Rami Kamberi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/rami-kamberi/ Poezi Laberia News Fri, 08 Oct 2021 21:03:09 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Rami Kamberi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/rami-kamberi/ 32 32 Për t’i thënë, ende të dua… – Rami Kamberi https://poezi.laberianews.com/2021/10/08/per-ti-thene-ende-te-dua-rami-kamberi/ Fri, 08 Oct 2021 21:03:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21696 Për t’i thënë, ende të dua… Pak pa perënduar, dje dielli Seç m’u kujtua, ajo,...

The post Për t’i thënë, ende të dua… – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për t’i thënë, ende të dua…

Pak pa perënduar, dje dielli
Seç m’u kujtua, ajo, që iku, tej detit
Pak pa marr ngjyrë ari qielli
Seç m’u kujtua, më e bukra e qytetit

Ajo, që m’ishte, kujtim, si lulja e malit, për jetë
Aromë lumturie, me sytë, që të pinë, sikur verra
Ajo, që m’ishte, shpresë, bukë e krip, nëpër jetë
Aromë dashurie, që ta knaq shpirtin, si pranvera

Pak pa perënduar, dje dielli
Sytë me shikimet i derdha, përtej qytetit
Pak pa marr ngjyrë ari qielli
Sytë e shikimet, m’ikën, pas saj, tej detit

The post Për t’i thënë, ende të dua… – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ah! mbrëmë… – Rami Kamberi https://poezi.laberianews.com/2021/06/19/ah-mbreme-rami-kamberi/ Sat, 19 Jun 2021 20:59:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20129 Ah! mbrëmë… Mbrëmë, nata ishte pa hënë e yje S’dukeshin malet e as karpat, moti...

The post Ah! mbrëmë… – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ah! mbrëmë…

Mbrëmë, nata ishte pa hënë e yje
S’dukeshin malet e as karpat, moti me shi
Rrugë gjarpër m’ishin lidhur nyje
S’dukeshin kulla e mia, vetëm tym e stuhi

As ëndrra, me jermi të jetës, s’kalonin nëpër sy
Heshtja i frikësonte, fijet e shpresës si ca peri
Vdekja merrte ikjen, orët mbetën lidhur me dry
Sikur duart e babësplak, të ngrira nëpër çifteli

Mbrëmë, nata ishte pa hënë e yje
Unë ecje tej dhijareve, ku më mbet dashnia
Rrugë gjarpër m’ishin lidhur nyje
Sikur heshtja e maleve, kur trembet nga liria

The post Ah! mbrëmë… – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si gjuha e shpirtit, At’dhe… – Rami Kamberi https://poezi.laberianews.com/2020/12/29/si-gjuha-e-shpirtit-atdhe-rami-kamberi/ Tue, 29 Dec 2020 20:15:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16037 SI GJUHA E SHPIRTIT, AT’DHE… Si loti, kur shkrihet, n’dhe Gjaku, kur të ngrinë, nëpër...

The post Si gjuha e shpirtit, At’dhe… – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SI GJUHA E SHPIRTIT, AT’DHE…

Si loti, kur shkrihet, n’dhe
Gjaku, kur të ngrinë, nëpër damarr’
Si gjuha e shpirtit, At’dhe
Jam unë e ju, të pagëzuar, shqiptar’

Pjellë e bekuar nga Thoti, me dije e urtësi, praruar
Fillesë e jetës, hiçit, për t’i i dhënë, dashuri e lumturi
I pari za i dëgjuar e para histori, mbi dhe e shkruar
Me germa të Thotit, n’librin e mileniumit të parë, Iliri

Si loti, kur shkrihet, n’dhe
Për besë e plis, si lumi jetë, nëpër damarr’
Si gjuha e shpirtit, At’dhe
Jam unë e ju, lindemi e mbetemi shqiptar’

The post Si gjuha e shpirtit, At’dhe… – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëpër rrugët, e Atdheut tim… – Rami Kamberi https://poezi.laberianews.com/2020/05/02/neper-rruget-e-atdheut-tim-rami-kamberi/ Sat, 02 May 2020 21:12:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5431 NËPËR RRUGËT, E ATDHEUT TIM… Kockë e lëkurë Të pikturuara, nëpër rrugët e Atdheut tim...

The post Nëpër rrugët, e Atdheut tim… – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NËPËR RRUGËT, E ATDHEUT TIM…

Kockë e lëkurë
Të pikturuara, nëpër rrugët e Atdheut tim
Jetët në pikturë
I pashë me sytë e dhimbjes e sytë trishtim

Si pikturat që i pikturon mjerimi për muzeun Atdhe
N’pëlhurën e skamjes e çiltër ku duket ngjyra e urisë
Si dashni nënash, që bukën jetës ja gatuajnë me dhe
N’sofrën e shtruar, ku po presin gojët, lotët e lumnisë

Kockë e lëkurë
Të trembura i pashë, lotë e uri, si pikturojnë
Jetët n’pëlhurë
Për muzeun Atdhe e për sytë liri që harrojnë

The post Nëpër rrugët, e Atdheut tim… – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më thoshte, nëna… – Rami Kamberi https://poezi.laberianews.com/2020/04/22/me-thoshte-nena-rami-kamberi/ Wed, 22 Apr 2020 19:27:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4736 MË THOSHTE, NËNA… Më shumë se atdhetar Është dituria e urtësia e dashnia Më shumë...

The post Më thoshte, nëna… – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MË THOSHTE, NËNA…

Më shumë se atdhetar
Është dituria e urtësia e dashnia
Më shumë se shqiptar
Është gjuha e shpirtit, ku rri liria

S’të harrojnë mileniumet u mbetesh bebëzë për sy
Koha të mban nëpër faqet e saj, shenjtor, si drita e diellit
Toka, krenohet që të rriti, njerëzimi, betohet për ty
Ardhmëria e përjetësia, të kërkojnë në pafundësi, t’qiellit
Pavdekësia të shikon n’parajsë, si Perëndi e Ylliry

Më shumë se atdhetar
Është të jesh, kopshti i lumnisë
Më shumë se shqiptar
Është të jesh, shtegu i dashnisë

The post Më thoshte, nëna… – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Karshi robërisë së gjetur – Rami Kamberi https://poezi.laberianews.com/2020/03/20/karshi-roberise-se-gjetur-rami-kamberi/ Fri, 20 Mar 2020 08:54:00 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1830 Sugjeruar nga Xheva Salihaj KARSHI, ROBËRISË SË GJETUR… Mall Kam pikturuar, nëpër bebëzat e kujtesës...

The post Karshi robërisë së gjetur – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

KARSHI, ROBËRISË SË GJETUR…

Mall
Kam pikturuar, nëpër bebëzat e kujtesës
Gjall’
Jam pikturuar, qëndresë, me sytë e besës

Karshi, robërisë së gjetur, nga mileniumi i par’
Mes e përmes tradhtive, që i lindte dita e i merrte nata
Kur trazoheshin, kullat e gurta e emrat, nën varr
Mes e përmes malit, ku dëgjohej, zë i pushkëve t’gjata

Mall
Nëpër bebëzat e kujtesës, kam pikturuar
Gjall’
Qëndresë, me sytë e besës, jam pikturuar

Rami Kamberi

The post Karshi robërisë së gjetur – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>