Seit Paci Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/seit-paci/ Poezi Laberia News Fri, 01 Apr 2022 21:30:09 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Seit Paci Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/seit-paci/ 32 32 Malli i mërgimtarit – Seit Paci https://poezi.laberianews.com/2022/04/01/malli-i-mergimtarit-seit-paci/ Fri, 01 Apr 2022 21:30:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22887 Malli i mërgimtarit Shqipëri o vendi im i bekuar Të kam dashur, e do të...

The post Malli i mërgimtarit – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Malli i mërgimtarit

Shqipëri o vendi im i bekuar
Të kam dashur, e do të dua përherë
Ta dish se, nga halli jam larguar
Por në zemrën time, ti qëndron si pranëverë

Do doja veç në gjirin tënd unë të rrija
Oh, sa mall në kraharor më është grumbulluar
Më mungojnë dhe pemët, e nën to dhe hija
Larg teje në çdo sekond, jam i dëshpëruar

Sa shumë më mungon, ai fllad pranveror
Larg teje si një jetim ndjehem unë
Për ty vendi im, në çdo çast e çdo orë
Ëndërroj, ëndërroj dhe natën në gjumë

Shumë gjëra më mungojnë këtu në dhe të huaj
Këtu larg teje unë po tjetërsohem
Oh, vendi im ta dish sa shumë po vuaj
Nuk do më lejoje që unë të largohem

Askush këtu s’më thotë: a u lodhe o vëlla?
Askush s’po më thotë: a u lodhe biri im?
Dhe zogjtë që unë shoh, që fluturojnë hava
Nuk kanë cicërimën, e zogjve të vendit tim

Vërtet unë këtu ca para i kam në xhep
Por me to i qetë kurrë unë nuk jam
Se më mungon buka e pjekur në çerep
Nga duart e nënës që shumë larg e kam

Në zemër po më ther, më treti kjo vetmi
Larg të gjithë njerëzve të mi të dashur
Ndaj të përgjërohem o e ëmbla Shqipëri
Më bëj vend tek ti, se jam duke plasur

,,,,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,,25 MARS 2020

The post Malli i mërgimtarit – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Legjendare e pamvarur – Seit Paci https://poezi.laberianews.com/2022/02/23/legjendare-e-pamvarur-seit-paci/ Wed, 23 Feb 2022 20:27:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22658 Legjendare e pamvarur Moj Kosovë o e shtrenjta jonë Nëpër shekuj në rrugë të gjatë...

The post Legjendare e pamvarur – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Legjendare e pamvarur

Moj Kosovë o e shtrenjta jonë
Nëpër shekuj në rrugë të gjatë
Nëpër furtunë ke bërë jehonë
Lirinë kërkove ti ditë e natë

S’tu tremb syri asnjëherë ty
Ballin lartë mbajte krenare
Derisa e shtrenjta pamvarësi
Përqafoj tokën DARDANE

17 shkurt 2008 del vepra e fjala
E shenjtë është kjo ditë kombëtare
Pamvarësisë i ka ardhë radha
Në këto troje, troje Shqipëtare

Krahët e shqipeve që nga kjo ditë
U përforcuan në të dy anë
Si ndalojnë më dot as stuhitë
Se një komb në këmbë e kanë

E pamvarur je ti Shqiponjë
Në tokë e qiell ke gjithë lirinë
Prej legjendarëve të tu Kosovë
Që jetën dhanë për Pamvarësinë

Fluturo e gëzohu shqipe Dardane
Se tash dy krahët i ke të lirë
Bashko kombin e çdo ane
Nën një ” Ombrellë” në PAMVARËSI

,,,,,,,,SEIT PACI,,,,17 SHKURT 2022

The post Legjendare e pamvarur – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të dua pa kufi dashuri – Seit Paci https://poezi.laberianews.com/2021/06/19/te-dua-pa-kufi-dashuri-seit-paci/ Sat, 19 Jun 2021 13:17:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20085 Të dua pa kufi dashuri Sa shumë të kam dashur e të dua dashuri Të...

The post Të dua pa kufi dashuri – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të dua pa kufi dashuri

Sa shumë të kam dashur e të dua dashuri
Të ëmbël siq je dhe e dlirë të më qëndrosh
Pranë meje, thellë në zemër dhe pa kufi
Gjithë qënjen time dua të ma pushtosh

Kërkoj të më shoqërosh gjithë jetën
Të më rrishë pa dëngla mua pranë
Kërkoj të mos e ndërrosh kurrë fletën
Edhe nëse ndonjëherë ndokush na shan

Le të na shajnë pra sa të duan
Unë dhe ti duam vetëm të lulëzojmë
Të tjerët me ndjenjat e veta le të luajnë
Por unë dhe ti do vazhdojmë të vallëzojmë

Tani unë dhe ti të mirën e kuptuam
Sepse kishim, kemi dhe do kemi shumë vlerë
Se ndonëse koha ka ecur, ne kurrë su rrëzuam
Por në këmbë qëndruam, bashkë ne përherë

Sa shumë më ndihmove ti mua dashuri
Edhe kur tek unë u ç’faqën dhe vranësira
Zymtësinë ma ktheve në ëmbëlsi
Ndaj në jetën time ke qënë më e mira

Mirësinë tënde dhe në vazhdim unë e dua
Sepse aureolë të kam patur dashuri
Le të vazhdojmë prapë bashkë si mish e thua
Se ti më shton jetën, ndaj të dua pa kufi

,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,11 QERSHOR 2021

The post Të dua pa kufi dashuri – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gëzuar 8 Marsin nëna – Seit Paci https://poezi.laberianews.com/2021/03/07/gezuar-8-marsin-nena-seit-paci/ Sun, 07 Mar 2021 22:13:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17974 Gëzuar 8 marsin nëna Të pazëvëndësueshme jeni ju NËNA Kudo për njerëzit në gjithë BOTËN...

The post Gëzuar 8 Marsin nëna – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gëzuar 8 marsin nëna

Të pazëvëndësueshme jeni ju NËNA
Kudo për njerëzit në gjithë BOTËN
Në errësirë për ne, ju jeni HËNA
E ditën jeni si dielli që ngroh TOKËN

Gëzuar 8 marsin këtë festë të SHËNUAR
Sepse ju nuk jeni thjeshtë një FEMËR
Se zoti ju ka gatuar dhe BEKUAR
Dhe keni më të madhen ZEMËR

Jeni lule mbi të gjitha LULET
Gjithëmonë për njerëzit lule PRANVERORE
Para jush e gjithë bota PËRKULET
Se keni qenë dhe jeni HYJNORE

Lule jete të freskëta jeni GJITHËMONË
Se kudo ndodhet madhështia JOTE
Përmes nënave rrjedh e GJALLËRON
Gjithë jeta njerëzore e kësaj BOTE

Kudo jeni nëna ju urojmë ne SOT
Nënë përkulemi me respekt para TEJE
Se kush është sot e kush do vijë në këtë BOTË
Gjaku juaj u rrjedh e do ju rrjedh ndër DEJE.

,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,,,07 MARS 2021

The post Gëzuar 8 Marsin nëna – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të lutem më prit përsëri – Seit Paci https://poezi.laberianews.com/2021/01/30/te-lutem-me-prit-perseri-seit-paci/ Sat, 30 Jan 2021 12:50:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16960 TË LUTEM MË PRIT PËRSËRI Më prit nëse vërtet ti mua më do Jam nisur...

The post Të lutem më prit përsëri – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TË LUTEM MË PRIT PËRSËRI

Më prit nëse vërtet ti mua më do
Jam nisur drejt teje e prapë unë po vij
Por të lutem shumë mos më mundo
Që unë të kthehem bosh përsëri

Herën e parë kur unë ty të pashë
Më beso që ngela krejtësisht i hutuar
Nuk di se përse asnjë fjalë s’ta thashë
Nuk e di vërtet se përse kam nguruar

Unë të pashë por dhe ti nuk bëre zë
Ndonëse që të dy sytë kryqëzuam ëmbël
Unë s’pata guxim e ti tash “gjumë”po flë
Unë do vij prapë por mos më shih vëngër

Unë pranë të erdha por s’pata guxim
U ktheva por kuptova që këmbët më tradhëtuan
Bashkë me gjithë trupin lëviznin me përtim
Se rrahjet e zemrës në kthim shumë u shtuan

U ktheva por pashë që skam më qetësi
Se shikimi yt shumë më kish tunduar
Ndaj drejt teje po vij unë përsëri
Se nuk dua të rri me zemër të lënduar

Më prit pra më prit me ëmbëlsinë e parë
Të lutem më prit se po vij përsëri
Mos më bëj fajtor që kemi qenë të ndarë
Se tash më erdhi guximi të vij për tek ti

Më fal që të zhgënjeva unë herën e parë
Dhe atë që ti prisje unë s’ta thashë dot
Por më beso se drejt teje po vij duke qarë
Sepse kam frikë mos të humbas prapë sot

,,,,,,SEIT PACI,,,,,25 JANAR 2021

The post Të lutem më prit përsëri – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ky shqipëtar është legjendar – Seit Paci https://poezi.laberianews.com/2021/01/09/ky-shqipetar-eshte-legjendar-seit-paci/ Sat, 09 Jan 2021 12:12:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16401 KY SHQIPËTAR ËSHTË LEGJENDAR. Kush na i mbrojti ne trojet tona Luftoj e na bëri...

The post Ky shqipëtar është legjendar – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KY SHQIPËTAR ËSHTË LEGJENDAR.

Kush na i mbrojti ne trojet tona
Luftoj e na bëri ti quajmë ATËDHE
Krenari gjithëmonë e jona
E ka emrin SKËNDERBE

Dhe Europën ai e shpëtoj
Një perandori të tërë TRONDITI
Kur Shqipëtarët ai bashkoj
Në tokën mëmë që e lindi e RRITI

Emrin ATËDHE në këto troje skaliti
Përgjithëmonë e për çdo SHQIPËTAR
Në çdo zemër thellë lirinë NGULITI
Ndaj dhe mbetet një LEGJENDAR

Në kuvende i ngriti PESHË
E bëri bashkë gjithë trimat mbarë
Ndër beteja me hordhi u NDESH
Deri sa iku më 17 JANAR

Fizikisht shkoj pra SKËNDERBEU
17 janari është thjeshtë një DATË
Sepse në shekuj vet MËMËDHEU
E ka mbajtur dhe e mban veç LARTË

,,,,,,,,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,,,O7 JANAR 2021

The post Ky shqipëtar është legjendar – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eja buzëqesh midis nesh – Seit Paci https://poezi.laberianews.com/2020/12/15/eja-buzeqesh-midis-nesh-seit-paci/ Tue, 15 Dec 2020 19:52:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15752 EJA BUZËQESHJE MIDIS NESH O njerëz që jetoni në këtë botë Si na e morën...

The post Eja buzëqesh midis nesh – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
EJA BUZËQESHJE MIDIS NESH

O njerëz që jetoni në këtë botë
Si na e morën kështu buzëqeshjen
E në vend të sajë dhuruan lotë
Të maskuar lanë dhe ngërdheshjen

Epo njeriu nuk është hekur
E as një mjet që me të të luash
Ai sot struket e është krejt i mekur
Ndonëse dëshiron të dojë, e ta duash

Është thënë se buzëqeshja jetën ta shton
E pikërisht kjo na është ndaluar
Atë njeriu tashmë po e harron
Se çdo buzë me maskë është mbuluar

Buzëqeshja dallohej në sy e buzë
Njësi për ta matur ajo nuk kishte
Por dhe kurë trupi digjej shpuzë
Një diell shprese për njerëzit ishte

Ecim dhe flasim si të ngrirë
Shaka nuk bëjmë dot si përherë
Kjo qenka megjithmend e vështirë
Kur buzëqeshja mungon në çdo derë

Askush se di ndikimin në jetën e tijë
S,’ka formulë për ta llogaritur
Por një gjë gjithë bota e di
Që jeta shkurtohet kur rri i mërzitur

Ndaj lutemi të largohet korona
E buzët të na Ç’vishen nga maska
Se vlerë në të gjithë jetët tona
Jep dashuria, buzëqeshja e jo distanca

,,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,10 DHJETOR 2020

The post Eja buzëqesh midis nesh – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bashkë unë dhe ti Çamëri – Seit Paci https://poezi.laberianews.com/2020/12/10/bashke-une-dhe-ti-cameri-seit-paci/ Thu, 10 Dec 2020 22:31:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15533 BASHKË UNË DHE TI ÇAMËRI Sa shumë lëngon ti Çamëri Të gjithë e dinë këtë...

The post Bashkë unë dhe ti Çamëri – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BASHKË UNË DHE TI ÇAMËRI

Sa shumë lëngon ti Çamëri
Të gjithë e dinë këtë plagë të hapur
Shumë dhemb trupi i nënës SHQIPËRI
Të ka ty një plagë të përgjakur

Çamëri me dhunë të kanë pushtuar
Bijtë e tu mizorisht i përzunë
Eh sa shpirtra nën dhe janë duke lënguar
Në tokën e vet me gjak derdhur lumë

Gjak rrjedhin plagët tua ÇAMËRI
Nga ato dhemb gjithë trupi nënës tënde
Ndaj dhe nëna jote SHQIPËRI
Gjithmonë të ka në zemër e mëndje

Lapsi se përshkruan dot mizorinë
Çfar kanë hequr burra gra e fëmijë
Një trung i gjakosur bashkë me SHQIPËRINË
Plagë e hapur ke mbet ÇAMËRI

Eh kjo plagë ka mbetur e hapur
Të dhemb ty i dhemb nënës SHQIPËRI
Ndonëse Europa tash është plakur
Akoma spo thotë se bashkë jemi unë e ti

Eh gjak të rrjedh vazhdimisht ÇAMËRI
Ndonëse ngjitur me nënën ti je
E pushtuar ke mbetur ti përsëri
Dhe tokën të ndrydhur e ke

Bashkë një Atëdhe kemi ÇAMËRI
Një Atëdhe që mizorët e kanë gjakosur
Bashkë jemi unë edhe ti
Në çdo kohë edhe pse të përlotur

Bashkë SHQIPËRI E ÇAMËRI
Edhe pse të kanë sakatuar
Bashkë do jemi SHQIPËRIA DHE TI
Se një ditë do vijë DREJTËSIA E VONUAR

,,,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,6 DHJETOR 2020

The post Bashkë unë dhe ti Çamëri – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Këmbana ka rënë – Seit Paci https://poezi.laberianews.com/2020/11/17/kembana-ka-rene-seit-paci/ Tue, 17 Nov 2020 22:00:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14684 KËMBANA KA RËNË Ra këmbana ra Sa shumë ajo po tingëllon Ka rënë në tërë...

The post Këmbana ka rënë – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KËMBANA KA RËNË

Ra këmbana ra
Sa shumë ajo po tingëllon
Ka rënë në tërë dynja
Atë tash gjithkush e dëgjon

Kishte kohë që po mendohej
Të binte apo të mos binte
Sa herë veçse rrotullohej
Se nuk donte të gumëzhinte

Më në fund ajo ra
Ra për të gjithë globin
Paralajmëroj një hata
Pa pyetur për më të fortin

Ra pra ra këmbana
Për të gjithë ra pa dallim
Ra me tone shumë të rënda
Dhe po shkund tërë njerëzinë

Këmbana ra
Mjer ai që se dëgjon
Asnjë dyshim më nuk ka
Se ajo ka rënë përgjithmonë

Ranë pra ranë të gjitha këmbanat
O njerëz kuptojeni përse ranë
Mëkatet në botë u bënë nga më të rëndat
Ato duan pra të ndalojnë hatanë

,,,,,,SEIT PACI,,,,,16 NËNTOR 2020

The post Këmbana ka rënë – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për ty Atëdheu im – Seit Paci https://poezi.laberianews.com/2020/11/15/per-ty-atedheu-im-seit-paci/ Sun, 15 Nov 2020 13:43:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14651 PËR TY ATËDHEU IM Atëdhe o vendi im i bekuar Të shoqëroj gjithmonë i njëjti...

The post Për ty Atëdheu im – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PËR TY ATËDHEU IM

Atëdhe o vendi im i bekuar
Të shoqëroj gjithmonë i njëjti guxim
Heroik në shekuj ti je lartësuar
Nga pellazgët e gjer tek brezi im

Gjithëmonë në të gjitha dejet e tua
Kanë rrjedhur e rrjedhin shumë lumenj
E bashkë me ty fort kanë qëndruar
Shqiponjat mbi male e mbi shkëmbenj

Nëntorët sa herë tek ty kanë ardhë
Edhe në kohëra shumë të vështira
Të kanë gjetur ty Atëdhe të bardhë
Ashtu si të ka falur vetë natyra

Ti për ne nuk mund të jeshë
Thjeshtë e vetëm një simbol
Sepse shqipet rreth teje sy e veshë
Të qëndrojnë në mbrojtje gjithmonë

Sa herë që shqipet lart ngrihen
Ngrihen dhe në qiellin me re
Me ty Atëdhe ato veç përtërihen
Sepse të kanë të vetmen fole

Kudo e ngado që shqipet janë
Kurrë ty Atëdhe nuk të harrojnë
Adresën vetëm tek ty ato e kanë
Çdo nëntor drejt teje vërshojnë

Atëdhe për ne ti ke shumë vlerë
Të kemi e të paçim kaq madhështorë
Je tabani jonë për çdo derë
Në dasmat e tua ne jemi dasmorë

Atëdhe ti për ne je dhe vatani
Tek ti është qëndisur gjithë bukuria
Me shkëlqimin e veçantë të një gjerdani
Qëndisur ndër shekuj nga vetë shqiptaria

I veçantë për ne ke qenë dhe je
Për të gjithë brezat që shkojnë e vijnë
Emër të përveçëm për ne ti ke
Mbi supet e tua vetëm shqipet rrinë

Nëntorët tek ty Atëdhe shkojnë e vijnë
Jo pra jo si në të gjithë botën
Tek ty flamuj krenarie valëvijnë
E shqipet në çdo cep ta puthin tokën

,,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,,,,14 NËNTOR 2020

The post Për ty Atëdheu im – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>