Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

BUKURIA JOTE
Më shfaqesh siç vjen një zanë në përralla,
E qeshur, plot dritë, përqafuar lumturinë,
Mendimet e bukura e fjalët e rralla,
Thellësitë e shpirtit, bëjnë që të ndrijnë.

Ato që natën të zgjojnë e të lënë pa gjumë,
Që ëndrrat t’i mbushin me rreze agimi,
Që para meje, shpesh, të skuqin aq shumë,
Të bëjnë të lodrojë plot ngjyra vështrimi.

Shkulmet e tyre nuk ngopem t’i shoh,
Në thellësitë e kaltra të syve që ndrijnë,
Askush më shumë në botë s’do t’më ngroh.
Sa fjalët e tua kur ëmbël më vijnë.

Bukuria jote, që sot po më çmend,
Si yll më vjen pranë me zjarrin që përvëlon,
E me fjalët e shumta sa radhën s’u gjen,
Më ngre në peshë e hapësirash më çon.

I mbush ditët e mia me aromë pranvere,
Më bën të humbas forcën e gravitetit,
Më bën aq të lehtë sikur t’isha prej ere,
M’jep forcë të matem dhe me dallgët e detit.
KUJTIM HAJDARI

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com