krijues Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/krijues/ Poezi Laberia News Fri, 10 Jul 2020 16:24:15 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg krijues Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/krijues/ 32 32 Rilindi zemra ! – Bedri Hoxha https://poezi.laberianews.com/2020/03/08/rilindi-zemra-bedri-hoxha/ Sun, 08 Mar 2020 21:21:41 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1249 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Bedri Hoxha Rilindi zemra ! Jam nje leter e shkruar ,...

The post Rilindi zemra ! – Bedri Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Bedri Hoxha

Rilindi zemra !

Jam nje leter e shkruar ,
me lexo,
me gris ,me digj,
Gjuaje hirin !
Le te zhduket imazhi im si mos egzistence!
A do ndjehesh mire?
Pas shume koherash do jem nje flutur,
Mbremjeve rreth drites do vij rrotull,
merre fshesen e me godit.
Flakme tutje ne oborrin e harruar,
Mbas koherash do jem nje krimb nen gur!
kalo nxitimthi, me shkel,
Aroma e shpirtit tim ,do jete lule
Aroma e zemres ,shije oqeani!
Kujtimet e ruajtura ,do kene arome pendimi
E shije merzie , vaji!
Engjell kur te vij ,mos u habit
Ka falje se ,keshtu kam lindur,
ate zemer kam ,
E keshtu kjo zemer do rilind…

The post Rilindi zemra ! – Bedri Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sytë e Evgjenisë – Hasan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/03/01/syte-e-evgjenise-hasan-qyqalla/ Sun, 01 Mar 2020 16:12:31 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=937 Hasan Qyqalla SYTË E EVGJENISË Sytë e tu moj Evgjeni, i takova vetëm në letër...

The post Sytë e Evgjenisë – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hasan Qyqalla

SYTË E EVGJENISË

Sytë e tu moj Evgjeni, i takova vetëm në letër
E buzëqeshur me mimikë: ashiki e kohës së vjetër.

U bëre këngë e pakënduar, zure vend në vargun tim
Shpirtbardhë e padjallëzuar, plagë m’u bëre në mërgim.

Me tri varrë plot me dhembje, s’kuvendon asgjë nuk thua
Ik nga dehja e ligësisë, ditët rrjedhin si ujë në krua…

Ç’janë këto dallgë uragani, të goditën hiç pamëshirë
S’je e vetme ori e marrë, një Kod t’ri për ditë të mirë.

Lotin tënd do ta përkëdhel, ngrite kokën kthe mënjanë
Ja një rreze sa po lind, është për ty Evgjeni matanë.

Sytë që m’ke moj Evgjeni, lotët thajnë bebëzat e tua
Merr një këngë në çifteli, një premtim më fal mua…

E molisur, e venitur, sikur tretesh ditë nga pak
Kujto “Lulen e Kujtimit”, dashurisë mos i bëj lak.

Hiq mërinë Evgjeni, për ditarin e jetëshkrimit
Kur t’merr lemza Ty mendo, kujto çunin e mërgimit.

E psherëtima kur t’kaplon, nxirr ofshamë të thellë sa deti
Merre lapsin evoko vet…! Është ai çuni nga Kurbeti.

Kur s’ke gjumë ulu pranë, nga dritarja vështro qiellin
Kërko yllin që t’ngashënjen, foli,… pyete për Ylberin.

Porosinë e kësaj nate, jepja zogut të parë n’agim
Të ma sjell e ta lexoj, e arkëtoj në notesin tim.

Mos të strukë melankolia, pesimizmin hidhe fare
I lexoj vargjet e bardha, gjithë nga jeta djaloshare.

Thonë Satani është i marrë, të helmon me gjuhë gjarpri
Sytë e tu,…heu Evgjeni, mos t’i puthë kurrë gjitari…!

Nëse kam zhuritje shpirti, do kërkoj një dritë neoni
Sytë e tu,…ah Evgjeni, dritë kandili tash së voni…!

Kur të ndjehesh e trazuar, ik në kopsht kërko qetësi,
Engjëllushë a Doruntinë, urtë lexo këtë poezi…!

Nga Prof.Hasan Qyqalla

The post Sytë e Evgjenisë – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kush beson – Suzana Alimani https://poezi.laberianews.com/2020/02/26/kush-beson-suzana-alimani/ Wed, 26 Feb 2020 08:58:10 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=695 KUSH BESON… Kush beson që kufizimet e tua janë të kapërxyeshme, gabon. Kush beson që...

The post Kush beson – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KUSH BESON…

Kush beson që kufizimet e tua janë të kapërxyeshme,
gabon.
Kush beson që ti vetëm buzëqesh si të jesh para aparatit fotografik,
nuk të njeh aspak.
Kush beson që ëndrrat e tua janë veç me lule,
nuk është zgjuar asnjëherē pranë teje
në atë nxitim për të larë fytyrën
dhe mbuluar sytë me peshqir
pikërisht në momentin kur kryqëzon vështrimin e vet.
Kush beson që ti mund të ringjallesh sërish,
e sërish, e sërish,
pa i bërë llogaritë me çka të ka ngelur,
ndoshta bën veç llogaritë e tij.
dhe nuk është gjunjëzuar kurrë me ty,
për ty.
Kush beson që ti nuk ke çaluar
ndoshta do t’jetë vetëm një kurioz i f.b
ose njeri që vete në muze pa lexuar historinë.
Kush beson që ti je e fortë,
ndoshta ashtu i intereson,
të të përdori si gurë për themelet e tij të paqëndrueshëm.
Kush beson që ti shkrumbohesh dhe rilind nga hiri,
s’ka njohur atë flakë që djeg në ty,
s’di gjë për dashurinë tënde të re.
S’ka njohur Atë që shëron plagët e tua dhe të ngre lart,
që të jep forcë,
që të përtërin shpirtin.
At’here po,
mund të shikosh përpara
dhe të reflektosh Krishtin…

The post Kush beson – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mall i pa shuar – Shaban Emini https://poezi.laberianews.com/2020/02/26/mall-i-pa-shuar-shaban-emini/ Wed, 26 Feb 2020 08:25:31 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=687 MALLI I PA SHUAR Ja erdhi edhe kjo vjeshtë me shi E malli për ty...

The post Mall i pa shuar – Shaban Emini appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MALLI I PA SHUAR

Ja erdhi edhe kjo vjeshtë me shi
E malli për ty baba nuk shuhet
Jeta nuk është e bukur pa ty
Tani cdo gjë vetëm në kujtime ruhet .

Që nga ora që u mbyllën sytë e tu
Bosh e le ketë shpirtin tim
Krejtë pa pritur I ri ,ti ike ashtu
Ike e na le mbrapa plot trishtimë .

Bujari e ndershmëri ti mbajte lartë
Ashtu si doje dhe ti gjithmonë
Kështu një pjesë tënde me vete bartë
Kështu dhe ti mes nesh rronë .

Shaban V. Emini

The post Mall i pa shuar – Shaban Emini appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Betimi që u përmbush – Kimete Osmani Beqiri https://poezi.laberianews.com/2020/02/26/betimi-qe-u-permbush-kimete-osmani-beqiri/ Wed, 26 Feb 2020 08:14:45 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=684 Malsor Dashi (24.08.1990 – 28.04.2018) Betimi që u përmbush… U betove, duke më shikuar në...

The post Betimi që u përmbush – Kimete Osmani Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Malsor Dashi
(24.08.1990 – 28.04.2018)

Betimi që u përmbush…

U betove, duke më shikuar në sy
Vetëm vdekja, mund t’na ndaj ne të dy
Betimi që u përmbush
Zemra ime u dogj, u bë prush.

Dashurisë së filluar, rrugëtimi i’u ndërpre
Loti dhe malli m’shoqërojnë, prej kur t’mbuluan me dhe
Ishe princi im, i tillë je në ëndërrat e mia
Më trajtoje si princeshë, brilante ishte lumturia.

Është dashur t’a dija
Isha në ëndërr… Mbaron fantazia
E kot të t’përshkruaj si person
Kush t’ka njohur… Lehtë e kupton.

Megjithatë, për ata – ato që nuk e dijnë
Ishte djalë (hasret) pas 5 motrave, e gëzoi shtëpinë
Prindëritë, përherë ishin krenarë me të… Përzemërsisht
I dashur, i shkathët, i respektuar, i zgjuar, shumë punëtorë veçanërisht.

Shkollimin fillor dhe të mesëm, e mbaroi në vendlindje Stagovë – Kaçanik
Vazhdoi me studimet: Bachelor dhe master në Prishtinë, me vendosmërinë çelik
Ëndërrën fëmijërore, që t’bëhej: Polic… Në vitin 2016-të e realizoi
Cilësuar nga kolegët: Devotshmërinë përzemërsisht, përherë e praktikoi.

Më 16.08.2017-të, dashurinë tonë e kurorizuam me fejesë
Duke përgaditur çdo detaj, për martesë
Datën e patëm caktuar, më 01.08.2018-të
Edhe ftesat patën ardhur, një javë para se të ndërronte jetë.

Banesën e re në Ferizaj, e mobiloi me shumë vullnetë… Sipas dëshirës
Edhe detajet më të vogla, i veçonte me idetë: Prej më të mirës
Fatkeqësisht, atë ditë shoqëruar nga kolegu i tij… Gjatë detyrës, pësuan aksident
Gjysëm ore para aksidentit, në telefon me mua foli në këtë jetë.

Fillimisht rasti u bë alarmant, cilësoheshin të zhdukur… U lëndua shpirti im
Më pas trupi i tij, u gjend i pari… Falë kërkimeve të personave specialistë dhe padallim
Qielli u ngrys, Dielli u shua… Pikëllimi mbuloi jetët tona, Ylli ndriques u zhduk në errësirë
Lamtumirën e fundit, me i’a thanë… Zemra t’a përballonte e kishte shumë vështirë.

Me nderime shtetërore, u varros… Si pjesëtarë i Policisë
Lotin s’kanë mundur t’a mbajnë, anembanë shqipëtarisë
Pas vehtës, ka lënë shumë persona për t’a kujtuar
Prindëritë, motrat, mbesat, nipërit… Farefisin, shoqërinë e mrekulluar.

Shikoj fotografitë, mundohem emocionin t’a përshkruaj disi
Kujtimet, ëndërrat, dëshirat… Për jetën e re bashkëshortore, nga mendja nuk më largohën asesi
Nuk qe e shkruar, nuk e patëm fatin me motrat e tij… T’jem kunatë
Tani u bëmë 6-të motra, që qajmë për tonin fat.

Iku nga kjo Botë, si 28-të vjeçarë
Krenare që pata fatin t’a njoh, t’a dashuroj… Që në shikim e parë
Krenaria n’a lehtëson dhimbjën, por mungesa nuk po i shëron plagët
Lutem, i madhi Zot ta ketë mëshiruar… Në këtë jetë, t’gjithë presim radhët.

Shpirti i tij, u prehtë në paqe… Mungesa e tij – zbrazëti e thellë
Asgjë në këtë jetë, familjën nuk e këndellë
Ishte lumturia… Të tillët lindin për t’krijuar histori
E kaluara n’a shoqëron prore, në vazhdimësi.

The post Betimi që u përmbush – Kimete Osmani Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eja vëlla – Arjana Fetahu Gaba https://poezi.laberianews.com/2020/02/26/eja-vella-arjana-fetahu-gaba/ Wed, 26 Feb 2020 06:26:00 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=675 EJA VËLLA Eja vëlla, një raki e cigare ta ndezim të dy, Dhe fort tavolinës,...

The post Eja vëlla – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
EJA VËLLA

Eja vëlla, një raki e cigare ta ndezim të dy,
Dhe fort tavolinës, i rashë me pëllëmbë,
Kjo s’është tavolinë avokati apo ministri,
Eshtë vëndi, ku hamë veten me dhëmbë.

Tek kjo tavolinë, kemi thënë gjithçka,
E vetmja faltore, ku hallet i qajmë,
Eja ta djegim pak hidhërim,
Se unë e ti, njëri tjetrit i ngjajmë.

Eja, pije dhe ta bëjmë gëzuar,
Të kam si vëlla, ndaj dhe të ftoj,
E di që dhe ti, je si unë buzëvarur,
E di që hallet i kemi njësoj.

Merrim dhe një kafe, ta bëjmë tamam,
E di që s’te pihet, menjëherë do thuash,
Mos rrëmo në kuletën bosh vëlla,
Se kurrë s’të lë ta paguash.

Unë të ftova, mos u zë ngushtë,
Ti e di, s’jam më i pasur se ti,
Po sot këto lekët e fundit,
Si mbajnë dot xhepat e mi.

Gëzuar për ty dhe për mua
Se bota është, llum kafeje që nxin,
Kur s’plasëm që na iku rinia mjeruar,
Tani të djallosça pleqërinë.

Arjana Fetahu Gaba
New Jersey, February 2020

The post Eja vëlla – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me kë ngjasoj – Florika Kotska https://poezi.laberianews.com/2020/02/26/me-ke-ngjasoj-florika-kotska/ Wed, 26 Feb 2020 05:40:27 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=657 Me ke ngjasoj *** Se di se si as vete por me duket vetja se...

The post Me kë ngjasoj – Florika Kotska appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me ke ngjasoj
***
Se di se si as vete por
me duket vetja se ngjasoj me lulet,
me ato lule qe celen e mbyllen perseri,
me kraharonin qe ngrihet e ulet,
me nje edhe nje qe bejne dy.

Me diellin ngjasoj ne te aguar,
me ylberin mbas nje vese me shi,
me fuqine e grushtit t’shtrenguar,
me ritmet e rrahjes s’e zemres ne gji.

Me kohen me duket se ngjasoj me teper,
qe hapet e mbyllet me diell me shi,
por me shume ngjasoj me njerezit e vjeter
qe sado qe plaken u duket vetja i ri.

Me jeten ngjasoj me shume pa tjeter,
me bukurine e saj q’e kam zili,
menyren e saj si te tregon te verteten,
me ligjet e saj qe sben dot mbleseri!

The post Me kë ngjasoj – Florika Kotska appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jemi vetëm sot – Suzana Alimani https://poezi.laberianews.com/2020/02/25/jemi-vetem-sot-suzana-alimani/ Tue, 25 Feb 2020 19:38:12 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=654 JEMI VETEM SOT Jemi vetëm sot e ti nuk mundesh të më rrish larg. Por...

The post Jemi vetëm sot – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JEMI VETEM SOT

Jemi vetëm sot
e ti nuk mundesh të më rrish larg.
Por uné hapsirat I dua.
Mé rri pérballé
me largésité shtrénguar ndér duar

Jemi vetém sot
S’guxojmé té mendojmé pér vetveten
véshtrimet humbasim né kujtime
pa ditur ta ndajmé: né c’kohé u deshém
para bijve, pas bijve,
né kohé té qeté o théllime?!

Jemi vetém sot
dhe heshtjet na mbéshtjellin me fjalé té pathéna,
mbretéron njé nostalgji e paqté mes nesh
e ca trille té paqéna.

Jemi vetém sot.
Ti véshtrimin hedh dalldisur si né dehje
dhe uné carmatosur, né krahé té mbéshtetem
Realizojmé pas vitesh:
duke dashur tjetrin, sejcili ka menduar veten…

The post Jemi vetëm sot – Suzana Alimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>