Kush beson – Suzana Alimani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KUSH BESON…

Kush beson që kufizimet e tua janë të kapërxyeshme,
gabon.
Kush beson që ti vetëm buzëqesh si të jesh para aparatit fotografik,
nuk të njeh aspak.
Kush beson që ëndrrat e tua janë veç me lule,
nuk është zgjuar asnjëherē pranë teje
në atë nxitim për të larë fytyrën
dhe mbuluar sytë me peshqir
pikërisht në momentin kur kryqëzon vështrimin e vet.
Kush beson që ti mund të ringjallesh sërish,
e sërish, e sërish,
pa i bërë llogaritë me çka të ka ngelur,
ndoshta bën veç llogaritë e tij.
dhe nuk është gjunjëzuar kurrë me ty,
për ty.
Kush beson që ti nuk ke çaluar
ndoshta do t’jetë vetëm një kurioz i f.b
ose njeri që vete në muze pa lexuar historinë.
Kush beson që ti je e fortë,
ndoshta ashtu i intereson,
të të përdori si gurë për themelet e tij të paqëndrueshëm.
Kush beson që ti shkrumbohesh dhe rilind nga hiri,
s’ka njohur atë flakë që djeg në ty,
s’di gjë për dashurinë tënde të re.
S’ka njohur Atë që shëron plagët e tua dhe të ngre lart,
që të jep forcë,
që të përtërin shpirtin.
At’here po,
mund të shikosh përpara
dhe të reflektosh Krishtin…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com