Sokrat Habilaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/sokrat-habilaj/ Poezi Laberia News Thu, 17 Sep 2020 19:40:39 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Sokrat Habilaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/sokrat-habilaj/ 32 32 Nëse më kujton… – Sokrat Habilaj https://poezi.laberianews.com/2020/09/17/nese-me-kujton-sokrat-habilaj-2/ Thu, 17 Sep 2020 19:40:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12470 Nëse më kujton… Kur të kem ikur, ti mos më kujto më, Dhe kur të...

The post Nëse më kujton… – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëse më kujton…

Kur të kem ikur, ti mos më kujto më,
Dhe kur të të jem fshirë, nga kujtesa.
Thuaj ç’të duash, se unë s’bëj dot zë,
Nuk ndodhë kurrë, që të flasë vdekja.

Me të tjerë njerëz, ti do të jesh nesër,
Nëse krejt rastësisht të vijnë kujtime.
Mos më kujto mua, si ikonë të vjetër,
Por kujto çastet, kur të fola pa lidhje.

Bjeri fare shkurt, veten mos e lodhë,
-Sado i fola, s’u ndreqë e s’u ndreqë!
Rri i qetë, ti nuk më ke asnjë borxh,
Mos kujto asgjë, që të ndihesh keq.

Fol ti për mua, s’ka kuptim pendesa,
Them dhembshurisht:-Fol shpenguar!
Mëkatet që kisha, nxirri nga harresa,
Po mos kujto çastet që më ke lënduar.

[ Sokrat Habilaj ]

The post Nëse më kujton… – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një Mars dhe një Prill – Sokrat Habilaj https://poezi.laberianews.com/2020/04/26/nje-mars-dhe-nje-prill-sokrat-habilaj/ Sun, 26 Apr 2020 08:31:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4968 NJË MARS DHE NJË PRILL Pasi e kuptova se sa borxhli të isha, Pasi ndjeva...

The post Një Mars dhe një Prill – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË MARS DHE NJË PRILL

Pasi e kuptova se sa borxhli të isha,
Pasi ndjeva edhe trishtim, a brengë.
Pasi pash se nuk i mbaja dot të gjitha,
Pasi veten time tek ty e lash si peng.

Pasi të kam dhënë dhe vitet e një jete,
Pasi i zgjata ditët sa nuk mbanin më.
Pasi pash se s’më dilnin as për vete,
Pasi të dhurova shekujt një nga një,

Pasi u binda se s’shlyhem dot me ty,
Edhe po të të zbrisja një hënë, a yll.
U shtua dhe një borxh, më saktë dy,
Të kam borxh një Mars dhe një Prill.

E s’është fjala se ndjej ndonjë ngutje,
Kur në çdo sekondë përball të mbaj.
Po dreqi ta hajë, mallet s’janë buste,
Po ankthe të çmendura, skaj në skaj!

Do ta shlyej këtë borxh me çdo kusht,
Sikur stinët të harrojnë udhën e vjetër.
Sikur dhe të ketë veç dimër, a Gusht,
Unë do të bëhem Mars e Prill patjetër!

The post Një Mars dhe një Prill – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të dashurosh një poet – Sokrat Habilaj https://poezi.laberianews.com/2020/03/25/te-dashurosh-nje-poet-sokrat-habilaj/ Wed, 25 Mar 2020 20:36:37 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2223 TË DASHUROSH NJË POET Tek ty, unë nuk vij fillikat, asnjëherë, Po vij si dy...

The post Të dashurosh një poet – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TË DASHUROSH NJË POET

Tek ty, unë nuk vij fillikat, asnjëherë,
Po vij si dy imazhe, endur mbi çarçaf.
Ndoshta ndihesh keq, s’jam si të tjerë,
E lutu po deshe:-Mos më merr në qafë!

Të duash një poet, lodhje, vetëm lodhje,
Sa shfaqet engjëll, puthesh me gënjeshtra.
Ndërsa ti me mua, pate fat kur zgjodhe,
Nopran sa nuk thuhet, në jetë e në rreshta.

Dhe sërish në vargje, ty të dukem i huaj,
Se sheh dhe një tjetër që të bën të qash.
Të tundon inati? Si unë, nisë e shkruajë,
E merr hak tek mua, me imazhe grash!

Dua të vi vetëm, po mundohem më kotë,
S’mund të them një fjalë, fshehur nga ai.
Dhe sikur të doje, më të mirë s’gjeje dot,
Unë të kam të vetme, ti bën…tradhti.

[ Sokrat Habilaj ]

The post Të dashurosh një poet – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti të rivritesh, duke m’u dhënë – Sokrat Habilaj https://poezi.laberianews.com/2020/03/23/ti-te-rivritesh-duke-mu-dhene-sokrat-habilaj/ Mon, 23 Mar 2020 17:27:45 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2107 Sugjeruar nga Xheva Salihaj TI RIVRITESH DUKE M’U DHËNË Ti mbartë mbi supet e tu...

The post Ti të rivritesh, duke m’u dhënë – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

TI RIVRITESH DUKE M’U DHËNË

Ti mbartë mbi supet e tu të brishtë,
Jo vetëm dy jetë, por edhe një tjetër.
Si të doja ta bëja lodhjen shumëfish,
Unë të shtoj edhe ca peshë më tepër.

Po kur vjen nata, gjendesh e ndarë,
Gjithë jetët e tjera pas dere i ke lënë.
Nuk do që të kesh asnjë dëshmitar,
Kur ti të rivritesh, duke m’u dhënë.

Unë burri, të lodh me huqe nga vetja,
E gjëra më të prapa, kam në mendje.
Jo që s’ta heq gishtin nga shënjestra,
Po rivritem me ty, në rivrasjen tënde.

Kur të shoh sërish me tri jetë në sup,
Ndoshta lot më kthehesh tek qerpiku.
Ndoshta si burrë do skuqem me turp,
Ndoshta pres natën të them:-Rivritu!

Sokrat Habilaj

The post Ti të rivritesh, duke m’u dhënë – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Këtë grua – Sokrat Habilaj https://poezi.laberianews.com/2020/03/18/kete-grua-sokrat-habilaj/ Wed, 18 Mar 2020 18:00:41 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1699 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Këtë grua Këtë grua që po pi kafe e heshtur, Dikur...

The post Këtë grua – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Këtë grua

Këtë grua që po pi kafe e heshtur,
Dikur e kam lënduar, e lëndova kot.
Dhe ika, natyrisht jo për t’u fshehur,
Si t’i rrija pranë, kur të derdhte lot?

Ndoshta ika, si ikin të gjithë burrat,
Që një lot gruaje, i nxjerrë nga vetja.
E pastaj me inat, nisin e prishin urat,
Të mos e dëgjojnë, ç’thotë ajo tjetra.

Ndoshta nuk doja, ta dija se humbi,
E kur shpirti i saj, u gremisë në gju.
Mund t’i shikoj, plagët që lë plumbi,
Por kurrë një grua, të rrëzuar ashtu.

Dikur e kam lënduar, krejt pa burrëri,
Po dhe e kam pritur që të merrte hak.
Për mua të dilte, duke më zënë pusi.
Të më kthente baltën, balta ishte pak.

Kur më doli para, unë them, në pritë,
M’u kujtuan lotët, që hodhi për mua.
Unë i bërë burrë, i thash:-Më goditë!
-S’erdha të të vras, erdha të të dua!

S’mbante në duar, as armë, as sharje,
E pse ende plagë, kishte shpirti isaj.
Po ka një jetë, s’reshti me hakmarrje,
Duke më dhënë veten, që të ndjej faj.

Sokrat Habilaj

The post Këtë grua – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shkruar në mesnatë – Sokrat Habilaj https://poezi.laberianews.com/2020/03/18/shkruar-ne-mesnate-sokrat-habilaj/ Wed, 18 Mar 2020 17:43:42 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1689 Sugjeruar nga Xheva Salihaj SHKRUAR NË MESNATË Sonte mungesa ime, e kthyer në terr, E...

The post Shkruar në mesnatë – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

SHKRUAR NË MESNATË

Sonte mungesa ime, e kthyer në terr,
E mallin tënd e mbështjellë në frikë.
Ngrihesh, çelësin rrotullon dy herë,
Ja mbyllë shtegun dhe syrit magjik.

Ndoshta sonte ndihesh shumë grua,
E perdet i ulë, mos të të shoh njeri.
Mbushë dy gota, për vete dhe mua,
Krahun harkon në kolltukun përbri.

Mbase trishtohesh,mbase dhe qanë,
Kur krahu i shtrirë, këputet në mes.
Mbase më qorton:-Kur ishe pranë,
Pse nuk më mësove që të di të pres?

Ndoshta mendon një ëndërr të keqe,
Përgjumur, pranë një kolltuku bosh.
Se mos vijnë net, që do jesh e vetme,
Në një tjetër kohë, a në tjetër moshë?

Ndërsa e ke ditur, se të them çdo gjë,
Të mbajta të fshehur ca gjëra të tjera.
Ktheje kokën pas, do dëgjosh një zë,
Ç’të flisja për ndarjet!? Ja ku erdha!

Fluturat mbi fustan, harlisen me ojna,
Dhe ti mbi supe më mbështetë kokën.
Në shtrat të përtypë fjalë, a shkronja,
-I çmendur im, ke lënë hapur portën!

Sokrat Habilaj

The post Shkruar në mesnatë – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ftesë për tu grindur – Sokrat Habilaj https://poezi.laberianews.com/2020/03/14/ftese-per-tu-grindur-sokrat-habilaj/ Sat, 14 Mar 2020 06:17:31 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1405 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Sokrat Habilaj FTESË PËR TU GRINDUR Nëse do duheshim pa bërë...

The post Ftesë për tu grindur – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Sokrat Habilaj

FTESË PËR TU GRINDUR

Nëse do duheshim pa bërë grindje,
Malli do na thahej si bukë e vjetër.
Dhe ta shtynim në një cep tavoline,
Duhet ta kafshonim. S’kishim tjetër.

Nuk do putheshim kohë e pa kohë,
Po në fund javë, a një natë midis.
E pasi të thoshim:-U krye dhe kjo!
Do shtriheshim, kurriz në kurriz.

Korrekt dhe në shtrat, nen për nen,
Po ndoshta veç, a dhe me një gojë.
Si të gjithë ata që duhen pa një cen,
Do flisnim për tradhti, sa për lojë.

Po skutave s’iknim, s’iknim në terr,
Nga ndrojtja se do takonim të keqen.
Nëse do duheshim pa bërë një sherr,
Përgjysmë do ta donim edhe veten.

Ashtu në kurriz do ndiheshim në faj,
Dhe inat do ta merrnim gjithë botën.
Se nëse skutave, s’u shkuam në skaj,
Ndoshta një tjetër, ua gjente portën.

Po unë vij tek ti, më tej se grindja,
E gërmadha nis e kthej, çdo skutë.
Dhe pasi ulem, në muret që prisha,
Bëhem më i keq, e rindez një luftë.

[ Sokrat Habilaj ]

The post Ftesë për tu grindur – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kutia e trishtimeve – Sokrat Habilaj https://poezi.laberianews.com/2020/03/07/kutia-e-trishtimeve-sokrat-habilaj/ Sat, 07 Mar 2020 06:41:42 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1115 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Nga Sokrat Habilaj KUTIA E TRISHTIMEVE Tani më duket se më...

The post Kutia e trishtimeve – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Nga Sokrat Habilaj

KUTIA E TRISHTIMEVE

Tani më duket se më mbetën pa njeri,
Trishtimet e mia, që s’janë të pakta.
Por në grimca, do t’i mbledh në kuti,
Si një i vetmuar që ruan ca qindarka.

E trishtimet si paret, s’ruhen në letër,
Unë do ta kërkoj, një arkë të fshehtë.
Jo se dua që të hiqem burrë me sedër,
Ikjen time t’ua bëj, me kosto të lehtë.

E di se dhe pa të, do m’i bëni nderet,
Po për kutinë do thoni:- Trill në vete.
Ndërsa dikush që s’ka me se merret,
Kutin do ta thyej, gjoja për kureshtje.

Do ta thyej atë, pa më futur në rrasë,
-Ishte bosh, – do pëshpëritni te varri.
Po pse duhet t’ua lija trishtimet pas,
Kur ju nuk m’i kuptuat ato, së gjalli!?

Sokrat Habilaj

The post Kutia e trishtimeve – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>