Kujtim Hajdari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/kujtim-hajdari/ Poezi Laberia News Fri, 08 Oct 2021 21:11:36 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Kujtim Hajdari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/kujtim-hajdari/ 32 32 Juve edhe të vdekur, zemra ju këndon! – Kujtim Hajdari https://poezi.laberianews.com/2021/10/08/juve-edhe-te-vdekur-zemra-ju-kendon-kujtim-hajdari/ Fri, 08 Oct 2021 21:11:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21702 Juve edhe të vdekur, zemra ju këndon ! (Dy miqve valltarë) Vitet fluturuan e më...

The post Juve edhe të vdekur, zemra ju këndon! – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Juve edhe të vdekur, zemra ju këndon !
(Dy miqve valltarë)

Vitet fluturuan e më nuk u panë,
Ishin si dy vëllezër në valle e këngë,
Kur mori lajmin se ka shkuar matanë,
U nis vrap te varri me të madhen brengë

Çohu, more Dane, t’ja marrim njëherë,
I fërkoi foton me dorën që dhëmb,
Dukej do ta çonte vërtet si atëherë,
Kur vallen e hiqnin të dy këmbë mbi këmbë.

Çohu, more Dane, se është mbledhur fshati,
T’na spërkatin vallen me gota rakie,
Kanë dalur dhe pëllumbat jashtë nga hajati,
Të të sjellin lule mbi tënden takie.

Oshëtinte vendi, varret mbanin vesh,
Malli dridhte ajrin, dhimbja plaste gurin,
Këto fjalë zemre sa shumë kishin peshë,
Dukej se do hapnin, do çanin dhe murin.

Çohu, more Dane, pse më rri këtu,
Është sofra e shtruar në konakun tënd,
Kam ardhur të të marr, mos më shih ashtu,
Dikur kemi lënë përgjysëm një këngë.

Thonë se u hap varri, Dania filloi këngën,
Sa tundet kodra e lugina poshtë jehon,
Fshati për shumë vite u thuri legjendën,
Juve, bijë, dhe të vdekur, zemra ju këndon.

Kujtim Hajdari

The post Juve edhe të vdekur, zemra ju këndon! – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Grekja e bukur – Kujtim Hajdari https://poezi.laberianews.com/2021/10/01/grekja-e-bukur-kujtim-hajdari/ Fri, 01 Oct 2021 15:21:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21635 Grekja e bukur Nga ballkoni shoh në rrugë, Shoh makinat si vrapojnë, Diku larg dhe...

The post Grekja e bukur – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Grekja e bukur

Nga ballkoni shoh në rrugë,
Shoh makinat si vrapojnë,
Diku larg dhe ty për udhë,
Të thërresin, të kërkojnë.

Të thërret pranë vendi yt,
Dhe kujtimet lënë atje,
Shoh sa shumë të ndrisin sytë,
Sa dhe gjumi s’të merr më.

Dhe një ditë, e di, do shkosh,
Dhe këtu do lësh vetminë,
Vetëm unë e di sa bosh,
Do ndjej shpirtin dhe shtëpinë.

Fjongo rrezesh nëpër lule,
Do të mbledhësh në mëngjese,
Dhe kujtimet me pekule,
Do përkëdhelësh n’rruzuj vese.

Lart e poshtë ishullit t’bukur,
Bashkë me nipin dorë më dorë,
Do të bredhësh si dikur,
Diell do kesh në kraharor.

Ditët që lë tek mua pas,
Do rrinë në vite si gjerdan,
E unë do t’i ruaj, s’do t’i ngas,
Për të ndjerë ty gjithmonë pranë.

Të them hesht e prit dhe ca,
Vetëm dhimbjen do të shtoj,
Dashuria urdhëra s’ka,
Ajo di vetëm të çmoj.
Kujtim Hajdari

The post Grekja e bukur – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Urë e vjetër e pashait – Kujtim Hajdari https://poezi.laberianews.com/2021/09/27/ure-e-vjeter-e-pashait-kujtim-hajdari/ Mon, 27 Sep 2021 15:39:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21610 Urë e vjetër e pashait N’anë fshatit, nën një rrap, Nusëron ura e lashtë, Pret...

The post Urë e vjetër e pashait – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Urë e vjetër e pashait

N’anë fshatit, nën një rrap,
Nusëron ura e lashtë,
Pret pashanë të kthehet prapë,
Pret të dalë nga varri jashtë.

Përmbi urë rrihte trokun,
Dhe turfullonte kali krifën,
Thonë pashai s’e kishte shokun,
Ku kalonte fuste frikën.

Dhe mbi urën e pashait,
Një fshatar s’e hodhi hapin,
Ishte pjesa e sarajit,
Me pashanë sherrin s’e kapin.

Dhe kur ngrinte kristale ftohti,
Mbushte përroin dhe rrebeshi,
Mbi urë kalonte veç i zoti,
Fshati gjithmonë këmbët përveshi.

Si një plagë e një mynxyrë,
Shihnin urën gjithmonë shtrëmbër,
Si diçka për ta pështyrë,
Si një plagë që vret në zemër.

Pas në vite u ndërtua,
Një tjetër urë e fortë, beton,
Urë e pashës s’u rrëzua,
Por mbi të asnjë nuk shkon.

Tash me myshqe mbytur keq,
Ura pret e rri e trembur,
Ç’është ky fat kaq i keq,
Erdhi koha për t’u shembur?

Një tjetër pashë nuk doli më,
Që kur sarajet i liruan,
Por urë e pashës, urë me zë,
Emrin e keq akoma ruan.
Kujtim Hajdari

The post Urë e vjetër e pashait – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bukuria jote – Kujtim Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/09/20/bukuria-jote-kujtim-hajdari/ Sun, 20 Sep 2020 10:32:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12600 BUKURIA JOTE Më shfaqesh siç vjen një zanë në përralla, E qeshur, plot dritë, përqafuar...

The post Bukuria jote – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BUKURIA JOTE
Më shfaqesh siç vjen një zanë në përralla,
E qeshur, plot dritë, përqafuar lumturinë,
Mendimet e bukura e fjalët e rralla,
Thellësitë e shpirtit, bëjnë që të ndrijnë.

Ato që natën të zgjojnë e të lënë pa gjumë,
Që ëndrrat t’i mbushin me rreze agimi,
Që para meje, shpesh, të skuqin aq shumë,
Të bëjnë të lodrojë plot ngjyra vështrimi.

Shkulmet e tyre nuk ngopem t’i shoh,
Në thellësitë e kaltra të syve që ndrijnë,
Askush më shumë në botë s’do t’më ngroh.
Sa fjalët e tua kur ëmbël më vijnë.

Bukuria jote, që sot po më çmend,
Si yll më vjen pranë me zjarrin që përvëlon,
E me fjalët e shumta sa radhën s’u gjen,
Më ngre në peshë e hapësirash më çon.

I mbush ditët e mia me aromë pranvere,
Më bën të humbas forcën e gravitetit,
Më bën aq të lehtë sikur t’isha prej ere,
M’jep forcë të matem dhe me dallgët e detit.
KUJTIM HAJDARI

The post Bukuria jote – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do t’i nis dy pëllumba të bardhë – Kujtim Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/06/02/do-ti-nis-dy-pellumba-te-bardhe-kujtim-hajdari/ Tue, 02 Jun 2020 20:37:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7559 DO T’I NIS DY PËLLUMBA TË BARDHË Unë do t’i nis dy pëllumba të bardhë,...

The post Do t’i nis dy pëllumba të bardhë – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DO T’I NIS DY PËLLUMBA TË BARDHË

Unë do t’i nis dy pëllumba të bardhë,
Me zarfin e këngëve që këtu ke kënduar,
Një copë pranvere do ta zgjojnë në të ardhë
Një notë dashurie djegur, përmalluar.

Ti hapi e kujto me mallin në zemër,
Korijet e shpirtit ku dhimbja rri peng,
Ku plagët akoma na thërresin në emër,
Udhëve të fatit mbushur mall e brengë.

Ku unë si i çmendur të kërkoj, të thërras,
Gjer n’orët e vona që dikur përpinim,
E tremb edhe natën kur qetësisë i flas,
Per të gjetur nën yje gjurmët ku rrinim.

E vramë një t’ardhme plot sythe paçelur,
Siç ishim të dy shpenguar, të marrë,
Por nuk dua të vras lumturinë e ngelur,
Nuk dua as shpirtin ta mbys si në varr.

Nuk dua të mendoj se vitet që shkuan,
Nuk dua që shpresën ta humb se një ditë,
Mund të ndezin në zemrat tona që lënduan,
Dy zjarre që dhe fikur ruajnë dashuritë.
KUJTIM HAJDARI

The post Do t’i nis dy pëllumba të bardhë – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kohë dimri – Kujtim Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/05/04/kohe-dimri-kujtim-hajdari/ Mon, 04 May 2020 19:36:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5573 KOHË DIMRI Drurët lakuriq të pyllit janë zhytur në brengë, Pa gjethe, pa lule, pa...

The post Kohë dimri – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KOHË DIMRI

Drurët lakuriq të pyllit janë zhytur në brengë,

Pa gjethe, pa lule, pa fluturime zogjsh e pa këngë,

N’ akullnajën e kristalt unë shkel me mosbesim e frikë,

Skeletera drurësh në revolt prej gjumit letargjik.

Era e pezmatuar dhe e xhindosur fryn me tërbim,

Copëtohet nëpër degët e lë brinjët ne trungjet blind,

Mjekon plagët me fashot e saja e nga dhimbja qan,

E unë pamjes mortore i këndoj me ofshamë.

Përroi mbushur plot, në pakujdesi rrokullis ndonjë gur,

Dëgjohet kuisja e një qeni të mbetur përtej qëkur,

Një mëllenj gjysëm e ngrirë mbështetet te këmbët e mia,

Era mbytet në përrua dhe heshtjen përkund vetmia.

Perëndimi krihet në pasqyrë në kristalet e pellgjeve,

Me skeletet e drurëve vizaton figura fantazmash,

Errësira vë ballin në thellësitë e hendeqeve,

Retë e mbarsura flenë shpatit si në ekrane plazmash.

Një ujk, me sytë e kuq, më shikon me habi e vëmendje,

Një pellazg i pazakontë i dukem këtë mbrëmje,

Një ulërimë e zgjatur çan muzgun e zhduket në thellësi,

E më pas humb në errësirë dhe ngjyra e tij gri.

Një frenatë nervose kafshon asfaltin fshatit përbri,

Fashe të kursyera dritash vidhen nëpër dritare,

Ndonjë sobë zjarri tymos qiellin në lartësi,

Yjet pasqyrohen në akull si thërrmija fishekzjarre.

Kërkoj te injoroj edhe pse i zhytur në melankoli,

Hijen dhe imazhin e ftohtë të këtij dimri në prehje,

“Do të vijnë, me grisht pranvera me të sajën nostalgji,

Ditët plot diell e lulet ylber që të çojnë në dehje.”

(Nga vëllimi “Mbrëmë Isha pa ty”)

KUJTIM HAJDARI

The post Kohë dimri – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos e prisni ullirin – Kujtim Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/04/28/mos-e-prisni-ullirin-kujtim-hajdari/ Tue, 28 Apr 2020 18:22:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5055 MOS E PRISNI ULLIRIN Mos e prisni ullirin e vjetër, shekullorë, Njerëzit kalojnë vapën në...

The post Mos e prisni ullirin – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOS E PRISNI ULLIRIN

Mos e prisni ullirin e vjetër, shekullorë,
Njerëzit kalojnë vapën në paqe, qetësi,
kënaqen kur kalon me zhurmë e kemborë,
Bagëtia mbasdite, kur fillon i lehti verì.

Trungun e gjërë dy burra nuk e pushtonin dot,
Njëqind burra qëndronin nën hijen kurorë,
Në shekuj sa dashuri kish parë e sa lotë,
Sa kalimtarë pushuan viteve, në vapën hor.

Dukej ulliri nga mosha, i vjetër me jetë,
Rrënjët e shtrembëra, me kurriz nga toka dilnin,
Të etura per dritë ngrinin gungat përpjetë.
Në të vjetrin trung ulliri sa legjenda flinin!

Në hijen e tij, dikur, kishin bërë dasëm djajtë,
Betohej më i vjetr’ i fshatit mbi kokë të Perëndisë,
Se kish dëgjuar gjithë natën e korrikut muzikë,
E kudo, hije që lëviznin e hidheshin pa frikë.

Zanat kishin vallëzuar tre ditë e tre netë pa pushim,
Edhe në mes te vapës, nën hijen e ullirit,
Bukuria e tyre kish çuar këdo në verbim,
Këdo që afrohej për të parë bukuritë e gjirit.

Një çift të rinjsh thonin se ishin çmendur aty nën hije,
Trupat e tyre kishin marrë flakë nga dashuria,
Sa herë që lëviznin në ajër fluturonin shkëndija,
Edhe vendin kishte mbuluar kjo dhimbje historie.

Magjistricka e dëgjuar e fshatit, nëna Marije
Dilte shpesh nga varri e ulej përsëri në hije,
Me shkopin që tori lesh tirrte fije magjie,
E këndonte kobshëm “ Erdhi fundi i kësaj njerëzie.”

Erërat e dimrit përplasen me furi në të,
Pushojnë e marrin frymë thellë të shlodhura,
Shpatullat mbështesin në trungun që nuk bën zë,
Me ofshamat e tyre tundin degët e lodhura.

Në ato vite përmmbysje, kur shkatërruam çdo gjë,
Iu turrën dhe ullirit e tentuan ta prisnin dhe atë,
Doli nga sgavra dhe e ruajti një gjarpër i zi,
Me sytë e frikshëm që i çonin zjarr ndiqte çdo njeri.

Thonin se gjarpëri ish me krahë, i ngjante një dragoi,
U ngrit nga shtrati, me shkopin e tij, dhe i moçmi Ali.
Mos e prisni ullirin e vjetër, djema, i këshilloi,
Është gjynah të zhdukni nga fshati gjithë këto histori.
KUJTIM HAJDARI

The post Mos e prisni ullirin – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O det…! – Kujtim Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/04/23/o-det-kujtim-hajdari/ Thu, 23 Apr 2020 19:34:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4790 O DET! O det, sa jam ndeshur e shpesh kam harruar, Me ty bot’n e...

The post O det…! – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O DET!

O det, sa jam ndeshur e shpesh kam harruar,
Me ty bot’n e hidhur, e jetën e shkuar,
Sa herë në qiell mua më ke ngritur,
Sa herë errësirës poshtë m’ke zbritur.

Në flladin tënd sa herë jam prehur,
Ashtu si pranë gotës xurxull i dehur.
Kur vitet e rëndë më vrisnin mbi shpinë,
E koha më hidhte baltë e suferinë,

Në krahë trishtimi kur rrija gur në bord,
Prej supesh më kapje e më tundje fort,
Dhe unë mes dallgësh hidhesha furtunë,
Një fije shprese kërkoja gjithëkund.

Sa herë me lotë fundin ta kam parë,
Kur unë i paepur tërhiqesha zvarrë,
Herë-herë m’fusje frikën edhe tmerrin,
N’rropullimën tënde kur shikoja Ferrin.

Herë më përplasje në breg si fundërrinë
Herë në majë të dallgëve me jepje lirinë,
Shenjat gjatë bregut akoma kanë mbetur,
Si në diell imazhi fytyrës së thekur.

E thinjat e bardha që dallgët kanë vënë,
Mbi flokët e mia ti gjurmë i ke lënë,
Por prapë, mes dallgësh unë dua të jem,
Dhe sfidat me ty, prapë dua t’i kem.

Nga KUJTIM HAJDARI

( Foto Austri ,2014)

The post O det…! – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bluzat e bardha – Armata e Lavdisë – Kujtim Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/04/19/bluzat-e-bardha-armata-e-lavdise-kujtim-hajdari/ Sun, 19 Apr 2020 07:45:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4474 BLUZAT E BARDHA – ARMATA E LAVDISË Përbindshi Covid kërcet dhëmbët kudo si djall i...

The post Bluzat e bardha – Armata e Lavdisë – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BLUZAT E BARDHA – ARMATA E LAVDISË

Përbindshi Covid kërcet dhëmbët kudo si djall i çmendur,
Ju, me virusin e pamëshirshëm përkrah, me virusin përballë,
Marshoni këto kohë si në legjendat mitike, të patrembur,
Si të lindur nga epika heroike, si dikur trimat e rrallë.

Dhe pse nata mbuloi me mistere dhe ditën me diell,
Dhe zemrat na i bëri akull si në Alaskën e ngrirë,
Botën e bëri të mbyllej me frikën e vdekjen që mbjell,
Ju, armata e lavdisë, po shkruani sot historinë e vështirë.

Përkundni në duart tuaja dhimbjen e madhe njeri,
Me djersën e nxehtë të ballit, çdo sekond, vaditni shpresën,
Dhe nata dhe dita, për ju, nuk kanë më asnjë limit e kufi,
Kur mijëra sy ju shohin si perëndi, ju falen e ju luten për jetën.

Nuk matni më kohën, këto ditë, as me numra e as me orë,
Punën vazhdoni papushim, si heronj, deri në limitet e fuqisë,
Qindra që presin jashtë në shtretër e të tjerë në aspiratorë,
U kthyet në dragonj të kohës, harruat veten e hallet e shtëpisë.

Përtej xhamave ku edhe rrezet e diellit shfaqen me frikë,
U vjen imazhi i fëmijëve që ju presin, që ju mungojnë aq shumë,
Si një zog që rreh krahët në dritare e largohet me vërtik,
Zëri i dhembshur i prindërve të dashur, që vetmia i përhumb.

Në rrezen e pranverës që puth lulet përtej, jashtë në pemë,
U shfaqet buzëqeshja e të dashurit a të dashurës që ju pret,
Për një çast sikur u ikën lodhja dhe pse peshon aq rëndë,
Por këto, si në film ikin e ktheheni në punën që ju thërret.

Dëshira e madhe na rrëmben dhe neve t’ju gjendemi pranë,
Të marrim diçka nga lodhja juaj, t’ju themi fjalë të ngrohta,
Por të burgosur në shtëpi, pa asnjë faj, ligjet e këtij virusi, na lanë,
Dhe ne ju ndjekim juve, heronjtë tanë, vetëm nga ekranet e ftohta.

Me dëshpërim e dhimbje kur përcillni çdo kufomë që shkon,
Duke ngrënë veten me dhëmbë që s’arritët ta shpëtonit dot,
Shpesh ndonjë shokun tuaj, që virusi nëpër duar ua gllabëron,
Kur përcillni me zemrën e copëtuar e me të hidhurin lot.

Ju varrin ja mban hapur Covid nëntëmbëdhjetë, por ju s’e përfillni,
Luftoni fytas, me bulëzat e djersës që ju zbukurojne ballin,
Vini ndërkëmbë përbindshin, dhe njerëzve shpresën u mbillni,
Emri juaj – shkruar në çdo zemër njeriu me dhimbjen dhe mallin.
KUJTIM HAJDARI

The post Bluzat e bardha – Armata e Lavdisë – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fëmija – Kujtim Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/04/08/femija-kujtim-hajdari/ Wed, 08 Apr 2020 18:21:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3801 FËMIJA Hyri me frikë e drojtje pas nënës, “Ndoshta ,sot nuk grinden më.” Pëshpëriti pothuajse...

The post Fëmija – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FËMIJA

Hyri me frikë e drojtje pas nënës,
“Ndoshta ,sot nuk grinden më.”
Pëshpëriti pothuajse pa zë.

Ata, sa u panë filluan përsëri,
Dhe zërat e lartë që oshëtinin,
Dukej sikur kafshonin muret e shtëpisë,
Tavanet tundeshin sikur do të binin,
Ajo dridhej e tëra me të qarën ndër dhëmbë,
Dukej se shtëpia do ta zinte poshtë,
Dukej se ata do ta shkelnin me këmbë,
Me nervat që ngisnin mërinë me revan,
Me bisedat që tërhiqnin osh.

Vrapoi e doli jashtë, në ballkon,
Në faqe ndjeu lotët e nxehtë,
Koka po i fryhej si një tullumbace,
Veshët po oshëtinin nga të çjerrat,
Me dy duart e njoma i bllokoi fort,
Mbylli dhe sytë të mos shihte gjë.

Oh, sa dëshironte pak paqe,
Pak qetësi, një prehër të ngrohtë,
Muzgu sa kishte rënë,
Asaj iu duk sikur e mori në gjirin e tij,
Ta fshihte diku në një kënd,
Ta mbronte nga ajo marrëzi.

Kishin kohë që grindeshin,
Që kur u mbajt seanca e parë e gjyqit për ndarje,
Dhëmbët përplasnin me njëri-tjetrin,
Në mallëkime e në sharje.

Si mund të kthehet kështu një dashuri,
Për pak zënka, për pak xhelozi?
Çdo ditë që vinte grindeshin si furtunë,
Dhe ajo ndjente cdo ditë e më shumë,
Të humbiste nënë e baba,
Nga grindjet pafund,
Nga sherret e mëdha.

Ashtu e strukur në një cep,
Ndjeu hënën ta përkëdhelte në faqe,
Iu kujtua dora e nënës, dikur,
Aq e ëmbël dhe fryma e saj manushaqe.

Pse u prish nëna ime?
Cfarë i ka ndodhur?
Dhe lotët iu shtuan.
Yjet lart në qiell ia bënin me sy,
Të luante me ta, e ftuan,
Në rrugët gjysëm të errëta,
Siç luante dikur me babanë.

Sa e kish marrë malli për një fjalë të mirë,
Dhe vrapin të merrte rrugës ndanë,
Kur babai e ndiqte symbyllur në errësirë!

Por ajo s’lëvizi që aty,
As yjet s’i pa.
As xixëllonjat që i vinin vërrdallë,
E ia bënin me sy,
Sikur kërkonin t’i thonin ndonjë fjalë,
Ta pyesnin lodrat ku i kish?
Dikur ajo lozte me to e i vendoste sipër,
Si një copë qiri me flakë, si një copë pishë,
Dhe ato bënin dritë mbi lodrat e saj,
Dhe ia ndiznin sytë e zemrën shkëndijë.

Kujtimet i erdhën ndërmend si në ëndërr,
Dhe ajo ndjeu mall,
Shumë mall për atë kohë të bukur,
Pse e harroi, babai ku ish zhdukur?
Ajo nënë e parë, e dashur, pse u ftoh?

U ngrit në këmbë,
Lotët iu shtuan,
Por dhimbja i dha forca dhe e shtyu “Ec!”
I donte të dy, i donte aq shumë,
Hyri me vrap në dhomë duke qarë me dënesë,
E ulëriti me zërin e saj të hollë “Mjaft!
Nuk shikoni? Këtu jam dhe unë.”
Lotët pikonin dhimbjen te këmbët e tyre.
Sytë e pafajshëm të kësaj fëmije,
Ua vodhën zërin të çjerrave ,
Me dritën e mallit që digjej
I mpiu dy trupat, si meit i ktheu.
Babai filloi t’i përkëdhel flokët me dhimbje,
Nëna i mori dorën që i dridhej në të sajën,
Ndërsa burrë e grua hanin mërinë me dhëmbë,
Me shikime plagosnin njeri tjetrin si rrufetë,
Zëri i saj i tronditi,
I bëri të heshtin, të dridhen,
U kujtoi se po vrisnin një tjetër jetë,
Pafajësinë e brishtë të dashurisë së tyre.

Kujtim Hajdari
(Foto web)

The post Fëmija – Kujtim Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>