Do të dëshiroja! – Landa Molishti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Do të dëshiroja!

Sa do të dëshiroja, në krahët e mi,
Të mbështillja, gjithë fëmijët në nevojë,
Anë e mbanë botës, t’ju falja pafundsisht dashuri, t’ju lehtësoja, sado pak dhimbjet në zemrat, t’u dhuroja shkëlqesi…

T’ju ktheja buzëqeshjen, si me magji,
T’ju ngrohja shpirtin, t’ju falja gjithë rrezet diellore,
Bashkë të thurnim, vargje pambarim,
Pandalshëm, nga gjokset e tyre.

T’i përqafoja, t’i shtrëngoja të gjithë,
T’i mbështillja fort, rreth vetes,
Si nëna, që mbanë fëmijët në gji.
Pa dallime racore, në këtë kohë mizore.

Sa do të doja, në krahët e mi,
Të mbështillja, të gjithë gjyshërit
Të gjitha gjyshet, e humbura në vetmi, Ashtu, më e lehtê do t’u bëhej pleqëria.

Shumë janë ore, të braktisur,
Shumë kanë nevoja…
Anë e mbanë botës,
Në këtë shoqëri të “krisur” sa shumë po mungon respekti dhe dashuria.

Ah! Të moshuarit e devotshëm,
Janë “libra” më vete, në histori,
Vërtet, meritojnë nderime, dashuri!
Kudo, në rruzullin e përbotshëm…

T’ju largoja dertet, lodhjet e jetës,
T’ju qaja hallet, t’ju fshija lotët e shpirtit,
Të mos ndjenin dhimbje, t’ju qetësoja, Shpirtërat, t’ju dhuroja lulet më të bukura në botë.

Të gëzonim, me shpresat!…
Atje, ku s’ka arritur njeri.
Në mundesha, të ndërroja këtë botë,
Pamëshirë, do të luftoja çdo padrejtësi.

Do të punoja, heroikisht me ndershmëri,
Do të vlerësoja lart, shqiptarisht me e dashuri; fjalën e madhështore; Njeri.
Do të ikja nga kjo botë e lumtur, do të prehesha në paqe, me qetësi.

13/5/2022

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com