Jan A Kosova Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/jan-a-kosova/ Poezi Laberia News Sat, 12 Dec 2020 10:37:34 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Jan A Kosova Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/jan-a-kosova/ 32 32 Një jetë poeti yt – Jan A Kosova https://poezi.laberianews.com/2020/12/12/nje-jete-poeti-yt-jan-a-kosova/ Sat, 12 Dec 2020 10:37:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15574 Një jetë poeti yt Nuk di çfarë sjellë e nesërmja nuk i dihet jetës Se...

The post Një jetë poeti yt – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një jetë poeti yt

Nuk di çfarë sjellë e nesërmja nuk i dihet jetës
Se jam futur në fushën e poezisë pa kualifikim
Të shkruaj vargje unë vet ia kam lejuar vetes
E tek ti, zemra ime gjithmonë gjeti frymëzim

Nuk e di sa gjatë në këtë fushë do të qëndroj
Për në botën e poezisë as nuk jam kualifikuar
Por nuk do të ndalëm, të shkruaj do të vazhdoj
Në një qoshe do ulem si një mysafir i pa ftuar

Koha ndryshon e asgjë nuk është më si dikur
Mbetet vëtëm poezia që për ty e kam shkruar
S’kam medaljon rreth qafe e as diplomë në mur
Por nuk brengoset zemra që ty ta kam dhuruar

Ndoshta në fushën e poezisë do mbetëm i huaj
Por më shumë vlen fjala e shpirtit se çdo çmim
Poeti yt do të mbetëm, një jetë unë do shkruaj
Dhe ti bukuroshja ime, një jetë frymëzimi im

The post Një jetë poeti yt – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku mbeta – Jan A Kosova https://poezi.laberianews.com/2020/08/09/ku-mbeta-jan-a-kosova/ Sun, 09 Aug 2020 20:40:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10951 Ku mbeta Nuk e di ku mbeta unë në këtë rrëmujë Nuk e di nëse...

The post Ku mbeta – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku mbeta

Nuk e di ku mbeta unë në këtë rrëmujë
Nuk e di nëse fjalët e duhura i shkrova
Më prit në Malësi, më prit atje në Krujë
Dy fjalë t’i thot zemra që ty ta dhurova

Në këtë rrëmujë unë nuk e di ku mbeta
Dhe prap mendoj se mjaft nuk u shkrua
Se jo gjithmonë na ka përkëdhelur jeta
Por unë të dua, ty pafundësisht të dua

Nuk e di ku mbeta unë në këtë rrëmujë
Të mungoj unë ty sa ti më mungon mua?
Më prit në Dardani, më prit atje në Krujë
Atje te kalaja dua të të them: “Të dua”

The post Ku mbeta – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Larg – Jan A Kosova https://poezi.laberianews.com/2020/06/14/larg-jan-a-kosova/ Sun, 14 Jun 2020 11:42:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8281 Larg Fjala: “Larg” po merr dimenzione frikësuese Edhe pse me mallin tashmë jemi mësuar Shtohet...

The post Larg – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Larg

Fjala: “Larg” po merr dimenzione frikësuese
Edhe pse me mallin tashmë jemi mësuar
Shtohet dhëmbja, shtohen ditët dëshpëruese
Se çfarë është gëzimi sikur kemi harruar

Po merr dimenzione frikësuese fjala: “Larg”
Dhe shpirti nuk e kupton më fjalën: “Pritje”
S’më mbetet tjetër pos ta shkruaj një varg
Për dashurinë e zemrës, këtë dashuri në rritje

Me ty edhe fjala: “Larg” e humb ashpërsinë
Ëndrrat që kanë ikur pëndohen, kthehen prap
Dhe prap lind frymëzimi që e mund mërzinë
Kur fjalët e tua: “Të dua” më përcjellin çdo hap

The post Larg – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shtigjeve të dashurisë – Jan A Kosova https://poezi.laberianews.com/2020/05/21/shtigjeve-te-dashurise-jan-a-kosova/ Thu, 21 May 2020 11:46:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6708 Shtigjeve të dashurisë Dhe ashtu si të kam pas premtuar Këtë verë do të shkojmë...

The post Shtigjeve të dashurisë – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shtigjeve të dashurisë

Dhe ashtu si të kam pas premtuar
Këtë verë do të shkojmë në Theth
Nën qiellin e tokës së bekuar
Bjeshkëve të mia rreth e rreth
Dhe pranë liqenit në mbrëmje vonë
Hijet tona bashkohen në një siluetë
Do të lutemi prap për dashurinë tonë
Le ta bekoj zoti dashurinë e vërtetë

Dhe ashtu si buron Drini prej kodrës
Kurrë pa u ndalur prej bregut në breg
Rrymës së lumit do notoj drejt Shkodrës
Do të ngjitem malit prej shtegut në shteg
Se shpirt dhe zemër i kam në ato brigje
Një muaj nuk do flej katër javë pa gjumë
Do t’i lutëm zotit të mi bekojë ato shtigje
Ta bekojë këtë dashuri, se të dua shumë

The post Shtigjeve të dashurisë – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ty t’i fala lutje e uratë – Jan A Kosova https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/ty-ti-fala-lutje-e-urate-jan-a-kosova/ Sat, 16 May 2020 16:20:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6384 Ty t’i fala lutje e uratë Se shpirtin ta kam falur në një kohë të...

The post Ty t’i fala lutje e uratë – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ty t’i fala lutje e uratë

Se shpirtin ta kam falur në një kohë të vështirë
Shpirtin tim mbuluar nga një re e dendur malli
Ku rrufetë e egra çdo ditë godasin pa mëshirë
E ku bashkjetojnë dashuria, brenga dhe halli

Unë ty ta kam falur zemrën time si një dhuratë
Zemrën e mbuluar nga re e dendur e dashurisë
Me zemrën time ti fala edhe poezi, lutje e uratë
Dashuria e shpirtit tim,bukuroshja e Dardanisë
Jan A Kosova

The post Ty t’i fala lutje e uratë – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk i mbajta fjalët – Jan A Kosova https://poezi.laberianews.com/2020/05/10/nuk-i-mbajta-fjalet-jan-a-kosova/ Sun, 10 May 2020 07:48:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5953 Nuk i mbajta fjalët Se edhe unë nganjëherë nuk i mbajta fjalët Vendosa të mos...

The post Nuk i mbajta fjalët – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk i mbajta fjalët

Se edhe unë nganjëherë nuk i mbajta fjalët
Vendosa të mos shkruaj më, e prap shkrova
Ndoshta është një mekat që do të më falet
Se nuk isha unë, ishte zemra që ta dhurova

Se edhe unë nganjëherë fjalët nuk i mbaj
Vendosa të pushoj por nuk do pushoj dot
Kur shpërthen frymëzimi nga bukuria e saj
Më nuk mund të ndalem veç mundohem kot

The post Nuk i mbajta fjalët – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më hyre në zemër – Jan A Kosova https://poezi.laberianews.com/2020/05/09/me-hyre-ne-zemer-jan-a-kosova/ Sat, 09 May 2020 17:46:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5889 Më hyre në zemër Prej se unë ty të kam takuar, qysh ditën e parë...

The post Më hyre në zemër – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më hyre në zemër

Prej se unë ty të kam takuar, qysh ditën e parë
Më hyre në zemër,aty përgjithmonë ke mbetur
Të mirë e të keqe të jetës bashkë i kemi ndarë
Kemi ndarë dashurinë që kurr nuk është tretur

E edhe sot më dridhet dora kur për ty shkruaj
Ani pse unë vargje të panumërta kam shkruar
Dhe dekadat varg po bëhën larg në dhe të huaj
Por dashuria e zemrës kurrë nuk ka ndryshuar

Dhe do të vijë dita kur më s’kam për të shkruar
Por çdo varg që e shkrova në shpirt do mbetet
Me kalimin e kohës gjithçka do ketë ndryshuar
Por jo edhe dashuria për ty, ajo kurrë nuk tretet

The post Më hyre në zemër – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më prit në Voskopojë – Jan A Kosova https://poezi.laberianews.com/2020/05/01/me-prit-ne-voskopoje-jan-a-kosova/ Fri, 01 May 2020 19:01:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5317 Më prit në Voskopojë Se një ditë kur do të ketë marrë fund kjo lojë...

The post Më prit në Voskopojë – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më prit në Voskopojë

Se një ditë kur do të ketë marrë fund kjo lojë
E përrallat e përditshme humbin çdo kuptim
Unë do të vijë, më prit atje larg në Voskopojë
Ku gjithmonë shqip janë shkruar lutje e urim

Te gjurmët e biblotekës më gjenë këtë verë
Te shtypshkronja e vjetër ku shqip u shkrua
Mbi urën e Voskopojës dua të ulëm njëherë
E në muret e asaj ure do ta shkruaj: “Të dua”

The post Më prit në Voskopojë – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mbretëria e lutjeve të mia – Jan A Kosova https://poezi.laberianews.com/2020/03/23/mbreteria-e-lutjeve-te-mia-jan-a-kosova/ Mon, 23 Mar 2020 19:24:57 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2113 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Mbretëria e lutjeve të mia Sikur të gjithë jemi futur në...

The post Mbretëria e lutjeve të mia – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Mbretëria e lutjeve të mia

Sikur të gjithë jemi futur në një kohë të lutjeve
Por si çdo krizë tjetër, edhe këtë do ta kalojmë
Vjen koha e përqafimeve, vjen koha e puthjeve
Bota do ndryshon, por edhe ne do ndryshojmë

Bota do të ndryshoj por unë do të mbetem unë
Mes ruinës së vuajtjeve e majave të lumturisë
Të kam dashur e nesër do të të dua më shumë
Frymëzimi i vargut tim,bukuroshja e Dardanisë

Jam lutur në majat e lumturisë kur kam arritur
Por jam lutur edhe në luginën time plot vuajtje
Mes vuajtjes, lutjeve e dashurisë kam shetitur
Se kjo është jeta ime, poezi, dashuri dhe lutje
Dr.Jani A Kosova

The post Mbretëria e lutjeve të mia – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dua të jem pranë teje- Nga zemra urime 7/8 marsi – Jan A Kosova https://poezi.laberianews.com/2020/03/08/dua-te-jem-prane-teje-nga-zemra-urime-7-8-marsi-jan-a-kosova/ Sun, 08 Mar 2020 20:14:25 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1221 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Autor Jan A Kosova Nga zemra urime 7/8 marsi. Dua të...

The post Dua të jem pranë teje- Nga zemra urime 7/8 marsi – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Autor Jan A Kosova

Nga zemra urime 7/8 marsi.

Dua të jem pranë teje

Ndoshta mosha i ka fajet, të thashë përseri
Se nganjëherë kalon viti me shpejtësi rrufeje
Unë të gjitha dëshirat e tua ende as nuk i di
E vetë një dëshirë kam, dua të jem pranë teje

Të thashë përseri, ndoshta mosha i ka fajet
E unë as sot nuk i di të gjitha dëshirat e tua
Me ty ndoshta botës do të ia shkelim skajet
Dhe kudo që të jemi, ty pafundësisht të dua

The post Dua të jem pranë teje- Nga zemra urime 7/8 marsi – Jan A Kosova appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>