Musa Dushica Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/musa-dushica/ Poezi Laberia News Mon, 04 Jul 2022 11:44:27 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Musa Dushica Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/musa-dushica/ 32 32 Vargu im – Musa Dushica https://poezi.laberianews.com/2022/07/04/vargu-im-musa-dushica/ Mon, 04 Jul 2022 11:44:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23453 Vargu im Vargu im nuk fletë… Po e bën tjetrin të flasë, Ai rri i...

The post Vargu im – Musa Dushica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vargu im

Vargu im nuk fletë…
Po e bën tjetrin të flasë,
Ai rri i heshtur, e i qetë…
Muza i prinë dhe ndjek nga pas !

Në shoqërim me dallëndyshe,
Herë bilbilin, dhe kanarinën
N’degë qershie, molle, pishe,
Thurin këngë, mbulojnë lëndinën.

Gëzon qielli, nga retë zhveshur
Deti valën lehtas shtrinë…
Në rreze dielli, të buzëqeshur
Vargu n’art, vetëveten shkrinë !

Kur më tej vazhdon udhëtimin,
Vargu i lirë, mes për mes fushash
Gjithandej e merrë bekimin…
Kënaqet në lojë, mes drenushash !

Kur i bukur zbardhë agimi…
Në fusha, male e bregore
Nis këndon, ky shpirt i imi
Bukurisë së trojeve arbërore !

Musa Dushica,
24 Qershor ‘22

The post Vargu im – Musa Dushica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jeta, mjalt e helm përzier…! – Musa Dushica https://poezi.laberianews.com/2022/06/28/jeta-mjalt-e-helm-perzier-musa-dushica/ Tue, 28 Jun 2022 08:52:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23401 Jeta, mjalt e helm përzier…! Në përplasje e sipër, sa andej këndej, kthinave të memorjes,...

The post Jeta, mjalt e helm përzier…! – Musa Dushica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jeta, mjalt e helm përzier…!

Në përplasje e sipër, sa andej këndej, kthinave të memorjes,
hapen njëkohësisht shumë dilema:
Të qash a po të qeshësh… përderi sa ngurtësia shkrihet në gaz, apo pëlcet në vaj, dhe krijon tablo zbavitëse në dehje e sipër, deri në alivanosje…mbytur mes dilemash Shekspiriane : “- Të jesh, a të mos jesh !?“… të duash a të mos duash !?
… Ia vlenë, a nuk ja vlenë…!?
Derisa vorbulla e njejtë rrokulliset tatëpjetës, duke mos kuptuar përgjigjien e qartë, njeriu mbetet po mbrenda mureve të enigmës, duke mos zbërthyer dot formulën komplekse, ashtu si dhe toka rreth boshtit të pjertë, në rrugën e saj të pa fund..!
Në rrotullim e sipër, befas të vie një zë:
– Mos do, të duash…!
Ti kthen kokën, po nuk sheh gjë
e…zëri përsëri të drejtohet :
– Vazhdo të mos duash, të duash,
nëse do të mos jesh i/e lënduar, edhe pse zemra shpesh herë, nuk do t’ia dij për arsyet e mendjes…
Megjithatë, jeta mbetet po ajo që është :
Me njërën dorë të ledhaton, me tjetrën të helmon…
Ajo, është mjalt e helm, përzier !!

Musa Dushica,
16 Qershor ‘22

The post Jeta, mjalt e helm përzier…! – Musa Dushica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më tha muza…! – Musa Dushica https://poezi.laberianews.com/2022/06/17/me-tha-muza-musa-dushica/ Fri, 17 Jun 2022 10:58:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23366 Më tha muza…! Mos u ngut me fjalën, miku im ! Më mirë të jesh,...

The post Më tha muza…! – Musa Dushica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më tha muza…!

Mos u ngut me fjalën, miku im !
Më mirë të jesh, sa më fjalë-pak,
Po si buka e shijshme që do gatim,
Ashtu dhe fjala jote të jetë, në varg !

Se fjala fjalën heq e vargu një varg…
E kanë thënë të urtët, thonë dhe sot
Kur ecën avash, do shkosh më larg !
Po bërë u ngute, s’do të arrish dot…

Fjala është flori, floriri i rallë,
Matet me peshore farmacie…
Dhe po aq magjike,si një përrallë,
Muza poetike ka këtë lloj mjeshtrie !

Musa Dushica
10 Qershor ‘22

The post Më tha muza…! – Musa Dushica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mëngjeseve të bardha – Musa Dushica https://poezi.laberianews.com/2022/05/03/mengjeseve-te-bardha-musa-dushica/ Tue, 03 May 2022 11:36:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23076 Mëngjeseve të bardha Mëngjeseve të bardha, O miqë e mike të mia… Bashk ulemi për...

The post Mëngjeseve të bardha – Musa Dushica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mëngjeseve të bardha

Mëngjeseve të bardha,
O miqë e mike të mia…
Bashk ulemi për kafenë
Unë, muza dhe poezia !

Marrim botën në sy,
Dhe njerëzit nëpër gojë,
Zihemi pa një, pa dy..
Mu si fëmijët në lojë !

Muza, si pëherë
Lojën e para nisë…
Qe dimër, apo verë,
Lyp detyrat e shtëpisë !

Pritë moj mike,
Ty, të raftë pika…!
Posa erdhe, sa shpejt ike,
Ç’është kjo punë,sa erdha…ika !

Marim punën me avash,
Moj e mira muzë, e bardhë !
Poezinë, do bëjmë tash
Ndoshta nesër s’ke për t’ardhë !

Jam me ju çdo agim dite
Edhe mbrëmjeve, deri vonë…
Ju përcjellë me muaj e vite
Poezia, është gëzimi jonë !

Musa Dushica,
20. Nentor ´19

The post Mëngjeseve të bardha – Musa Dushica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kanarinë… – Musa Dushica https://poezi.laberianews.com/2022/04/01/kanarine-musa-dushica/ Fri, 01 Apr 2022 21:01:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22872 Kanarinë… Kanarinë moj, në dorën time Me pranverën, sërish erdhe Përveq këngës, me ligjërime N’zemrën...

The post Kanarinë… – Musa Dushica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kanarinë…

Kanarinë moj, në dorën time
Me pranverën, sërish erdhe
Përveq këngës, me ligjërime
N’zemrën time thure çerdhe !

Erdhe leht e shpejt si era
Dhuratë erdhe në dorën time
Nga atdheu t’solli pranvera
T’këndojmë bashkë, e ëmbla ime !

N’mërgim erdhe dhe më gjete,
Të mërzitur… zog të hurruar
Tharë e tretur, si gjeth vjeshte
Shpirt e zemër, të përvëluar !

Ti, stërgjyshërit m’i kujtove,
Moj zë ëmbla, dhe tel-holla
Historinë, sa bukur shkrove
N’odat tona, kur ishin shkolla..!

Si bilbilat, ja themi këngës,
Sa do pak, t’na zbutet halli…
Edhe këtu, në gjuhë të nënës,
Se përndryshe, na djegë malli !

Musa Dushica
26 Mars 2022

The post Kanarinë… – Musa Dushica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Këngë e re… – Musa Dushica https://poezi.laberianews.com/2022/02/27/kenge-e-re-musa-dushica/ Sun, 27 Feb 2022 18:46:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22716 Këngë e re… Atë ditë, rastësisht u pamë, pas aq kohe të gjatë… Anës rrugës...

The post Këngë e re… – Musa Dushica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Këngë e re…

Atë ditë, rastësisht u pamë, pas aq kohe të gjatë…
Anës rrugës qëndruam, të dy, të habitur !
Zemrat tona u ndezën, si trungje të thatë…
Si rrufe u hodhëm, në përqafim pa pritur !

Dy pëllumba të bardhë, sipër degësh, në park
Gushë me gushë qëndronin, si të dashuruar…
Bilbilat këndonin, sa bukur rreth e qark,
Gjethet fëshfërinin, lehtë e lehtë paluar !

Dhe qielli kaltrosh, atë ditë dukej tjetër,
Sikur edhe ai po gëzonte për ne.
Ne, të pa harruarit, lam këngën e vjetër,
Ashtu të pëqafuar, nisëm një të re..!

Musa Dushica,
23. Shkurt ´20

The post Këngë e re… – Musa Dushica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashamirësi… – Musa Dushica https://poezi.laberianews.com/2021/12/20/dashamiresi-musa-dushica-2/ Mon, 20 Dec 2021 20:35:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22345 Dashamirësi… Askush nuk mund ta fikë gëzimin në shpirtin tim, Thellë në qënien time, shrihen...

The post Dashamirësi… – Musa Dushica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashamirësi…

Askush nuk mund ta fikë gëzimin në shpirtin tim,
Thellë në qënien time, shrihen rrënjët e tija…
Nuk njohu kurrë zili, as nuk njeh dëshprim,
Të tillë e krijoi Zoti vetë, Perëndia

Ujitur nga lotë pikëllimi, ka qenë shumë hërë në jetë…
Por, vëlla me ziliçarin asnjëherë s’u bë !
Suksesi i mikut e gëzon përherë, me të vërtetë.
Në heshtje shpreh urimin, në heshtje pa bërë zë !

Sa të jetë kjo jetë, dhe diell e dritë të ketë…
Në rruzull anë e m’banë, or vëllai im,
Zemra mbush me helm, kurrë le të mos jetë…
Por, vetëm dashuri, buzëqeshje dhe gëzim !

The post Dashamirësi… – Musa Dushica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Që nga ninullat… – Musa Dushica https://poezi.laberianews.com/2021/12/07/qe-nga-ninullat-musa-dushica/ Tue, 07 Dec 2021 16:55:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22246 Që nga ninullat… Sa isha fare i vogël, në djep Ninulla, më këndonte, nëna Jo,...

The post Që nga ninullat… – Musa Dushica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Që nga ninullat…

Sa isha fare i vogël, në djep
Ninulla, më këndonte, nëna
Jo, t’kisha shumë para në xhep,
Po të bëhesha trim, si zana…!

Sa u rrita pak, filloi gjyshja, të më
thërriste :
– Eja këtu, të ka gjyshja zemër…!
Dhe pa një pa dy, me përralla ia niste,
Me dëshirë që, kur të rritesha, të bëhesha në emër !

As gjyshi, nuk mungonte në këtë lojë,
Puna e tij ishte, t’më hidhte anekdota
Që për zgjuarësi, njeri t’mos ma kaloj
Ndër gjithë ata burra,që flisnin në oda !

Babi, pak më hijerëdë, më mësonte
lahutë e çifteli…
E më fliste për trimat e rrallë, të lirisë…
Në shkollë, mësuesi im, shkëlqësia e tij
Për rrënjët tona të lashta, të parahistorisë !

Musa Dushica
01 Dhjetor, 2021

The post Që nga ninullat… – Musa Dushica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ora e matit… Mat !- Musa Dushica https://poezi.laberianews.com/2021/11/07/ora-e-matit-mat-musa-dushica/ Sun, 07 Nov 2021 07:05:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22043 Ora e matit… Mat ! Matë e mate- mate e…ç’matë ! Niset profesori, n’orë të...

The post Ora e matit… Mat !- Musa Dushica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ora e matit… Mat !

Matë e mate- mate e…ç’matë !
Niset profesori, n’orë të Matema- tik e tik e tak…
-Ora..! – Sa është ora, tha me vete ?!
-Ka ora me perimetra të ndryshëm,
Si buka, rrumballake… ëëëëmmmm,
-A hahën ato…?!
-Nuk të thash të shijshëm, po janë shumë të hijshëm…
Dhe nuk hahën… po bahen
-Çfarë bëjnë, numërojnë…?!
-Po, numërojnë dhe duke numëruar, këndojnë :
-Tik – tak… tik – tak, tik- e – tik- e- tak
Këndojnë e… xhelozojnë :
Unë jam më i ri e… ti je shumë më plak !
Herë në vend numërojnë…
Kur s’kanë bateri…!
Dhe këtu prapë fillojnë :
-E sheh, ti më plak, e unë shumë më i ri !!
Tak – e – tik e tuk… tuk- e – tik-tak…
Sa para, sa mbrapa, shih pra, or zotëri
Seç numëroka ora… ora rrumbullak !
-Çfarë numëroka ora, a s’më thua lum miku…?!
-Ç’ do skondë të shkuar, mbështjellur në akrep,
Kohën që lamë prapa, a na la e iku…
-Sa foshnjet përkundi koha, qysh në djep !?
Sekonda, minutë, orë e ditë e muaj…
Sillen rrotullohen, në këtë botë të vjetër
-Sa e çmuar është koha të lutëm më thuaj !?
Dua këtë përgjigjie, nuk kam pyetje tjetër.
-Sa ar ka gjithë bota, sa yje ka qielli
Dhe planete të tëra, bashkë me diell e hënë…
Punojnë pa pushuar…Universit gjërë !
Lidhur dorë për dore, në valle galaktikash
Për qëllim kanë kohën, atë e quajnë nënë…
Në shekuj, mileniume dhe miliarda vite…
Koha lindi botën, fusha dhe male, oqeane e dete
Siç lindi njeriun, nga ai krijoi shoqëri…
Lindën dhe do lindin, akoma shumë shtete
Botës gjithandej, sa shumë Perandori !
Shumë dhe u shkatërruan, i mori me vete…
Koha lindë e re dhe me kohën plaket,
Dhe ashtu e plakur, rrëfen të vërteta !
Po asnjëherë në kohë, e mos ta pyesim pse ?
Ashtu e ka zakon, se i di punët e veta !

Musa Dushica
02 Nëntor 2021

The post Ora e matit… Mat !- Musa Dushica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Meditim… – Musa Dushica https://poezi.laberianews.com/2021/11/01/meditim-musa-dushica-2/ Mon, 01 Nov 2021 20:30:11 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22025 Meditim… Në mendime e sipër… Thelluar isha, në meditim ! Më dukej se po lexoja...

The post Meditim… – Musa Dushica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Meditim…

Në mendime e sipër…
Thelluar isha, në meditim !
Më dukej se po lexoja në libër,
Apo shihja fytyrën e babit tim ?!

Po, po fytyrën e tij po shihja…
Me rrudhat e ballit, si brazdat e një are,
lëruar thellë, për bukë !
A rrugë të tij jete, ishin, që unë nuk po i njihja…
Nuk e di, apo të dya bashk…po, më shumë ashtu m’u duk !

Dhe djersën e tij të ballit, e shihja…
E ia numëroja pikët, një nga një !
Sa me shamija doja t’ia fshija…
Sa t’i pija në gotë, se ishin të tij !

I lash, të rrjedhin lum, në shtratin që kishin bërë…
Të derdhen diku larg botës, shumë larg !
Në atë det të notoj dhe unë, me shokët e mij, të tërë…
E detin e djersës së tij, dua ta kthej në varg !

Musa Dushica
30 Tetor 2021

The post Meditim… – Musa Dushica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>