Mollët vjeshtake – Sahit Ymeri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E mërkurë, më 13 tetor 2021, në orën 10:53

Mollët vjeshtake

Vjeshtë pse zhveshësh?, mollët e gjethet i largon?,
Gjethe, pse rrokulliseni tek trungu, valë-valë,
Aty tek autoktonia, jetën e adhuroni?,
Ju që bini mbi korën e tokës dardane,
Rrënjë, trungu, mbëltoni bukurinë tuaj,
Pse rinia ikën nga Dardania, shterpë e lënë,
Rinia e Dardanisë ku e lë, ku e tretë vlerën
Bukurinë, djersën, lodhjen e krenarinë, lotin?,
Atje ku nuk i ka rrënjët, dergjen nxënësit,
Degëzimi i tyre prej flatrave merr dhen,
Në filizat e pranverës që marrin rritën e lulëzojnë,
Po frutën ku e thërrmojnë?, nëse jo në autoktoni,
Valëve të jetës sa andej e këtej valëzojnë,
Trung e rrënjë duan t’i mbretërojnë,
Dorarti i vjel mollët pa përtim, mësim nxënie e dhënie,
Gjethet tek rrënja i strehon me ngashërim,
Shoqërohen, bulëzohen, ngrohën për shpëtim
Fëmijë e nxënës duajeni atdheun, ruajeni, mbarështojeni.

S. Y.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com