Një jetë poeti yt – Jan A Kosova
Një jetë poeti yt
Nuk di çfarë sjellë e nesërmja nuk i dihet jetës
Se jam futur në fushën e poezisë pa kualifikim
Të shkruaj vargje unë vet ia kam lejuar vetes
E tek ti, zemra ime gjithmonë gjeti frymëzim
Nuk e di sa gjatë në këtë fushë do të qëndroj
Për në botën e poezisë as nuk jam kualifikuar
Por nuk do të ndalëm, të shkruaj do të vazhdoj
Në një qoshe do ulem si një mysafir i pa ftuar
Koha ndryshon e asgjë nuk është më si dikur
Mbetet vëtëm poezia që për ty e kam shkruar
S’kam medaljon rreth qafe e as diplomë në mur
Por nuk brengoset zemra që ty ta kam dhuruar
Ndoshta në fushën e poezisë do mbetëm i huaj
Por më shumë vlen fjala e shpirtit se çdo çmim
Poeti yt do të mbetëm, një jetë unë do shkruaj
Dhe ti bukuroshja ime, një jetë frymëzimi im
