Sotir Thano Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/sotir-thano/ Poezi Laberia News Sun, 29 Nov 2020 09:20:47 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Sotir Thano Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/sotir-thano/ 32 32 Nënë e bir ! – Sotir Thano https://poezi.laberianews.com/2020/11/29/nene-e-bir-sotir-thano/ Sun, 29 Nov 2020 09:20:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15170 N Ë N Ë E B I R ! Shqipëri! Unë të qofsha falë! Të...

The post Nënë e bir ! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
N Ë N Ë E B I R !

Shqipëri! Unë të qofsha falë!
Të kam Nënë e më ke djalë.
Më ke djalë e të kam Nënë,
Në degë, në trung e në rrënjë.

Në degë, në trung e në rrënjë
Që kur Pellazgjia është bërë.
Që nga kohra shumë të lashta,
Kur u nda njeriu nga kafsha!

Shqipëri o vënd martir!
Të kam Nënë edhe më ke bir.
Më ke bir edhe të kam Nënë,
Lindur e rritur në këtë vënd.

Lindur e rritur në këtë vënd.
Trungu ilir, e pellazgjia rrënjë
Rritur kohrave shumë të vjetra,
Kur sythet e para i lëshoi jeta.

Shqipëri o vënd Shqiponjash,
Në këto male e trojet tona!
Të kam Nënë e më ke …. pjellë,
Që kur trungu u mbush me degë.

Që në kohrat me lavdi të Arbërit,
Kur i premë dhe kokat gjarpërit.
Që në epokën e Skënderbeut,
Ky Krye trim Kristian i Atdheut!

Shqipëri! O Zonjë e madhe!
Plotë me derte e plotë me halle!
Të kam Nënë dhe më ke djalë,
Nderin tonë e mbajmë të gjallë!

The post Nënë e bir ! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk di derri, çfarë është nderi! – Sotir Thano https://poezi.laberianews.com/2020/11/21/nuk-di-derri-cfare-eshte-nderi-sotir-thano/ Sat, 21 Nov 2020 11:29:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14765 NUK DI DERRI, ÇFARË ËSHTË NDERI! – fabul- Bashkë, të gjitha kafshët e pyllit, Ngado...

The post Nuk di derri, çfarë është nderi! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NUK DI DERRI, ÇFARË ËSHTË NDERI!
– fabul-

Bashkë, të gjitha kafshët e pyllit,
Ngado që ishin ato u mblodhën.
Në mish mash i pari me të dytin,
Debatonin, kujt do t’i jipnin votën.

Hall i madhë ata i kishte gjetur.
Të gjithë shfaqnin vetëm ambicje.
Luani si mbret sapo kish vdekur
Dhe trashgimtar pas, nuk kishte.

Të gjithë pretendonin mes tyre,
Dhe aleanca të ndryshme krijonin.
Ca aleanca të lidhura mes fisesh,
E të tjera aleanca që dështonin.

I pari pretendoi, si më i forti, Ariu i Murmë.
Por për atë u bë edhe shumë potere.
Sepse ai flinte gjashtë muaj gjumë.
E kohën tjetër, mjaltë hante nëpër koshere.

Ujkun me aelancën që kishte për krahë.
E kundershtuan si një kafshë të pa besë.
Sepse kur i varrën mëlçitë në qafë,
Ai i hëngri vetë të gjitha dhe nuk kërkoi ndjesë.

U vu edhe kandidatura e dhelprës dinake.
E duartrokitën atë me zjarr shumë.
Disa kafshë e kundërshtuan me fakte.
U rrëzua kështu, menjëherë edhe kjo kanditaturë.

Me debate e kundërshtime të forta,
U vu kandidatura e derrit të egër.
Ai fitoi ndaj të gjithë të tjerëve me vota,
Se ata ishin në moshë shumë më të vjetër.

Për herë të parë u shpallë një derrë,
Mbret edhe mbretëreshë një dosë e re.
Derrkucat u bënë princër përnjëherë,
Ishte ky një realitetë dhe jo një ëndërr vere.

Shumë kafshë brohoritën, por ca edhe u pezmatuan.
Por demokracia ishte vënë në zbatim.
Dhjetë këshilltarë mbretin menjëherë e rrethuan
Edhe dekreti i parë u shpallë ! Aferim!

Ky dekret mbretror, të gjithë popullit i ndalonte
Që thënia:- Që nuk di derri, çfarë nderi,
Asnjëri të mos e shprehte edhe ta përdorte,
Se dënimi do të ishte i rëndë, për çdo njeri.

Ata që e bënë atë mbret, deri shpejtë i harroi.
Por ky ligj nuk u vu, asnjëherë në zbatim.
Që derri nuk ka nder, populli e kuptoi.
Edhe si mbret, ç’është nderi, përsëri nuk e di!

The post Nuk di derri, çfarë është nderi! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Familja e re! – Sotir Thano https://poezi.laberianews.com/2020/11/14/familja-e-re-sotir-thano/ Sat, 14 Nov 2020 13:28:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14579 F A M I L I J A E R E ! Mbi kambanaren e...

The post Familja e re! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
F A M I L I J A E R E !

Mbi kambanaren e mpleksën
Folenë e tyre një çiftë lejlekësh.
Pranë kryqit, aty e deshën
Aty çelën edhe zogjtë e vegjël.

Çdo të diel a ditë feste.
Kur kambanës fortë binin.
Brënda në gjol dreka i gjente,
E përsëri në darkë aty vinin.

Për disa vite, e njëjta fole,
Kur prishej, përsëri rindërtohej.
Ktheheshin lejlekët përherë atje
A ishin të njëjtit? Nuk kuptohej.

Përpara se kambana të binte,
Përherë ata largoheshin vetë.
Ky refleks ishte një zgjidhje
Sepse ndoshta janë të pa fe.

Pranverën e këtij viti,
Ata u kthyen nga shtegëtimi,
Folen e vjetër e braktisën
Dhe bënë të re, mbi shtyllë elektrifikimi.

Aty është ky çiftë i ri lejlekësh,
Nga po i njëjti fisë i vjetër.
Ndoqën ata ndryshimet e jetës,
Duke ndërtuar fole tjetër.

The post Familja e re! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lakuriqësite e ditës – Sotir Thano https://poezi.laberianews.com/2020/11/07/lakuriqesite-e-dites-sotir-thano/ Sat, 07 Nov 2020 17:56:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14262 L A K U R I Q T Ë E D I T Ë S...

The post Lakuriqësite e ditës – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
L A K U R I Q T Ë E D I T Ë S !

Në mes të skëterës së natës,
Rinë të varur ata, kokë poshtë.
Na u bënë si mallikimi i rradhës,
Të vetmit gjitarë midis zogjsh.

S’më ka rastisur që t’i shikojë
E as t’u dëgjojë në se cicërijnë
Mbi lakuriqësinë e tyre të hollë,
E kanë lëkurën si një pelerinë.

Pa patur as pëndë dhe as pupla,
Janë zogjë krejtësisht të veçantë.
Ditën futen e flenë nëpër skuta.
Hëna me yjet i shikojnë çdo natë.

Lëshojnë ca si klithma makabre.
Kanë sy të vegjël dhe janë miop.
Me ultra tinguj fluturojnë zgavrave,
Uria e tyre, po na vretë ne sot.

Lakurqsia e këtyre zogjëve të natës
U bë mallkimi ynë i madh sivjet
Shëmtëria e tyre i bënë më vrasës
Me korona virusin, COVID-19-të.

E tillë është akuza ndaj lakuriqëve.
E ngritur sot nga shumë prokurorë
S’e di, a është në konformë të ligjeve?
Sa është e moralshme ose hororr?

Makutëria e lëkuriqëve monopolesh
E ka bërë këtë akuzë shumë të rëndë.
Palakurqësia e tyre me anë mikrobesh,
Rend e pushtet të ri duan të vënë.

Palakurqësia e këtyre lakuriqve të ditës,
Nuk njohin as moral, kufijë dhe as limit.
Ku je o Zot!? Mos na lë në mes të mëshirës,
Të atyre që nuk kanë zëmër dhe shpirt!

The post Lakuriqësite e ditës – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Farmacistja e fshatit – Sotir Thano https://poezi.laberianews.com/2020/10/23/farmacistja-e-fshatit-sotir-thano/ Fri, 23 Oct 2020 20:38:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13738 F A R M A C I S T J A E F S H...

The post Farmacistja e fshatit – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
F A R M A C I S T J A
E F S H A T I T !

Gjarpërin ka si simbol,
Çdo farmaci nëpër botë.
Gjarpëri është në ikonë,
I përdredhur në një gotë.

Është edhe mbi një kryq,
Gjarpëri me gjithë gotën.
Që nga epoka e Hipokratit,
E në këtë kohë të sotëm.

Helmi i tij është farmak,
Një gjarpër po të pickoi.
Kurse, po helmi i bërë ilaç,
Patjetër që do na shëroi.

Kemi një vajzë të bukur
Ne për farmaciste fshati.
E mirë është në të dukur
Por më e mirë nga tabijati.

Djemuria ç’i vijnë vërdallë.
Të moshuarit fare shkalluan.
Të gjithë nga i njëjti hall,
Të gjithë duhen shëruar.

Në hallë janë shumë gra.
Por më shumë ca nëna,
Burrat kanë rënë në sevda
Sy hapur shikojnë ëndërra.

Por më ziliqare janë vajzat,
Këto vajzat e fshatit tonë.
Cave sa nuk u ra damllaja,
Nga kjo zonjushe biskonjë!

Shumë të rinjve të fshatit
U është prerë fare oreksi.
Për të vajtur në farmaci,
Do e gjejnë pretekstin.

Tensionin u mat pleqëve,
Kininat s’u bëjnë derman.
U dridhen atyre leqet,
Kur i gjënden asaj pranë.

Çdo mëndje do e pjellë
Një sebep pa vështirësi.
Pranë saj sikur i ndjellë
E gjithë ajo bukuri.

Fshati është si në ethe,
Të gjithë janë mrekulluar,
Farmasistes si një gjethe,
Shpirti i është gjelbëruar.

Ndihmon kudo ku mundet
Ajo, fare pa asnjë përtim.
Bënë gjilpëra te të sëmurët,
Tek fëmijët ndonjë vaksinë.

I gjithë fshati po ndjenë
Për farmacisten dashuri.
Për ndonjë është si helm,
Për shumicën një ilaç i ri.

The post Farmacistja e fshatit – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Meditim për burrërinë! – Sotir Thano https://poezi.laberianews.com/2020/10/15/meditim-per-burrerine-sotir-thano/ Thu, 15 Oct 2020 14:57:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13544 M E D I T I M P Ë R B U R R Ë...

The post Meditim për burrërinë! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
M E D I T I M P Ë R B U R R Ë R I N Ë !

Dy burra, shokë shumë të vjetër,
U takuan ata fare rastësishtë.
U përqafuan dhe u përshëndetën
Sejcili ndezi cigare nga paqeta e tij.

Me ca pyetje dhe përgjigje rutinë,
Ata tipikisht njëri tjetrit u drejtuan.
Si në një protokollë zyrtar të zymtë,
Ku çdo gjë është e përcaktuar.

Sikur të ishin takuar ata sefte,
U ndenë këta dy miqë të vjetër.
Njeriu tani i mbyllur brënda vetes
Është si i pa shpirt dhe i pa zemër.

Dikur burrat putheshin në buzë,
Pa patur siklet nga njëri tjetri.
Nga malli që i digjte si shpuzë,
Nga dashuria dhe nga respekti.

Dikur ata e ndiznin cigaren,
Me cigaren e ndezur të tjetrit
Me cilido kalimtar, të panjohur fare,
Përshëndeteshin – Mirëmëngjesi!

Dikur burrave fjala u kishte peshë.
Dhe nuk u bëhej ajo kurrë dysh.
Sepse ata kishin dhe mbanin besë.
Që në karakterin e tyre ishte vyrtyt.

Dikur burrat ishin me të vërtetë burra.
Të tillë sot mungojnë nga shoqëria.
Janë bërë sqimëtar e modernizuar,
Por në karakter u mungon burrëria!

The post Meditim për burrërinë! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me poetin Dritëro! – Sotir Thano https://poezi.laberianews.com/2020/10/13/me-poetin-dritero-sotir-thano/ Tue, 13 Oct 2020 14:51:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13477 PËR POETIN D R IT Ë R O ! DRITË-RO-ve me jetën tënde o poeti...

The post Me poetin Dritëro! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PËR POETIN D R IT Ë R O !

DRITË-RO-ve me jetën tënde o poeti ynë!
Me vargje e tua që vazullojnë si jatagan.
Në skalione strofash, me poezit e tua në marshim
Edhe me poemat e shumta,.. në avangard.

Tek ato, është mendimi i njeriut të lidhur me tokën.
Me baltën e Menkulasit dhe Devollit të trazuar,
Frymëzuar me realitetin edhe pulsin e kohës,
Ngjizur brënda shpirtit tuaj, të portretizuar.

DRITË-RO-n edhe pas vdekjes tënde, ti o poeti ynë!
I qetë nuk.prehesh në tokën tënde që dashurove.
Vargjet, poezitë dhe poemat e tua për në përjetësi,
Kanë marrë më shumë vlera, se sa Ti u dhurove.

DRITË-RO-n ti o poeti ynë i madh gurrës popullore!
Me plug të thellë si tokën, e lërove poezinë,
Pastaj e mbolle, e vadite dhe e korre.
Bukuria e thjeshtësis së saj na rritë në shpirt!

The post Me poetin Dritëro! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dy shegat! – Sotir Thano https://poezi.laberianews.com/2020/10/10/dy-shegat-sotir-thano/ Sat, 10 Oct 2020 14:17:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13361 D Y S H E G A T ! Një shegë kam unë në bahçe....

The post Dy shegat! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
D Y S H E G A T !

Një shegë kam unë në bahçe.
Një pemë nga Zoti e bekuar.
Ajo më troket shpesh në dritare,
Dhe më jep ca sinjale të koduar.

Përpra saj kur më kalon një zanë.
Degët e saja, ajo i prek duke ledhatur.
I këput ndonjë gjethe plotë mall,
Frutet i saja i përkëdhel me duar.

Është kjo, një vajzë e bukur gjitone,
Edhe ajo emrin e saj, e ka Shegë.
Është e rritur me dashuri prindërore.
Është një gonxhe që akoma s’ka çelë.

Këto të dy shegët në jetën time,
Më janë bërë mua të pandara.
E para me lulet, frutat e gjelbërime,
Tjetra më shfaqet si imazh para.

Të qafsha ti moj vajza, Shegë!
Me ty unë kam rënë në sevda.
E bukur je, jam bërë me brengë,
Për ato dy faqet e kuqe me këna.

Më qafsh ti mua, moj vajza Shegë!
Zonjëza, më e bukura në katund.
Të zura unë prita në çdo shteg,
Por si sorkadhe, ti ndroje udhë.

Kudo që ti, mua të më shkosh,
Përherë do të më kesh mua pas.
Do të hiqem zvarr, sikur edhe osh,
Do të kap unë, ose do të pëllcas.

Të qafsha unë ti, moj pema shegë!
Shumë fruta s’na i bëre sivjet.
Më të mirën nga ato unë do zgjedh,
Për vajzën Shegë, që e kam siklet.

Frytet e tua, e kanë nga një çafkë.
Të bukura e si të pikturura me dorë.
Më qënkërke i vetmi frut vjeshtak,
Që si mbretëreshat mbanë kurorë.

Më qafsh ti mua moj pema shegë!
Nga kokrrat e shndritëshme si rubini.
Më të mirat unë vetë do t’i zgjedh,
Për të stolisur vashën, atë ditë gëzimi!

The post Dy shegat! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fal dashuri – Sotir Thano https://poezi.laberianews.com/2020/10/09/fal-dashuri-sotir-thano/ Fri, 09 Oct 2020 10:30:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13291 F A L D A S H U R I ! Kapërceva në dyzetë valë....

The post Fal dashuri – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
F A L D A S H U R I !

Kapërceva në dyzetë valë.
Kapërceva edhe ylberin.
Për atë që kam unë mall,
Dashuri e ka ajo emrin.

Dashuri e ka ajo emrin.
Dhe shpirtin e saj me zjarr.
Na gëzonë ose picir heqim.
Disa bëhemi dhe skllavë.

Disa bëhemi dhe skllav.
Robër nga ndjenja e epshe.
Xhelozisë i bëjmë varr,
Që e gjallë ajo të mbetet!

Që e gjallë ajo të mbetet.
Dielli i shkëlqen ndër sy.
Bukuria e hënës, asaj i tretet
Në fytyrën, porsi një hyjni

Brez pas brezi, dashurinë,
Na e mëkuan që në djepe.
Fal dashuri, të të falin dhe ty,
Në këtë botë plotë urrejtje.

Dashurinë, në jetë të jetëve,
E mbartim në shpirt të gjallë.
Ajo është muzë e poetëve,
Më e bukura edhe si fjalë.

The post Fal dashuri – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Çakmaku prej gëzhojës – Sotir Thano https://poezi.laberianews.com/2020/10/05/cakmaku-prej-gezhojes-sotir-thano/ Mon, 05 Oct 2020 13:19:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13144 ÇAKMAKU PREJ GËZHOJËS. Një çakmak mbante ai burrë. Të bërë prej gëzhoje fisheku. Plumbi që...

The post Çakmaku prej gëzhojës – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ÇAKMAKU PREJ GËZHOJËS.

Një çakmak mbante ai burrë.
Të bërë prej gëzhoje fisheku.
Plumbi që i kish hyrë në trup,
I la plagën, sa një gjysëm leku.

Me atë çakmak ndizte cigare.
E flaka e tij ndër sy i vetëtinte.
Shpirtin e kish përherë në paqe,
Sa do, që ajo plagë i dhimbte.

Veteran i luftës ishte ai plak.
Nëpër malet tona e kaloi rininë.
Luftoi për lirinë, derdhi dhe gjak,
Plaga në gjoks i dha krenarinë.

Si një relike nga po ajo luftë,
Ajo gëzhojë atij i kish mbetur.
Kurse plumbi i marrë në trup,
I dhimbte nga moti i vrejtur.

Mbi gjoksin e tij si dekoratë,
Plaga e plumbit i mbeti një jetë.
Dhe në jelek, në xhepin e majtë,
Çakmaku prej të njëjtit fishek.

The post Çakmaku prej gëzhojës – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>