Neki Lulaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/neki-lulaj/ Poezi Laberia News Sun, 01 Nov 2020 07:10:16 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Neki Lulaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/neki-lulaj/ 32 32 Raftet pa libra – Neki Lulaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/01/raftet-pa-libra-neki-lulaj/ Sun, 01 Nov 2020 07:10:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13912 RAFTET PA LIBRA Në odat e bukura si parajsë cicërojnë zogjtë Ka zenë vend orienti...

The post Raftet pa libra – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
RAFTET PA LIBRA
Në odat e bukura si parajsë cicërojnë zogjtë
Ka zenë vend orienti i fundit si ushtar i përjetshëm
Raftet janë stolisur me suvenire madhështorë
Shtrydhet thesi në horizonte si njeri i çmendur.

E Lahuta e Malsisë mbeti pa lexuesin e gjorë
Kobalti jargon djersë me përtypje kohe në ikje
Raftet pa libra, pa kulme agimi frymojnë
Lëmashkun shpirtëror sjell duhmë varfërije

Në bodrum merimanga me perin e gojës e prangos
E qëndis si ylber një mjegull në muzg mali
Kështu veniten rrezet e diturisë nëpër botë
Kur vendin e librit e zë një suvenir kristali

Në rrokaqiejt pa shkallë druhem se na zë nata
Atje ku nuk gjen as dhe dhe një gazetë e shtypit ditor
Ne raftet pa libra na mungon dhimbshëm Abetarja
Mësojnë në gjuhën e huaj shqipja nuk kemi kohë!!!!

Se i ka 36 shkronha te gjata….!
Neki Lulaj

The post Raftet pa libra – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Letër malli – Neki Lulaj https://poezi.laberianews.com/2020/06/11/leter-malli-neki-lulaj/ Thu, 11 Jun 2020 18:54:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8084 Letër malli Jetojmë, jetojmë që të dy në një Republikë. Padrejtësisht të larguar nga kjo...

The post Letër malli – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Letër malli

Jetojmë, jetojmë që të dy në një Republikë.
Padrejtësisht të larguar nga kjo ndarje e pathënë.
Ti je në regjimin e mantelbardhave në qetësi
E unë në klasë me nxënësit me brengën e rëndë.

Ti lufton me dhimbjen tënde si kreshnike moderne
E ne bashkë s`mundem me u pa tash kaq ditë
Në jastëkë gjumi ka marrë rrugën e reve
Eliksir e plazmuar në plotësinë time nuk dua boshësi.

Fetanete…diçka paluam bashkë dikur si magji që besohet.
Në skajin e viteve të shkuara mos ta lëmë kështu jetën
Se druaj se mos na arratiset kujtesa që malkohet
Se sërish dua të ta dëgjoj fjalën, ëndrrën shpresën.

Sekondat tani i masim me akrepat e heshtur
Sa ngadalë po kalon maji, ah, dhe qershori po kalon
Kur të vijë korriku të dua në në vrapin e etur.
Do ta gjerbojmë në kopësht kafen te lisi që bleron.

Po të presin lulet e kopshtit t’i vadisësh me mall
Do të shpërthejnë gonxhet që të kthehesh përsëri.
Nipërit e mbesat pyesin kur do i puthësh në ballë.
Se të duan, o Nënëmirë të të marrin në gji.

Nuk dua që ëndrra të mbetet në guackë.
Nuk dua të bëhem vëllam me frikën i fiksuar.
Kthehu sërish, moj e shëruar, e bekuar në prag.
Eja në prehërin e natës së bukur, të filtruar.

Në dhomat ka hapur krahët vetmia, Laleja ime
Pa foli foli qetë-qetë kthimit të shumëpritur
Foli sëmundjes me gjuhën e arsyes sublime!
Kthehu te shtegu ta ecim në rrugëtimin e nisur!

Dije, shpirt, se rruga e jetës ka shumë kthesa.
Thuaj sëmundjes të ikë se nuk e do në jetë!
Që bashkë ta zëmë sërish e të na zgjohet shpresa.
E nesërmja më shumë diell për ne do të ketë.
Speyer, 5 qershor 2020

The post Letër malli – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në sheshin e Deçanit – Neki Lulaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/03/ne-sheshin-e-decanit-neki-lulaj/ Sun, 03 May 2020 14:59:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5493 NË SHESHIN E DEÇANIT Fjalën e butë e përkund muza në djepin e shpirtit E...

The post Në sheshin e Deçanit – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NË SHESHIN E DEÇANIT

Fjalën e butë e përkund muza në djepin e shpirtit
E gjumi nga sytë e poetit merr arratinë
Mendimet rrokullisen si orteqet e dimrit
E gjethet vesohen plot jetë kur prekin puhinë.

Mëndafshi i erërave shpurpurish leshrat flamur
Nën rrezet e hënës dridhen varvashkat yjet mbi Lumëbardh
Zbresin në shpirtit vargjet e s’ndalen kurrë
Mbi Bërliq dhe Gllogjan dëshmorët bëhen flakadan.

Koha me fjalën e mekur ikën me trok si tufan.
E vargjet e poetit rreshtojnë shpirtëra të pavdekur
Nga Rrasa e Zogut rrokulliset guri i ndajrjes me flakadan
Sonetet dridhen me emrat që mbeten në shekuj.

Mureve të shpirtit pa dashur rrëshqet një brengë loti
Për currilin e shiut të natës se ftohtë flet
Luani dhe Salihu siç ia hedhin valles me aromë baroti
Në sheshin e Deçanit krenaria e kombit merr jetë.

Si puhijëza të lehta rrinë gjithmonë të zgjuar
Pa e harruar asnjë çast tokënm dhe Trojën….
Në pika vese lirije në lor të shndërruar
Me betimin për të bashkuar me tokën memë Kosovën.

The post Në sheshin e Deçanit – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Prolog – Neki Lulaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/03/prolog-neki-lulaj/ Sun, 03 May 2020 13:03:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5460 PROLOG Sot jam si udhëtari që vrapon në shtigje Mbi nyje jete larg teje me...

The post Prolog – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PROLOG

Sot jam si udhëtari që vrapon në shtigje
Mbi nyje jete larg teje me zemër brengosur
Perëndon dielli me rreze të ëmbla drite
Larg hijës tënde qënkam konop i nyjosur.

Afër kujtimeve unë qënkam Rrap i shekullit të ri
Kam mijëvjeçarë larg ëndrrës së jetës së bukur.
Dua të ta zë hijen tënde gjer në pafundësi
Me shpresën e plagosur e me lotin në syrin e lumtur.

Po mbaj veten me shpresën nga shekulli i vjetër
Ajo shpesh më thotë se kam ikur shumë larg.
Eci mes bulevardeve të qullura në mjegullën e vjeshtës
Shpirti im pa e zenë shekullin e Ri kurrë nuk do ndalë.

The post Prolog – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dje…? – Neki Lulaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/02/dje-neki-lulaj/ Sat, 02 May 2020 21:01:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5426 DJE.? E prangosën edhe diellin deri në fyt, kur lëvizte vdekja Britma bajlozësh jehonin me...

The post Dje…? – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DJE.?

E prangosën edhe diellin deri në fyt, kur lëvizte vdekja

Britma bajlozësh jehonin me thika të ndryshkura mbi kokë

Klithnin zogjtë në katakombet e qelive të errta e te përjarguar

Mërgimtarët nuk duruan me këtë katrahurë që kutërbon

Dielli i pikëlluar mes prangave hapte sy e veshë

Edhe toka çizmen e huaj me kukamë e mallkoi

Se plaga lindi nga dhimbja e një shekulli të rreptë

Dashuria e zjarrtë kurrë se përmbys vegimin atëror

Drita ishte varur si çengel-fanar në imagjinatën e gjallë

Atdhetarët ia lajnë plagët e tokës me ujë të kuq

Merr guximin e ndrydhur pas një shekulli të gjatë

Po zgjohen nga gjumi shqipet e laraskat lebetiten me turp

Në dëbimin e forcërishëm ecnin shpirtërat plagëvrarë

Korbat e tërbuar pëllitnin si gomari i tërbuar në pleh

Kolona e nëmur flamurin e lirisë e mbante si trastë krahëqafe

U kthyen në tokën e shkrumbuar, e ngrohur me shpirt hyjnor

The post Dje…? – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Prapë do të vijmë – Neki Lulaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/01/prape-do-te-vijme-neki-lulaj/ Fri, 01 May 2020 15:56:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5277 Prapë do të vijmë Do të vijmë sërish një ditë mes jush pa drojë. Atje...

The post Prapë do të vijmë – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Prapë do të vijmë

Do të vijmë sërish një ditë mes jush pa drojë.
Atje ku stinëve agimet qëndisin qiellin.
Ju s`flini kurrë e bisedoni me vizitorë.
Mbi fytyrat tuaja të njoma ndrin floriri si dielli.

Me mijëra vizitorë i pritni në konakun zemërbardhë.
Natës ia hapët dhe ia sollët kurorën e shkëlqimit.
Lehtë në vetmi me pickon heshtja si lak.
Fatlumësinë s`ua fali askushi mes rrugëtimit.

Vetveten e fajësova me vonesën e pendimit.
Do jetojmë me ju në brigjet e kujtimeve
Dashuria mund ta marrë rrugën e amëshimit.
Në shpirt vjen fjala betim me frymë atdhetarie

Fjalët pa përgjegjeje ndoshta do t’i gjesh
Jemi fshehur në dhomat për bërrylat e kthimit.
Kalvani i vargjeve nuk do të ndalë marshimin.
Për të gjithë ju atë ditë të bekuar e dhatë betimin…

The post Prapë do të vijmë – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mësonjëtorja (Më 7 mars dita e mësuesit ) – Neki Lulaj https://poezi.laberianews.com/2020/03/07/mesonjetorja-me-7-mars-dita-e-mesuesit-neki-lulaj/ Sat, 07 Mar 2020 07:08:54 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1135 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Autor , Neki Lulaj Mësonjëtorja (Me 7 mars dita e mësuesit...

The post Mësonjëtorja (Më 7 mars dita e mësuesit ) – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Autor , Neki Lulaj

Mësonjëtorja
(Me 7 mars dita e mësuesit )

Postulatë në shpirtë e kam pasur
Qe ta vizitojë Nimfën motër
Në oborrin e ABC-es në Korçë
Portën e vjetër t`ja çeku lehtë Mësonjëtorës

Kjo dafinë frymë e dashurisë me mbajti gjallë
Si bungu qe mbanë zjarrin e kallur në oxhak
Kaliqafë ta marr udhën me mushkë këmbë a me kalë
Nëpër llohë vetëm ABC-ën shkronjat e gjalla me i parë

Mu lektis zemra si valë lumi si vullkan
Kaliqafë doja te kaloja fushë luginë fshat e qytet
Shterngate e papritur me patkoj kuajsh me fanitet
Korça ime djep i ABC-së kulturës se lashtë

Ky vendbanim kulturor mesjetar me beri për vete
Bujtinë e bashkëkombaseve te mi
Ti ruajm e mbrojmë si sytë këto murana
Korça e ABC-së vepër e trashëgimisë….

The post Mësonjëtorja (Më 7 mars dita e mësuesit ) – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>