poet Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/poet/ Poezi Laberia News Thu, 23 Sep 2021 11:40:21 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg poet Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/poet/ 32 32 Ne nje rruge – Eva Zoto https://poezi.laberianews.com/2021/09/23/ne-nje-rruge-eva-zoto-2/ Thu, 23 Sep 2021 10:03:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21572 Ne nje rruge Ne nje rruge pa fund, pa krye hedhim hapat, coroditur kush si...

The post Ne nje rruge – Eva Zoto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ne nje rruge

Ne nje rruge pa fund, pa krye
hedhim hapat, coroditur
kush si ne, nje greve urie
jetes, ia kemi gostitur.

S’dime kur duam, as kur s’duam
s’njohim falje, as gabime
vetem, te rrembejme mesuam,
ate himn, kishim per thirrje.

Ne shume rruge, patem kaluar
te gjitha, nje hapje shtegu
por askund, hapin s’e mbajtem,
fluturojme si plumb dyfeku.

As dhe koken pas, nuk kthyem
shtruar i lame ato, shtroja
renduar nga kohe e varfer,
kerkonim mjalte ne hoja.

Por as mjalte, e as koshere
s’gjeme, kudo qe shtegtuam
se guri rendon per vetiu
provuar, kur s’e kuptuam.

Tani eshte shpejt a vone
per tu kthyer, apo ndrequr
nje gabim i bere gjithmone
vizen duhet per ti hequr.

The post Ne nje rruge – Eva Zoto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ne nje rruge – Eva Zoto https://poezi.laberianews.com/2021/09/23/ne-nje-rruge-eva-zoto/ Thu, 23 Sep 2021 09:58:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21568 Ne nje rruge Ne nje rruge pa fund, pa krye hedhim hapat, coroditur kush si...

The post Ne nje rruge – Eva Zoto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ne nje rruge

Ne nje rruge pa fund, pa krye
hedhim hapat, coroditur
kush si ne, nje greve urie
jetes, ia kemi gostitur.

S’dime kur duam, as kur s’duam
s’njohim falje, as gabime
vetem, te rrembejme mesuam,
ate himn, kishim per thirrje.

Ne shume rruge, patem kaluar
te gjitha, nje hapje shtegu
por askund, hapin s’e mbajtem,
fluturojme si plumb dyfeku.

As dhe koken pas, nuk kthyem
shtruar i lame ato, shtroja
renduar nga kohe e varfer,
kerkonim mjalte ne hoja.

Por as mjalte, e as koshere
s’gjeme, kudo qe shtegtuam
se guri rendon per vetiu
provuar, kur s’e kuptuam.

Tani eshte shpejt a vone
per tu kthyer, apo ndrequr
nje gabim i bere gjithmone
vizen duhet per ti hequr.

The post Ne nje rruge – Eva Zoto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Keshilltari – Sevdail Hyseni https://poezi.laberianews.com/2021/09/18/keshilltari-sevdail-hyseni/ Sat, 18 Sep 2021 20:29:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21469 Satirike KËSHILLTARI N’maje të bjeshkës Ndodhej një fshat, Ku krahas burrave Punonin dhe gratë! Mes...

The post Keshilltari – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Satirike

KËSHILLTARI

N’maje të bjeshkës
Ndodhej një fshat,
Ku krahas burrave
Punonin dhe gratë!

Mes hallesh t’shumta
Kishin një kësodore,
Si ta ndërronin llojin
E lopëve qumështore!

U mblodhën burrat
Te Logu në Vrik,
Vendosën në fshat
Ta sjellin një bik.

Një racë që s’e kishin
Asnjëherë më parë,
Mes lopësh të imëta
T’mbillej tjetër farë!

E sollën bizonin
Me brirët shigjetë,
Por, nga pamja e tij
Dukej shumë i qetë!

I hoqën litarin
Të lëvizte lirë,
Mirëpo, papritmas
Pëllet si egërsirë!

Me t’i parë lopët
Në fund të livadhit,
Hidhet me shpejtësi
Mbi majën e gardhit!

Ç’ka të shohin burrat
Nga ky gjedh epshor,
I mbetën të varura
Goglat si këmborë!

Njëri nga fshatarët
Tha me shqetësim,
Këtë bik duhet therur
Nuk vlen për çiftim!

Mosni!- tha plaku
Me stil kuvendar,
Këtë bik do ta mbajmë
Në fshat për këshilltar!

Që kur t’i sjellin
Gjedhët mendje-top,
T’mos e k’cejnë gardhin
Pa bërë një herë hop?!

Spica Metalike
(Karikatura marrë nga interneti)

The post Keshilltari – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhe themi ne…! – Perparim Dida https://poezi.laberianews.com/2021/09/15/dhe-themi-ne-perparim-dida/ Wed, 15 Sep 2021 18:22:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21416 Dhe themi ne…! Tani jam i bindur, që ka një të vërtetë, në thënien: -“Ka...

The post Dhe themi ne…! – Perparim Dida appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhe themi ne…!

Tani jam i bindur,
që ka një të vërtetë,
në thënien:
-“Ka qënë e shkruar…!”
për çka ndodh në jetë,
si të mira…e të këqia…!
Që si mendonim,
e nuk i prisnim,
dhe jemi shprehur:
-Sa mirë …!
– Sa keq…!
E në të keqen,
ne shtuam dhe një,
– “PSE”…???
Në fund e tham ne…!
Ka qenë e shkruar…!
P@Dida.

The post Dhe themi ne…! – Perparim Dida appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shpirti shuhet nga mosbesimi – Marjana Ninga https://poezi.laberianews.com/2021/09/10/shpirti-shuhet-nga-mosbesimi-marjana-ninga/ Fri, 10 Sep 2021 15:05:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21224 Shpirti shuhet nga mosbesimi, Ti qe ke fytyre te qeshur, E shpirt djall, Mos valle...

The post Shpirti shuhet nga mosbesimi – Marjana Ninga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shpirti shuhet nga mosbesimi,

Ti qe ke fytyre te qeshur,
E shpirt djall,
Mos valle nje moment ndreqesh?!
Apo te remijn ujerat e turbullta,
E te lene nen traziren e tij.!
Buzeqeshja jote djall,rendon qenien e nje te vobekti,
E perbuz dhe e tall,
Dhe me veten kenaq momentin!
Valle nje moment ,ti do te pendohesh,
Do te bihesh nen gjunje,se c’kam bere,
Do te marresh denimin pakuptuar,
Sepse Zoti ne shenjester te pambrojturin do te te vere,
Rri aty fytyre keq,
Rri aty kafsho gjuhen,
Mundohe veten perse miri,te marresh meriten tende te,te shpetuarit!
Shpetimtari eshte kah ngjitur,
Aty ku shpirti i tij pikturohet bukur,reve te bardha,
Atyre hapesirave te bukura,,
Ku shkelqen dielli gjithmone,
E ku vezullijne yjet dhe nje henze.!
Besimtari shpirtin ka drite,
E ka zbrazur erresiren,tutje,
Fytyra e tij qesh dhe ndrin, mes miresise,mes besimit!
Vertet erdhen kohet e keqe,
Ku mosbesimi eshte ne nivel rekord,
Po kthehet njeriu te haje njerine,
Mes smires qe i kanoset,
C’te te beje Zoti ty,
Kur ti s’do te ndreqesh,
Mes shpirtit cifut,aty ke zene rrenjet dhe aty kerkon te prehesh.!
Kerkon te hash me du luge,.
Kerkon te jesh mbi te gjithe,
Kerkon gjithe te mirat per vete,
Dhe me shpirt vec se te grabisesh.!
Vishi duart plot flori,dhe nese buke ne shtepi s’ke te hash,
Per fame ve ne rrezik,c’te kerkoje shpirti jot djall,
Besimtari do besimtarin,
E ka moter,vella teperjetshem,
E ruan si syte nen mbrojtjen e duave nen heshtje,!
Ruaji i Madhii Zot,
Ruaj jetiminruaj te vobektin,ruaj c’do qenie besimtari ,
Rriti vlerat e besimit,
Ne kete jete dhe perjetesisht jetofshin isaAllah gjithmone mrekullite.!
&
Te dashur besimtare gezuar neser diten e xhuma!
I dashur grupi im i dashur Gjergjevica arome Xheneti Zoti ju bekofte Familjet tuaja,me te mirat e Tij!Amin! ⚘⚘⚘⚘⚘⚘

The post Shpirti shuhet nga mosbesimi – Marjana Ninga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të pa besë dhe tradhëtarë – Bekim Kime Lile https://poezi.laberianews.com/2021/09/09/te-pa-bese-dhe-tradhetare-bekim-kime-lile/ Thu, 09 Sep 2021 18:57:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21198 —–të pa besë dhe tradhëtarë—- ..politikanë,analist,gazetar, të gjithë janë vënë në garë, kush e kush...

The post Të pa besë dhe tradhëtarë – Bekim Kime Lile appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
—–të pa besë dhe tradhëtarë—-

..politikanë,analist,gazetar,
të gjithë janë vënë në garë,
kush e kush të dalë i parë,
mbaruan zgjedhjet miqt e mi,
u bë vëndi lesh e li,
e mjera ti moj Shqipëri,
të mjerët ne o shqipëtarë,
na ropën këta pashallarë,
politikanë,analist,gazetarë,
s’na lë korona,
na mbytën hallet,
po ulen malet,
po ngrihen halet,
shtruan rrëketë,
shpërthyen haletë,
ç’kini o male që rrini urte,
po halja,hale,
prapë era mut,
janë ligjet e natyrës,
do verë në fis,
kurrë nuk bëhet rigoni lisë,
me shpirtin e zi si katrani,
leh në një tv kombëtar Arjan Çani,
filo grek është rrufjani,
ç’është kështu o miqt e mi,
pse kjo është gazetari,
një e pa fytyrë në parlamentin evropianë,
nxjer vrerë dhe atdheun e saj shanë,
kush i rriti këto buçe dhe këta thafazanë,
ca mostra,ca kanibalë,
pa din e pa iman,
pa komb e pa fe,
pa flamur e pa atdhe,
pse kështu o të pa besë,
pse kështu o faqe zesë,
për ca euro,ca dollarë,
o të shitur,të përdalë,
po a shitet Shqipëria,
do t’u vrasë perëndia,
ku u çon mushka o të mjerë,
o të shitur,o të dhjerë,
ndërruat emër,ndërtuar fe,
po haleja,prapë hale,
ngritët vila,vratë e pretë,
fluturuat gjerë tek retë,
çfarë nuk bëtë në këtë jetë,
shitët femra,mbollën hashashë,
i ratë botës pashë më pashë,
dhe me çarter dhe me apash,
ndërruat gra e sekretare,
u derdh lum para e madhe,
nga Dubai në Bora Bora,
ku nuk shkuat ju mor horra,
o i ziu popull i ziu,
qesh e tall bythën Fevziu,
sa tek Tosi,tek Saliu,
sa tek Rama,tek president mavriu,
sa tek greku,sa tek shkjau,
sa tek kisha,tek all-llahu,
po si su ngopët një herë,
nga të pa brekë,miljonerë,
ju nuk kini besë as nder,
nga zagarë në gazetarë,
nga pa bukësa,pashallarë,
nga hajdutë,agallarë,
nga argat,u bëtë pronarë,
deri dje pastruat haletë,
sot ministra,deputetë,
ku e gjetët ju paranë,
ropët e vodhët fukaranë,
majmët sojë e sorollop,
barku juaj kurr su ngopë,
ju nuk kini gen shqiptar,
ini mostra të pa parë,
me ju do qeshin dhe në Sharrë,
për ju s’do ketë as varr,
si zvarranik do hiqi zvarrë,
ju bij bushtrash,ju zagarë,
të pa fytyrë,të përdalë,
nuk u tha kush puna mbarë,
mbrapa djellit o pashallarë,
nuk vdes kurrë kombi Shqiptarë.

The post Të pa besë dhe tradhëtarë – Bekim Kime Lile appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fryu kjo era – Dafina Carkanji https://poezi.laberianews.com/2021/09/06/fryu-kjo-era-dafina-carkanji/ Mon, 06 Sep 2021 18:12:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21155 Fryu kjo era Fryu ,kjo era e malit Flokët ,seç ti prishi Baluket e ballit...

The post Fryu kjo era – Dafina Carkanji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fryu kjo era

Fryu ,kjo era e malit
Flokët ,seç ti prishi
Baluket e ballit moj
Që nëna, ti ujdisi

Fryu ,kjo e erë e lumit
Fustanin ç’ta ngriti
Syri yt nga turpi moj
U struk ,nuk lëvizi

Fryu kjo erë e gjethit
Era ,trëndelinë
Ti në mes të sheshit moj
Ç’po tundje, shaminë

Tunde moj shaminë
Tunde dhe mos pusho
Në krahët e djalit moj
Bëhu flutur ,shko

Oh ,ky djali i bukur
Kish’ kohë po të priste
Bashkë të dy të lumtur moj
Lum nëna, që u kishte

Fryu kjo erë e ëmbël
Era e dashurisë
Dy u bënë një zemër ,moj
Me bekimin ,e perëndisë

Dafina 06.09.20

The post Fryu kjo era – Dafina Carkanji appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Thirrjet e zemres folen realitet – Albana Zirka https://poezi.laberianews.com/2021/09/05/thirrjet-e-zemres-folen-realitet-albana-zirka/ Sun, 05 Sep 2021 13:54:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21130 THIRRJET E ZEMRES FOLEN REALITET FJALET MOREN RRUGEN E VARGJEVE TE KUJTIMEVE TE MADHERISHMES PERL...

The post Thirrjet e zemres folen realitet – Albana Zirka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
THIRRJET E ZEMRES FOLEN REALITET
FJALET MOREN RRUGEN E VARGJEVE TE KUJTIMEVE TE MADHERISHMES PERL
NENE TEREZ
PO KU JE ?
SA SHUME NDJEJME MALLIN E DASHURISE SE DHURUAR ME PASTERTIN E SHPIRTIT
TEND TE KULLUAR
AFROHU E FOL ASHTU SI SHENJTERORE
ATE DIELL SHPIRTI QE RREZATOVE
AH E MADHERISHMJA NENE
LE KUJTIME QE ZUNE VEND
ATY KU SYTE E DRITES LOT DHIMBJESH TI LEXOJE
E MBAJTE LOTIN ME DUART E ARTA I SHEROVE
VITET IKEN POR LE DRITE
E VERTAT JOTE VLERA NE SHPIRT
SA SHUME DO TE DOJA QE TE NGJASONIN
PO JO ISHE E VECANTE
S BLIHET DASHURIA E TA SHESESH SE JETA S TE VJEN PRAP

The post Thirrjet e zemres folen realitet – Albana Zirka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nënë Tereza – Rrahim Billa https://poezi.laberianews.com/2021/09/05/nene-tereza-rrahim-billa/ Sun, 05 Sep 2021 13:49:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21127 Nënë Tereza Sigurisht që nuk kishte zbritur nga qielli. Veçse shpirtin e kishte qiellor. As...

The post Nënë Tereza – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nënë Tereza

Sigurisht që nuk kishte zbritur nga qielli.
Veçse shpirtin e kishte qiellor.
As planet i vogël ndriçues , nuk ishte.
Por shpirti i saj , kishte rrezatim hyjnor.
Ajo nuk lindi hyjneshë ,
Vetë jeta e bëri hyjni.
Se i deshi të gjithë të varfërit e të sëmurët
e botës.
Se kishte në zemër , kaq shumë dhëmshuri.

Nënë Tereza !
Kjo grua e thjeshtë…
nga një familje e varfër ,
nga Shqipëria.
I tregoi gjithë njerëzimit ,
Se mrekulli…
mbi të gjitha mrekullitë e botës…
Është dashuria.

Zemra e saj ,
Dashurinë për të gjithë të sëmurët e të varfërit
kudo në botë…
kishte nxënë.
Dhe sot e deri në përjetësi…
Gjithë njerëzimi do ta thërrasin ,
me emrin e madhërishëm…
Nënë !

Ajo ju dha dritë nga shpirti i saj…
Të gjithë të sëmurve , kudo në botë…
për t’i shëruar.
Ajo ju dha dritë nga shpirti i saj…
Të gjithë të varfërve , kudo në botë…
Për të buzëqeshur…
Për të jetuar.

Zemra e shpirti i saj!
Dashurinë për të gjithë të sëmurët e të varfërit ,
kudo në botë…
kishte nxënë.
Dhe sot e deri në përjetësi ,
Gjithë njerëzimi do ta thërrasin
Me emrin e madhërishëm…
Nënë !

Ajo në përjetësi do të shpërndajë!
Dritë hyjnore.
Ajo në përjetësi do të rrezatojë
Dashuri njerëzore.
Ajo në përjetësi do të na përkëdhelë
Me përkëdhelje prindërore
Nënë Tereza…
Hyjnesha Arbërore.

Mars .2010
Rrahim Billa / Albania
Shk. nga lib. “Vargje për jetën” .

The post Nënë Tereza – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ne jemi shqipëtar’ – Tomor Buzi https://poezi.laberianews.com/2021/09/05/ne-jemi-shqipetar-tomor-buzi/ Sun, 05 Sep 2021 13:43:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21121 Ne jemi shqipëtar’ ! ‘Gladiatorë’ të skenave gjigande ! Për ju do i thur këto...

The post Ne jemi shqipëtar’ – Tomor Buzi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ne jemi shqipëtar’ !

‘Gladiatorë’ të skenave gjigande !
Për ju do i thur këto vargje, do flas,
Për ju, që i dhatë botës legjendaren,
Ti, Bekim FEHMIU, dhe Iren PAPAS !

Korifej të artit skenik në gjuhë të huaj,
Si ‘Homeri’ me histori të një race ‘tjetër’,
Që me pendën e tijë, kur nisi të shkruaj,
Nuk harroj të nxirte nga shpirti, një letër!

Ishte fjala që do të ‘jetonte’ mijëra vjetë,
Ishte gdhëndur, e qëndisur nëpër erë ,
”Pas meje, do të lëkundet bota vërtetë,
Dhe pluhuri do mbulojë emra si unë, të tjerë !

Nuk jeni të vetëm me ‘pluhur’ mbuluar,
Të tjerë si ju i mbuloj historia e stisur,
‘Ne jemi Shqiptarë,thatë pa u turpëruar,
Nga toka Ilire, ku perënditë janë ngjizur’!

Habitët botën mbarë, me krenarinë Shqiptare,
Si Dardanët me tempujt mbi Danub..,
Që shkruajtën: ‘Me ilirët, jemi të një race’,
Thellë, në themele kështjellash, nën gur !

Arti mbiu në tokën e lashtë të perëndive,
Në tokën ku Aristoteli ngjizi filozofinë ,
Në tokën e shënjtë që u bë prehë e hordhive..,
Aty, ku Hipokrati, do të betohej për mjeksinë !

U rokullisën ‘gurë’ mbi historinë e lashtë,
Mbi gjenezën e pastër të racës hyjnore,
U Krijuan me penë, ‘pokemon’ të lashtë,
Nëpër kthina sllave, të shpellave ”ëngjëllore”..!

Por thellë në gjenezën e gjakut tuaj, Ilir,
Trashëguar kishit genin e racës Arjane,
Raca që kulturën në botë kishte mbjellë,
Në skena të mëdha të historive gjigande!

‘Jemi Shqipëtarë’ ! Zëri juaj kumboi fort,
Dhe bota heshti, e mbytur nga ziliqarët,
Në majat e Olimpit, nuk ngjiteshin dot..,
Në gurët, ku historinë kishin shkruar Shqiptarët !

Ne do heshtim përpara jushë, si para perëndive,
Që u ngritët mbi frikën, si Feniksi prej hirit ,
Atje, ku historia jonë u bë preha e hordhive,
Ku bebet, mësuan të heshtin, mbi qumështin e gjirit !

Lavdi emrit tuaj, i madhi Bekim Fehmiu,
Edhe ty, o legjendarja, Irenë Papas,
Atje ku Kleopatra ‘ra’, dhe prapë ‘mbiu
Gladiatori’, nguli heshtën, mbi atlas !

”Këtu është tokë Ilire, e të parëve të mi”, tha Herodoti,
Më pas të tjerë, që historia i ka kthyer në Sllavë,
Ju, si dishepuj të racës Shqiptare bekuar nga Zoti,
Mbi historinë e stisur të emrit tuaj, derdhët ‘llavë’!

”Jemi Shqipëtarë” ! bërtitët fortë në sallë konferncash,
Aty ku djallëzia ‘shtronte’ udhën drejt marrëzisë,
Ku lapsi shkruante me ‘kafshim’ epik, grerëzash,
Për të ngritur më ‘lartë’, historinë e stisur të Greqisë !

Aferim gjakun tuaj në deje Shqipëtari,
Mallkim për ata që e zhbënë historinë,
Në shpirtin do ju qëndisim me fije ari..,
JU, Iren PAPAS, dhe Bekim FEHMINË!

Tomi Buzi.
01.09.2021. E ripunuar !

The post Ne jemi shqipëtar’ – Tomor Buzi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>