Sabit Rustemi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/sabit-rustemi/ Poezi Laberia News Sun, 01 Nov 2020 16:51:27 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Sabit Rustemi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/sabit-rustemi/ 32 32 N’mramje s’kapet dita – Sabit Rustemi https://poezi.laberianews.com/2020/11/01/nmramje-skapet-dita-sabit-rustemi/ Sun, 01 Nov 2020 16:51:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13969 N’MRAMJE S’KAPET DITA ( Sipas urtisë popullore ) Ku folet n’ ket poterë pushoje pak...

The post N’mramje s’kapet dita – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
N’MRAMJE S’KAPET DITA

( Sipas urtisë popullore )

Ku folet n’ ket poterë
pushoje pak guhën
se t’merr erë

N’ mujsh me durue
e pa ren’ mos me blue
s’ ka t’ pagum’

T’lyhet milli per fyti
s’ mun as m’u përbi
se le ma mej ba dy buzë
bashkë

Hapi sytë rreth kronit
kshyr mirë
se po t’lidh’ naj bollë
qi s’un zgidhesh kurqysh

Me ba me tu terrë sytë pej vape
dro qi e shkel naj gjarpën
e mos vet për ty

Baci Lam pej dynjasë gate
s’ka qysh vjen
për me t’ fry

Tej sa t’ m’rrijsh n’ Shehër
ajcina ta pin gjakin
t’hi n’mushkni
e t’le pa frymë

Hajt kah je nis
mos u habit pej fjal’ve

Merre kapak fllad nedper hije
n’ paç kohë
e hec

Mos paç
shnosh

N’mramje s’kapet dita
vej trupi per kashte
dej n’mjes

( 25 tetor 2013 – 25 tetor 2020 )
Sabit Rrustemi

The post N’mramje s’kapet dita – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Guri i pritjes – Sabit Rustemi https://poezi.laberianews.com/2020/08/15/guri-i-pritjes-sabit-rustemi/ Sat, 15 Aug 2020 10:48:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11151 GURI I PRITJES në dy variante – Varianti i parë Rrodhën lotët në pritje rrodhën...

The post Guri i pritjes – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
GURI I PRITJES

  • në dy variante –

Varianti i parë

Rrodhën lotët në pritje
rrodhën e u gurëzuan
gurë lotsh u bënë
për një gjurmë
të hapit tënd
a një prekje
nga tuat
duar
Udhësh
ti u vonove
dhe gurin nxive
derisa mbërrive
buzët na i mërdhive
një stinë zjarri u harxhua
ata akuj zemrash sa i shkrive
pastaj pastaj u ngjite në majë
derdhe prej shpirtit një kupë vajë
po pritja si pritje gurë në zemër mbeti

( 14 gusht 2014 )

Varianti i dytë

Ngjitas këtij lumthi malor mbete
nëpër ardhje ikje ti nuk trete
as nga lotët që s’u shuan
trupit tënd u gurëzuan
gurë lotsh u bënë
pritjeve pa fund
malli s’u hoq
nga imja
buzë
se
diku
ti ngece
gurin nxive
derisa mbërrive
buzët m’i mërdhive
një stinë zjarri u harxhua
ata akuj zemrash sa i shkrive
pastaj pastaj u ngjite mu në majë
derdhe nga shpirti një kupë me vajë

( 14 gusht 2020 )

The post Guri i pritjes – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përnjimend je dashuri – Sabit Rustemi https://poezi.laberianews.com/2020/08/08/pernjimend-je-dashuri-sabit-rustemi/ Sat, 08 Aug 2020 20:35:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10900 PËRNJËMEND JE DASHURI ( e shkruar me Katër Mars të Vitit që Ikën ) Nuk...

The post Përnjimend je dashuri – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PËRNJËMEND JE DASHURI

( e shkruar me Katër Mars të Vitit që Ikën )

Nuk është pak për t’ardhur në jetë
fundit të një Stine të bardhë
duke i çarë ngricat e shpirtit
përmes vajit të parë

Pastaj ta nisësh një shekulli të ri
me zjarrëmblën dashuri
ku Fati yt puqet me të Pafatshmin e Gëzuar
e dashurohet në të çmendurisht
si në ëndrrën që shihet e s’nxinet

S’pushon së dashuruari
as kur Njeriu i ëndrrës sate vonohet
harron për t’u kthyer
a për të prekur mbi supe si flutur

Do ta duash pareshtur në mungesë
edhe pas vdekjes do ta presësh
do të kujtosh se aty diku e ke
njëjtë si qenien tënde me emrin Dora
si atë shpirt vezullues prej Diamanti

Përnatë i falesh Yllit që quhet Franc
e ia shpalon të fshehtat nëpër Kafka
në një stacion treni që shkon e s’ kthehet

Nuk brengosesh për motet që tresin
për t’përkohshmen jetë
që s’ngopet me dhembjen

Nga pritja nuk heq dorë
nga ajo shpresë që dritëson shpirtin
e nuk shuhet

Rron Ti
rron deri në pafundësi
se përnjëmend je dashuri

( 4 mars 2013 – 8 gusht 2020 )

The post Përnjimend je dashuri – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Premierë poetike… – Sabit Rustemi https://poezi.laberianews.com/2020/05/23/premiere-poetike-sabit-rustemi/ Sat, 23 May 2020 05:27:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6872 Premierë poetike … NJË BOTË E ETUR BUZËT TONA I PRET Ngecëm diku sonte ecjeve...

The post Premierë poetike… – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Premierë poetike …

NJË BOTË E ETUR BUZËT TONA I PRET

Ngecëm diku sonte
ecjeve të përhanta kah njëri tjetri
derisa na gjeti shiu

Nga dallgë reshë të dendura
u rrëmbyem e u përziemë
përplasjeve e përndezjeve
duke u shkrirë e skutluar
sumbullave të ujta
fshehtas
pa na parë as nata

Dashuria që ndezi dejtë tanë
shtigjeve të ajrit u lag diku
ajo endacake e natës së vonë
u lidh bistek në ndonjë lajthi

Kot vetëtojnë sytë e tu
e gjëmojnë fërkimeve
eshtrat e mia

Ai çast i ëndërrt është fshehur
aty ku s’preket
e të qetë nuk na lë
as mua
as ty

Mungesa e ardhjeve shtresohet
palë – palë damarëve të zemrës
pulson dhembje

Mbetur mes mishi e thoi
pritja shpon e thumbon
si një therë e moçme
që s’nxirret
e s’durohet

Pa u prekur gishtash
pa u shpuar sysh
e buzësh
dalja e saj n’dritë
vonohet

Deri në një pikëtakim ëndrrash
vetëm sa sharron thellësive pa fund
kjo zjarrmi e ëmbëlt

Tej atij fundi
ku shiu i kësaj nate nuk depërtoi
një botë e etur
buzët tona i pret

( 22 maj 2020 )

The post Premierë poetike… – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përtej jetërave të pajetuara – Sabit Rustemi https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/pertej-jeterave-te-pajetuara-sabit-rustemi/ Sat, 16 May 2020 13:14:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6319 Premierë poetike PËRTEJ JETËRAVE TË PAJETUARA Poezia më e mirë për mua je ti e...

The post Përtej jetërave të pajetuara – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Premierë poetike

PËRTEJ JETËRAVE TË PAJETUARA

Poezia më e mirë për mua je ti e dashur
që në këtë Natë të Madhe motmoti s’më le vetëm
zbret nga ana e malit mes dy luginave të mia
për t’i shkrirë djegat duke i shprushë dafinat
e për t’ia hequr stinës sime ato rreshka vetmie

Nata tjera ngjyra merr bëhet e pa harruar
E dita flakërohet syve të kthjellur nga dashuria

Atë loçkë të zemrës ma dhuron pa fjalë
Siç i dhurohet vetëm një Njeriut në Jetë

Lehtas me majën e gjuhës e drithëroj atë fole prej mjalti

ngadal e nxjerr pa e zgjue Amën e Djegur në pritje

e zhytem pastaj kryengul thellinave të padukshme

që vlojnë ndjenjash nga çasti në çast si Zgjue Bletësh

Zjarrushja ime e etur humbet nëpër drithërima
Kërkon prapë të notoj thellësive të paarritshme

O ç’det i paparë i pa skaj
Shfaqet e zhduket sa hap e mbyll sytë
në një Oqean të Dalldisur dallgësh
Trekëndëshit të Zjarrtë të etjes
Mes Meje
Teje
e Dashurisë

Më grishë më ngulm dhe përtej jetërave të pajetuara
Etja që s’Shuhet

Për t’më mbyllur përjetshëm Syve të Saj
Për një Gjumë të ëmbël

( 6 – 7 Maj 2020 )
Sabit Rrustemi

The post Përtej jetërave të pajetuara – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nga “Toponimia e prehjes ” – Sabit Rustemi https://poezi.laberianews.com/2020/04/25/nga-toponimia-e-prehjes-sabit-rustemi/ Sat, 25 Apr 2020 09:23:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4849 Nga “Toponimia e prehjes ” ANËS KRONIT Këmbë shkela nëpër pritje udhës kah ti fëmijëria...

The post Nga “Toponimia e prehjes ” – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nga “Toponimia e prehjes ”

ANËS KRONIT

Këmbë shkela nëpër pritje
udhës kah ti fëmijëria ime
i mallshëm sa s’ka
me të prekë pakëz
e me t’ pa

E harruar n’vetmi
gjurmë s’ paska këtupari
shtegun e paska mbuluar bari

Paske mbetur si mos më zi
nuk më sheh as në sy
po namën thellë e ke ndry
nuk e shprazë mbi mua
me heshtjen tënde mjaft thua

Kroni qenka kthyer në pus
kopshti në tepih të blertë
dhe ai plep i tharë më shikon mnertë
rjepur qenka nga e rrebeshta kohë

E ajo dardhë e kuqe
e ujcja verore
vetëm emër paskan mbetur

Anës Kronit
tatëpjetë lugut e honit
paskan tretur

Vetëm vojsa
kjo pemë dardanie
aty në hije shpati
më trandi prej mërzie

Trupit të saj katrithem si dikur
i pushtuar dashurie

( 23 prill 2011 )

The post Nga “Toponimia e prehjes ” – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk besoj t’më kesh harruar – Sabit Rustemi https://poezi.laberianews.com/2020/04/22/nuk-besoj-tme-kesh-harruar-sabit-rustemi/ Wed, 22 Apr 2020 19:34:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4740 NUK BESOJ T’MË KESH HARRUAR Nuk besoj të kesh fjetur mesnatës së vonë të këtij...

The post Nuk besoj t’më kesh harruar – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NUK BESOJ T’MË KESH HARRUAR

Nuk besoj të kesh fjetur
mesnatës së vonë të këtij mëngjesi të hershëm
që tej xhamave të shpirtit rigon shi
e shtresave të nëdheshme të kësaj qenie të pafjetur
bimon mungesë e mërzi

Nuk besoj as të jesh zgjuar
apo të jesh mbështjellur nëpër ndonjë re
të këtij nënqielli
për tu endur erërave të kësaj dite që s’gdhin
drejt çative të syve të mi
të cilët nuk mbyllen as hapen
pa vetëtuar shtigjeve andej ku je ti

Nuk besoj as që nuk je në ndonjë ëndërr të paparë
që shpërfaqet perdeve të kujtesave të pashlyera
mbjellur nëpër ditët e moteve që shkuan
falë ndjenjave që erëmuan
poreve të vjetra e të reja të këtij Mali që hesht
e nuk harron

Nuk besoj që ti
si një dashuri e pafjetur nëpër kohë
me agun e parë të këtij mëngjesi
nuk nisesh andej kah ke munguar
milionave çasteve që ikën
e s’na bënë një dhe të vetëm
në këtë botë që sa hapet
poaq mbyllet e fshihet prej nesh

Nuk besoj t’më kesh harruar
t’më kesh lënë jashtë mendjes e zemrës sate
krejt të vetëm
në këtë kohë të pakohë
që një botë ka trazuar

Aq më pak besoj që ka ndonjë ndalesë diku
e cila mund ta kthej mbrapshtë
hapin tënd drejt meje
me tërë atë mal të dendur dashurie
që mugullon
mugullon
dhe vetëm mugullon

21 Prill 2020

The post Nuk besoj t’më kesh harruar – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vjen një kohë e të harrojnë dhe ëndrrat – Sabit Rustemi https://poezi.laberianews.com/2020/04/05/vjen-nje-kohe-e-te-harrojne-dhe-endrrat-sabit-rustemi/ Sun, 05 Apr 2020 13:35:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3482 Premierë mesnate … VJEN NJË KOHË E TË HARROJNË DHE ËNDRRAT Ëndrrat ende pa i...

The post Vjen një kohë e të harrojnë dhe ëndrrat – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Premierë mesnate …

VJEN NJË KOHË E TË HARROJNË DHE ËNDRRAT

Ëndrrat ende pa i hapur mirë sytë
Fluturojnë tutje

Si valët e detit tërhiqen thellësive
dhe kthehen pastaj
nëpër sytë e të tjerëve pyesin
ku mbete

Në një tjetër ëndërr provon për t’hyrë

Mëdyshesh për pak
e nuk nisesh

Veten e mat e kohën
për të satën herë
mbath e zbath këpucët

Një guralec
fshehur mes gishtash
nuk të lë të qetë

Hapësirës së prushtë
gjurmët e harruara të puthjeve
mbledh
e nuk më sheh se si digjem
nën këmbët tua

Shpërgjumu më në fund
se vjen një kohë
e të harrojnë dhe andrrat
përveç meje

( 30 Mars 2020 )

The post Vjen një kohë e të harrojnë dhe ëndrrat – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Asgjë nuk mund të të jap më shumë – Sabit Rustemi https://poezi.laberianews.com/2020/03/27/asgje-nuk-mund-te-te-jap-me-shume-sabit-rustemi/ Fri, 27 Mar 2020 21:02:00 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2386 Poezi nga SABIT RRUSTEMI ASGJË NUK MUND TË TË JAP MË SHUMË Çlirohu prej natës...

The post Asgjë nuk mund të të jap më shumë – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi nga SABIT RRUSTEMI

ASGJË NUK MUND TË TË JAP MË SHUMË

Çlirohu prej natës së gjatë të kësaj stine
prej ëndrrës lazdrane që përsëritet syve tëtu
me trupin tim të zbardhur nga krahneza

Kthemë aty ku isha rrajë Çepurit e Rrezes
tek ai frashër trupdrejtë e lëkurëdendur
e i lëmuar prej duarsh tua të njoma

Nuk më kanë rënë krejt gjethet sythat e rij
as lulet e zverdhura që m’i dhuroi pranvera
prej lotëve të këtij qielli që rigojnë mbi mua

Dëbomë tash prej asaj blertësie që më mban
prej asaj dhome ku i vetmi peng jam unë
ndryshe nuk mund të dal t’i prekë shtigjet majat

Më shumë se ç’të dhashë tjetër gjë më s’kam
përveç krojeve të pashterrshme të zemrës
e këtë ditë që nuk nis as mbaron pa ty

Më shpërgjumë nga kjo botë e errur larg tretmë
prej asaj qiellnaje që mban në vete hiçmë
e lermë sall aty ku ëndërrova tërë një jetë.

The post Asgjë nuk mund të të jap më shumë – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhe ai varg i vonë vere – Sabit Rustemi https://poezi.laberianews.com/2020/03/16/dhe-ai-varg-i-vone-vere-sabit-rustemi/ Mon, 16 Mar 2020 20:58:35 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1590 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Sabit Rustemi DHE AI VARG I VONË VERE Sa shi e...

The post Dhe ai varg i vonë vere – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Sabit Rustemi

DHE AI VARG I VONË VERE

Sa shi e mërzi
resh këtë natë mbi mua e mbi ty
flokët na i qullë gjethet dherat përmbi

Rrëketë e njelmta që vërshojnë
e gërryejnë përbrenda
nuk i pret asnjë kulm asnjë çati

Është qullur diku dhe ai varg i vonë vere
imja poezi
si ti që u heshte e s’e di ku mbete

(15 mars 2015)

The post Dhe ai varg i vonë vere – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>