Martin Çuni Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/martin-cuni/ Poezi Laberia News Sat, 09 Oct 2021 06:29:13 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Martin Çuni Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/martin-cuni/ 32 32 Dita e fundit me nënën – Martin Çuni https://poezi.laberianews.com/2021/10/09/dita-e-fundit-me-nenen-martin-cuni/ Sat, 09 Oct 2021 06:29:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21734 Martin Çuni Dita e fundit me nënën (Përcjellja në banesën e fundit) Nënë, po të...

The post Dita e fundit me nënën – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Martin Çuni
Dita e fundit me nënën
(Përcjellja në banesën e fundit)

Nënë, po të shoqëroj
Deri në vendlindjen tënde.
Askënd nuk e lejoj kësaj here
Të jetë më afër, pranë teje se unë.
Ke vuajtur shumë për mua nanoke,
Dhe kurrë s`u lakove as nuk u lodhe!
Kurrë nuk bëre if as of, hasjane,
Ballëhapur e stoike para furtunave.
Ballit rrudha që nuk u shpaluan kurrë!
Sa vuajte përjetove, për djalin
Si shumë nëna tona shqiptare;
Nga Adami shqiptar e këndej!
Dyerve të burgjeve,
Dyerve të zyrtarëve,
“Tanë” dhe të huaj;
Nëntë vite prite me durim!
Gjakove rrugëve e koridoreve të burgjeve:
Të Prishtinës, të Prokupjes e të Nishit!
Hej, nëntë vjet me trastë në shpinë!
E rrugëve të Prishtinës
Pas nipit e pas mbesës
E te këmba e nuses të djalit të vetëm.
E more edhe rrugën bjeshkëve të lirisë
Të zemrës së Kosovës – Ndrenikës-Drenicës,
Të vizitosh bijtë tu e tët bir ushtarë,
E u qëndrove te këmba Agronit e Teutës,
Kalvarit të shqiptarëve Prishtinë – Maqedoni!

Kësaj here, unë po të qëndroj pranë
Në rrugën tënde të fundit për vendlindje,
Të pushosh e qetë, në Ujzin e Hasit tonë.
Dielli do ta puthë atë copë toke
Ku do pushosh ti Nënaloke!
Dita e fundit në këtë botë,
Dita e fundit e nata e varrit
Në tokën tonë të të parit.
Të djegur , të përvëluar
Nga vandalët e kanibalët!
Nga tumula e fundit
Eshtërat i luajtën nga varri
Të ilirit të bardhë disamijëvjeçarë!

Nënë, të erdhën edhe shumë miqë
Shumë djem e vajza si tutë!
Shumë të afërm të gjakut e të gjenit.
Miqë vëllezër e motra
Nga Shkupi e këndej,
Nga Malësia e këndej,
Nga Presheva e këndej,
Shqipëri e diasporë.

Nënë lamtumirë të them
Vafsha rrugës tënde,
Me përcjellje madhështore si Ti!
E çfarë të tha biri i Drenicës,
Gjeneral Shaban Shala, këtë ditë?
“Kjo nuk është vetëm nënë e Martinit,
Kjo është nënë e të gjithë shokëve tanë,
Kjo është Nënëmadhe shqiptare”!

Nënë thoshe: “rrugët të çojnë gjithkah,
Po edhe rrugët janë gjithëfare!
Po hype në krahë të mizës
Ato të çojnë edhe në turp!
Lum ai që e merr të drejtën
Kurrë nuk do të humbet”!
*************
(Rrugë Prishtinë – Ujzi i Hasit, 04 tetor 2011, – në automorg.)
Publikohet në shenjë kujtimi të 10 vjetorit të vdekjes së nënës time.

The post Dita e fundit me nënën – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zë qytetërimit – Martin Çuni https://poezi.laberianews.com/2021/03/22/ze-qyteterimit-martin-cuni/ Mon, 22 Mar 2021 17:04:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18398 Zë qytetërimit (30 mijë pleqëve, grave e fëmijëve të kampit “Shatila” në Liban) Na jepni...

The post Zë qytetërimit – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zë qytetërimit
(30 mijë pleqëve, grave e fëmijëve të kampit “Shatila” në Liban)

Na jepni pak ujë,
na dërgoni pak bukë!
Fëmijët na u bënë shkrumb.

Vëllezërit na kanë rrethuar,
plumba na hedhin për mëngjes,
gjyle na hedhin për darkë!
Plumba ditën, gjyle natën,
bajonetat na presin për rreth.

A keni ndjenja të një kombi?
Në emër të cilës liri,
në emër të cilës ideologji,
fëmijët na i bëni shkrumb e hi?
Shekulli njëzet,
kush t`i pajtojë fëmijët tanë në djep?

Djemtë tanë luftojnë
të etshëm në vapë,
për një oazë jete
në këtë tokë të thatë.

Duam ujin tonë – burim
jetë me dritë e gëzim!
Qytetërim!
Aeroplanët, fregatat e tanket,
le të mbrojnë jetën n`agim,
le të flakërojnë për gëzim!

Ju thërras o njerëz,
në emër të dashurisë,
shporrini djajtë nga zemra,
për hir të Perendisë!

Shatila e gjakosur
Gernikë e këtij shekulli,
Qytetërim i lirë
barbarinë e mesjetës
mbylleni në grila hekuri!

Burgu i Nishit, shkurt 1987
“Jetë e furtunë”, Prishtinë, 2002

The post Zë qytetërimit – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do t´ju quaja ndryshe – Martin Çuni https://poezi.laberianews.com/2021/03/17/do-tju-quaja-ndryshe-martin-cuni/ Wed, 17 Mar 2021 21:13:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18328 Do t´ju quaja ndryshe Golgota kurde më bën të dyshoj dhe jo vetëm ajo… në...

The post Do t´ju quaja ndryshe – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do t´ju quaja ndryshe

Golgota kurde më bën të dyshoj
dhe jo vetëm ajo…
në sinqeritetin e luftës,
në sinqeritetin e fjalës,
në të vërtetën e madhe që sot proklamojnë!

Korbat fluturojnë,
mbi kokat kurde,
dhe jo vetëm mbi ato,
nga vëllezërit e Dinit,
nga vëllezërit e racës
në emër të Allahut dhe të paqes?!

Luftë e drejtë i thoni
golgotës së Kuvajtit?
Galop pa kompromis bëni
si bijtë e Gernikës
në panonë e Pikasos,
ç`tingëllimë e imagjinatës!

E drejtë do t´i thosha
të ngisni edhe një vrap,
ti kaloni bjeshkët mbi Eufrat!
Alpet t´i kaptoni, të arrini në Sharr,
aty do t
mësoni edhe një lëngatë
histori të hidhur të popujve të ngratë!

Smjafton vetëm zëri
për hir të drejtësisë,
ky shekull po nxihet me makabritetete
t
padrejtën e mundim me vepra t`vërteta!
Po deshtët të drejtën dhe Perendinë vetë
bëni punë njerëzore – dhe pa interes!

Prishtinë, prill,1991
Përmbledhja: “Jetë e furtunë” Prishtinë 2002

The post Do t´ju quaja ndryshe – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Disa pyesin pse nuk flet Demaçi – Martin Çuni https://poezi.laberianews.com/2021/03/04/disa-pyesin-pse-nuk-flet-demaci-martin-cuni/ Thu, 04 Mar 2021 21:14:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17864 Disa pyesin pse nuk flet Demaçi A kanë shpirtë ata njerëz A kanë një trohë...

The post Disa pyesin pse nuk flet Demaçi – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Disa pyesin pse nuk flet Demaçi

A kanë shpirtë ata njerëz
A kanë një trohë zemër,
A kanë pak njerëzi!?

Për disa “gazetarë” e di!
Për disa “intelektualë” e di!
Për disa “priftërinj” e di!
Për disa “hoxhallarë e di!
Për disa “politikanë” e di!

Shtatëqind herë po u dogje,
Shtatëqind pash nëse hyn nën dhe,
Shtatëqind herë feniks po u ringjalle,
Serish kërkojnë të të mbysin mizerisht,
Vetëm që ata të duken më të mëdhenj!

2016.Ennepetal Gjermani

The post Disa pyesin pse nuk flet Demaçi – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shpalljes së pavarësisë të Kosovës – Martin Çuni https://poezi.laberianews.com/2021/02/20/shpalljes-se-pavaresise-te-kosoves-martin-cuni/ Sat, 20 Feb 2021 20:59:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17466 Një urim me vargje modeste! Martin Çuni Shpalljes së pavarësisë të Kosovës Sonte jam larg...

The post Shpalljes së pavarësisë të Kosovës – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një urim me vargje modeste!

Martin Çuni

Shpalljes së pavarësisë të Kosovës

Sonte jam larg fishekzjarreve të zemrës time,
Larg lotëve të gëzimit të miqëve të mi në Atdhe
Afër dhembjeve, që për jetë të jetëve nuk bëhen harrim.

Sonte nuk do ti hap portat e rrugëtimeve të gjata
Të dal nëpër Botë, as të shtegëtoj Bjeshkëve të Nemuna,
Nëna nuk do të më përcjellë, as nuk do të më presë, si prore
Fjalët dhe uratat e saja do t
i bëhen udhë shpirtit:
“Biro, t`u dhashtë e mbara ty e shqiptarëve!
Paqe pastë gjithmonë për ty e për shqiptarët!”
Ajo me lotë gëzimi në sy do të shikojë qiellin
Edhe fishekzjarret, që fluturojnë si flakë kuçedre
Prishtinës dhe Kosovës i bëhen sihariq.

Pastaj nuk do të shohim karvanin e ndarjeve, as
Gëzimin, hidhërimin dhe mallin e përflakur nëpër mote,
Që lumenjtë e lotëve nuk ua shuan dot etjen
Bërë si toka: djegur e përvëluar në shkretëtirën e kësaj Bote
Do të gërshëtohen, shliren e përshliren përvujtërisht, sot
Mbuluar me plafin e hirit të heshtjes në tumulat e lashta Ilire
Si dhe nëpër varre të të parëve tanë në mesjetën e përzymtuar.

Pas shumë shekujve të shungulluar të Shqipërisë
Nëpër bjeshkët e valëve të detrave tanë
Nëpër kaltrinë e Liqeneve shqiptare!
Nëpër plisat tisëborë të Malit Sharr.
Shqiptarët nuk do të skuqin më xhamadanin e bardhë.
Do të fluturojnë këmishat sonte,
Do të valëviten shamitë me plisa.
Shqiptarët do të shtegtojnë me meste të bardha,
Shqiptarët do të flakërojnë si rreze mes lisash!

Me zemërbardhësi dyert i hapën ditën edhe natën,
Që të presin nevojtarët e skamnorët e huaj, tregtarë,
Dhe tu hyjnë në gji nëpër shekuj me radhë:
Të mos mardhin nga acari i dimrave,
Të mos përvëloheshin nga vapa e verës!
Pastaj: ngadalë e me buzëqeshje në cep buze
Me smirën terratisëse në shpirtin e pashpirt,
Zemrat jofisnike nxinin gjithë bardhësinë,
Që Zoti ta falë kishtë dijtë ndër shqiptarë:
Ua nxinë jetën e ua ndalën rritën dhe dritën;
Kurrë nuk arritën t
ua nxinin shpirtin,
Perlë të bardhë ta mbajnë lart arritën,
Si bardhësi kurorë malesh e si rreze Dielli!
E u tkurrën, e u tkurrën shqiptarët, pa fund
Çdo pëllëmbë toke, deti, liqeni e lumi u skuq
Çdo skutë u çelikos me eshtra shqiptarësh
Edhe shpirti mbeti i pastër si një ëndërr e bardhë.

Edhe iu shpifën e çka s´ju thanë
E ua shanë anë e mbanë Evropës,
Tokën e tyre të madhe e të bukur,
Kullat e tyre të vogëla mbushur krenari,
Mirësinë e tyre të padjallëzuar.
Ua shanë bujarinë e mikpritjen,
Ua përnatën jetën në pranga e leqe
Kazamateve me themele ligësie.
Ua përnatën me shpata e dyfekë gjithfarë
Me zjarr e me hekur i nëpërkëmbën!
Me intriga, përçmime e ligësi të papara
Ua qëndisën gjithë të këqiat dhe shpifjet
Vrragët e torturës në kurëm e në shpirt.
Ua rrotulluan edhe pllakat e varrezave të të parëve
Ua lëkundën themelet e trojeve mijëravjeçarë
Ikonat e idhujve ua përlyen me blozë harrimi
Mbi themele lartuan muret e ndëshkimit
Stolisur më së miri me shenja çorodie.

Shqiptarët i kryqëzuan sikurse edhe profetin
I ngulën për së gjalli nëpë hunj marrie
I tkurrën e i ndrydhën si ankthi
Që t´u shuhej fryma
Që t´u humbte emri.
T´ua humbnin farën
Që as sot dhe as nesër
Të mos ishin shqiptarë!

Lotët e dhëmbjes po më rridhnin lumë
Atje maje Pashtrikut, ku s´m´i shihte kush.
Atje lartë kujtoja Albanët e bardhë
Albanët e mi si borë e Maleve të Sharrit,
Nëpër kthetra të barbarëve objekt orgjishë!

Qytete të lashta mijëra vjeçare,
Me dyer të bukura e të hapura mirësie
Me zemra të mbruajtura nga bardhësia e Diellit!

Sot bien fishekzjarre nëpër ato rrugë
Të lara me gjak rinor e të shtruara me brenga,
Të mbuluara me djem e me vasha Shqipërie
Njomur me lotë hyjnor Nënë Terezash.

O Zot a e vure re këtë herë:
Me emrin tënd në gojë
Me smirën mbjellur në shpirt,
Deshtën të na shuanin pa gjurmë
Deshtën të na shkulnin me rrënjë,
Nga kjo tokë Perëndie,
Si farën e ligë, si therrë e si egjër!

Po s´ia dolën dot, Zoti s´e ka dhënë,
E rishtas i deshtëm dhe i falëm ata;
E harruam ferrin e tyre për ne!
Si gjithmonë u besuam me hir
Atyre, që hiqen, se besojnë në Zot!
Besën tonë ua dhamë dhe të pabesëve,
Prej të cilëve trupit tonë rishtazi e ngahershëm,
Stërmundimet e Krishtit përjetuam serish!

Matëm me kutin e shpirtit tonë
Me shpresë se do të kuptojnë
Se ne ishim figurë njeriu
Gjurmë të mirësisë
Të shpirtit e të hyut.

Serish u hakmorën për mirësinë tonë ndaj tyre
Rishtas ramë në të shkretët gjunjë;
I mbushen me ne gropat me kufoma
Me eshtrat e gjenit tonë i mbushën:
Një herë, dy herë, tre herë…
Dyqind vjet, pesëqind vjet, epokë,
Dreq, Sulltan e mbret…
Perëndi, nuk qendrojnë të qetë,
Forma të reja kanë për të gjetë!

O Zot, na mbush mend një herë e mirë
Sado që është vonë, ke prore mëshirë,
Mbaje zgjatur drejt nesh dorën tënde të jetës
Të mbetemi ngaherë të besës, por, jo kundër vetes!

Dita e shpalljes së pavarësisë
Ennepetal-Gjermani 2008
( Kjo poezi u shpërbly në konkursin letrar të LSHAKSH në Gjermani.)

The post Shpalljes së pavarësisë të Kosovës – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur duhet të guxohet; pak guxojmë! – Martin Çuni https://poezi.laberianews.com/2020/12/16/kur-duhet-te-guxohet-pak-guxojme-martin-cuni/ Wed, 16 Dec 2020 17:50:19 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15770 Kur duhet të guxohet; pak guxojmë! Kur duhet ruajtur, pak ruhemi! Kur duhet të mbledhim...

The post Kur duhet të guxohet; pak guxojmë! – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur duhet të guxohet; pak guxojmë!
Kur duhet ruajtur, pak ruhemi!
Kur duhet të mbledhim mend, shesim mend!
Kur duhet ta respektojmë veten e respektojmë të huajin!
Kur nuk duhet të flasim, flasim pa kufi!
Pallavrat e dallaveret i hamë si krypën!
Të vërtetës dhe fakteve nuk ju besojmë!
Të huajit i besojmë pakufishëm!
Kufirin e atdheut e ruajmë te kufiri i shtëpisë!
Trimërinë kulmore e kem në këngë maje krahu!
Në këngë shohim më larg se shqiponja!
(m.ç.)

The post Kur duhet të guxohet; pak guxojmë! – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Cung pa kurorë – Martin Çuni https://poezi.laberianews.com/2020/12/12/cung-pa-kurore-martin-cuni/ Sat, 12 Dec 2020 11:53:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15605 CUNG PA KURORË Dielli jonë o dritë Edhe ti mori Hënë, Nuk arritëm në rrugëtim...

The post Cung pa kurorë – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
CUNG PA KURORË

Dielli jonë o dritë
Edhe ti mori Hënë,
Nuk arritëm në rrugëtim
Asnjë herë, t`ju kemi pranë!

Mendtë janë trashëgim
Po s´i veshëm me ca dije,
Do të ecim si bibat n´mjegull
Cung pa kurorë – s´do bëjmë hije!

Nënë e bijë me fëmijë rreth
Ashtu si jemi, me troje të ndara,
Botës, pa shpresë zhagitemi qartapikas
Gaforre një hap përpara e tre hapa prapa!

“Miqtë” na duan përnjëmend
Racë e bukur, me shumë të mira,
Për të huajt parajsë me kurora lulesh
Për shpirtërat tanë vaj, nuk na lejon smira!

Po punuam si për të huajt
Po mësuam me gjithë mend,
Po e dashtëm vendin tonë të bukur
Po, nuk do të na kalojë more asnjë vend!
Martin Cuni
(m.ç.)
10.12.20. Ennepetal, Gjermani (Ora 22,49)

The post Cung pa kurorë – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sytë flasin – Martin Çuni https://poezi.laberianews.com/2020/11/25/syte-flasin-martin-cuni/ Wed, 25 Nov 2020 20:43:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14966 Sytë flasin Njeriu flet me sy Edhe kur cik nuk bën, Njeriu flet me tisin...

The post Sytë flasin – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sytë flasin

Njeriu flet me sy
Edhe kur cik nuk bën,
Njeriu flet me tisin rozë
Dhe shprehjet në fytyrë i duken!

E mira duket në sy
Si rrezet e yllit të dritës,
Shkëlqimi e mbulon dheun
Gjatë natës si edhe gjatë ditës!

Ai që nuk ka fytyrë
Shihet kur bën mynxyrë,
Nuk i ndalet dot gojë shkreta
Përbehet n`të qiellit shembulltyrë!
(m.ç.)
22.11.´20. Ennepetal
Martin Cuni

The post Sytë flasin – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ylli im – Martin Çuni https://poezi.laberianews.com/2020/10/24/ylli-im-martin-cuni/ Sat, 24 Oct 2020 13:55:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13763 Ylli im Katrore të trishta, hekur e beton, midis duket një çikë e qiellit tonë....

The post Ylli im – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ylli im

Katrore të trishta, hekur e beton,

midis duket një çikë e qiellit tonë.

Ditën shoh retë, ndonjë zog n´përftim,

natën e shoh më të mirin, yllin tim.

Ylli im kalon tej tre katroresh çeliku,

në secilin katror duket më i mirë,

në secilin katror është më i dashur,

në secilin katror dëfton diç të hidhur!

Ylli im është rreze shprese të bardhë,

spektri i tij shumëngjyrësh do shpërthejë.

Ylli im do të shëndrisë i flakëruar në ar,

dhe fëmijët tanë do të jenë të gëzuar!

Burgu i Prishtinës

Janar l983.

Martin Cuni

The post Ylli im – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shpalim ndjenjash – Martin Çuni https://poezi.laberianews.com/2020/10/20/shpalim-ndjenjash-martin-cuni/ Tue, 20 Oct 2020 18:05:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13657 Shpalim ndjenjash Shpaloj: – dhembje, zemra shfrynë, shpirti ndry në vetvete… Dora lëviz, – shenjë...

The post Shpalim ndjenjash – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shpalim ndjenjash

Shpaloj: – dhembje,
zemra shfrynë,
shpirti ndry në vetvete…

Dora lëviz, – shenjë e keqe,
shkruan diçka: vija, shigjeta, gravura…
s´dilet nga vetvetja,
as nga lëkura…

Njeriii…!

Burgu i Nishit- Serbi
Shkurt 1988.
Martin Cuni

The post Shpalim ndjenjash – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>