Neviana Shehi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/neviana-shehi/ Poezi Laberia News Thu, 30 Apr 2020 19:02:31 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Neviana Shehi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/neviana-shehi/ 32 32 Pasi e lexova dhe ktheva faqen e fundit – Neviana Shehi https://poezi.laberianews.com/2020/04/30/pasi-e-lexova-dhe-ktheva-faqen-e-fundit-neviana-shehi/ Thu, 30 Apr 2020 19:02:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5178 Pasi e lexova dhe ktheva faqen e fundit, tregimi m’u shndrrua në mace; hapi derën...

The post Pasi e lexova dhe ktheva faqen e fundit – Neviana Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pasi e lexova dhe ktheva faqen e fundit,
tregimi m’u shndrrua në mace;
hapi derën e dhomës
dhe u hodh mbi çati
me një elegance prej balerini.
E kishin dehur ngjyrat e agut
dhe nje hënë e re mbështetur
mbi xhamat e mbrëmjes.
Më pas, hyri hyjnesha
me një tufe trëndafilash të egër në duar.
Gjithçka frynte atë çast,
shtegu i mendimeve të mia,
autoportreti i porsa mbaruar
i pyllit dhe, unë.
Të gjitha tregimet e bukura
s’janë gjë tjetër,
veçse gjuhë gjestesh
të krijuara mbas puthjesh,
zhurmë burimesh të kristalta,
ku krihen nimfa mesditash
e psherëtima pemësh të pavdekshme.
Këto gjuhë ju pëshpërisin bletët- luleve
duke u përgatitur të shtegëtojnë nëpër kohë.

Neviana Shehi

The post Pasi e lexova dhe ktheva faqen e fundit – Neviana Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jetë imagjinare – Neviana Shehi https://poezi.laberianews.com/2020/04/03/jete-imagjinare-neviana-shehi/ Fri, 03 Apr 2020 17:22:34 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=3201 JETË IMAGJINARE Ti më frikëson virus! Është e tepërt edhe një frikë më shumë Shurdhuar...

The post Jetë imagjinare – Neviana Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JETË IMAGJINARE

Ti më frikëson virus!
Është e tepërt edhe një frikë më shumë
Shurdhuar nga heshtja
Izolimi ma bën jetën imagjinare…
Aroma e kafesë
Që dikur mbushte kuzhinën
deri të foleja e dallëndyshes
A të kujtohet i dashur…
Pijet freskuese në park
Cicërimat e zogjve nën degët e blirit
Ne ecnim pa drojë putheshim
Tani – anëtarë të një grupi impulsesh
Të shfrenuara njerëzore.

Neviana Shehi

The post Jetë imagjinare – Neviana Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>