Musa Jupolli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/musa-jupolli/ Poezi Laberia News Sun, 21 Jun 2020 11:31:42 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Musa Jupolli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/musa-jupolli/ 32 32 Tuzi, shenjtësia e Arbërisë – Musa Jupolli https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/tuzi-shenjtesia-e-arberise-musa-jupolli/ Sun, 21 Jun 2020 11:31:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8640 Tuzi, shenjtësia e Arbërisë U riktheva nga Londra…Berlini e Parisi me pyetën Tuzi i Dedë...

The post Tuzi, shenjtësia e Arbërisë – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tuzi, shenjtësia e Arbërisë

U riktheva nga Londra…Berlini e Parisi me pyetën
Tuzi i Dedë Gjo Lulit « mapat » na i dridhi në tempujtë
E kalkulimeve të gabuara, hiq më pak në fajësi osmanlie
Tuzin e përqafoi freskia e një vargu n’ekzil të mërgatës
Ku as « myhyr » as « tampon », nuk e dridhën Malësinë
Qiellit i mora ngjyrën për shkrime, sy, vetulla, ball, buzë mjalti
Një « qafore » me Flamur kombëtar, pranverë me një zë
Nuk ka lule që nuk ujiti loti ynë, në shpirtin tënd të dhimbjeve
Ti Atdhe ! Deri në faqën e fundit, deri në plagën e mbramë
Vetëm Ti Atdheu ynë i Dardanisë mund ta bësh
BASHKIMIN KOMBËTAR
Dje, sot e për t’ardhmën, në kohë të vështira, në kohë të bukura
Sikur dallgët e detit buqet shpirti ynë, tokë e mbushur me mitologji
Me emra të mëdhenjë, me emrin Gjergj Kastrioti, e fill pas një Pjetër
Një de Redë, Naim, Fishta e Bulka n’filozofi që derdhet në faqet e letrave
Mu si lumi, mu si loti n’Oqeanin tënd të pa kufi
Plagë e vjetër, plagë e re , është kohë për shërim
Tuzi e tha, Dardania, e gjithë Arbëria flasin me një gjuhë !
_________________
Berlin-London- Paris

Musa Jupolli

The post Tuzi, shenjtësia e Arbërisë – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Na falë Ulqin, Adriatik e Jon – Musa Jupolli https://poezi.laberianews.com/2020/05/14/na-fale-ulqin-adriatik-e-jon-musa-jupolli/ Thu, 14 May 2020 17:50:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6153 Na falë Ulqin, Adriatik e Jon Dhimbjet dhe malli na janë shtuar Nuk mund të...

The post Na falë Ulqin, Adriatik e Jon – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Na falë Ulqin, Adriatik e Jon

Dhimbjet dhe malli na janë shtuar
Nuk mund të vijmë kësaj vere
Mërgata ka lotin e gatshëm
Se vetëm atje ndihemi të hareshëm
Do të na mungojnë edhe fjaltë e ëmbla
Këtë vit nuk e kemi risk harmoninë as buzëqeshjën !

Ulqin

Sa m’vinte gjumi n’sy
Nuk deshta t’më gënjej ,
Bukurinë e Ulqinit
Me peshkun e artë mbështjellur në folje,
E simjet, simshekuj
Gjeta emrin e gravuar
Në kujtesë të një fotografie bardh’e zi ,
Dashurinë e ndaluar në pëllazgishtën time,
Hë Herodot, aty ku t’u ndal dora
Gëllëngë ulliri zërin në fyt ma liroj ,
N’atë lum(ë) Buna n’det
N’mjaltë e n’krip loti m’pikoj ,
Ulcinjumët më thanë :
Rrisk e ke penën n’dorë ,
Nëse kjo tokë nuk është parajsë
Dora mu thaftë ✍

The post Na falë Ulqin, Adriatik e Jon – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dardani e Flamur gjysëm shpirt të Arbërisë – Musa Jupolli https://poezi.laberianews.com/2020/05/02/dardani-e-flamur-gjysem-shpirt-te-arberise-musa-jupolli/ Sat, 02 May 2020 07:42:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5346 Musa Jupolli Dardani e Flamur gjysëm shpirt të Arbërisë Në shtatë palë majë bjeshke arbërore...

The post Dardani e Flamur gjysëm shpirt të Arbërisë – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Musa Jupolli

Dardani e Flamur gjysëm shpirt të Arbërisë

Në shtatë palë majë bjeshke arbërore valonte një Flamur,
Shtatë shekuj tej Dhjatës së Vjetër qëndisur me mëndafsh
Nuk ka cep t’Atdheut që nuk e përkdheli, që nuk e përqafoi
Nuk ka libër të shenjtë me shkronja ari që nuk e shkroi
Nuk ka legjendë, as mitologji që nuk foli për Ty O Flamur
Kur e muar Gjergj Kastrioti në duar, puthi dhé e puthi Flamur
Dardani, po të flas me ngjyrën e gjakut, me shqiponja në dëshmi
Ti e di se nuk pat stuhi as pushtues që t’varrosi dashurinë e Flamurit
Deri në ditët e sotme, të këtij vjeçari me këtë poltikë të « bijëve » tu
Me këta maskarenjë që thirrën n’emër të popollit, n’emrin tënd
Jo për dashni, as për histori, veç për më të shëmtuarën tradhëti
Kjo politikë e ashpër e hileqare Flamurin e jetës shqiptare e varrosi
Më nuk dijmë si të thërrasim për Festën e Madhe të thyer në mes
Emri yt shkruar nëpër mure të vjetra t’Romës e Konstatinopolit
Në çdo bibliotekë të «ndryme» emri yt nga gjelozia ruhet
Bota pyeti ç’është BESA SHQIPTARE, e thënë e shkruar n’libra t’moçme
Kjo e veçantë bukri shpirti lindi po atë n’atë kohë kur edhe Flamuri
Dardani, sot nuk dijmë në çka të betohemi, Flamur nuk kemi
Himnin e fshinë si mos t’ishte fare, Besa ka «ikur» është « ndry »
Vetëm poetët kanë atë privilegj të flasin me Ty
Mllefosur deri në ardhjën e Flamurit , Dardania nuk sheh dritë
Ngulfatur nga « politikë » që s’ka lumë që ua lanë duart
Dardani, me falje, si dje e në gjithë ata shekuj t’udhëtimeve tua
Dardani prap zëri ynë jo veq që do të jetë me Ty
Po edhe me pikën e gjakut të fundit do të shkruajmë
Për Flamur e Himn me gjuhën tënde t’lashtë sa vet jeta e njeriut
Na i falë «gabimet« Atdheu ynë i lindjës, se nuk dijtëm se n’atë dhéun tëndë
Paskanë lindur edhe të tjerë me gjakun e pushtuesit, me gjakun e tradhëtisë !

01.05.2020

The post Dardani e Flamur gjysëm shpirt të Arbërisë – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur gabon poeti – Musa Jupolli https://poezi.laberianews.com/2020/04/29/kur-gabon-poeti-musa-jupolli/ Wed, 29 Apr 2020 20:03:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5138 Musa Jupolli Kur gabon poeti Po e zëmë, poetit mund t’i shpëtojë një Ë Apo...

The post Kur gabon poeti – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Musa Jupolli

Kur gabon poeti

Po e zëmë, poetit mund t’i shpëtojë një Ë
Apo edhe një germë e vogël a një presje
Ç’ka bëhet
Ngritën çakënjtë dhe i hidhën si bisha t’egra
Duke u mshefur pas tradhëtisë e korrupcionit
Dalin e vallëzojnë me jargë të « patriotizmit »
Po ç’farë nuk bëjnë këta maskarenjë

Kur gabon poeti
Po e zëmë, analistve politik u thot
Mos e ndihmoni kulaçin e partive
Ngritën “analistatë” në Olimp
Thërrasin djallin në ndihmë
Mbytne atë të gjorë
Se veç penës gjë tjetër s’ka në dorë

Kur gabon poeti
Po e zëmë, e përkrah rininë
Ngritën shefat e partive e flasin me sy t’qartur
Zot epu « viza » ta lëshojnë atdheun
Kulaqin e këtij dheu e hamë vet

Kur gabojnë poetët
Vetëm dielli i ledhaton
Vetëm Nënat shtyrdhin gjiun
Vetëm motrave loti u derdhet si lumë

Kur gabon poeti
Aty bëhet « kiameti »…

29.04.2020

The post Kur gabon poeti – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E kisha vizatuar Llapin skajë me skajë – Musa Jupolli https://poezi.laberianews.com/2020/04/19/e-kisha-vizatuar-llapin-skaje-me-skaje-musa-jupolli/ Sun, 19 Apr 2020 08:00:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4482 Musa Jupolli E kisha vizatuar Llapin skajë me skajë E tash po e rikujtoj se...

The post E kisha vizatuar Llapin skajë me skajë – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Musa Jupolli

E kisha vizatuar Llapin skajë me skajë

E tash po e rikujtoj se Llapi nuk vizatohet
E them këtë se as poezia nuk e ngjetë
As romanet e llapjanve nuk e thanë
As n’Oda të burrave nuk mirrej temë
As këngë as valle nuk ngjajnë me Llapin
Nuk ka filozofi që e përthekon idenë
Nuk po di si t’ia « lidhi kryet »! Thuhet
Veç një oxhaku t’ia shohim tymin
Fenerin ndezur në pritje kalimtari
Kujdes më tha Plaku kur të flet Llapi
Po i nxorëm nga arka letrat e vjetra
Këtu fillon HISTORIA
E unë
Veç atit, tjetër lodër nuk kisha

16.04.2020

The post E kisha vizatuar Llapin skajë me skajë – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më e bukura e shpirtit – Musa Jupolli https://poezi.laberianews.com/2020/03/15/me-e-bukura-e-shpirtit-musa-jupolli/ Sun, 15 Mar 2020 22:42:23 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1523 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Musa Jupolli . . . më e bukura e shpirtit Nuk...

The post Më e bukura e shpirtit – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Musa Jupolli
. . . më e bukura e shpirtit

Nuk pata kohë të mirrem me lajme
As për Parlament nuk më doli sekondi
Ika maje maleve në takim me Hyjneshën
E zeshkme nga dilli i Bjeshkve në këtë ditë
Vera Ilire, që festën ta shijoj si di vet shpirti im
As presje, as pikë, dashurisë që pjek e djeg
Nuk fola as të vetmën fjalë, hyjni e pa parë
Me një varg që më lindi, i dhash lotin e mallit
Seq më shkoi kjo mëndje e marrë n’ liqenin e syrit
Mu në gjinjtë e saj me pushoi pikllimi !
Gjysma nën hijën e lisit, pjesa tjetër nën hijën time
Ajo vetëm sa drejtoi shikimin, nuk e di si më erdhi
Kur qielli foli si një shpojse mu në zemër
Aty e kuptova relativitetin e kësaj bote
Të lindmën e teorisë lidhur me dashurinë
Po besimi, nga na vjen kjo teori e (pa) kuptimtë,
Cila ishte ideja e diellit në mashkullore
Apo e hënës në femrore që netët të jenë bashkëdyzim,
Apo mos vallë jemi diç tjetër
Veq idesë sime tjetër nuk mund të ketë foli zemra ime
Folje e ngatrrimit që nuk më lë askun vend
Sa ta dua atë flokun e shpupuritur
Në butësinë e saj veq timës dorë e një fjalë guhe
Gjuhë më të bukur për lindje vargje dashurie nuk ka
Shpirti im i vuajtur
Jeta ime veq zeshkanës tjetër parajsë nuk ka
Po as gladiator’ nuk ka që mund të huj mes saj e meje
Veq timës dorë të butë dhe Diellit ke liqeni
Hënës në dritare me pamje në lulishtën ku lulet nuk këputën
Jeni të mëkatshëm nëse thoni TOKA nuk është Parajsë
Unë e dua këtë parajsë, me zeshkanën, me Diell e Hënë
Me lulet që nuk këputën !

14.03.2020, Bukuria e Veres Ilire

The post Më e bukura e shpirtit – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Populli im « mëkatarë » – Musa Jupolli https://poezi.laberianews.com/2020/03/08/populli-im-mekatare-musa-jupolli/ Sun, 08 Mar 2020 20:26:29 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1233 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Musa Jupolli Populli im « mëkatarë » Më pyetën se cili...

The post Populli im « mëkatarë » – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Musa Jupolli

Populli im « mëkatarë »

Më pyetën se cili është besimi juaj
U mendova në sekondat e filozofisë
Dhe ashtu siq më foli shpirti
Më dualën fjalët : Jam djalë i Arbërisë
I lindur shqiptar, dhe vetëm shqip di të besoj
Po ç’faj bëri populli juaj me atë mbështjellje besimesh
Apo, gabimet i keni për shpirti, mos vallë jeni mëkatarë
Mëkatarë
Oh ! Sa dhimbje ndjej në këtë shekull të intrigave
Nga se gjaku na është larë me helm otomani
Me helm sllavi, me helm greku…
Mëkatarë
Oh ! Ç’farë trishtimi
Sikur luleve t’u këputet sythi mu në çelje
Sikur pemës t’i këputën degët mu në pranverë
Aq është dhimbja jonë kur Plisit i zë vënd «kapelë»
E një pushtuesi, e një besimi që nuk njeh kulturë
Që nuk njeh histori dhe gjuhë të lindmës sonë
Oh ! Si t’i falemi kësaj gjuhe të bukur shqipe
Që mos të jemi mëkatarë të lindmës
Që EMNESË, siq Afroditë në gjenezën Pallazge-Ilire
Të jemi SHQIPTARË

The post Populli im « mëkatarë » – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lumit Shkumbin – Musa Jupolli https://poezi.laberianews.com/2020/03/07/lumit-shkumbin-musa-jupolli/ Sat, 07 Mar 2020 06:12:30 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1085 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Nga Musa Jupolli Lumit Shkumbin Gegë dhe Toskë lahën në të...

The post Lumit Shkumbin – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Nga Musa Jupolli

Lumit Shkumbin

Gegë dhe Toskë lahën në të njejtin lumë,
Aty në lumin Shkumbin, aty shkëmbejnë ,
Shkëmbi që mbanë fjalë e lidhë besë ,
Lumë që rrjedhë nga zemër mali shqiptar .

Flet lumi, në çdo gur legjendë Ilire ,
Dy ngjura zëri, dy melodi me nota të njejta ,
N’ ujë të bekuar ku lahen zanat e hyjnishme ,
Të ëmbla, të bukura, shtojzovalla dehje poetike ,
N’ krah’ të shqipës , për Mëmëdhe këndojnë ,

Lum lumi, për atë gjuhë që më flet n’orën
E himnit t’ etnisë sime, në mëngjeset e hershme ,
Sintezë dritë-jetë mi bashko trojet arbërore ,
Arbninë e Gjergjit, timen Dardani e Çamëri .

Lumë Shkumbini , gegë-toskë,
Fat dhe epokë në frymëzim të Biblës sonë .

Shpirtrat ekzistojnë, ai i shqiptarëve është lirik ,
Që nga antika e deri sot në libra të vjetra pena jonë ,
E dëshmon Drini ynë , e dëshmon Vjosa jonë !

Shkumbin-Shkëmbi, aty në Pogradec ,
Trofta e famshme, kuzhinë aromë shqiptare ,
Vargjet e Lasgush Poradecit mi recito .

Shkumbin !
N’amanet e për mallë të Jeronim de Radës ,
Nuk po të kërkoj shumë :
Për mallin tim, e të gjithë mërgimtarëve
Me ujin tënd, e lotin tonë, ujitë trojet arbërore !

N’Elbasan pusho pak, është udhëtim i gjatë ,
Kur t’arrish n’ Adraitik lësho zë me fuqinë që ke :
Deti Jon le ta dëgjon thirrjën tonë
Mirë se erdhet mërgimtarë n’ Atdhe !

musa.jupolli, paris,04/03/2016

The post Lumit Shkumbin – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shiu perlë, loti me kristale – Musa Jupolli https://poezi.laberianews.com/2020/03/02/shiu-perle-loti-me-kristale-musa-jupolli/ Mon, 02 Mar 2020 20:38:35 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=974 Musa Jupolli Shiu perlë, loti me kristale Me vrap që të dalim prej dimrit, nuk...

The post Shiu perlë, loti me kristale – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Musa Jupolli

Shiu perlë, loti me kristale

Me vrap që të dalim prej dimrit, nuk e dimë a do të ketë pranverë
Shpresa nuk është e fundit, qielli mund të qetësohet në derdhje shiu
Mjegulla shpërthehet nga e zjarrshme etje për në takim të dheut
Po edhe kërmyllat duke zbritur nga mure guri e fletë peme
Shiu është perlë, nuk përshkruhet, siq loti që ka kristale jete
Fill pas dielli !
Bukuri që del në shesh, fjalë rubinore shihën n’sy
Buzëkuqe si dredhza të zjarrta, flakërojnë vashat e Arbërisë
Qielli dhe deti kanë të kaltërten, lum(ë) që bart shpresë
Ngjyrat dhe simbolet mund t’i gjeni në fletorët e moçme
Të nadaluara ndër shekuj, të ruajtura për ditë të sotme
*
Në maj lexohet poezia ,vargu 26 e me dy numra tjerë
Metafora e dashurisë së parë dhe e Flamurit kombëtar

Mora letër dhe shkrova, dorë me dorë
N’udhëtim deri në shpirtin e saj
Kush këndoi e para ?
Afroditë !
Askush nuk e di veq shpirtit tim

Le t’ju djeg zjarri i verës, është kohë e kthimit n’Atdhe
Poema tjera, strofa me ngjyra, në dritare vargje dashurie
Në hapat e parë të dyerve t’Oborrit
Të lotit me kristale dhe ujë me perlë !

M.J. 23.01.2020

The post Shiu perlë, loti me kristale – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>