The post Nese do me vije… – Mimoza Nebiaj Lazaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Nga mimoza nebiaj!
Nese vdekja do me vije,
Do t’a prisja me deshire,
Vec te vdisja ne ato duar…
Te dy perqafuar,
Dy pika loti,
Kam per te leshuar,
Per hallet qe kam kaluar,
Dy zambak t’i lulezoje,
Nje per ty dhe nje per mua,
Si dy te dashuruar!!…
M.N.
The post Nese do me vije… – Mimoza Nebiaj Lazaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post “Bomba” zgjedhore – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>“BOMBA” ZGJEDHORE
Bomba në Strukar
Na doli me bisht,
Dikush po i fryn
Zjarrit qëllimisht!
Mjaft se na çmendën
Votimet në rresht,
– Nuk digjet jorgani
Vetëm për një plesht!
Nga zgjedhjet serike
Po na shkon vera…
Dhe aspak s’na vjen
E mira nga dera!
Lojërat pa kufij
Nuk i kap kalemi,
Edhe pse e dimë
Ku qëndron problemi!
T’ia vëmë shulin
Sa nuk është vonë,
Se nesër nuk dihet
Ç’na pjell në sezonë!
Urtia na mëson
Duke na këshilluar:
– Kush e sheh rrezikun
Është gjysmë i shpëtuar!
E ne po e shohim
Me dy sytë në ballë,
Dhe pa bërë hopa,
Kërcejmë nëpër shkallë!
Pa menduar mirë
Nganjëherë na kruhet,
E prekim arushën
Aty ku nuk duhet!
Prandaj edhe gjërat
Na shkojnë për dreq,
Në këtë botë mizore
Ka edhe më keq!
The post “Bomba” zgjedhore – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Kush e do me te drejt Bashkimin dhe drejtesine te bashkohet me mua – Luan Godaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Dhe Pa asnje nga keta qe duan percarjen !
Si te majtet dhe te djathtet se Po bejne lojen ne kuriz tePopullit fukara. !
Nje turi kane Kriminela dhe hajduter jane.
Le te Me Mbeshtesin mua neve qe cdo gje do japim si dhe jeten borxh ja kemi kombit.
Te roj Bashkimi dhe drejtesia pa dallime partiake. Jug veri. ! Te vej haka tek i zoti.
Kush e ndien veten bure dhe patriot i ndershem dhe qe do drejtesin pa dallime Partiake Le te vij bujrum.
populli do buke dhe jo sbukurime.
Jo Hunda ne qiell dhe bytha ne diell. !
Boll dhe mjaft na i shiten nderin dhe prestigjin nepet bote !
Po jetojme te perbuzur me cdo vend te botes. Si te dhier.
Pse dhe nga kush jemi shitur Kaq keq. ?
Kush e mban kete pergjegjesi. ?
Kush Po na mbron jasht shtetit kur perdoremi si Mish per top Dhe me padrejtesi. ?
Kush dhe kujt po i vete ne mendje te na ngrej lart nderin qe na takon kush. ?
Dhe nga kush do te presim qe te jemi te respetuar si cdo lloi race apo ngjyre ne bote !
Ky eshte nje turp dhe krim. !
Ne Po kriminalizohemi Nga vete pushtetaret tane Nga djemt tane te pa cip te pa nder. !
Te pa shpirt Jane bere Kriminela te pa pare kur me ne historim e te gjitha koherave te ekzistences Te ketij kombi !
krim dhe tradheti poshterim. Nga disa te pa ngopur Me pushtet dhe para ! 32 vjete vetem krime !
Skandaloze Ska me keqe dhe krim.
Mbase dua miqt dhe shoket te me bashkohen nuk dua poste as roge por dua te jem sa ti shikoje pas hekurave
Keta kriminela! !!
Mbase sjam shume i sakt Por jam shume shume dhe shume krenar qe sjam fallco !
-Luan Godaj.
-
-26.06.2022 Gjermani ! -!!!
The post Kush e do me te drejt Bashkimin dhe drejtesine te bashkohet me mua – Luan Godaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Ishte kohë alarmesh – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Ishte kohë alarmesh – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Drejtorllëku – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>DREJTORLLËKU
O sa mirë me qenë drejtor,
Nuk e prek punën me dorë!
Veç një “send” e ke patjetër,
Kur e vë firmën në letër..!
Edhe atë në tridhjetë ditë,
Sepse n’paga s’ka me pritë!
Ato vijnë e shkojnë si shkumë,
Pa lënë prapa asnjë gjurmë!
Ndaj drejtori është i mbarë,
Ç’e zë gjumi në orar..!
Jo se lodhet në detyrë,
Por, që natën e ka vështirë!
T’i mbyll sytë nga pagjumësia,
Herë nga gruaja dhe fëmija…
E bezdisin me gjithë mend
Për pushime në vikend.
Të vendos s’e ka aq lehtë,
Se pushimi ka lezet!
Ndaj vendos si në Pazar,
Për vikend n’udhëtim zyrtar!
Po sa zgjat ky marifet?
Çdo mandat në katër vjet!
Spica Metalike
(Karikatura marrë nga interneti)
The post Drejtorllëku – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Nuk kemi fëmijë për të humbur..! – Xheva Salihaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Te bëhesh PRIND eshte menyra me e lehte ,por ta ushtrosh detyren si prind eshte shume e veshtirë!
Jo te gjithe e meritojne EPITETIN nënë – Baba..
Nëna të dashura asnjeherë ,asnjëherë dhe per asnjë çmim ,mos hiqni dorë nga femijte tuaj ..
Asnjehere mos gaboni t’i flakni ne rrugë per nje gabim qofte i vogel apo i madh ,mundohuni ta qetesoni çdo situate dhe ta minimizoni me menquri ta menagjoni me shumë kujdes dhe delikatesë ,vet femijet jane delikate ,ta mbeshteteni dhe ta drejtoni ne kahjen e duhur..!
Eshte zgjidhja me e mire dhe me e drejtë..
Femijet jane engjuj ..
Mos jetoni per OPINIONIN
Fëmiu eshte i yti i imi i atij ne cdo situate ata jane krijesa tona ,jane pjese te ndare nga trupi ynë!
Une kurrë nuk do t’i perkrah ato nena ,qe per hir te mentalitetit dhe per nder e Moral ia mbyllin deren femijeve te tyre, pergjithmone!
Une kurre nuk do te isha e qete ,nese femiun tim e kam len jashte ne bore e ne shi ,pse lagja e do ashtu ..!
Une kurrë nuk do te mundesha te ha buke e qete nese femiu im eshte i uritur dhe bredh rrugeve pa adrese..qan e denez skajeve te rruges..
Une dhe unë kurre nuk do te gezoja nje shendet apo jete te lumtur nese femiu im vetem eshte ne fund te kapitullimit..
Gabim per sa te jete jeta nese nje nene mendon se duke ia mbyll deren femiut te saj do te gjen lumturi tek te tjeret..
Ka raste e raste qe i shohim ketu ,ku ne emer te opinionit femijet u jane perfundua rrugeve pa krye..
Shpeshhere mendoja te nderhy ne kete familje per tja thene vetem nje fjalë:
Ti si nene ,si po ndihesh qe femiun e trete rrugeve ,vetem te jesh e mire per te tjeret dhe duke i qendru besnik mentalitetit tonë te qelbur ..
Fasade ,Siperfaqesore!
..mjafte jetuam per te tjere,kendelluni !
Ti si nene : A te zë gjumi njejte ,si nje nene qe mbron me cdo kusht femijte e saj, nga e keqja e madhe ..?
Ti nuk e mbrojte .
Ti e shkaterrove edhe me shumë..
Ti nuk i dole në ndihmë kur ajo po ta kerkon ne heshtje..
Ti ishe ajo qe e prune deri ne kete pike , se nuk ishe me te tek ajo rritej..
Ndaj bashkfajtore je dhe ti vet qe ndihmove ne rrenimin e jetes se saj,pa e verejtur..
Xhevë Salihaj
Austri
The post Nuk kemi fëmijë për të humbur..! – Xheva Salihaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Më thanë engjut – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Më thanë se je penduar
shpirti të mundon
kohën e kujton me lot në sy.
Më thanë se lulet
që ti solla të janë vyshkur
nuk i ujite me ujë, por me lot.
Më thanë se thrret emrin tim
por, unë nuk të dëgjoj
tashmë jam në botën tjetër.
Më thanë engjujt
se mbi varr ke vendosur
lulët që shumë i deshta.
Më thanë engjujt
se një ditë do të vish dhe ti
të pres këtu lart, në parajs!
Xhevat I. Prebreza 14.05.2022, Prishtinë
The post Më thanë engjut – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Boshatisje – Blerim Muriqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Edhe Lagjja poshtë nuk ka më fëmijë
Ikën të rinjtë,
bollshëm ka vetëm pleqëri
dhe për çudi; ka zënë mos duket tepri!
Rend plakjen lagjes, ia prek fytyrën
zharisin rrudhat; mërzi si je katandisur kështu?
Pyes trishtimin.
Ca pleq ngelur kanë mbet
e djeshmja iku diku larg, shumë larg…
Gjithçka më sillet vërdallë
dhe mikja e mirë më tha se donte t’ia mbathë.
Në pashpresë hyj me këmbë të mbarë,
bërtas në kupë të qiellit;
si po plaket kështu atdheu
Hiq nuk ka hare pa nipër e mbesa,
pa zhurmë, gëzime e ngatërresa
lojërat harru i ka edhe sokaku
as gëlon as gjallon, aty këtu vetëm gulçimë plaku
Kanatat portave rrinë varur
hapen a mbyllen askush nuk i pa,
gjithçka pezull rri
për pak gjallëri, fëmijë e rini.
Që kur mortaja ka nisë të bjerë
ikja dhe vdekja janë bërë njësh,
e kam me ty o sylesh
që kamjen ke e ikjes resh.
The post Boshatisje – Blerim Muriqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Do të dëshiroja! – Landa Molishti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Sa do të dëshiroja, në krahët e mi,
Të mbështillja, gjithë fëmijët në nevojë,
Anë e mbanë botës, t’ju falja pafundsisht dashuri, t’ju lehtësoja, sado pak dhimbjet në zemrat, t’u dhuroja shkëlqesi…
T’ju ktheja buzëqeshjen, si me magji,
T’ju ngrohja shpirtin, t’ju falja gjithë rrezet diellore,
Bashkë të thurnim, vargje pambarim,
Pandalshëm, nga gjokset e tyre.
T’i përqafoja, t’i shtrëngoja të gjithë,
T’i mbështillja fort, rreth vetes,
Si nëna, që mbanë fëmijët në gji.
Pa dallime racore, në këtë kohë mizore.
Sa do të doja, në krahët e mi,
Të mbështillja, të gjithë gjyshërit
Të gjitha gjyshet, e humbura në vetmi, Ashtu, më e lehtê do t’u bëhej pleqëria.
Shumë janë ore, të braktisur,
Shumë kanë nevoja…
Anë e mbanë botës,
Në këtë shoqëri të “krisur” sa shumë po mungon respekti dhe dashuria.
Ah! Të moshuarit e devotshëm,
Janë “libra” më vete, në histori,
Vërtet, meritojnë nderime, dashuri!
Kudo, në rruzullin e përbotshëm…
T’ju largoja dertet, lodhjet e jetës,
T’ju qaja hallet, t’ju fshija lotët e shpirtit,
Të mos ndjenin dhimbje, t’ju qetësoja, Shpirtërat, t’ju dhuroja lulet më të bukura në botë.
Të gëzonim, me shpresat!…
Atje, ku s’ka arritur njeri.
Në mundesha, të ndërroja këtë botë,
Pamëshirë, do të luftoja çdo padrejtësi.
Do të punoja, heroikisht me ndershmëri,
Do të vlerësoja lart, shqiptarisht me e dashuri; fjalën e madhështore; Njeri.
Do të ikja nga kjo botë e lumtur, do të prehesha në paqe, me qetësi.
13/5/2022
The post Do të dëshiroja! – Landa Molishti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Të gjithë janë të lumtur – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Disa me drogë merren , tjerë tender fitojnë.
Deputetë , ministra…gënjejnë e mashtrojnë.
Prokurorë , gjykatës…hajde çfarë bisnesi.
Të gjithë hajdutë janë , e nuk ju hiqet vesi.
Disa vaskë floriri…mbajnë dhe shërbëtorë.
T’ ju bjerë hunda n’ tokë , se zënë më me dorë.
Mjekët të rrjepin lëkurën , e të pijnë gjakun.
Ti ke dhëmbje në shpatull , operojnë stomakun.
Disa mbajnë qen race , një milion i bën vaksina.
Pensionisti i shkretë , s’ka lekë as për aspirina.
Disa me trafik femrash , të tjerë shesin fëmijë.
E përsa i përket ligjit , këtu askush s’don t’ja dijë.
Ka plot falsifikatorë , që të nxjerrin n’pension.
Vetëm bëj gati paratë , se pensioni vazhdon.
Me para merr edhe vizë e jashtë shtetit shkon.
Hipoteka si për çudi… tapi tokash tjetërson.
Në këtë vend të varfër , çuditë s’kanë të sosur.
S’pyet njeri për ligjet , njerëzit janë marrosur.
Disa me pushime shkojnë , larg…në Australi.
Të tjerë s’kanë bukë për fëmijët , kalojnë
n’çmenduri.
Disa gjënden të vetëvrarë , ” kishin depression ”
Për çudi , jeta në gjungël…njëlloj prap’
vazhdon.
Vallë si të mos kishin ” depresion ” të shkretën?!…
Borgjet deri në grykë , e pa shpresa për jetën.
S’kanë bukë për fëmijët , kush s’ju jep me listë.
E si t’mos ju ikë truri…ah , kjo jetë e pistë.
Në këtë vend të varfër , ” të gjithë janë të lumtur “.
” Është parajsa në tokë ” , kjo jetë ” kaq e bukur “.
Dhjetor , 2007
Shk. nga lib. ” Vargje për jetën ” .
The post Të gjithë janë të lumtur – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>