Pasi e lexova dhe ktheva faqen e fundit – Neviana Shehi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Pasi e lexova dhe ktheva faqen e fundit,
tregimi m’u shndrrua në mace;
hapi derën e dhomës
dhe u hodh mbi çati
me një elegance prej balerini.
E kishin dehur ngjyrat e agut
dhe nje hënë e re mbështetur
mbi xhamat e mbrëmjes.
Më pas, hyri hyjnesha
me një tufe trëndafilash të egër në duar.
Gjithçka frynte atë çast,
shtegu i mendimeve të mia,
autoportreti i porsa mbaruar
i pyllit dhe, unë.
Të gjitha tregimet e bukura
s’janë gjë tjetër,
veçse gjuhë gjestesh
të krijuara mbas puthjesh,
zhurmë burimesh të kristalta,
ku krihen nimfa mesditash
e psherëtima pemësh të pavdekshme.
Këto gjuhë ju pëshpërisin bletët- luleve
duke u përgatitur të shtegëtojnë nëpër kohë.

Neviana Shehi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com