Ora e matit… Mat !- Musa Dushica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ora e matit… Mat !

Matë e mate- mate e…ç’matë !
Niset profesori, n’orë të Matema- tik e tik e tak…
-Ora..! – Sa është ora, tha me vete ?!
-Ka ora me perimetra të ndryshëm,
Si buka, rrumballake… ëëëëmmmm,
-A hahën ato…?!
-Nuk të thash të shijshëm, po janë shumë të hijshëm…
Dhe nuk hahën… po bahen
-Çfarë bëjnë, numërojnë…?!
-Po, numërojnë dhe duke numëruar, këndojnë :
-Tik – tak… tik – tak, tik- e – tik- e- tak
Këndojnë e… xhelozojnë :
Unë jam më i ri e… ti je shumë më plak !
Herë në vend numërojnë…
Kur s’kanë bateri…!
Dhe këtu prapë fillojnë :
-E sheh, ti më plak, e unë shumë më i ri !!
Tak – e – tik e tuk… tuk- e – tik-tak…
Sa para, sa mbrapa, shih pra, or zotëri
Seç numëroka ora… ora rrumbullak !
-Çfarë numëroka ora, a s’më thua lum miku…?!
-Ç’ do skondë të shkuar, mbështjellur në akrep,
Kohën që lamë prapa, a na la e iku…
-Sa foshnjet përkundi koha, qysh në djep !?
Sekonda, minutë, orë e ditë e muaj…
Sillen rrotullohen, në këtë botë të vjetër
-Sa e çmuar është koha të lutëm më thuaj !?
Dua këtë përgjigjie, nuk kam pyetje tjetër.
-Sa ar ka gjithë bota, sa yje ka qielli
Dhe planete të tëra, bashkë me diell e hënë…
Punojnë pa pushuar…Universit gjërë !
Lidhur dorë për dore, në valle galaktikash
Për qëllim kanë kohën, atë e quajnë nënë…
Në shekuj, mileniume dhe miliarda vite…
Koha lindi botën, fusha dhe male, oqeane e dete
Siç lindi njeriun, nga ai krijoi shoqëri…
Lindën dhe do lindin, akoma shumë shtete
Botës gjithandej, sa shumë Perandori !
Shumë dhe u shkatërruan, i mori me vete…
Koha lindë e re dhe me kohën plaket,
Dhe ashtu e plakur, rrëfen të vërteta !
Po asnjëherë në kohë, e mos ta pyesim pse ?
Ashtu e ka zakon, se i di punët e veta !

Musa Dushica
02 Nëntor 2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com