Sahit Ymeri Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/sahit-ymeri/ Poezi Laberia News Sun, 17 Apr 2022 10:42:20 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Sahit Ymeri Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/sahit-ymeri/ 32 32 Vasha në vajtje – Sahit Ymeri https://poezi.laberianews.com/2022/04/17/vasha-ne-vajtje-sahit-ymeri/ Sun, 17 Apr 2022 10:42:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23010 Vasha në vajtje Vajtja vashë vetvetja veçse vjollcat Vjollcë janë vetveten e vërejnë, vërtet, vetëmohuese,...

The post Vasha në vajtje – Sahit Ymeri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vasha në vajtje

Vajtja vashë vetvetja
veçse vjollcat Vjollcë janë
vetveten e vërejnë,
vërtet, vetëmohuese,
veniten e vrenjten,
vlerën e vullnetin,
verigë e vejnë.
Veçse vesa valëvitet
vashës e valëve vijuar vërdallë
viganet vrapojnë me vlerat e veta…

S. Y.

The post Vasha në vajtje – Sahit Ymeri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gëzime paç Dardani – Sahit Ymeri https://poezi.laberianews.com/2022/03/11/gezime-pac-dardani-sahit-ymeri/ Fri, 11 Mar 2022 19:06:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22766 Gëzime paç Dardani Dardani, Prishtina zemra jote koha e paraluftës dhe e pasluftës donë të...

The post Gëzime paç Dardani – Sahit Ymeri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gëzime paç Dardani

Dardani, Prishtina zemra jote
koha e paraluftës dhe e pasluftës
donë të të përgëzojë
Flaka si flakadan të të flakërojë
arin e artë me Pavarësi të ta urojë
Mbi tokën e artë mbi Artanë
gjithë Ulpianën e motit përballë
në shikim të syrit pasur e soditur
qytetërimin e Dardanisë antike
e të tjerëve që ua ke dhënë
Të dërgoj buqetë lulesh me shqiponjë
gjakun e derdhur të ta uroj
luftën e bërë nëpër shekuj
sot, më 17 shkurt 2008, festojmë
Gjysmën e pavarësisë dje e gjysmën sot
kombi i copëtuar në paçavure
rimblidhemi ngadalë e me krenari
ribëjmë mbi Artanë spotin për ty
Ia urojmë Dardanisë Pavarësinë…!

S. Y.

The post Gëzime paç Dardani – Sahit Ymeri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Atje – Sahit Ymeri https://poezi.laberianews.com/2022/02/27/atje-sahit-ymeri/ Sun, 27 Feb 2022 18:44:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22714 E diel, më 20 shkurt 2022, në orën 16:14 ATJE Atje tek lulet, ku kanë...

The post Atje – Sahit Ymeri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E diel, më 20 shkurt 2022, në orën 16:14

ATJE

Atje tek lulet, ku kanë aromë,
Atje tek dallëndyshja, ku ndërton folenë,
Atje ku bleta, thith nektarin nga lulet,
Atje ku era e lehtë, merr e shpërndanë polemin,
Atje ku shqiponjat vëzhgojnë a sodisin lëndinat,
Atje ku të ikësh ti, e malli të vjen këtu,
Atje ku nuk je ti, lot i ri e i vjetër bashkohen,
Atje e këtu derdhën si ujëvarë,
Atje në kostum me shumë ngjyra,
Atje ku pranvera i pjekë vishnjat,
Atje ku mendja të rri, jep relaksim qetësisht
Atje ku shpirti e zemra, ndërrojnë ritmin
Atje ku zbathja, ta jep ndjesinë e dashurisë
Atje ku fluturon bashkë me erëlehten
Atje ku të merr dashuria, në supet e saj e të bartë…
S. Y.

The post Atje – Sahit Ymeri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Majlinda Kelmendit – Sahit Ymeri https://poezi.laberianews.com/2021/12/13/majlinda-kelmendit-sahit-ymeri/ Mon, 13 Dec 2021 19:43:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22296 E martë, më 7 dhjetor 2021, në orën 22:12 MAJLINDA KELMENDIT Majë e thepisur u...

The post Majlinda Kelmendit – Sahit Ymeri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E martë, më 7 dhjetor 2021, në orën 22:12
MAJLINDA KELMENDIT
Majë e thepisur u bëre
Askush nuk të arriti,
Jehove, jetove, jetësove
Lartësinë e shqiptarisë,
Ideale, identitet, imagjinare e Dardanisë,
Nëpër podiume vallëzoje,
Dishepujt e ardhmërisë
Aradhet tuaja tani e tutje rreshtuar.
Kauzën, kulturën e xhudos e hyjnove,
Erdhe vrullshëm, ikën mallëngjyese e heshtur,
Le gjurmë në të gjitha vendet e luftës,
Me krenari na mbushe gjithë Dardaninë,
Evropë e në botë, i bëre sy e vesh,
Ngrite në piedestal, brendësinë e shpirtit tuaj e të shqiptarisë,
Dritë shndritëse drejt qiellit, si yjet shndritur flamurin kuqezi,
Ikonë e trashëguar mbetesh e Dardanisë, suksese paç edhe më të mëdha…
S. Y.

The post Majlinda Kelmendit – Sahit Ymeri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Luftëtarit – Sahit Ymeri https://poezi.laberianews.com/2021/12/07/luftetarit-sahit-ymeri/ Tue, 07 Dec 2021 18:00:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22290 Luftëtarit Guximi, ishte fillimi i fitores, Dhe predha kur gjëmon Afshi përbrenda shpirti ushton, Patjetër...

The post Luftëtarit – Sahit Ymeri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Luftëtarit

Guximi, ishte fillimi i fitores,
Dhe predha kur gjëmon
Afshi përbrenda shpirti ushton,
Patjetër forca e zemrës pulson,
Fusha magnetike drejtimin ia tjetërson.

Edhe pse godasin në vende të ndjeshme,
Por shpirti e zemra emblemë lirie,
Merr jehonë dhe këndon, lirinë e pagëzojmë Dardani,
Mbi korën e Dardanisë, deri në damarët e pashterpësisë,
Gjaku valë-valë qarkulloi, nuk shteroi e nuk shteron.

Ah, sikur të punohej me vepra, e jo me fjalë,
për përbashkimin e Dardanisë e Shqipërisë,
dhe trojet e tjera që na i kanë ndarë,
atë që na e fali universi, natyra, Shqipërinë natyrale
as e vogël as e madhe, ajo që ishte le të jetë…

S. Y.

The post Luftëtarit – Sahit Ymeri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Luftëtarit të Roganës – Sahit Ymeri https://poezi.laberianews.com/2021/12/07/luftetarit-te-roganes-sahit-ymeri/ Tue, 07 Dec 2021 17:37:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22275 E hënë, më 29 nëntor 2021, në orën 12:41 LUFTËTARIT TË ROGANËS Guximi, ishte fillimi...

The post Luftëtarit të Roganës – Sahit Ymeri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E hënë, më 29 nëntor 2021, në orën 12:41

LUFTËTARIT TË ROGANËS

Guximi, ishte fillimi i fitores,
Dhe predha kur gjëmon
Afshi përbrenda shpirti ushton,
Patjetër forca e zemrës pulson,
Fusha magnetike drejtimin ia tjetërson.
Edhe pse godasin në vende të ndjeshme,
Por shpirti e zemra emblemë lirie,
Merr jehonë dhe këndon, lirinë e pagëzojmë Dardani,
Mbi korën e Dardanisë, deri në damarët e pashterpësisë,
Gjaku valë-valë qarkulloi, nuk shteroi e nuk shteron.
Ah, sikur të punohej me vepra, e jo me fjalë,
për përbashkimin e Dardanisë e Shqipërisë,
dhe trojet e tjera që na i kanë ndarë,
atë që na e fali universi, natyra, Shqipërinë natyrale
as e vogël as e madhe, ajo që ishte le të jetë…
S. Y.

The post Luftëtarit të Roganës – Sahit Ymeri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Atë Shtjefën Gjeçovi i Zymit apo Zymi i Atë Shtjefën Gjeçovit – Sahit Ymeri https://poezi.laberianews.com/2021/11/01/ate-shtjefen-gjecovi-i-zymit-apo-zymi-i-ate-shtjefen-gjecovit-sahit-ymeri/ Mon, 01 Nov 2021 20:23:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22019 E shtunë, më 30 tetor 2021, në orën 21:31 Atë Shtjefën Gjeçovi i Zymit apo...

The post Atë Shtjefën Gjeçovi i Zymit apo Zymi i Atë Shtjefën Gjeçovit – Sahit Ymeri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E shtunë, më 30 tetor 2021, në orën 21:31

Atë Shtjefën Gjeçovi i Zymit apo Zymi i Atë Shtjefën Gjeçovit

Aty ku etërit u bënë shkëmb bujarie,
O Zym, o flakërues motesh nëpër shekuj,
O Zym, o flakadan ndriçues xixëllonjash shqipe,
Diturie, krenarie, ardhmërinë e mbollët.

O Zym, o lum gjaku i dashurisë brezash,
Nën alfabetin ABC-së së shqipes së Dardanisë,
O Zym, oj shkabë flamuri kuqezi,
Atë Shtjefën Gjeçovit poliedrik i Arbërisë.

O Zym, o dritare dielli rrezatues
Në rrënjët e korën e tokës Dardane ujitur
O Zym, o mësonjëtore burrërie atdhetarie
Arsimimit ia shtrove qilimin e sukseseve të marshimit.

O Zym i etur diturie, shpërndarë horizonteve,
Gjuhës, kulturës, kombit shqiptar, si doktor shkence,
O Zym i së kaluarës, për të ardhmen mbëltove,
Përballë oxhakut ku piqet mendimi e fjala prej perle.

Epopenë e ardhmërisë të pavarësisë mes brezave,
“Sa mund të jetë dielli pa dritë, aq kombi pa gjuhë”.
S. Y.

The post Atë Shtjefën Gjeçovi i Zymit apo Zymi i Atë Shtjefën Gjeçovit – Sahit Ymeri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tetori ndriçues – Sahit Ymeri https://poezi.laberianews.com/2021/10/27/tetori-ndricues-sahit-ymeri/ Wed, 27 Oct 2021 15:52:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21978 Tetori ndriçues Ah, siç na iku shtatori, gjithë terës, Qëndruam në shtëpi, si harrestarë, Libri...

The post Tetori ndriçues – Sahit Ymeri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tetori ndriçues

Ah, siç na iku shtatori, gjithë terës,
Qëndruam në shtëpi, si harrestarë,
Libri në dollap me lapsin heshtnin,
Fletorja gjëmonte nën gomën xheloze.

Kovidi ua mbylli sytë, trurin shtatorit,
Nxënësit i lanë varur në pritje heshtjeje,
Tetori vjeshtak hapi horizontet e shkollave,
Si flatra shqiponjash hapën dyert,
Çantat mbushur me libra, fletore, lapsa.

Kokën mbushën me elementet e mprehtësisë,
Librat e lexuara ua kishin nxjerrë thelbin,
I shpërfaqnin në bankat e shkollës në klasa,
Shkollën e kam motër, vëlla, mësues, ardhmëri.

Kombi vë themelet, tabanin, begatinë, krenarinë
Tek ABC-ja, kryegjeneral, flamuri kuqezi,
Ne jemi ata, që e bëjmë ndryshimin në Dardani,
Gabimet e kohës, përmirësuar me patjetër duhet.

Shtatë thuprat e Skënderbeut të bashkuara,
Përsosmëria e tij, ardhmja jonë e përbashkët,
Në mirëkuptimin e shoqërisë e jetës bindur,
Nën ndriçimin e ardhmërisë, shqiptarisë së përbashkuar.

S. Y.

The post Tetori ndriçues – Sahit Ymeri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Amaneti i përjetësisë në tokën pellazge – Sahit Ymeri https://poezi.laberianews.com/2021/10/15/amaneti-i-perjetesise-ne-token-pellazge-sahit-ymeri/ Fri, 15 Oct 2021 13:02:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21825 E premte, më 2 tetor 2020, në orën 22:00 Amaneti i përjetësisë në tokën pellazge...

The post Amaneti i përjetësisë në tokën pellazge – Sahit Ymeri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E premte, më 2 tetor 2020, në orën 22:00

Amaneti i përjetësisë në tokën pellazge

Kush na ishte ky personalitet?
Që la amanet, në Shqipëri të përjetësohet,
Amshohet më të bukurin vend të shqiponjave,
Aty ku soditet nga lartësitë, aty ku rrezatimi i diellit,
Zgjatë më shumë se në çdo vend tjetër, në Evropë.

Ishte, ky, ROBERT ELSIE,
Aty, ku pellazgët bënë jetën
Aty, ku ilirët shtruan qilimin
Aty, ku arbërorët bënë kulturën
Aty, ku Homeri thuri Iliadën

Befasi apo çudi, një kanadez kërkoi
Që në përjetësi të amshohet në tokën shqiptare
Vallë për çfarë, çfarë kuptoi, çfarë kërkoi
Çfarë punoi, çfarë ia përflaku zemrën këtij
Për truallin e përshpirtnisë së zemrës së tij

Kanadezi që prehet përjetësisht në Alpet Shqiptare
I mrekullueshmi i albanologjisë Robert Elsie
Antropolog prej mjeshtëri mahnitës, katedër e paemëruar,
Akademi e pashpallur, enciklopedik i vërtetë i Shqipërisë.

Në gjithë trojet e shqiptarisë bëri mrekulli
I studioi i mbëltoi libra e libra për secilin vend
Aty ku qëndroi, la begati, la amësi të shqiptarisë
Dialekt pas dialektit te të gjithave treva

Si në Çamëri e në Greqi arvanitasit,
Skaj i skajit të shqiptarisë në jug
Si dhe në Turqi arnautët që janë shqiptarët
Sa Gadishulli Ilirik, që u bëri regjistrime

Çdo pjesë e studioi, pikë për pikë, në veçanti
Në Shqipëri, aty ku koka e mendja, mu në mes janë,
Arbëreshët në Italinë e Jugut dhe në Dalmaci,
Atje ku tradita e Skënderbeut jeton e vepron

Në Dardani, ku e kishin okupuar sllavët,
që më 2008 u mëvetësua veçse gjysma
pa Medvegjën, Bujanocin e Preshevën
Sanxhakun e Nishit që ishin treva të shqiptarisë

Si dhe Pazari i Ri e në Mal të Zi e Serbi
Aty ku lanë gjurmë e u asimiluan nga ardhacakët
Në Maqedoninë e Veriut të sotëm,
Aty ku lindi Aleksandri i Madh

Krijoi antologji të prozës e të poezisë shqipe,
Nga të burgosurit shqiptarë, shkak i politikës ditore
Po pse ky albanolog danez e shkencëtar e deshi Shqipërinë?,
Po pse, ne, vetveten nuk e duam, si ky, Elsie?

Çfarë veçorie, çfarë krenarie e thellësie shpirti i tij pati?
Për merita të veçanta, iu dha edhe pasaporta e Shqipërisë,
si meritë e punës së tij të palodhshme.
Prehet në malet e Veriut tonë, pranë kishës në Theth.

Sahit Ymeri

The post Amaneti i përjetësisë në tokën pellazge – Sahit Ymeri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mollët vjeshtake – Sahit Ymeri https://poezi.laberianews.com/2021/10/14/mollet-vjeshtake-sahit-ymeri/ Thu, 14 Oct 2021 18:35:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21796 E mërkurë, më 13 tetor 2021, në orën 10:53 Mollët vjeshtake Vjeshtë pse zhveshësh?, mollët...

The post Mollët vjeshtake – Sahit Ymeri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E mërkurë, më 13 tetor 2021, në orën 10:53

Mollët vjeshtake

Vjeshtë pse zhveshësh?, mollët e gjethet i largon?,
Gjethe, pse rrokulliseni tek trungu, valë-valë,
Aty tek autoktonia, jetën e adhuroni?,
Ju që bini mbi korën e tokës dardane,
Rrënjë, trungu, mbëltoni bukurinë tuaj,
Pse rinia ikën nga Dardania, shterpë e lënë,
Rinia e Dardanisë ku e lë, ku e tretë vlerën
Bukurinë, djersën, lodhjen e krenarinë, lotin?,
Atje ku nuk i ka rrënjët, dergjen nxënësit,
Degëzimi i tyre prej flatrave merr dhen,
Në filizat e pranverës që marrin rritën e lulëzojnë,
Po frutën ku e thërrmojnë?, nëse jo në autoktoni,
Valëve të jetës sa andej e këtej valëzojnë,
Trung e rrënjë duan t’i mbretërojnë,
Dorarti i vjel mollët pa përtim, mësim nxënie e dhënie,
Gjethet tek rrënja i strehon me ngashërim,
Shoqërohen, bulëzohen, ngrohën për shpëtim
Fëmijë e nxënës duajeni atdheun, ruajeni, mbarështojeni.

S. Y.

The post Mollët vjeshtake – Sahit Ymeri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>