Majlinda Nana Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/majlinda-nana/ Poezi Laberia News Wed, 03 Mar 2021 20:17:32 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Majlinda Nana Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/majlinda-nana/ 32 32 Natë – Majlinda Nana https://poezi.laberianews.com/2021/03/03/nate-majlinda-nana-2/ Wed, 03 Mar 2021 20:17:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17811 Natë Dritat e qytetit hapen si kamare të ndezura, thëngjij të kuqërremtë që feksin verbonjës,...

The post Natë – Majlinda Nana appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Natë

Dritat e qytetit hapen si kamare të ndezura,
thëngjij të kuqërremtë që feksin verbonjës,
por as na ngrohin, as na ndriçojnë plotësisht,
veç përplasen lehtas në një gëzof ere të tejdukshme.
Është era jonë.

Dhe hapet nata, dalëngadalë, e pafajshme,
e rëndë si perdja përpara shfaqjes premierë.
Tronditen mugëtirat, mantelet e agimeve, përgjakur, s’njihen, nata i mbështjellë.

Së lartmi, yjet purpur formojnë qytetin e tyre sfidant!
Qytet e qiell përndizen në terr.

Pothuajse zvarrë një muzikë sensuale rënkon e drobitur
dhe përshëndetet nga zërat tanë që klithshëm përplasin duart si shtrëngata pranvere.
Në çdo manastir të braktisur, murgjit varin-mozaikë në mur-qefinët e vdekjes
dhe qirinjtë digjen tinëz si shpirt vashe të dashuruar.

Një leckaman numëron muzgjet tek shqyen mëngët e pasanikëve
dhe me ngazëllim i bashkohet errësirës,
sytë i marrin ngjyrën e saj
deri te pika e kthesës, kur bashkë me harabelat
gëzon gjumin poshtë urës qindra milionëshe të kryeqytetit.

Pasmesnatë! Pllajat e buta marrin forma trupash njerëzorë-të heshtur deri te majat e thonjve,
nën mbretërinë e zisë lulëzojnë së brendshmi dhe u zgjohen të fshehtat, të ndaluarat, të frikshmet.
Edhe patat e egra që zhurmojnë, kanë fjetur si çdo herë në këtë orë,
shpezët e tjera janë strukur herët nëpër strofullat e tyre…
perandoritë humane, bien pabesisht,
megjithëse ndërtuar mbi drurë hinoki…

Bie gongu!
Zhytur mallëngjimeve,
njerëzia kumbon si zë i shkretë mes malesh
dhe ashti u çahet si det i terur
dhe shohin njëri – tjetrin të zverdhur në fytyrë
dhe nisen…
Shtegtimi dhemb po aq sa qëndrimi!

Majlinda Nana Rama

The post Natë – Majlinda Nana appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Skulpturë – Majlinda Nana https://poezi.laberianews.com/2020/05/10/skulpture-majlinda-nana/ Sun, 10 May 2020 07:31:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5949 SKULPTURË Në shesh të botës – ti digjesh fërfëllim, diellit luftë i shpall me vështrim...

The post Skulpturë – Majlinda Nana appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SKULPTURË

Në shesh të botës – ti digjesh fërfëllim,
diellit luftë i shpall me vështrim stoik,
kokat kthejnë teje, mbushur përdëllim,
shiun bën furtunë, furtunën – armik’.

Her’ si trup pa gjak, her’ si det i fjetur,
frymëmarrjes së natës ngarkon mirësit’,
herë në gjallëri, herë me zë të mekur,
kërcimtar’ të dhimbjes, befas të zënë prit’.

Bebëzave të syrit mbirë si sythe majesh
gdhendur ballin hënë, ti heshtje krenare,
bota hyn në ty, ti e zhveshur fajesh,
tek të mërmërisin: “Ç’bukuri vrastare!”

Herë merr forma femrash, trajta ajri merr
tek t’vrasin me zë, tek t’therin pa fjalë,
dhe të përgjërohen, dhe të bëhen terr,
ca thonë “Shën Mëri!”, ca thonë “E përdalë!”

Herë u bëhesh grua, herë shfaqesh hyjni,
përbuzjen-shigjet’-ngulur, brinj’ më brinj’,
i kaplon dëshirë, i zgjon në zili,
her’ të hedhin dimër, her’stinë përmbi stinë.

Enden muzikë lutjesh në çdo cepin tënd
dhe të nisin shira, dëborëra përmbi,
të puthin, të ndukin, me mend e pa mend,
dhe të veshin vello, dhe të vënë në zi.

Herë përflakesh qiellit, herë në rrapëllim’,
vështrime meskinësh puthin kurmin tënd,
herë bëhesh ciklon, herë ylber në zgjim
e prapë rri statujë në po të njëjtin vend.

Ja, kështu lufton, e gdhendur mermer,
herë del triumfale, herë helm e vrer,
në varr i shpie, të çojnë disa herë,
me miliarda shekuj, me ty, besë-e-prerë.

Nga zgavrat e syve i sheh përcëllimë,
kur në dritë i var, në kryq të mendojnë,
mbi ty ditët bien, të rënda pikërrimë,
herë i kryqëzon, herë të kryqëzojnë.

Majlinda Nana

The post Skulpturë – Majlinda Nana appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Natë – Majlinda Nana https://poezi.laberianews.com/2020/05/02/nate-majlinda-nana/ Sat, 02 May 2020 18:06:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5409 Natë Dritat e qytetit hapen si kamare të ndezura, thëngjij të kuqërremtë që feksin verbonjës,...

The post Natë – Majlinda Nana appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Natë

Dritat e qytetit hapen si kamare të ndezura,
thëngjij të kuqërremtë që feksin verbonjës,
por as na ngrohin, as na ndriçojnë plotësisht,
veç përplasen lehtas në një gëzof ere të tejdukshme.
Është era jonë.

Dhe hapet nata, dalëngadalë, e pafajshme,
e rëndë si perdja përpara shfaqjes premierë.
Tronditen mugëtirat, mantelet e agimeve, përgjakur, s’njihen, nata i mbështjellë.

Së lartmi, yjet purpur formojnë qytetin e tyre, sfidant!
Qytet e qiell përndizen në terr.

Pothuajse zvarrë një muzikë sensuale rënkon e drobitur
dhe përshëndetet nga zërat tanë që klithshëm përplasin duart si shtrëngata pranvere.
Në çdo manastir të braktisur, murgjit varin-mozaikë në mur-qefinët e vdekjes
dhe qirinjtë digjen tinëz si shpirt vashe të dashuruar.

Një leckaman numëron muzgjet tek shqyen mëngët e pasanikëve
dhe me ngazëllim i bashkohet errësirës,
sytë i marrin ngjyrën e saj
deri te pika e kthesës, kur bashkë me harabelat
gëzon gjumin poshtë urës qindra milionëshe të kryeqytetit.

Pasmesnatë! Pllajat e buta marrin forma trupash njerëzorë-të heshtur deri te majat e thonjve,
nën mbretërinë e zisë lulëzojnë së brendshmi dhe u zgjohen të fshehtat, të ndaluarat, të frikshmet.
Edhe patat e egra që zhurmojnë, kanë fjetur si çdo herë në këtë orë,
shpezët e tjera janë strukur herët nëpër strofullat e tyre…
perandoritë humane, bien pabesisht,
megjithëse ndërtuar mbi drurë hinoki…

Bie gongu!
Zhytur mallëngjimeve,
njerëzia kumbon si zë i shkretë mes malesh
dhe ashti u çahet si det i terur
dhe shohin njëri – tjetrin të zverdhur në fytyrë
dhe nisen…
Shtegtimi dhemb po aq sa qëndrimi!

The post Natë – Majlinda Nana appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mall e Burrë – Majlinda Nana https://poezi.laberianews.com/2020/04/04/mall-e-burre-majlinda-nana/ Sat, 04 Apr 2020 16:58:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3340 Mall e Burrë Ndizet syri nëpër flakë e bëhet diell, ngrihet dita, preket toka, puthaqiell,...

The post Mall e Burrë – Majlinda Nana appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mall e Burrë

Ndizet syri nëpër flakë e bëhet diell,
ngrihet dita, preket toka, puthaqiell,
ditë e pastër, fjalë e mirë, në rrugë e buzë,
çast i paqtë, nur burri, bëhet muzë,
ndjenjë-tërkuzë.

Orë, Zana, shtojzovalle, hedhin valle,
Orë e mirë, Zanë e bukur, nëpër malle,
çahet, çohet, lartet, dimër, verë,
Zanë e ëmbël, n’duart tua, si përherë,
në pranverë.

Janë dy zemra, janë dy lule, janë dy dritë,
preken, ngjizen, mblidhen, rriten, nëpër ditë,
fjalëmjaltë, fjalëvrer, fjalëprerë, si në terr,
fjalëpaanë, nëpër shtigje, herë si tmerr,
jo përherë.

Zbrazesh, zihesh, derdhesh, hahesh, si rrufe,
zë i egër, zë i butë, i pafre,
dorë e dashur, afsh i zjarrtë, më lë pa mend,
bardhë e zi, tretur, ngjitur, gjoksit tënd,
në cdo vend.

Eci, zvarrem, ngjitem, shtrihem nëpër kohë,
mot i vjetër, mot i ikur, mot i ardhur, ty të shoh,
shfaqem, dukem, zhdukem-trupit tënd-në cdo kat,
buzëpranverë, nëpër rozë, nëpër erë, si lofatë,
më je fat!

Ishe botë, m’u bëre Botë, në këtë botë,
s’ishe imi, ishim bosh e tani plot,
ishe ajër, ishe ves’, m’u bëre sy,
ishe djalë, u poqe-burrë, m’u shfaqe hy’
s’bëj dot pa ty!
“Lulet e egra”

The post Mall e Burrë – Majlinda Nana appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për gruan (Mikes që ma vranë) – Majlinda Nana https://poezi.laberianews.com/2020/03/07/per-gruan-mikes-qe-ma-vrane-majlinda-nana/ Sat, 07 Mar 2020 07:15:44 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1143 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Autore MAJLINDA NANA PER GRUAN Mikes që ma vranë Dashuria pa...

The post Për gruan (Mikes që ma vranë) – Majlinda Nana appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Autore MAJLINDA NANA

PER GRUAN
Mikes që ma vranë

Dashuria pa mure është imoralitet, – i thanë
dhe e mbërthyen në trekëmbësha poshtërimi
e quajtën marrëse të eliksirit njerëzor
dhe në emër të popullit e ekzekutuan qetësisht.
Mund ta kishin vrarë ndryshe,
për shembull kur priste poshtë ballkonit sa të pushonte shiu
por u duhej vepër penale më bindëse
dhe pritën një natë pranvere kur ajo i gëzohej stinës së vet
e i treguan që e deshën më shumë se ajo veten.
(Me gjasa e kanë dashur)

Mikja ime ishte vajzë e një babai, nënë e një djali,
motër e një vëllai, ëndërr e çdo burri,
por lutësit e pështytësit e vranë.
E vranë mizorisht ponc pilatët!
Vrasje e zakonshme për ta…

Njerëzimi – vrasës serial,
zhytur duart gjer në bërryl me gjak vajzash të parritura,
i kërkon virgjëresha të përjetshme!

Mikja ime i besoi vrasësit të parë të saj,
pas tij, turmat iu vërsulën si pelegrinë mortorë
ia bënë shoshë dinjitetin,
e vendosën në stendën e përgjimit, përgojimit, pëshpëritjes përbuzëse
dhe e gjuajtën sa mundën me moral fals.

Fillimisht e puthën
derisa e futën në kurthe të zymta e tinzare që e gjora s’i njihte,
ia shkelën sinqeritetin e saj,
fytyrën e bukur ia nxinë,
vështrimin e ëmbël ia vodhën,
trupin e paveshur ua servirën si mish të butë
gjithë të gjallëve jargavaçë, që u eksituan sa e panë
e kur mbaruan,
iu bashkuan vrasjes.
Pati nga ata që nxituan t’i shqyenin leckat e fustanit të dlirtë.

Turmat vrasin!
U mblodhën në funeralin e saj,
secili nga një grusht poshtërim,
të fundit, sa për varrim.
Ky ritual purifikues i mbodhi të gjithë,
ku ishin e ku s’ishin, gra e burra, me kuç’ e maç’.
Bota kundër saj!
Miken time e masakruan karontët mitologjikë të shekullit të ri
e për ta cuar në Had e thanë lumin Akeront…

Pasi mbaruan me të,
joshës e kameleonë të ndezur
pelegruan në ekzekutimin e radhës,
drejt një tjetër zemre të pastër.

Pas disa vitesh

Qetësia e Judesë u prish…
Gratë të përjetësuara në mermere…
Burrat nisën t’i buzëqeshnin njëri -tjetrit…

The post Për gruan (Mikes që ma vranë) – Majlinda Nana appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>