Ne jemi shqipëtar’ – Tomor Buzi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ne jemi shqipëtar’ !

‘Gladiatorë’ të skenave gjigande !
Për ju do i thur këto vargje, do flas,
Për ju, që i dhatë botës legjendaren,
Ti, Bekim FEHMIU, dhe Iren PAPAS !

Korifej të artit skenik në gjuhë të huaj,
Si ‘Homeri’ me histori të një race ‘tjetër’,
Që me pendën e tijë, kur nisi të shkruaj,
Nuk harroj të nxirte nga shpirti, një letër!

Ishte fjala që do të ‘jetonte’ mijëra vjetë,
Ishte gdhëndur, e qëndisur nëpër erë ,
”Pas meje, do të lëkundet bota vërtetë,
Dhe pluhuri do mbulojë emra si unë, të tjerë !

Nuk jeni të vetëm me ‘pluhur’ mbuluar,
Të tjerë si ju i mbuloj historia e stisur,
‘Ne jemi Shqiptarë,thatë pa u turpëruar,
Nga toka Ilire, ku perënditë janë ngjizur’!

Habitët botën mbarë, me krenarinë Shqiptare,
Si Dardanët me tempujt mbi Danub..,
Që shkruajtën: ‘Me ilirët, jemi të një race’,
Thellë, në themele kështjellash, nën gur !

Arti mbiu në tokën e lashtë të perëndive,
Në tokën ku Aristoteli ngjizi filozofinë ,
Në tokën e shënjtë që u bë prehë e hordhive..,
Aty, ku Hipokrati, do të betohej për mjeksinë !

U rokullisën ‘gurë’ mbi historinë e lashtë,
Mbi gjenezën e pastër të racës hyjnore,
U Krijuan me penë, ‘pokemon’ të lashtë,
Nëpër kthina sllave, të shpellave ”ëngjëllore”..!

Por thellë në gjenezën e gjakut tuaj, Ilir,
Trashëguar kishit genin e racës Arjane,
Raca që kulturën në botë kishte mbjellë,
Në skena të mëdha të historive gjigande!

‘Jemi Shqipëtarë’ ! Zëri juaj kumboi fort,
Dhe bota heshti, e mbytur nga ziliqarët,
Në majat e Olimpit, nuk ngjiteshin dot..,
Në gurët, ku historinë kishin shkruar Shqiptarët !

Ne do heshtim përpara jushë, si para perëndive,
Që u ngritët mbi frikën, si Feniksi prej hirit ,
Atje, ku historia jonë u bë preha e hordhive,
Ku bebet, mësuan të heshtin, mbi qumështin e gjirit !

Lavdi emrit tuaj, i madhi Bekim Fehmiu,
Edhe ty, o legjendarja, Irenë Papas,
Atje ku Kleopatra ‘ra’, dhe prapë ‘mbiu
Gladiatori’, nguli heshtën, mbi atlas !

”Këtu është tokë Ilire, e të parëve të mi”, tha Herodoti,
Më pas të tjerë, që historia i ka kthyer në Sllavë,
Ju, si dishepuj të racës Shqiptare bekuar nga Zoti,
Mbi historinë e stisur të emrit tuaj, derdhët ‘llavë’!

”Jemi Shqipëtarë” ! bërtitët fortë në sallë konferncash,
Aty ku djallëzia ‘shtronte’ udhën drejt marrëzisë,
Ku lapsi shkruante me ‘kafshim’ epik, grerëzash,
Për të ngritur më ‘lartë’, historinë e stisur të Greqisë !

Aferim gjakun tuaj në deje Shqipëtari,
Mallkim për ata që e zhbënë historinë,
Në shpirtin do ju qëndisim me fije ari..,
JU, Iren PAPAS, dhe Bekim FEHMINË!

Tomi Buzi.
01.09.2021. E ripunuar !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com