis tek kamarieria dhe një kupë shi
(ndoshta tani, të desha më fort…)

Motra ime melankolia,
është më e vogël se unë.
Ajo, lindi kur isha në 8-vjeçare.
Gjithmonë dimri thoshte:
”Ngjani nga sytë kaq shumë!”
Gentjan Hasanas

The post Sot, klientët e tokës janë dehur me shi – Gentjan Hasanas appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E ndiej – Gentjan Hasanas https://poezi.laberianews.com/2020/08/09/e-ndiej-gentjan-hasanas/ Sun, 09 Aug 2020 09:51:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10909 E ndiej, dora ime është plakur. Rrotullon nëpër gishtërinj rruazat e ditëve, në kalendar tespiesh....

The post E ndiej – Gentjan Hasanas appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E ndiej,

dora ime është plakur.
Rrotullon nëpër gishtërinj
rruazat e ditëve,
në kalendar tespiesh.

Koha, një fill i rrumbullakët
me fjongo kukuvajkash
qëndron,
mbi shkëmbin e pathyeshëm
plot me myshk mërzie.

Do të shiheshim këtë gusht?!
Si gushti i djeshëm,
si gushti i pardjeshëm.

Shpeshtoj ndër gishtërinj ditët
me ngjyra liqenesh të errët;
që të gjitha, shkëlqejnë nga jashtë
prej hënave që ti më fale.

Pastaj,
fiken një nga një si heronj në mur
mbi gozhdën e një “Pse?”-je,
dënuar me varje!
Gentjan Hasanas

The post E ndiej – Gentjan Hasanas appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>