Rudina Muharremi Beja Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/rudina-muharremi-beja/ Poezi Laberia News Tue, 18 Aug 2020 20:44:18 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Rudina Muharremi Beja Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/rudina-muharremi-beja/ 32 32 Qëndroi mbështjellë atij përqafimi – Rudina Muharremi Beja https://poezi.laberianews.com/2020/08/18/rudina-muharremi-beja-2/ Tue, 18 Aug 2020 20:43:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11306 Qëndroi mbështjellë atij përqafimi, që frymën s’dihej; ta jepte apo merrte… s’dihej brenda tij; qante...

The post Qëndroi mbështjellë atij përqafimi – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qëndroi mbështjellë atij përqafimi,
që frymën s’dihej;
ta jepte apo merrte…
s’dihej brenda tij;
qante apo qeshte…,
lindte apo vdiste… .

Por ishte i vetmi vend në univers,
i fundit ku donte të ndalonte,
me grimca shpirtin ta ushqente,
drejt të cilit pa mëdyshje,
përnatë me krahë fluture rendte…

17/08/2020

The post Qëndroi mbështjellë atij përqafimi – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Boshtit të një paqeje të humbur – Rudina Muharremi Beja https://poezi.laberianews.com/2020/07/13/boshtit-te-nje-paqeje-te-humbur-rudina-muharremi-beja/ Mon, 13 Jul 2020 10:41:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9696 *** Boshtit të një paqeje të humbur, rrotullohej vazhdimisht ambicja e tjetërsuar, veshur nuancave të...

The post Boshtit të një paqeje të humbur – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
***

Boshtit të një paqeje të humbur,
rrotullohej vazhdimisht ambicja e tjetërsuar,
veshur nuancave të bukura,
vështrimit fshehur.

Dehur atij eksitimi,
që ka një fillim gati fëminor
e kaq larg të dërgon prej vetes
vetkënaqësisë së Unit
në kërkim të një tjetër emocioni…

Çudi, si mundet kjo ethe shpirti,
t’i shpëtojë tonës vetëdije?!

12/07/2020

The post Boshtit të një paqeje të humbur – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Avitje – Rudina Muharremi Beja https://poezi.laberianews.com/2020/06/14/avitje-rudina-muharremi-beja/ Sun, 14 Jun 2020 10:44:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8255 AVITJE Edhe çastet më të vështira, mbartin me vete premtimin e një agimi atje ku...

The post Avitje – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
AVITJE

Edhe çastet më të vështira,
mbartin me vete premtimin e një agimi
atje ku lulëzojnë të gjithë trëndafilat
mes qiellit çelur emocione ,
veshur me njëmijë petale të kadifenjta,
saksive, ku Zoti mbolli me rrënjë,

Ndërsa rrugës së vjetër,
vazhdojnë të shfaqen kujtime,
zverdhur, si letra të një tjetër epoke,
gjethesh të vdekura nga pema këputur
erës trazuar e pushuar pa shpirt
mbi dheun,
ku jeta avitet drejt muzgut
e pasosur rrënqethjet përtypte…

6/06/2020
Rudina Muharremi Beja

The post Avitje – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vaj në telajo – Rudina Muharremi Beja https://poezi.laberianews.com/2020/05/31/rudina-muharremi-beja/ Sun, 31 May 2020 10:51:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7403 VAJ NË TELAJO Symbyllur pikturoj portretin tënd nënë, e hapat magji më kumbojnë në mëndje,...

The post Vaj në telajo – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VAJ NË TELAJO

Symbyllur pikturoj portretin tënd nënë,
e hapat magji më kumbojnë në mëndje,
loti memec mbi buzë tek rrokulliset,
dhimbjen tek lidh me një fjongo shprese…

Shfaqet mbi telë imazhi yt prej ëndrre…

Si një Monna Lizë me syrin e zhveshur,
qepallat lodhur në të gjatë dimra,
pafundësi enigmash mbi buzën e heshtur…
Brymë përmbi flokë, brenda njëmijë ngjyra….

Frymon siluetë e imazhit tënd prej ëndrre…

Duart e arta bashkuar në lutje
tek pret alkimitë e filizave mbjellë,
honit, monopatit, përtej oqeanit,
vetëm atëherë buzëqeshja jote çel.

Avitet ëmbëlsisht, imazhi yt prej ëndrre…

29/05/2020

The post Vaj në telajo – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mesmaj! – Rudina Muharremi Beja https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/mesmaj-rudina-muharremi-beja/ Sat, 16 May 2020 17:14:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6389 Mesmaj! Po zbehen ngjyrat e tablosë në mur, Pranvera të rëndë e ka hapin Frengjia...

The post Mesmaj! – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mesmaj!

Po zbehen ngjyrat e tablosë në mur,
Pranvera të rëndë e ka hapin
Frengjia e një reje zhburgos një fije drite
me trishtim të pazakontë…

S’ka dallëndyshe të ngrenë foletë,
bilbilat s’këndojnë,
Lidhur fluturat me fije të padukshme,
ca fjalëve të kota që përtej zhurmojnë,
maska rrezikojnë të bëhen fytyra,
buzët heshtin…
e tryezave tinëz skenarë frymojnë,

Shkruar netëve të pagjuma
nga regjisorë të tkurrur e aktorë ameba,
që mëngjeseve,
drita mirë pa dalë,
valvisin kutërbues gërshetë me
lëvdesa…

Rudina Muharremi Beja
15/05/2020

The post Mesmaj! – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E di! – Rudina Muharremi Beja https://poezi.laberianews.com/2020/05/02/e-di-rudina-muharremi-beja/ Sat, 02 May 2020 08:48:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5355 E di! E di! Në ferr kam për të rënë Jo për çfarë thash, Për...

The post E di! – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E di!

E di!
Në ferr kam për të rënë
Jo për çfarë thash,
Për çfar s’kam thënë…

E di!
Në zjarr do digjem e tëra…
Për çfar s’kam bërë,
jo për çfarë bëra!

E në kurmin tënd aty do të gjej
Tek digjet prej hidhërimit…
Do të vij nuk të gënjej…
Derdhur plisit të lëngimit!

3/08/2019

The post E di! – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Paradokse…! – Rudina Muharremi Beja https://poezi.laberianews.com/2020/04/16/paradokse-rudina-muharremi-beja/ Thu, 16 Apr 2020 16:29:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4267 PARADOKSE…! Kohë paradoksesh. Të gjithë dëshirojnë të jenë vetvetja, ndërsa ekranët çuditërisht planetit mbuluar trillesh,...

The post Paradokse…! – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PARADOKSE…!

Kohë paradoksesh.
Të gjithë dëshirojnë të jenë vetvetja,
ndërsa ekranët çuditërisht
planetit mbuluar trillesh,
çdo ditë, makthit çjerrës
shpalosin modele,
Premtojnë të na bëjnë të pavdekshëm…
e rrënqethjes së rrezes,
aleancë moda i ofron vdekjes…

Siluetë e rrudhave,
që pasiguritë mban peng,
përhumbet tundimesh,
braktis avash portretin tënd…
hiçit venerimesh…

Ndërkohë moda përtyp mynxyra,
pa nofulla të dukshme,
si argjilën lëvron me thonjtë e ndyra
kurme me zemra të mpira,
të pa emocione shëmbëlltyra,
manekinë me vështrime të ngrira,
me të njëjtat buzë të fryra,
e gjokse të përkryera
përplot me shpresa të thyera…,

Rënkon e vdes përditë natyra…

16/04/2020

The post Paradokse…! – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kalimi përtej – Rudina Muharremi Beja https://poezi.laberianews.com/2020/04/11/kalimi-pertej-rudina-muharremi-beja/ Sat, 11 Apr 2020 18:32:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4030 KALIMI PËRTEJ Turravrapit vërtik, pluhuri i rravgimeve u sorollat për ditë me rradhë, duke trokitur...

The post Kalimi përtej – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KALIMI PËRTEJ

Turravrapit vërtik,
pluhuri i rravgimeve u sorollat për ditë me rradhë,
duke trokitur portave të çelikta të ndërgjegjeve,
e çoroditur ç’mund.

Mbushur ajrin me mllef,
vetëtimthi zhytur oqeaneve të të shkuarës,
përpëlitur shkëmbijve gërrvishtës,
e me grimca rëre përvjedhur gji molusqesh,
turbulluar vështrimet…

Ajo s’u mërzit!
As shpirtin s’la t’i turbullohet…

Qënia e saj prej celulash e vlerash,
që nevojë s’pati për duartrokitje,
bëri të thyhen mbi parzmore,
tërsëllimat e çdo trokitjeje,
veshur me t’shëmtuarat zhele t’ngërdheshjeve ironike…

La honet e mjergullta e fluturoi agimeve,
ku paqja llamburit me flatra dashurie,
me të cilat kaq ëmbëlsisht Zoti shpirtin ia kishte vizatuar,
larg vampirësh grabtqarë energjish.
Retë shtyu me majë gishtërinjsh,
e qielli i kaltër vezulloi pafundësisht!

11/04/2020

The post Kalimi përtej – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Apoteozë dheu – Rudina Muharremi Beja https://poezi.laberianews.com/2020/04/09/apoteoze-dheu-rudina-muharremi-beja/ Thu, 09 Apr 2020 15:52:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3908 APOTEOZË DHEU Midis qiellit e detit, ngulitur gji malesh, një vend i magjishëm pret pengesat...

The post Apoteozë dheu – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
APOTEOZË DHEU

Midis qiellit e detit,
ngulitur gji malesh,
një vend i magjishëm
pret pengesat të perëndojnë,
për të zbuluar kurmin
me gjerdanë vezullues,
e lumej të pashterrur,
monopateve të heshtur.

Sfilitur
zhgënjimesh muzgjeve me tym,
Ai, dheu im,
i buzëqeshte sythit të njomë të një luleje,
që skaj çadrës së ftohtë,
me aromë psherëtime rrahur endacakes erë,
stinës së shterruar,
premtonte t’i sillte pranverë…

8/04/2020

The post Apoteozë dheu – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pergamena – Rudina Muharremi Beja https://poezi.laberianews.com/2020/04/07/pergamena-rudina-muharremi-beja/ Tue, 07 Apr 2020 21:29:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3735 PERGAMENA Vijon turravrapi jetë, përkundet yshtjeve me kohën kundër, që kur hapin e parë hodhëm...

The post Pergamena – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PERGAMENA

Vijon turravrapi jetë,
përkundet yshtjeve me kohën kundër,
që kur hapin e parë hodhëm ndrojtur,
secili të tijën lundër,
Asaj udhe pa kthim!

Suferinat e velat mëkot përpiqen,
të ndryshojë vullnesën e saj ngjethëse,
për të mbërritur bregut matanë,
orës së prehjes…!

Ndërkohë brendive,
kundrojmë caqet më të errëta,
jetës rrokim gënjeshtra e të vërteta,
përpjekjeve, që pranisë tonë,
në këtë aventurë pa shoqe kund,
pjellë dashurish,
t’i japim një kuptim,
e pergamenave,
çlirojmë grimca ndjesish,
që vozitin drejt kushedi ç’ishulli,
përmes feksjes së një shkëndije të vetme,
para së cilës edhe dielli është Veç një zjarr i ftohtë…!

5/04/2020

The post Pergamena – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>