Kohës së rinisë – Robert Shkurti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Autor Robert Shkurti

Kohës së rinisë

Erdhe vetëm një herë moj dallëndyshe
në stinën e bukur të pranverës,
por s’munde të fluturoje,
në lartësitë e qiellit dhe erës.

Oh , sa kohë e keqe ishte?!
E lagësht dhe e ftohtë,
me qiell gri, me re të dëndura,
që s’u davaritën kurrë, kurrë.

Qëndrove e trembur, strukur
mbi pyllin e vjeshtuar
me krahët mbyllur, kokën varur
vazhdimisht duke rënkuar.

Ta vranë të çmuarën kohë,
pa u ngritur kurrë në fluturim,
duke u kacavjerrur e pafuqishme
në udhët e mbyllura, pa kuptim.

U vërtite mbi vitet, si të ishin petalet
e një luleje të tharë nga etja,
pa mundur të thithësh e shijosh
aromën e ëmbël, që s’shpërtheu nga gonxhja.

*

Kjo poezi, shkëputur nga vëllimi im
poetik “Regëtimë deti”, i kushtohet
kohës së rinisë të brezit tim, që sot
është në dekadën e gjashtë të jetës.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com