Robert Shkurti Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/robert-shkurti/ Poezi Laberia News Mon, 15 Mar 2021 12:05:45 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Robert Shkurti Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/robert-shkurti/ 32 32 Prush i ndezur – Robert Shkurti https://poezi.laberianews.com/2021/03/15/prush-i-ndezur-robert-shkurti/ Mon, 15 Mar 2021 12:05:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18236 Prush i ndezur Pika zjarri këputen strehëve të qiellit, përplasen me forcë parvazeve të jetës....

The post Prush i ndezur – Robert Shkurti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Prush i ndezur

Pika zjarri këputen strehëve të qiellit,
përplasen me forcë parvazeve të jetës.
Labirinteve të tij rrjedhin ndjenja shpirti,
në prush shndërrohen nga sytë e kometës.

Pyllin e dendur premë për dimrat e acartë.
E hodhëm me kujdes në oxhak të kohës.
Ai digjet si eshka e ndezur me gur të stralltë,
me frymë dashurie dhe zjarresh.

Të gjallë na mban kjo ndjenjë në vite.
Shumë përvëlojnë flakët tek ngrihen,
s’ka gjë se nuk arrin të shihet nga syri
dhe duket se kurrë nuk do të veniten.

Shkëputur nga vëllimi poetik
“Regëtimë deti”

Robert Shkurti

The post Prush i ndezur – Robert Shkurti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur hyra te vjedh – Robert Shkurti https://poezi.laberianews.com/2021/01/10/kur-hyra-te-vjedh-robert-shkurti/ Sun, 10 Jan 2021 18:35:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16481 KUR HYRA TË VJEDH Dikur i ri, hyra të vjedh në një shtëpi. Ndonjëherë jeta...

The post Kur hyra te vjedh – Robert Shkurti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KUR HYRA TË VJEDH

Dikur i ri, hyra të vjedh në një shtëpi.
Ndonjëherë jeta
të detyron të bësh edhe ndonjë të paudhë padrejtësi.
Veç duart e zemrën kisha me vete
për të vjedhur shtëpinë,
bukuria e së cilës ma shtoi kërshërinë.

Desha të gjej çelësin,
që të hyja me lehtësi dhe nisa të kërkoj.
Ngrita tapetin e këmbëve tek pragu.
Lëviza vazon e lules në dritare.
Kopshtit i rashë kryq e tërthor,
mos, ndoshta, e kishin varur
në ndonjë krrabë të shtrëmbër peme.

Ngrita sytë lart në qiell.
Vështrova në krahët e hollë të hënës,
në veshët e shpuara dhe çengelat e thyera të reve.
Diellit ia pashë gjoksin mos e kishin varur aty.
Por jo. S’e gjeta asgjëkundi.
Dreqi e di se ku e kishin fshehur!
Vendosa. Thashë me vete:
– Derën do ta shkallmoj!
Hyra dhe kuturu nisa të kërkoj.
Nuk pashë asgjë.

Dritën ndeza. Ç’të shoh?
Mbi tavolinë, një zemër. Një zemër …
Uria më grinte dhe s’mund të prisja më.
Iu sula, ia ngula dhëmbët. M’u thyen,m’u shkërmoqën
dhe ndieva dhimbjen,
kur tringëlluan mbi dysheme një e nga një.
Nuk pashë mirë. Bukuria e zemrës më kish verbuar.
Nga padurimi dhe padjallëzia, rëndë kisha gabuar.
Nuk ishte zemër mishi të më shuante urinë.
Ishte kristal akulli.
Tek u rrokullis,
u thye copa-copa dhe u dergj nën tavolinë.

Në grimcat e thyera pashë veten time me shumë fytyra.
Ma kishte prishur bukurinë dhe humbur burrërinë.
I frikësuar, ia mbatha.
Ishte hera e parë që guxoja të vidhja
dhe duarbosh doja të mos dilja.
Ndaj si gjarpër u zvarrita me dhimbje nën tavolinë.
Si relike, një copë të thyer mora me vete,
ta kisha nga vjedhja e dështuar si kujtim!

Shkëputur nga vëllimi poetik
“Ajër shprese”

12 qershor 2015.

Robert Shkurti

The post Kur hyra te vjedh – Robert Shkurti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ngrotësi nëne – Robert Shkurti https://poezi.laberianews.com/2020/11/12/ngrotesi-nene-robert-shkurti/ Thu, 12 Nov 2020 19:58:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14516 NGROTËSI NËNE Në dimër, malli më solli në vendlindje, tek kjo shtëpi e thjeshtë e...

The post Ngrotësi nëne – Robert Shkurti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NGROTËSI NËNE

Në dimër, malli më solli në vendlindje,
tek kjo shtëpi e thjeshtë e paharruar.
E njëjta e atyre viteve më parë,
me shumë gjëra, tashmë, ndryshuar.

Mure të heshtura, dyer të ngrira,
kurrë s’kisha parë dritare pa sy.
Mbi kokë më rri një qiell i mpirë
dhe ajri më duket i veshur në gri.

Çuditërisht, m’u duk e ftohtë, e ftohtë.
Vetëtimat feksnin, bubullimat gjëmonin.
Litarë uji vareshin qiellit nga retë,
qyngjet të fryra, qosheve rënkonin.

Për dreq, ikën dritat, u bë errësirë.
U trullosa fare, e kisha harruar.
– Vallë, vazhdojnë të ikin përsëri!?
– pyeta veten i tëri pezmatuar.

I harrova dritat dhe në vete erdha.
Ishte nëna, e vetme tek më priste.
“Eh! – tunda kokën e me vete thashë.
E pakët frymë e saj, të ngrohë kët’ shtëpi.”

Teksa më puthi e më përqafoi,
më mbushi plot me ngrohtësi.
Ndieva që nëna m’u bë zjarr magjik
në të ftohtën, të braktisurën shtëpi.

ROBERT SHKURTI

The post Ngrotësi nëne – Robert Shkurti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E vramë qytetin – Robert Shkurti https://poezi.laberianews.com/2020/10/16/e-vrame-qytetin-robert-shkurti/ Fri, 16 Oct 2020 20:42:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13582 E vramë qytetin Po, po! E vramë qytetin të gjithë ne! E vrava unë, e...

The post E vramë qytetin – Robert Shkurti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E vramë qytetin

Po, po! E vramë qytetin të gjithë ne!

E vrava unë, e vrave ti, e vranë ata.

E vrau Kuvendi që në fillim,

me llumin e tij, që mban erë krim.

E vrava unë me largimin tim,

kur arratinë mora nga ai mjerim.

E vrave ti, o i ndershmi qytetar

nga frikë e cubit, që u bë pronar.

E vranë ata me ligje bastarde

me iluzionet e një jete fallse.

E vrau ndërtuesi i babëzitur,

që kurrë më parë një mur s’kish ngritur.

E vrave ti, i ashtuquajturi inxhinier,

që maskarenjve t’ju bëje nder.

E vrave dhe ti, o projektues,

që në ekstazë çove ca ligjzbatues.

E vrave ti, o i mjeri murator,

me mistrinë e llaçit ngecur në dorë.

E vramë qytetin me rrokaqiej,

bëmë garë me të lartat male Pirenej.

E vrave edhe ti, o njeri i malit,

që gjithë jetën ishe majë kalit,

kur zbrite me opinga në qytet,

tu duk vetja që u bëre mbret.

Aromë e jodit ty të dehu,

sepse deti s’kish erë plehu.

Ti nuk e dije se ç’është kjo jetë

ndaj ngule hunj në atë kënetë.

E vrave ti me heshtje, o arkeolog,

mijëra vite gropose nëntokë,

se ngrite zërin të lëshoje ulërima,

ndoshta grykën ta zunë me çikërrima.

E vrave më shumë ti, ore Bashkiak

me firmën tënde që kullon gjak.

Nën rrënoja degjen dhe nuk janë pak.

Klithmat e tyre kërkojnë veç hak.

Për katrahurën që s’vu ligj drejtësia,

shpirtplasur na “përkëdheli” Perëndia.

E katandisët keq atë mrekulli vend,

o të babëzitur, kur do të zini mend?!

Robert Shkurti

The post E vramë qytetin – Robert Shkurti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kohës së rinisë – Robert Shkurti https://poezi.laberianews.com/2020/03/07/kohes-se-rinise-robert-shkurti/ Sat, 07 Mar 2020 06:23:43 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1096 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Autor Robert Shkurti Kohës së rinisë Erdhe vetëm një herë moj...

The post Kohës së rinisë – Robert Shkurti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Autor Robert Shkurti

Kohës së rinisë

Erdhe vetëm një herë moj dallëndyshe
në stinën e bukur të pranverës,
por s’munde të fluturoje,
në lartësitë e qiellit dhe erës.

Oh , sa kohë e keqe ishte?!
E lagësht dhe e ftohtë,
me qiell gri, me re të dëndura,
që s’u davaritën kurrë, kurrë.

Qëndrove e trembur, strukur
mbi pyllin e vjeshtuar
me krahët mbyllur, kokën varur
vazhdimisht duke rënkuar.

Ta vranë të çmuarën kohë,
pa u ngritur kurrë në fluturim,
duke u kacavjerrur e pafuqishme
në udhët e mbyllura, pa kuptim.

U vërtite mbi vitet, si të ishin petalet
e një luleje të tharë nga etja,
pa mundur të thithësh e shijosh
aromën e ëmbël, që s’shpërtheu nga gonxhja.

*

Kjo poezi, shkëputur nga vëllimi im
poetik “Regëtimë deti”, i kushtohet
kohës së rinisë të brezit tim, që sot
është në dekadën e gjashtë të jetës.

The post Kohës së rinisë – Robert Shkurti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>