Lola Shehi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/lola-shehi/ Poezi Laberia News Wed, 11 Nov 2020 20:27:46 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Lola Shehi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/lola-shehi/ 32 32 Mall… – Lola Shehi https://poezi.laberianews.com/2020/11/11/mall-lola-shehi/ Wed, 11 Nov 2020 20:27:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14484 MALL…Më qenkan arratisur gërmat këtë natëJetime më mbetën fjalëtKujtimet treten e shkrumbosen ndër gishtaSi breg...

The post Mall… – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MALL…
Më qenkan arratisur gërmat këtë natë
Jetime më mbetën fjalët
Kujtimet treten e shkrumbosen ndër gishta
Si breg i humbur braktisur nga valët

Më qenkan fshehur të gjitha shkronjat
U zemëruan , nuk di ç`patën
Me yjet e ndezur thanë u dashuruan
Si pus të errët ma lanë natën…

Kaq keq i paskam torturuar?
Që rrinë pas shpine e s`më dalin përballë?
Grindem me veten si det i trazuar
Ngrihem dallgë e çmendur përmbi valë.

Mundohem të kuptoj ku i kam lënduar
Apo kjo natë mëkatare në epshe i grish
Me ç`përralla po i ve në gjumë të gjorat
Që m`i merr nga gjiri e s`mi kthen sërish?

Mbi tastierë të penduara kthehen tre gërma
Ç`të shkruaj me to, jam tepër në hall
Nën qiellin e grisur paska dalë hëna
Mbi cipën e saj, shkrova…mall

Lola Shehi Çela

The post Mall… – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Djali rebel – Lola Shehi https://poezi.laberianews.com/2020/04/18/djali-rebel-lola-shehi/ Sat, 18 Apr 2020 11:42:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4404 DJALI REBEL S`kish marrë lajm për rregullat e karantinës Se ish e ndaluar dalja k`të...

The post Djali rebel – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DJALI REBEL

S`kish marrë lajm për rregullat e karantinës
Se ish e ndaluar dalja k`të mëngjes
Puthej gjithë epsh mbi kodrën e gjelbëruar
Me flokë pishash mbushur me vesë

Filloi ta qortonte pishëzën e mjerë
Një zogth i vogël fshehur nën gëmushë
Djaloshi Diell qeshej shend e verë
Rrëshqet nga flokët e joshet nën gushë

Pastaj papritur erdhi drejt meje
Më shkeli syrin e m`i vrau sytë
Mollëzt m`i ndezi si flakë rrufeje
Një puthje zjarr që s`ka të dytë

Kaq i paturpshëm ky diell mëngjesi
Puthej e joshej atje mbi kodër
A thua vallë s`ia kanë mësuar
Se dashuria nuk është lodër

I ktheva shpinën qytetit t`përgjumur
M`dridhej zemra mos na kish parë
Rebel i madh djali diell
Vazhdonte puthte si i marrë

Lola Shehi.

The post Djali rebel – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dëshirë e çmendur – Lola Shehi https://poezi.laberianews.com/2020/03/27/deshire-e-cmendur-lola-shehi/ Fri, 27 Mar 2020 20:15:12 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2360 DËSHIRË E ÇMENDUR Kur mëngjeseve jam në shtëpi Ushqimi i shpirtit tim, është zgjimi yt...

The post Dëshirë e çmendur – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DËSHIRË E ÇMENDUR

Kur mëngjeseve jam në shtëpi
Ushqimi i shpirtit tim, është zgjimi yt
Të përkëdhel në shtrat çdo milimetër të trupit tënd
Të dehem me aromën e flokëve, e të puth sytë

Pastaj, të vrapoj në guzhinë me një ninullë në buzë
Duke kënduar, të trazoj në filxhanin tënd neskafenë
Të të shijojë nazet, kur buzëvarur më thua
Po ç`ke që më ngjitesh kështu! Më lër se s`ta kam ngenë!

E unë që vazhdoj të ngacmoj e të bëhem rrodhe
Të bezdis me pyetje pafund, e bëhem tamam si e marrë
Të lexoj se ç`thua, kur shikimin drejton nga makina
Aman si bën dhe ti, sikur jam në klasë të parë

E di, u rrite! Nuk e ndaloj dot kohën
Më shpon me ata sy të mëdhenj e vetullat e zeza hark
Në çast, ndjej një dëshirë paksa të çmendur në dukje
Të bëheshe sërish e vogël, e sërish të të fusja në bark.

Lola Shehi

The post Dëshirë e çmendur – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në kafene – Lola Shehi https://poezi.laberianews.com/2020/03/11/ne-kafene-lola-shehi/ Wed, 11 Mar 2020 21:01:47 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1290 Sugjeruar nga Xheva Salihaj NË KAFENE… Ne vazhdojmë të përsërisim të njëjtat gabime Dhe si...

The post Në kafene – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

NË KAFENE…

Ne vazhdojmë të përsërisim të njëjtat gabime
Dhe si gjithmonë vazhdojmë të mbidhemi në kafene
Spas meje, kafeneja s`është aspak vend për poetët
Për zhurmaxhinjtë që trazojnë botën deri mbi re

Kështu edhe sot, sërish u bëmë mëkatarë
Përhumbëm mes poezive në librat e njeri-tjetrit
Recituam me zë të lartë, shqetësuam dynjanë
Dhe kafen e mëngjesit, ia nxorëm përhundësh miletit

Herë tjetër do ikim larg, atje ku askush s`na dëgjon
Të flasim, të qeshim, të këndojmë pa më të voglin merak
Ani se rrotull kemi botën që gjumë fle deri vonë
Për prishësit e qetësisë….. do kërkojë dhe hak….

Ç`na duhen rreth e rrotull kaq shumë dëshmitarë
Se flasim çapraz, kur pimë ndonjë gotë më shumë
Ndoshta bëjmë edhe ndonjë premtim të marrë
Me shkopin magjik… muza na vë në gjumë…..

Lola Shehi.

The post Në kafene – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fije të arta (Poezi nga Lola Shehi, kushtuar vajzave të Xheva Salihaj – Lola Shehi https://poezi.laberianews.com/2020/03/10/fije-te-arta-poezi-nga-lola-shehi-kushtuar-vajzave-te-xheva-salihaj-lola-shehi/ Tue, 10 Mar 2020 20:20:49 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1272 Sugjeruar nga Xheva Salihaj. Kjo poezi eshte shkruar nga z.Lola Shehi me kerkesen e Xheva...

The post Fije të arta (Poezi nga Lola Shehi, kushtuar vajzave të Xheva Salihaj – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj. Kjo poezi eshte shkruar nga z.Lola Shehi me kerkesen e Xheva Salihaj, kushtuar vajzave te saj)

Lola Shehi

FIJE TË ARTA

Ju fije të arta, që më qëndisni shpirtin
Diell i zjarrtë, që më ngrohni çdo stinë
Gurë të çmuar, që më zbukuroni çdo sekondë të jetës
Gjak që më vlon në dejet e shtatit tim

Ju filiza të brishtë, rritur mes gishtërinjsh
Duart më janë dridhur, kur në krahë ju kam marrë
O ndjesi hyjnore që s`gjej krahasim
Kur nënë më keni thirrur për herë të parë

Ju jeni pesë cepat që i duhen një ylli
E të pesta bashkë, formoni qiellin tim
Ju jeni dashuria që më ngrini e më digjni gjirin
Jeni arsyeja që mbani në jetë gjithësinë

Jeni pesë gishtat e dorës, ngjitur në pëllëmbë
Gonxhe pranverore spërkatur me vesë
Ju jeni ajo dhimbja, që m`a gris cipën e hënës
Që më drithëron të gjithën, kur secilin pres

Ju jeni valsi i lumturisë, që nuk i gjej dot emër
Ju jeni simfonia, që më fton çdo mbrëmje në vallzim
Jeni motivi i vetëm, që më bën të ndjehem femër
Që më kurorëzuat nënë, deri në amshim

Ju jeni qetësia, oksigjeni që më mbush me frymë
Jeni njëkohësisht,vullkani e stuhia, tornado e rrufeja
Në muret e zemrës time, janë gdhendur pesë emra
Donjeta e Besa, Denisa e Dorina, dhe më e vogla, Klea

Nga Lola Shehi..
04.04.2018

The post Fije të arta (Poezi nga Lola Shehi, kushtuar vajzave të Xheva Salihaj – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos piva ? – Lola Shehi https://poezi.laberianews.com/2020/03/01/mos-piva-lola-shehi/ Sun, 01 Mar 2020 07:41:21 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=907 LOLA SHEHI MOS PIVA? Do t`i deh vargjet, Do t`i dënoj, Të gjitha dollitë do...

The post Mos piva ? – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LOLA SHEHI

MOS PIVA?

Do t`i deh vargjet,
Do t`i dënoj,
Të gjitha dollitë do i detyroj t`i kthejnë me fund
Derisa t`iu merret mendja
Të mos jenë në gjëndje të numërojnë rrokjet
T`i shkelin të gjitha rregullat
Të flirtojnë me metaforat në mesnatë
Të puthen me rimat e paputhura
Pa u turpëruar aspak!
Të dashurat t`i ndërrojnë sa herë të duan
Si mbreti gratë
Pa pikë pendimi,
Pa frikë se do t`i quajnë tradhëtarë
Se do t`i quajnë të poshtër,
Maskarenj,
Imoralë
Për një natë, të bëhen idiferentë ndaj shpirtrave të vrarë
Të paktën për një natë të bëhen përbindësha
Zogj grabitqarë
Të ushqehen me yje
Hënës, t`ia kafshojnë trupin me puthje
Pastaj, të flenë të qetë
Mëkatin si rrobë e dalë mode, ta flakin tutje
Mos piva shumë
Kësaj nate të vonë?

Lola Shehi Letër e pashkruar

The post Mos piva ? – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>