poezi shqip Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/poezi-shqip/ Poezi Laberia News Mon, 05 Sep 2022 12:40:19 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg poezi shqip Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/poezi-shqip/ 32 32 Më fal mirësi – Besa Januzi-Rexhepi https://poezi.laberianews.com/2022/09/05/besa-januzi/ Mon, 05 Sep 2022 12:39:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23655 Besa Januzi Titulli: Më fal mirësiAutore: Besa Januzi-RexhepiData : 8-07-2022vendi Michigan! Ti mirë e njeh...

The post Më fal mirësi – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Besa Januzi

Titulli: Më fal mirësi
Autore: Besa Januzi-Rexhepi
Data : 8-07-2022
vendi Michigan!

Ti mirë e njeh plagën time
Të lutëm mos trokit aty
Të besova dhe të tregova,
Sot unë nuk jam mirë,
Nesër ti do jesh një soj.

Më fal mirësi nga zemra jote
se kjo jetë është shumë e shkurt,
Mi shero plagët e zemrës,
Bota për të gjithë sillet një soj.

Mos luaj me dhimbjen time
Mos bënë shumë mëkate,
Jep sa të kesh mundësi,
Se zoti ty të ndihmon.

Nëse s’ke ç’të falësh tjetër
Falja një buzëqeshje të sinqert,
Dhuro mirësi nga zemra jote,
Falja ndonjë fjalë të ëmbël!!!

Sofra e poezise shqiptare eshte vendi ku te gjithe poetet shqiptare mund te grumbullojne krijimtarine e tyre te perzgjedhur. Ne kete sofer te poezise do gjeni : poezi shqiptare, poezi per nenen, poezi per atdheun, poezi per dashurine, poezi per heronjte, poezi per deshmoret. Do gjeni krijimet me te bukura te gjithe krijuesve shqiptare te renditura dhe te sistemuara nen emrin e cdo poeti.

Sofra e poezise shqiptare eshte vendi ku te gjithe poetet shqiptare mund te grumbullojne krijimtarine e tyre te perzgjedhur. Ne kete sofer te poezise do gjeni : poezi shqiptare, poezi per nenen, poezi per atdheun, poezi per dashurine, poezi per heronjte, poezi per deshmoret. Do gjeni krijimet me te bukura te gjithe krijuesve shqiptare te renditura dhe te sistemuara nen emrin e cdo poeti.

Besa Januzi-Rexhepi

Laberia News

The post Më fal mirësi – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vajtimet 22 – Ilmi Cani https://poezi.laberianews.com/2022/07/06/vajtimet-22-ilmi-cani/ Wed, 06 Jul 2022 12:33:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23499 VAJTIMET 22 Vera po ikën bashkë me vapën E barin e shkrumbosur. Të korra, s’...

The post Vajtimet 22 – Ilmi Cani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VAJTIMET 22

Vera po ikën bashkë me vapën
E barin e shkrumbosur.
Të korra, s’ ka.
Njerëzit e zhuritur e kruspullosur.
Kërkojnë bukën mbi gjithçka.

Vera po ikën pa të korra e me bar të zhuritur.
Njerëzit e kruspullosur varfnie;
Psherëtijnë;
” kjo jetë e varfën; me bar të zhuritun;
Po pse, mor pse; s’ dashka me ikun!!

Djeg ende kjo verë.
Djeg me grurin e pakorrun e
Barin e zhuritun.
Njerëzitshohin qiellin të dëshpëruar;
Ky behar zhuritës,
S’ paska me ikun.
Ilmi Cani

The post Vajtimet 22 – Ilmi Cani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëna Shqipëri – Besnik Lamaj https://poezi.laberianews.com/2022/07/05/nena-shqiperi-besnik-lamaj/ Tue, 05 Jul 2022 08:22:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23488 Titulli : NËNA SHQIPËRI . Pse bëhet kjo zhurmë Çfarë kërkon ky vallë ? Mos...

The post Nëna Shqipëri – Besnik Lamaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Titulli : NËNA SHQIPËRI .

Pse bëhet kjo zhurmë
Çfarë kërkon ky vallë ?
Mos do të mbulojë
Zullumin e parë ! .

Gërthet s’i bretkosa
Në moçal të tharë
Thotë për Edi Ramën
Do t’a heqim zvarrë .

E harroj Gërdecin
Njëzet e një janar
Nënat shami zeza
Mbetë duke qarë .

Qajnë fëmijët e tyre
Zemra thyer mbeti
Katër në Tiranë
Njëzet e gjasht Gërdeci .

T’i u more jetën
T’i s’je ditë – je nata
Zonja Amerikë
Kot s’të dha , nongrada .

Tridhjetë vjet gënjeve
S’i s’të vjen zorë
E thua gjithnjë
Ky popull është qorrë .

Ik Sali Berisha
S’të dëgjon njëri
Për ty ka një rrugë
Shko jep llogari .

Dhe t’i Edi Rama
S’i ke punët mirë
Bota e zhvilluar
Me ne bën sehir .

Ishe ateistë
Besove në fe
Kjo Europa skile
S’të fut në – B E .

T’i s’i burri zgjuar
Bëre ironi
Do vim në Europë
Në vitin tremij .

Ku jeni rinia
Zgjidhni djem të ri
Po rënkonë ethshëm
Nëna SHQIPËRI .

Autori : Besnik Lamaj
Vendi : Vlorë Albania Shqipëri
Data : 28/06/2022

The post Nëna Shqipëri – Besnik Lamaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kush e do me te drejt Bashkimin dhe drejtesine te bashkohet me mua – Luan Godaj https://poezi.laberianews.com/2022/06/28/kush-e-do-me-te-drejt-bashkimin-dhe-drejtesine-te-bashkohet-me-mua-luan-godaj/ Tue, 28 Jun 2022 12:40:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23442 Kush e do me te drejt Bashkimin dhe drejtesine te bashkohet me mua me ne...

The post Kush e do me te drejt Bashkimin dhe drejtesine te bashkohet me mua – Luan Godaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kush e do me te drejt Bashkimin dhe drejtesine te bashkohet me mua me ne qe e duam Kombin pa asnje interes!
Dhe pa te koruptuar.
Kush e do Popullin ta tregoj veten te bashkuar dhe drejtesi pa dallime partiake
pa percarje jug veri. !

Dhe Pa asnje nga keta qe duan percarjen !
Si te majtet dhe te djathtet se Po bejne lojen ne kuriz tePopullit fukara. !
Nje turi kane Kriminela dhe hajduter jane.
Le te Me Mbeshtesin mua neve qe cdo gje do japim si dhe jeten borxh ja kemi kombit.
Te roj Bashkimi dhe drejtesia pa dallime partiake. Jug veri. ! Te vej haka tek i zoti.
Kush e ndien veten bure dhe patriot i ndershem dhe qe do drejtesin pa dallime Partiake Le te vij bujrum.
populli do buke dhe jo sbukurime.
Jo Hunda ne qiell dhe bytha ne diell. !
Boll dhe mjaft na i shiten nderin dhe prestigjin nepet bote !
Po jetojme te perbuzur me cdo vend te botes. Si te dhier.
Pse dhe nga kush jemi shitur Kaq keq. ?
Kush e mban kete pergjegjesi. ?
Kush Po na mbron jasht shtetit kur perdoremi si Mish per top Dhe me padrejtesi. ?
Kush dhe kujt po i vete ne mendje te na ngrej lart nderin qe na takon kush. ?
Dhe nga kush do te presim qe te jemi te respetuar si cdo lloi race apo ngjyre ne bote !
Ky eshte nje turp dhe krim. !
Ne Po kriminalizohemi Nga vete pushtetaret tane Nga djemt tane te pa cip te pa nder. !
Te pa shpirt Jane bere Kriminela te pa pare kur me ne historim e te gjitha koherave te ekzistences Te ketij kombi !
krim dhe tradheti poshterim. Nga disa te pa ngopur Me pushtet dhe para ! 32 vjete vetem krime !

Skandaloze Ska me keqe dhe krim.

Mbase dua miqt dhe shoket te me bashkohen nuk dua poste as roge por dua te jem sa ti shikoje pas hekurave
Keta kriminela! !!
Mbase sjam shume i sakt Por jam shume shume dhe shume krenar qe sjam fallco !
-🦅🇦🇱Luan Godaj. 🦅🇦🇱-
-26.06.2022 Gjermani ! -!!!

The post Kush e do me te drejt Bashkimin dhe drejtesine te bashkohet me mua – Luan Godaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Drejtorllëku – Sevdail Hyseni https://poezi.laberianews.com/2022/06/28/drejtorlleku-sevdail-hyseni/ Tue, 28 Jun 2022 08:59:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23408 Satirike DREJTORLLËKU O sa mirë me qenë drejtor, Nuk e prek punën me dorë! Veç...

The post Drejtorllëku – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Satirike

DREJTORLLËKU

O sa mirë me qenë drejtor,
Nuk e prek punën me dorë!

Veç një “send” e ke patjetër,
Kur e vë firmën në letër..!

Edhe atë në tridhjetë ditë,
Sepse n’paga s’ka me pritë!

Ato vijnë e shkojnë si shkumë,
Pa lënë prapa asnjë gjurmë!

Ndaj drejtori është i mbarë,
Ç’e zë gjumi në orar..!

Jo se lodhet në detyrë,
Por, që natën e ka vështirë!

T’i mbyll sytë nga pagjumësia,
Herë nga gruaja dhe fëmija…

E bezdisin me gjithë mend
Për pushime në vikend.

Të vendos s’e ka aq lehtë,
Se pushimi ka lezet!

Ndaj vendos si në Pazar,
Për vikend n’udhëtim zyrtar!

Po sa zgjat ky marifet?
Çdo mandat në katër vjet!

Spica Metalike

(Karikatura marrë nga interneti)

The post Drejtorllëku – Sevdail Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk kemi fëmijë për të humbur..! – Xheva Salihaj https://poezi.laberianews.com/2022/06/02/nuk-kemi-femije-per-te-humbur-xheva-salihaj/ Thu, 02 Jun 2022 07:33:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23305 Nuk kemi fëmijë për të humbur..! Te bëhesh PRIND eshte menyra me e lehte ,por...

The post Nuk kemi fëmijë për të humbur..! – Xheva Salihaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk kemi fëmijë për të humbur..!

Te bëhesh PRIND eshte menyra me e lehte ,por ta ushtrosh detyren si prind eshte shume e veshtirë!

Jo te gjithe e meritojne EPITETIN nënë – Baba..

Nëna të dashura asnjeherë ,asnjëherë dhe per asnjë çmim ,mos hiqni dorë nga femijte tuaj ..
Asnjehere mos gaboni t’i flakni ne rrugë per nje gabim qofte i vogel apo i madh ,mundohuni ta qetesoni çdo situate dhe ta minimizoni me menquri ta menagjoni me shumë kujdes dhe delikatesë ,vet femijet jane delikate ,ta mbeshteteni dhe ta drejtoni ne kahjen e duhur..!
Eshte zgjidhja me e mire dhe me e drejtë..
Femijet jane engjuj ..
Mos jetoni per OPINIONIN
Fëmiu eshte i yti i imi i atij ne cdo situate ata jane krijesa tona ,jane pjese te ndare nga trupi ynë!
Une kurrë nuk do t’i perkrah ato nena ,qe per hir te mentalitetit dhe per nder e Moral ia mbyllin deren femijeve te tyre, pergjithmone!
Une kurre nuk do te isha e qete ,nese femiun tim e kam len jashte ne bore e ne shi ,pse lagja e do ashtu ..!
Une kurrë nuk do te mundesha te ha buke e qete nese femiu im eshte i uritur dhe bredh rrugeve pa adrese..qan e denez skajeve te rruges..
Une dhe unë kurre nuk do te gezoja nje shendet apo jete te lumtur nese femiu im vetem eshte ne fund te kapitullimit..

Gabim per sa te jete jeta nese nje nene mendon se duke ia mbyll deren femiut te saj do te gjen lumturi tek te tjeret..

Ka raste e raste qe i shohim ketu ,ku ne emer te opinionit femijet u jane perfundua rrugeve pa krye..
Shpeshhere mendoja te nderhy ne kete familje per tja thene vetem nje fjalë:
Ti si nene ,si po ndihesh qe femiun e trete rrugeve ,vetem te jesh e mire per te tjeret dhe duke i qendru besnik mentalitetit tonë te qelbur ..
Fasade ,Siperfaqesore!
..mjafte jetuam per te tjere,kendelluni !
Ti si nene : A te zë gjumi njejte ,si nje nene qe mbron me cdo kusht femijte e saj, nga e keqja e madhe ..?
Ti nuk e mbrojte .
Ti e shkaterrove edhe me shumë..
Ti nuk i dole në ndihmë kur ajo po ta kerkon ne heshtje..
Ti ishe ajo qe e prune deri ne kete pike , se nuk ishe me te tek ajo rritej..
Ndaj bashkfajtore je dhe ti vet qe ndihmove ne rrenimin e jetes se saj,pa e verejtur..
Xhevë Salihaj
Austri

The post Nuk kemi fëmijë për të humbur..! – Xheva Salihaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dikur i paya thënë një poeti – Ilmi Cani https://poezi.laberianews.com/2022/06/02/dikur-i-paya-thene-nje-poeti-ilmi-cani/ Thu, 02 Jun 2022 07:20:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23301 Dikur i paya thënë një poeti; ” – mëso botanikën , kur na shkruan për...

The post Dikur i paya thënë një poeti – Ilmi Cani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dikur i paya thënë një poeti;
” – mëso botanikën , kur na shkruan për lulet!
Ai shkroi për lulet. Nuk e dij, nëse e ka mësuar botanikën.
Përderisa ushqehet me bimë e i rrit ato; rrit dhe lule.
Ai ndofta tepër meje; ka ditur të kapë, këtë përkryerje , që kisha ditë që e gjurmoja. E gjurmova që në gonxhe. Rozetën e parë të kësaj mrekullie, e prisha vet duke parë se deri ku arrin përsosmëria. Sot, ato gonxhe, ishin çelur për bukuri; me këta dimensione të përsosur si nga vendosja e nga mënyra si do shtohej.
Një mrrkulli. Një sferë e përkryer, sikur, vet Zoti e ka bërë me dorë.

Vetëm i madhi zot e ls krijuar natyrën në mënyrë të përkryer; si tëk kjo lule.
Një sferë e përkryer, në.çdo element që përfaqëson kjo lule. Farat e vendodura; devils në ” patashutën” e vet, për të shkuar atke ku do shtohet
Ajo përkryerje me ato farat; seicila, mbështetur në.bishtin e vet, në parashutën e vet, për të shkuar aty ku fo do shtohet.
Kur e vësjtron këtë sferë komcentrike, me ato qimezat që prarojnë, nën rrezet e diellit.

Mendoj se jam këtu i lodhur, për të persiatur për mrekullitë.
Ato që te vetvetja i kërkoj për ditë.
I mrekulluar, mrekullive që vetëm Zoti krijon.

Rastësitë.janë.mrekulli.
Ne jemi miq

Bërë miq për qejf
Miq me dashuri.
Me shumë dashuri;
Pa ekuivoke
Yej asaj që na fali mëma loke.

I përkryer ; është çasti që po ju kërkoj vëmendje.
Se ende e kam, një varg, një kuptim.në gdhëndje;
Thurur në rendje.

Mrekullia, është çasti që jam këtu
Mendoj të ha tek pij.
Zorra; s’ njeh tabu.
Njeh këtë rregull të.përditshëm;
Ha e dhit, ha e dhit.
Mbushe zorrën!
Pastaj zemrën!
Se zem4a fo gjakum përditë
E tre herë në ditë.
Pastsj vjen mendimi;
Mbi çdo gjë wë u jasht’ qit.
U jashtëqit gjaku zemrës;
Që ushqen mendimin.
Që ushqen dashurinë.
Kjo është një poezi pa art.
Pa halenë;
Arti kaq e pat.

Arti kaq e pat e zemra nuk rreh kot.
Si çon gjë mendimit po nuk qe plot.

The post Dikur i paya thënë një poeti – Ilmi Cani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vëndi magjik! – Besnik Lamaj https://poezi.laberianews.com/2022/05/26/vendi-magjik-besnik-lamaj/ Thu, 26 May 2022 11:27:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23285 Titulli : VËNDI MAGJIK ! Autori : Amb . A F. Besnik Lamaj Vendi :...

The post Vëndi magjik! – Besnik Lamaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Titulli : VËNDI MAGJIK !
Autori : Amb . A F. Besnik Lamaj
Vendi : Vlorë Albania Shqipëri
Data : 25/05/2022

Përkëdhela flokët , ndrin s’i rreze dielli
E’h ç’kënaqlsi ndjeva , ndjeva unë i mjeri
Çfarë ishte ky fatë , kjo zan nga më erdhi ?
Vetullat e sajë s’i një shtresë ylberi .

U vara më poshtë , u ula mbi qerpik
Qerpikët u ulën dhe drita u fik
Dale ti shoh pakëz , syçkat ty moj zanë
Janë shumë kurioz, s’e çfarë ngjyre kanë ?

Kur i hape sytë , me ngjyrë bojëqielli
Sytë e t’u shkëlqenin , s’i bluja te ylberi
Unë pyeta zotin , kjo vajzë nga më erdhi ! ?
Ishte zan vërtetë , apo ish vajzë mbreti ? .

Zbrita poshtë te buzët , buzët s’i kuti
Kush ka provuar shegë , ç’shije kishe ti !
Nga buzët e tua , dilte shije mjalti
Atë natë zana , puthjet dot s’i ndali .

Kaskadova lehtë , poshtë mbi gjoksin tënd
Të qetsoja shpirtin kërkoja një vënd
Unë nuk e dija , s’e poshtë në thellësi
I’sh një vend i bukur , që ishte magji .

Në moshë i vogël mos më bëj me fajë
Për këto probleme nuk flitej kollaj
I’sh tabu të flisje , për seks dhe dashurin
U mjaftuan me puthjet , s’e provuam magjin .

Pyes vajzën për shënjen , dorën poshtë lëviza
Djalo : vend magjik , emri i saj kërthiza
Aty ish një tub , fëmijën ushqen nëna
Vazhdon nënt muaj rresht , për nënat shtatzëna .

Të drejtat e autorit të rezervuara.

The post Vëndi magjik! – Besnik Lamaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shiloh – Enxhi Drapi https://poezi.laberianews.com/2022/05/26/shiloh-enxhi-drapi/ Thu, 26 May 2022 11:23:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23283 Shiloh ©️Enxhi Drapi Quhem Shiloh! Dhuratë e kapërcimit. Dhuntia… Fuqia e rikthimit. Emrit Shiloh, Jo...

The post Shiloh – Enxhi Drapi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shiloh
©️Enxhi Drapi

Quhem Shiloh!
Dhuratë e kapërcimit.
Dhuntia…
Fuqia e rikthimit.

Emrit Shiloh,
Jo të gjithë i’a dinë…
Kuptimin,
Domethënien e as stilin.

Shiloh-as,
I ndjejnë rrethimin
Rrëmbimin
Gëzimin dhe gjenerimin.

Shiloh!
Dhurata juaj,
Fuqia…
E matshme… por jo me kuaj!

The post Shiloh – Enxhi Drapi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fjalim i një “të marri” – Ylli Meçe https://poezi.laberianews.com/2022/05/17/fjalim-i-nje-te-marri-ylli-mece-2/ Tue, 17 May 2022 12:15:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23241 FJALIM I NJË “TË MARRI” —– Ai doli krejt papritur e pakujtuar dhe për momentin...

The post Fjalim i një “të marri” – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FJALIM I NJË “TË MARRI”
—–
Ai doli krejt papritur e pakujtuar
dhe për momentin nuk e pa askush
U ngjit mbi një bidon të ndryshkur plehërsh,
prej nga gërthiti fort :
– Më thënkan mua, se jam një i marrë
dhe se nga mendja nuk mbush
Sa më vjen të qesh kur i’u shoh juve
po..po ju që jini kot e nuk paskeni lot !
—-
(Dikush ):
– Hidhu prej andej, or i goditur ,
e na ler të qetë ta pimë kafenë!
Si mundet të t’ kenë lenë jashtë..
e s’të paskan mbyllur në çmendinë?
Zbrit e mbylle gojën, se ti e di
se ta kam bërë dhe një herë tjetër benë !
I çmendur i dreqit ! Ç’ke që dërdëllis aty ,-
me psikamë e ulërimë?
—–
– Më thënke ti i kafeneve
se unë qënkam një i çmendur e i marrë?
Dije se më shumë nga kushdo, bile dhe nga ty
e gëzoj vërtet lirinë
Ti me shokët e tu, kot i kini sytë
se asnjëherë, s’kini për të parë
Kuptoje, nuk jam unë, por je ti ai,
që i mbyllur gjendesh në të keqen çmendinë!
—–
Ti që brohoret e ulërin më shumë se unë
në sheshe, për Partitë
I mjeri mëndje gënjyer, që s’ke sy e vesh,
madje dhe mungesë truri
Ke ndot prej meje pranë bidonave,
se unë për ty mbaj fjalime gati çdo ditë
Ndërsa ti s’më dëgjon,
se jam i marri i rrugëve, atje ku ngrihet pluhuri.
—–
Veç mësoje se unë jam pa pluhur,
paçka se rrobat i kam të pista shumë
Ja më thuaj ti, ç’do të bëje për mua
nëse do të gdhiheshe nesër deputet?
Asgjë! Ta them unë:
i ulur mbi divan do bëje veç një vërë në ujë
Po, po ti je ai, që së bashku me elitën,
mua dhe shokët e mi i vret !

Ti na vret të gjithëve,
me atë gazetën që mbledhur mban në dorë
E di që nesër do votosh përsëri
kusarët e banditët me kollare
Ti voton vjedhjen tënde,
vrasjet, kurvërinë madje të gjitha tradhëtitë
Të pyes i marrë kush është unë apo ti,
që ulur mbi kolltuk pi kafe, e nuk ke gjak fare ?
——
Nuk e di, veç era e detit atë moment
mi përzjeu keq mendimet
Me hapin tim shkela mbi një gazetë
ku dikush kish fshirë sumën
atje ku…deputetët kishin botuar fjalimet

The post Fjalim i një “të marri” – Ylli Meçe appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>